Rama ik? Po mirë, le të marrim një të huaj...

20 Gusht 2022, 19:20Blog TEMA

Rama ik? Po mirë, le të marrim një të huaj...

Nga Altin Ketro

Sulmet politike të koordinuar midis Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët nuk po lënë orë të ditës pa na dalë nëpër ekrane me mallkime në vetë të parë ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë si synim që të krijojnë perceptimin publik se me ikjen e tij nga drejtimi i qeverisë, punët e Shqipërisë do të shkojnë mbroth.

Duke qenë se kjo dyshe amorfe nuk parapëlqen kryeministër tjetër përveç emrit të tyre, atëherë hyra në një botë fantazie për të “importuar” nga jashtë Shqipërisë, një emër kryeministri që mund të ishte i denjë për pritshmëritë e publikut. Shpesh herë në opinionin tonë publik, në varësi të zhvillimeve politike në botë, nxitet dëshira që: ah sikur ky filan kryeministër të ishe kryeministër i vendit tonë, kushedi sa mirë do na qeveriste. Prandaj e bëra enkas këtë përzgjedhje jashtë Shqipërisë, sepse emrat nga brenda vendit është shumë e lehtë të bëhen pis me baltë politike. Këtu edhe Gjergj Kastriotit e Ismail bej Vlorës, të cilët kanë jetuar në shekujt e shkuar, i kanë shpikur cene, kështu që mos kini shpresë tek të gjallët e sotëm se do dalin pa lagur.

Kështu, më erdhi ndërmend emri i zonjës Merkel dhe e imagjinova atë si kryeministre të Shqipërisë. Sa shumë e kanë ëndërruar shqiptarët ta kishin atë në krye të ekzekutivit shqiptar! Po çfarë do të bënin në këtë rast Berisha dhe Meta, do ta pranonin? Sigurisht që jo, sepse ata pretendojnë pushtetin për veten e tyre, e jo të jenë spektatorë që duartrokasin qoftë edhe kur bëhet fjalë për një emër të fuqishëm si zonja Merkel. Cila mund të ishe kleçka e parë që do i nxirrnin? Po ja, për shembull, që u tregua mendjelehtë dhe e mefshtë kur toleroi për vite të tëra Putinin, përkundrejt paralajmërimeve që i bënin shpesh amerikanët, duke e kthyer Gjermaninë të varur nga Rusia. Me një fjalë, do akuzohej si një vasale e Putinit.

Pastaj me erdhi në mendje Boris Xhonsoni dhe thashë ta marrim atë si kryeministër. Konservator edhe ky si zonja Merkel. Do e pranonin Berisha dhe Meta këtë emër? Sigurisht që jo, sepse nuk kanë ndërmend të rrinë në opozitë, por të vijnë në pushtet. E çfarë akuzash do i bënin? Të njëjtat që iu bënë nga anëtarët e partisë së tij në Londër, bile nga vetë anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët dhanë dorëheqjen një e nga një në shenjë revolte. Atëherë, të marrim atë zonjën që do pasojë Xhonsonin. Ububu, jo jo, sepse zonja në fjalë krenohet që ka përzënë shqiptarët nga Britania, prandaj kaq do mjaftonte që Berisha e Meta ta kthenin në kauzë popullore këtë fakt.

Ndërkohë më vajti mendja tek ajo finlandezja Sanna Marin, një shtet model në standardin demokratik, ekonomik e të luftës ndaj korrupsionit. Do ishte i pranueshëm ky emër për Berishën dhe Metën? Absolutisht jo! E çfarë do i thoshin ata zonjës në fjalë? Që është njeri me personalitet të dyfishtë; ndryshe paraqitet në publik si zyrtare me sjellje e veshje modeste që dalldisi edhe shqiptarët kur vizitoi Tiranën, ndryshe në jetën personale ku akuzat për festa të shfrenuara dhe që mbush hundët me atë pluhurin e bardhë, nuk do mungonin në fjalorin Berishisto - Metist.

