Pse Berisha dhe Meta, kërkojnë me doemos largimin e Edi Ramës?

18 Gusht 2022, 19:39Blog TEMA

Pse Berisha dhe Meta, kërkojnë me doemos largimin e Edi Ramës?

Nga Altin Ketro

Për kryetarin “Liridashës” Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është një “armik i Lirisë”. Në gjurmët e binjakut të vetë politik, Berishës, edhe Meta vijon ta përdorë termin “armik” si një metodë e re në gjuhën e politikës shqiptare për të krijuar ndasi ekstreme midis kryeministrit Rama me ata që qoftë edhe me të drejtën e tyre nuk e duan atë për kryeministër.

Por në realitet Ilir Meta nuk e ka në ligjëratë të drejtë termin “armik” për Edi Ramës, në raport me lirinë, si nocion i mungesës së lirisë së fjalës dhe të veprimit. Faktikisht ai e ka në raport me emrin e partisë së re që ai ka riemërtuar, pra “armik i Partisë së Lirisë”. Se po të ishte për liri fjale e veprimi, njerëzit i kanë pasur me pashë këto 9 vite të qeverisjes së tij.

Për të kuptuar hipokrizinë e “fjalorit Metist” për lirinë dhe të qenit armik i saj, mjafton që të kthehemi paksa në kohë, në janarin e vitit 2011, ku Meta ishte zëvendës i Berishës në qeveri dhe ku nën përgjegjësinë e të dyve ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që cenonte drejtpërdrejt Lirinë dhe Ligjshmërinë, për të cilat bëhet merak sot Ilir Meta.

Më 21 janar 2011 u zhvillua një demonstratë nga opozita socialiste dhe shkaku ishte qeveritari Ilir Meta që u kap me bllok në dorë nga kamera e ministrit të tij, të ndjerit Dritan Prifti. Më 21 janar u vranë 4 demonstrues tepër paqësorë, por shkaku nuk ishte Ilir Meta. Arsyeja e vërtetë ishte sepse kryeministri i kohës, Sali Berisha, donte t’i jepte një mesazh të qartë opozitës që të mos guxonte më t’i vinte poshtë ndërtesës së kryeministrisë, përndryshe e priste veç plumbi.

Dhe, çfarë bëri “miku” i “Lirisë, Ligjshmërisë e Rinisë”, Ilir Meta? Jo vetëm që nuk pati ndonjë tronditje të fortë nga ajo ngjarje, e denjë për ta prishur koalicionin me Berishën dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme si një akt moral po edhe politik, por vijoi më tej koalicionin dhe pas 3 muajsh mbështeti me votat e partisë së tij ministrin e Brendshëm të 21 janarit, për të rrëmbyer bashkërisht drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Këto janë ngjarje dramatike që e sprovojnë drejtpërdrejtë një politikan, sepse në kohë politikisht të qeta, të gjithë janë të zotë për të bërë demagogji si engjëj të demokracisë.

Po le të vijmë në aktualitetin e sotëm ku Ilir Meta, po edhe Sali Berisha, kërkojnë “ikjen pa kthim” të kryeministrit Rama.

Pra ata kërkojnë thjesht ikjen Ramës si kryeministër, por jo të PS-së nga pushteti. Sepse ikja e Ramës nuk do të thotë që Partia Socialiste nuk qeveris më vendin. Fare thjesht, po iku Rama, do mblidhet grupi parlamentar socialist dhe do zgjedhë një kryeministër tjetër.

Megjithatë, më bën çudi se përse dyshja Berisha - Meta nuk e duan përballjen elektorale me Ramën, por me dikë tjetër. Kjo në gjuhën politike tregon panikun e tyre nga personaliteti i Ramës. Fitoret që ata ëndërrojnë duhet t’u shijojnë kur të mundin në zgjedhje Edi Ramën, dhe jo ndonjë personazh tjetër nga mazhoranca.

Edhe në vitin 2013, kënaqësia politike e Edi Ramës ishte të mposhte në zgjedhje Sali Berishën, e jo ndonjë personazh grotesk të tijin, sepse këto lloj fitoresh nguliten në histori.

Gjatë viteve 2005 - 2013, Sali Berisha ishte një kryeministër i fortë, që kishte kontroll absolut mbi gjithçka të shtetit, përfshi drejtësinë në të dyja drejtimet: akuzën dhe gjyqësorin. E megjithatë u mund.

U mund sepse lideri i opozitës, Edi Rama, nuk u tregua qurrash për të bërë të vobektin politik, bile arriti deri aty saqë nuk denjoi të dërgojë përfaqësues në KQZ sepse i mjaftonte vota e popullit për të mundur çdo vendimmarrje militante të KQZ-së së asaj kohe.

Natyrisht, bëri koalicion paraelektoral me Ilir Metën, një parti që zotëronte një pjesë të elektoratit të majtë, duke kapërdirë edhe shumë kritika të drejta ndaj tij, për një qëllim madhor: Rrëzimin e të keqes Sali Berisha dhe partisë së tij, nga pushteti.

A është sot Edi Rama një e keqe për partitë e Metës e të Berishës? Sigurisht që po! Që nga momenti që ata e cilësojnë Ramën jo si kundërshtar po si armik, kjo çështje nuk do shumë analizë.

Atë që bëri Rama me Metën në vitin 2013, ku lidhën koalicion për të rrëzuar Berishën, tashmë do kemi rast ta shohim me aleancën Berisha - Meta, për të “rrëzuar” Ramën.

Do kemi kureshtje ta shohim se si do ngjizet kjo aleancë dhe sa sukses do të ketë. Por, edhe nëse në mënyrë hipotetike do të ketë sukses, historia do jua njohë meritën nëse mundin drejtpërdrejt Edi Ramën, e jo ndonjë figurë tjetër në vend të tij.

Kësisoj, ata nuk duhet të kërkojnë më largimin e kryeministrit Rama, por qëndrimin e tij në detyrë për ta mundur në zgjedhje. Nëse vijojnë të fokusohen veç tek emri i tij, na tregojnë, direkt dhe indirekt, se Edi Ramën e kanë pengesë të pakapërcyeshme për të arritur synimet e tyre të mbrapshta.

24 Komente

  1. K
    Ku është problemi këtu?

    E provoi Saliu dhe Meta duke pasur Lulin si ndërmjetës për pazare me Ramën, por nuk funksionoi, Luli vodhi për vete, u bë me vila e me çanta me para për protestat teatrale që bënte dhe Saliut i la NonGratën, pra nuk arriti të siguronte paqen dhe lirinë e Saliut dhe familjes së tij. Kështu që e vetmja mënyrë është lufta frontale, pra ose na lër rehat (i thotë Saliu Ramës), ose protesta deri në destabilizim.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Po ky autori i Shkrimit pse e do kaq shume Ramen mor aman? Ky do kete ndonje arsye familjare te forte shume lol

      Përgjigjjuni
      1. K
        Krimineli Sali Berisha.

        Po ti moj viktim, cke qe mbron te keqen Sali Berishen dhe hajdutin Ilir Meta, apo je bashkepuntor i tyre dhe ke hall se mos shkon dhe ti per lesh para drejtesise?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          O Hajdut i Surrelit, ku e pe ti qe autori i shkrimit e do aq shumë Ramën, apo nga që analiza e tij shumë e goditur? (lexoje dhe një herë, po se kuptove lexoje prapë!). Edhe unë nuk e dua Ramën, por hyj tek ata, që në këto raste thonë "E kam inat por është më i zoti se unë", bile se ne të gjithë bashkë që nuk duam. Si t'ia bejmë atëhere? Si ta heqim? Prapë përgjigjen @"Hajdut" e gjen te ky shkrim, por që duke qenë se hyni tek të "verbërit" nuk mund ta lexoni dot atë. Kështu me qetësi dhe dashuri prisni pranverën e 2025 që të rrëzoni Ramën. Mbase u ndihmon Salehu me Liken. Thuaj tani po deshe se edhe unë e dashkam fort Ramën. Pika që si bie sojit tënd, që s'dinë gjë tjetër veçse, "O me mua, o me armikun tim!". Jo or mik jo, nuk funksionon kështu!

          Përgjigjjuni
        2. P
          Problemi eshte qe ...

          Problemi eshte se nongrata eshte frikacak eshte nje kufome nje komunist qe vetem flet flet flet genjen genjen ndersa politika eshte arte dhe nje komunist nuk e njeh artin duhet te jesh artiste .Nongrata nuk ka asgje vec Sandrit te klanit qe mbushe kazanin me lajmet e Berrishes njerzit sot jane te ndergjegjsuar duan zhvillime nuk duan legena karragjoze ne politike ndaj Berrisha Meta dhe ndonje tjeter do shkojne ne burge te Recit jo nga Rama pasi Rama nuk ka natyre violent por nga amerika europa

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            .... Problemi eshte qe... Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja dhe Hajduti i Kerrabes, Ilir Floriri nuk kane vetem kanalin kombetar TV te hajdutit Aleksander Frangaj, por edhe 24 News -in e gangsterit miliarder Irfan Hysenbelliu, ku pastrohen parat e e pista dhe fabrikohen lajmet e rreme mbi funksionimin e shtetit demokratik ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
          2. s
            spaktaku

            Kerkojne largimin e hajdutit te Surrelit, mik per jete i Berishes/Metes.lol

            Përgjigjjuni
          3. M
            Me jete te gjate pjella Rama-Berisha

            Kush e tha kete brockull?! Veglat pa tru te Edvin ali pashait?! Meta u tregua idjot qe i shpalli lufte nga pozita ngordhalaqi te rrenuar, ne vend te futej fshehurazi bashkepunimit te intrigave politike me Edvinin. Perfitoi moterqiri i Vicidolit. U fut ai ne bashkepunim te fshehte me Edvin dhe ja ku doli si dosja e Metes, se bashku me ligjin qe heq vetem spihunet, jo sekretaret e PPSHse. Kujdes! Ligjin e ka formuluar partia e Enver Hoxhes, tashme "antikomuniste" e flakte. Berisha i garanton Rames pushtet absolut sa te jete ne jete, Ramsesi i garanton pronesine me jete te opozites se rrenuar. Te gjithe te lumtur. Sali kerma i paprekshem edhe pse me damke, Ramsesi mbyll qeverisjen dhe fillon mbreterimin dhe aleatet tane bien rehat me llucen tone politike, duke stabilizuar nje qendrueshmeri te kenaqshme qeverisese, per nivelin tone tribal, te korruptuar dhe pa kulture shtetformimi. NEXT!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Hahaha kete enderron ti??? Ta paska qejfi ë!!!???? Nuk late gje pa shpifur e sajuar per ramen!! Keni vene ne perdorim edhe imagjinaten tuaj mjerane te zhytur ne skutat me te dhjamosura te truve qe ju punojne me tkurrje instiktive!! Prit shtatorin o derezi se do ndryshoje edhe ligji dekriminalizimit e do futet non grata aty, rri pa merak! Grupi alibeaj (lexo basha) prandaj jane aty edhe pse duken te pademshem

              Përgjigjjuni
            2. N
              Ne cfar gjuhe ja kerkojn Te Gjatin ?

              Ne Serbisht ,apo Greqisht ?

              Përgjigjjuni
              1. F
                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                Or ti 'Ketri'! Ke dale jo nga shinat po edhe nga traseja.Ky lloj hartimi jo vetem s'ka te beje fare po fare fare me informacion,gje qe nuk e shohim sot e 30 vjet me pare por edhe te ashtuquajturen 'armiqesi' midis 'treMoskeDEHjereve' e ke kuptuar kokeposhte! Sali EDvin Meta jane 'buratine' ne duar agjenturash ne kete vend pa shtet e pa zot dhe 'rolet' e tyre ne kete tragjikomedi kane te njejten objektiv: 'Lufta dhe uniteti te kundertave'!Shqip :Sa me shume te shahet EDvini aqe me teper forcon te qenurit ne QIverri kukull,aqe me teper shtohen radhet e divizionit Hajdari per te mbrojtur Kreret e krimit korrupsionit mafjes qe ka uzurpuar tere pushtetet e antishtetit bashke me dy simbolet e krimit dhe korrupsionit...ndersa 'kokpalaret' vazhdojne e kenaqen si sot e 30 vjet me 'lufte gjelash'!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                  Or ti 'Ketri'! Ke dale jo nga shinat po edhe nga traseja.Ky lloj hartimi jo vetem s'ka te beje fare po fare fare me informacion,gje qe nuk e shohim sot e 30 vjet me pare por edhe te ashtuquajturen 'armiqesi' midis 'treMoskeDEHjereve' e ke kuptuar kokeposhte! Sali EDvin Meta jane 'buratine' ne duar agjenturash ne kete vend pa shtet e pa zot dhe 'rolet' e tyre ne kete tragjikomedi kane te njejten objektiv: 'Lufta dhe uniteti te kundertave'!Shqip :Sa me shume te shahet EDvini aqe me teper forcon te qenurit ne QIverri kukull,aqe me teper shtohen radhet e divizionit Hajdari per te mbrojtur Kreret e krimit korrupsionit mafjes qe ka uzurpuar tere pushtetet e antishtetit bashke me dy simbolet e krimit dhe korrupsionit...ndersa 'kokpalaret' vazhdojne e kenaqen si sot e 30 vjet me 'lufte gjelash'!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Or ti 'Ketri'! Ke dale jo nga shinat po edhe nga traseja.Ky lloj hartimi jo vetem s'ka te beje fare po fare fare me informacion,gje qe nuk e shohim sot e 30 vjet me pare por edhe te ashtuquajturen 'armiqesi' midis 'treMoskeDEHjereve' e ke kuptuar kokeposhte! Sali EDvin Meta jane 'buratine' ne duar agjenturash ne kete vend pa shtet e pa zot dhe 'rolet' e tyre ne kete tragjikomedi kane te njejten objektiv: 'Lufta dhe uniteti te kundertave'!Shqip :Sa me shume te shahet EDvini aqe me teper forcon te qenurit ne QIverri kukull,aqe me teper shtohen radhet e divizionit Hajdari per te mbrojtur Kreret e krimit korrupsionit mafjes qe ka uzurpuar tere pushtetet e antishtetit bashke me dy simbolet e krimit dhe korrupsionit...ndersa 'kokpalaret' vazhdojne e kenaqen si sot e 30 vjet me 'lufte gjelash'!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati

                      Djegja e mandateve e bëri Ramen madhështor, sepse tregoj që ka nuhatje politike. Tani PS i ka të gjitha pozicionet e zëna si në shkallë kombëtare por dhe atë ndërkombëtare. Indiferentizmi i Ramës kundrejt opozitës tregon se do të rije akoma në pushtet për kohë të gjate. Nuk është se Rama vërtet do të ri gjatë në pushtet, por nuk ka çfarë të bëjë. Sepse djegja e Mandateve të PD

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vranakonti

                        Edi Rama eshte nje lis i forte me rrenje te thella ne toke. Pra Rama eshte me popullin,mbrohet nga populli dhe do votohet vazhdimisht nga populli. Pse e do populli Ramen? E do se,jo vetem po punon mire,mbrohet nga nderkombetaret,por,por por kure populli mendon dhe kujton QEVERISJEN E KEQ,SHUME TE KEQE TE SALI BERISHES,VRASJET,VJEDHJET,MANIPULIMIN E VOTAV NE VOTIME,AGESIVITETIN,GJUHEN E URREJTJES, PD-ke dhe sali Berishes nuk i jepet kurre vota per ne pushtet.Ai sot bredh dhe u hedh trut e gomarit demokrateve,therret e bertete se Rama eshte armik dhe ne pushtet do vij une thot ai,por kurren e kurres nuk do vij ne pushtet ai njeri bashke me partine e tij te perbere nga budallenj e malok koke trash.

                        Përgjigjjuni
                        1. c
                          ce

                          Edi Rama ne 2025 merr mandatin e 4 te dhe do synoje dhe te 5 tin kurse Agush Habib Burgiba i zgjidhur nga zinxhiret e cmendurise do tretet si vaji ne lakra ne shkretetiren e Tunizise bashke me Tedi bibiloshin qe ka filluar te merret dhe me rendin hunderri i neveritur.

                          Përgjigjjuni
                          1. c
                            ce

                            Edi Rama ne 2025 merr mandatin e 4 te dhe do synoje dhe te 5 tin kurse Agush Habib Burgiba i zgjidhur nga zinxhiret e cmendurise do tretet si vaji ne lakra ne shkretetiren e Tunizise bashke me Tedi bibiloshin qe ka filluar te merret dhe me rendin hunderri i neveritur.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arber iliri

                              Ky e boni politiken si duel mesjete.hahaha.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                shelegura

                                Edi Rama eshte nje kryeminister qe e enderojne ta kene vende te zhvilluara . Berisha ,meta jane me kriminelet e vendit ,nuk e arjne dot.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beni

                                  Hape krahun se boll vodhe i thone,na ler dhe neve ca se kemi dhjete vjet ne opozite.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mona

                                    Bravi Ketro. Edi Rama përballë një spiuni dhe një non grata në krye të opozitës, e ka të sigurtë fitoren edhë për disa nandate të tjera.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nongrata Berrisha spiuni I.M

                                      Duan ti shpetojne burgut po as Rama as Kraja i SPAK mbrojtjesi tyre nuk i shpeton dot lodhen kot .Rama dhe PS fiton se punone votuesi nuk eshte idiot qe nje plakush nongrata qe bie rruges komunist sherbetore i gjyshit te Andi Bushati sot analiste ti qorrollisi ka ikur ajo kohe nongrata dhe spiuni I.M nuk bejne asgje pervec demtojne ate parti dhe risin elektoratin e Rames

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Zoti Ketro,ne jemi ne pritje qe SPAK-u tu trokas te dera nje ore e me pare e jo te themi se ata do presin te futen ne zgjedhje. Çfare kerkojne keta hajdute e kriminele me? Kapini,futini brenda dhe Shqiperia do qetesohet. Nese ata arrijne ende te na peshtillen neper kembe,Shqiperise veç dite te zeza kane me i ardhë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          km

                                          Akuza kot per vjedhje dhe nofken hajdut i surrelit ta vini Nese keni fakte,Jo Duke degjuar dy kriminele qe po' iu afrohet fundi.Kush Ka fakte ti coje ne prokurori,Jo te hedhe balten e byrektoreve Salifoltore dhe P(artia) L(ikes),te cilet sipas deklarimeve te sotme Jane ne akord te plote,tjerrin te njejtat fjale.A do te Denohen?Une them Jo.Vetem do privohen nga Pjesmarrja ne politike,asgje me shume.Rrofte SHaBAni.Atje shkojne dhe gezojne te gjithe .Dikush shkruante se "do te Ekstradohet te SHaBA"Po' ,dhe do ti jepet leja e banimit.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje