
Nga Amarildo Pregapuca
Sot eshte dita e rinise.
Nuk do doja kurre te isha ne "kepucet" tuaja te rinj te sotem, keni nje jete te veshtire dhe mizerabel, jeni thjeshte marjoneta te pafajshme te "modes", "politikes", "tregut".
Jane ato qe ju diktojne, se kur dhe si jeni te "suksesshem", te "bukur", te "duhurit".. dhe ne prindrit tuaj, ju tregojme perralla me vujtje e gjera, kur ne fakt jeni ju ata qe duhet te na akuzoni per paburreri, per tradheti ndaj jush, per idiotizem, per hipokrizi.. per rrenimin e te ardhmes suaj.
Ne rinine tone, ne "s'kishim" aq sa ju, por ishim zote te vetvetes.
Me nje pale pantallona dhe nje bluze, ne kishim vendin tone ne shoqeri, ne baze te vleres njerzore, dijes, punes.
Ne kishim mundesine e krijimit te familjes, kesaj strehe prefekte te njerzimit, te krijuar nga perendia apo njeriu..
Ndersa ju?
Juve ju duhet te bleni telefonin me te fundit, pavaresisht gjendjes apo deshires, qe t'ju pranojne ne shoqeri.
Juve ju duhet te beni pushimet me ekstravagande, ne vendet me te pa vlera por dhe aq te shtrenjta per ju dhe familjen tuaj, te ndjeheni pjese e shoqerise.
Juve ju duhet te gjeni nje pune, te beni nje karriere, te keni x-para, x-veshje, x-makine qe te gjeni gjene me te thjeshte e pa kosto te jetes, dashurine, lidhjen mes jush.
Ju mbushni boshesine qe krijoje kjo bote dhe egoja jone per ju, me drogra, seks, pije a ku e di une cfare.. dhe ndjeheni cdo dite me bosh.
Ne kishim tere dashurite e botes dhe njerzve dhe u mbushnim me to.
Juve ju shtrydhin nga cdo gje njerzore cdo dite, juve ju kane bere te jetoni per te tjeret, se cfare thone dhe cfare bejne.
Ne jetonim jeten tone, te dhuruar nga sakrificat e prinderve tane, ne nje bote te thjeshte dhe aq njerzore..
Ju ju duhet te hiqeni te suksesshem, ne ishim.
Shkrim perfekt por progresi ben te veten nuk eshte faji i ktyre se dhe kta ne kohen tende te njejten gje do benin ndoshta dhe me mire se ne .se jane brez me i zgjuar duhet te jemi koshient jo xheloz per kta .flm
Po mire mor Amarildo, brezi yt cfare te mirash i la brezit te ri, pervecse ca telekomedish te lodhura nga vitet 90? A i late ndonje fabrike ku te punojne, ndonje shkolle publike per te qene, ndonje park, ndonje biblioteke, ndonje qender sportive? Shko lexo “Borxhet e mia” te Xhevahir Spahiut qe te kuptosh se vetem modestia te ben te madh.
Bukur !
Fajin se ka rinia por prindi dhe shteti qe prindi voton.
Shume e sakte ne cdo rrresht.
Bukur e mire, por, tashme eshte teper von… kjo bisede me vdekjen.
Fiks keshtu eshte. Rini robotike. E etur per pare dhe qejf pa shpirt, ideale dhe mision. Jo veç ke ne, ne te gjith rruzullin ndaj po shkon ne te semes bota. Komunizmi na kish kufizu lirite por na kish mbushur shpirtin dhe nxitur endrrat. Ky mender kapitalizmi demokratik hahaha po na e than shpirtin dhe zbraz potrofolin.
Te lumte pena I dashur artikullshkrues.Ke haruar te thuash kryesoren....thjesht NUK KA ME RINI. Te rejat dhe te rinjte e sotem nuk jetojne , nuk dine ceshte familja ,shoqeria ,puna ,atdheu ,dashuria dhe sakrifica......Endrat ne diell te tyre bejne vaki dhe dalin ,uroj qe Jo, mjere familjet ,jo te gjitha.........Dhe themi pastaj , aksident me makine ,kati i peste ballkonit ,thika ,pistoleta , hashashi e mishmashi, kjo nuk quhet me RINi ,por lesheli............, apo brezi I zi........
Te gjitha Epokat kane te mirat ,sharlatanet dhe Viktimat e tyre . Ndoshta Dikur , se si shikohej e ardhmja e shoqerise shqiptare ,natyrishte me me shume Optimizem por cfar ka mbetur e pandryshueshme ne mentalitetin atje eshte kendveshtrimi naiv ,menyra se si i shikojne zhvillimet politiko-shoqerore Analistet ne ate vend ,qe eshte papergjgjesia tipike . Te gjith i bojn Foto te tjerve duke larguar Trapin e vet nga pergjgjesia e gjithe shoqerise ,duke u ndjer te gjithe fajtor ne kte Dekadenc shqiptare , madje pergjegjes per kte gjendje ,ku ka dekantuar gjithcka ne ate vend jovetme rinia e cila eshte e fundit fare ne kte Faj apo Degradim qe ajo jeton sot . -__- Pra nqs Ne dikur qe u rritem ne nji shoqeri tjeter , ishim me kompakte e dinin se cfar donim nga jeta e orientoheshim nga Principet dhe ishte imperesionuese se si e shikonim te ardhmen ,sot impersionues eshte pikerishte ky Deshtim i gjithanshem , nonsensi qe e takon kudo ,jovetem ne trut e ktyre ,qe te frymezuar nga deshtim - gjejne Frisuren ku pispillosen . ________Ishha ke Nuzy ne koncert ,5000 € biljeta , s'kishe gjo me t'bukur (!)
shkrim i bukur, por rinia e sotme ne kohen e demokracise apo sistetimit kapitalist do te beje sikurse rina e vendeve fqinje . pra çdo horllek atje automatikisht implementohet edhe ketu në Shqiperi
“ Ne kishim tere dashurite e botes dhe njerzve dhe u mbushnim me to.” Vetem me gramatike nuk qenka mbushur brezi yt. Mbusheshim thote e shkreta shqipe, jo u mbushnim.
Ne, ne , ne ... ne ashtu e ne keshtu!? A nuk jemi ne qe e shkaterruam edhe Shqiperine edhe rinine!? A nuk jemi ne qe kemi numrin me te madhe te divorceve? A nuk jemi ne ata qe vjedhim vilat dhe ushtrojme prostitucion neper semafore qe ne vitet 90'? A nuk jemi ne qe vjedhim pronen dhe parate publike cdo dite? A nuk jemi ne ata te djeshmit por te politikes se sotme!? Keta sot nga ne dje ndryshojme vetem nga celulari.