E po mirë thashë, nuk do shkoj kaq larg dhe mendova të marrim kryeministrin e fqinjit tonë jugor. Mos, vetëm ky mos! Problemi i madh i tij është se e paska zakon të përgjojë nëpërmjet shërbimeve sekrete telefonat e liderëve të opozitës. A mund të pranohet një emër i tillë nga Berisha e Meta si kryeministri model i Shqipërisë?! Kurrsesi jo! Akuza e parë e tyre për të do të ishte: Çimkë me dy këmbë.

E lashë jugun dhe kërkova në fqinjin verior të Shqipërisë për të marr këtë kryeministrin që humbi votëbesimin e parlamentit. Jo për gjë, por ai përpara pak muajve ishte një shembull sesi nga hiçi arriti të rrëzojë nga pushteti atë që e kishte dominuar fqinjin tonë për 30 vjet me radhë. As ky nuk bën, sepse i vëllai ka biznese me qeveritarët serbë, kurse ky vetë lidh marrëveshje fetare me ta. Dhe kur bëhet fjalë për të tillë bashkëpunëtorësh me armikun shekullor, ky dhëndri ynë serb i opozitës nuk të fal, gjak në vetull të merr.

Atëherë hodha sytë përtej Atlantikut dhe thashë të marr njeriun më të fuqishëm të botës, shtetit me demokracinë më të madhe, vetë presidentin Bajden. Hahaha, po si mund ta pranonin këta pikërisht atë që e ka shpallur njërin “non grata” e tjetrit i ka vënë vizën?! Për çfarë nuk do e kishin akuzuar ku më e pakta do të ishte “plakush i rrjedhur”.

Pra, cilido emër që të vendos nga kjo listë e përtej saj, ai afërmendsh do të jetë i papranueshëm për Berishën dhe Metën. Dhe me shumë të drejtë. Kushdo që ka ambicie në politikë, dëshiron ta kapë vetë pushtetin për t’u bërë ai i pari i vendit.

Prandaj, kur i thonë  Edi Ramës “ik si kryeministër”, mos pandehni se po të iki ai dhe të vijë një emër tjetër, ky tjetri nuk do përballet me sulme politike nga Berisha dhe Meta. Në luftën për pushtet, nuk bën vaki që sfidantët t’i thonë rivalit politik që ti je njeri i mirë dhe vazhdo qëndro në pushtet sepse kemi respekt për ty dhe ne do rrimë në opozitë.

Akuza dhe kundër-akuza do të ketë, pavarësisht se cili është sot a nesër kryeministër. Në fund të fundit, kjo është pjesë e traditës së politikës kudo në botë. Askush të mos krijojë iluzione të kota se po iku një emër i caktuar që drejton qeverinë, ai që do e pasojë nuk do ketë të njëjtin fat.

Dikur kishim parullat “Meta ik”, pastaj “Nano ik”, e tashmë “Rama ik”. “Ik” do u thonë kujtdo tjetër që sot nuk quhet Berisha apo Meta. Prandaj, deri në zgjedhjet e radhës, mësohuni me këtë vijë melodike plot zeher që do nxjerrin nga goja. Janë grahmat e fundit përpara vdekjes së pashmangshme politike që i pret.

40 Komente

  1. Q
    Qinami

    Ja ha ja ja po pse o kar po sqe rama a thu ky vend merr fund??? Ky vend shpeton nga ky manjku qe akuzoi te atin se i kuvellte grun.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Për Ramën kemi kritika që harxhon paratë publike me façata të tepruara për konsum, por ama për ta larguar nga qeverisja duhen zgjedhje të lira kur mbaron legjizlatura sipas kushtetutës. Sa për të korruptuarit non grata,lërini të lehin siç kanë bërë gjithmonë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Jo nuk duhet te iki Rama, se hajdut si Rama nuk ka pare historia njerezore Ndaj kete hajdut Kryeminister duhet ta mbajme gjithmone ne krye qe te vjedhi cdo gje ky krijese neveriteshme

        Përgjigjjuni
      2. k
        kthhh

        Nuk merr fund vendi se kemi Zenin qe nuk le kusherire pa shkerdhyer.E ka mbushur fisin Berisha plot me pjella te incestit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KAPEDANI

          Si shumë në diell ka qëndruar ky autori. I urojmë shërim të shpejtë.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kalec Dega

          Edvin Rama mund te jete kryeminister i nje vendi te paperfillshem dhe bagetia e zgjedh perhere por korrupsioni dhe hajduteria e qeverise se tij dhe personalisht e vetit eshte e para ne bote qysh nga themelimi i shtetit shqiptar.Kryeministri me sharlatan, intrigant dhe mbi te gjitha tradhetar.

          Përgjigjjuni
        3. s
          shkelzen

          Rama qe ben shtet ik , hajdeni ju hajdutet qe te beni rrumpalle. Harrojeni pushtetin dysja sale-like, nuk ju voton njeri me.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkelzenit

            Shtet Rama?! Ti sheh enderra me sy hapur? Apo keshtu te thote Merua te shkruash. Ne ka njeri anti shtet ai eshte Rama

            Përgjigjjuni
          2. D
            Detari

            dhe rama i huaj eshte, ska origjin arberore dhe punon per interesa serbo-turke si gjithe qeverite "skiptaresh"

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agimi

              Po rika,po.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Mal Cori

              Nuk ke pse mer asnje te huaj........ Mer rastin sikur Berisha te fitoj dhe te mos e ftoj Meten ne qeveri....... C,do te thote Meta....... . Ose Rastin e kundert...... Hajt se po heqim Ramen e po bejme Meten kryeminister........ Pa Berishen......... Cfare do te thote Sala per Ilir Florinin....?

              Përgjigjjuni
              1. n
                na keni care b.... en me shkrime te tilla.

                Ore gazetar ! Sali berisha dhe Ilir Meta jane egzaktesisht si Edi Rama kur ishte ne opozite. edhe ai bertiste keshtu si keta dhe ndoshta edhe me keq. Nese Edi Rama eshte kryeminister i mire ai nuk ka nevoje per reklamat e tua apo te ndonje tjetri te sojit tuaj. Gjeja e mire shet veten thote nje fjale. Vetem gjeja e keqe ka nevoje per reklame. E njejta gje vlen edhe per Berishen dhe Meten.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Grant

                  Po iku rama ke te marrim ilirin apo saliun,po mos te ishte rama shteti do ishte akoma nje humnere deshtimi

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Granti i rindertimit

                    Ti i paske marre ca llokma nga grantet e rindertimit

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Liria

                    Edi Rama duhet te iki , te vije Perbindeshi i Vicidolit , Doktor Sali Mortja...!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vdekje Fashizmit e Komunizmit

                      Ti lIrije e ke kap , te gjatin sic duhet.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                      Rama eshte LEGEN dhe po nuk ke kuptuar kete kot sa shkruan. Dhe thone se mbrapa nje burri LEGEN rri nje grua LEGENE. Se per kete e kam fjalen nga grate gjeje vete.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Per gruan tende e ke fjalen

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          dakortesuesi

                          Vito une te kuptoj per ke e ke fjalen e ke per dashnoren e Ajli Alushanit por mund ta kesh dhe per Baxhellen e Metes

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            dakortesuesi

                            Vito une te kuptoj per ke e ke fjalen e ke per dashnoren e Ajli Alushanit por mund ta kesh dhe per Baxhellen e Metes

                            Përgjigjjuni
                          2. f
                            fcb

                            Rama duhet te ike per shume arsye por po ndalem vetem ne njeren qe ben muuuu... Mori 1.1 miliarde euro per te dentuarit e Termetit , 38 mije familje te shkalles se demtimit DS4 , DS5, nuk kane marre ketu e tre vjet asnje kokerr leku , 1.1 miliarde, ku shkuan ? i vidhi kryehajduti Arben Ahmetaj , kurse tani fondet qe vijne nga BE jane ne dore te Beqes... bo...bo...bo...Skandal.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Analisti

                              O kungull, gjithë debilët si puna jote komentojnë. Injorantë, të pa shkolluar, njerëz pa kulturë. O idiot: ku p.dhin e sëmës i gjete 1.1 miliardë euro që paska marrë qeveria?

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Edhe ti e more sufllaqen per sot

                              O gazetare,kush ju pengon TY dhe shoket e tu qè te gjurmoni KORRUPSIONIN QEVERITAR ketu e 30 vjet te shkuara!! Dmth qè kraahason keta LEGENAT HAJDUTE te vendit tend...me ata te Europes hahaha..dmth sipas teje Edi eshte me I MIRE se Sala dhe I.M,aresyeja : sepse ky(Edi)nuk ka vrare!!! Turp!! Dmth kujdes se po nuk votuat Edin....perballe keni I.M dhe Sal hajdutin vrases!!

                              Përgjigjjuni
                              1. W
                                WTF was that?

                                Ate e vendos Poplli me zgjedhje nje here ne 4 vjet ,keshtu qe Rama ik eshte humbje kohe .merrni pjese ne zgjedhje dhe e hiqni po te merrni shumicen .

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kulumrije Hajdarpecaj

                                  Posht Edvin rusi e marrrt pusi i hift luci.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kanina e ismailit

                                    Sali Serbi ,like floriri,Kalorsi i kishes Greke kryemuti I Shqqiperise edvinaqis ramaqis dhe taborri qe mbane pas, meritojne burgim te perjetshem.Rrofte ali babai me 40 kusaret qe po i pine gjakun Shqiperise dhe Shqiptareve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Myslimani.

                                      Pse jo? Protektorat nderkombetar nga Perendimi. Yll fare.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kanina e ismailit

                                        Sali Serbi ,like floriri,Kalorsi i kishes Greke kryemuti I Shqqiperise edvinaqis ramaqis dhe taborri qe mbane pas, meritojne burgim te perjetshem.Rrofte ali babai me 40 kusaret qe po i pine gjakun Shqiperise dhe Shqiptareve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Peco priza

                                          Detari o rot cari tehyfte ne byth sqepari.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bardhyli nga Kosova

                                            E udhës do të ishte që qeveria proserbe e Republikës së Shqipërisë dhe kryeqeni Edvin Toptan Rama të dilte me një deklaratë në përkrahje të Kosovës pas dramës dyditore të  negociatave boshe në Bruksel, ku burokratët e BE-së në mënyrë skandaloze ia mbajten anën Serbisë. Por iluzore është të pritet një deklaratë nga Tirana në përkrahje të Kosovës pas aq shumë përkrahjeje që i është bërë Serbisë nga qeveria proserbe e Tiranës sidomos muajve te fundit. Asnjë qeveri në Europë nuk e ka mbrojtur më shumë Serbinë me retorikë idiotike se qeveria proserbe e Tiranës. SHBA dhe shtetet kryesore të BE-së kërkonin që Beogradi të vendos sanksione kundër Rusisë. Shqipëria zyrtare çirrej e bërtiste: mos e ngucni Serbinë! Çfarë kolapsi moral, çfarë mungese elementare e orientimit kombëtar, çfarë dredhish e marrëzish primitive të kryeqenit Rama. Si përkrahja ndaj Serbisë, si heshtja ndaj Kosovës do të mbesin njolla të pashlyeshme në historinë shqiptare të fillimshekullit te 21-të. Poshtë tradhtarët, rroftë kombi shqiptar. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pokeristi

                                              Rama mund të ketë të meta plot,por Rama ka një meritë të pa tjetërsueshme. Askush si Rama këto 100-të vjetët e fundit ,nuk ka ditur më mirë të nxjerë në pah ato cilësi pozitive të popullit tonë në opinionin ndërkombëtar.Ai arriti të korektojë figurën e Shqipërisë,aq shumë të deformuar nga parardhësit e vet. Rama s’ka nevojë të vlerësohet nga ne,më shumë nga ç’e vlerësojnë dhe e respektojnë të gjithë liderët e vëndeve me të cilët ka pasur kontakt. Të jemi realistë dhe të ndërgjegjshëm. Rama është me kilometra larg e lart me të gjithë ronxho bonxhot e vetshpallur lidera shqipëtarë të sotshëm.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lojrat e fatit

                                                Ik se tallesh?!?!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Afgani I Ramës

                                                Altina, bushtra kuqe e Ketrave ngeli ne semafor. Sherbimet qe ofron : Gojore 1 euro, anale 1 euro, handjob free.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zeqo Pilafi

                                                  Le t'i lutemi. Zotit që drejtësia të bëjë punën që i takon ndaj kujtdo dhe kurdoherë, pa lodra fjalësh të tilla si ky shkrim pa vlerë kemi parë sa të duash.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    Z. S. Z

                                                    Mos e dhente zoti te vije Saliu me Monaliken ne qeveri se at’here do ta vleresojme Ramen Vetem nga akuzat qe I kane bere njeri tjetrit vleresoni dhe mos mendoni se Kane ndyshuar perkundrazi , jane po ata vetem se jane profeksionuar Njeri thote papà nje burri te forte qendron nje grua e forte tani vleresoni monen dhe Lirine krahasoni me Linden Jetojme ne Shqiperi ketu po nuk pate bisht do ta ngjitin po pate do ta presin ,ketu edhe ai me I pashkolluari hiqet me I zgjuar se ai qe mund te te kete mbaruar dy ose tre universitete me injoranti e quan veten me te afte se nje gjeneral Kemi bere boll eksperimete , a ka gjak te ri ,me 80 vjecare nuk e te perpara ve se ne grope

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pokeristi

                                                      Rama mund të ketë të meta plot,por Rama ka një meritë të pa tjetërsueshme. Askush si Rama këto 100-të vjetët e fundit ,nuk ka ditur më mirë të nxjerë në pah ato cilësi pozitive të popullit tonë në opinionin ndërkombëtar.Ai arriti të korektojë figurën e Shqipërisë,aq shumë të deformuar nga parardhësit e vet. Rama s’ka nevojë të vlerësohet nga ne,më shumë nga ç’e vlerësojnë dhe e respektojnë të gjithë liderët e vëndeve me të cilët ka pasur kontakt. Të jemi realistë dhe të ndërgjegjshëm. Rama është me kilometra larg e lart me të gjithë ronxho bonxhot e vetshpallur lidera shqipëtarë të sotshëm.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Ali Senjefi

                                                        Futja pordhes or Ketri e lepri. Supermashtruesi Edvin shkerdhrama bashke me ridhjerjen duhet te ,jo te ikin,POR TE ZHDUKEN!! 3 minstra te denuar dhe 7 kryekare bashkie me denime…. Vjedhje,korrupsion,racizem,shpopullim,antikombtarizem,krime e pasiguri jete,MAFIA me mbeshtetje qeveritare…….Shko o ketri-lepri lepi’a bithen te gjithe ripjerdhjes perfshi edhe Edvin shkerdhramen.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Q
                                                          Qytetar

                                                          Edhe te huaj te vene , Sali kerma shpejt do thote qe e kane blere. A gjendet karari me kete kriminel qe vetem burgu i ben derman?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Luli do ju coje per skrap

                                                            Konaku i Ilir bythcimit dhe Sali karaxhicit,paskan mare persiper te bejne komente,kundra Rames,me gjuhen e ketyre haleve te kombit,qe jane te diskretituar kombetarisht,dhe nderkombtarisht,qe te mbrosh keta plehra dhe anti-kombetar,dhe te harosh bamat e tyre,je pjese e tyre.Ky popull me keta plehra e ka mbyll kontraten me kohe,prandaj Rama tall koqet me ta,dhe i ka nxjerre ne rruge te madhe,jo me force,po me vote,dhe akoma nuk keni pa gja,keta legena,qe jane ne krye te ju enukve,do te perfundojne si Sadami,Gadafi,e kompani,ketu do jemi dhe do ti shofim

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Këshilltari Presidentit BEGAJ

                                                              Ka njerëz që gabimin e inceneratorëve nuk do e kishin bërë, shokët dhe të afërmit në detyra me pozit nuk do e kishin nisur, ndaj të gjithë bëjnë sikur nuk dinë gjë.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje