Policja e luksit nga Elbasani dhe policët e të gjithë Shqipërisë

22 Gusht 2022, 10:33Blog TEMA

Policja e luksit nga Elbasani dhe policët e të gjithë

Nga Roland Qafoku

Më shumë se sa indinjimi i masës së njerëzve, më rezulton me oficeren e policisë Anisa Kostani nga Elbasani janë indinjuar shumica e policisë. Në fakt, ata nuk janë tronditur për të njëjtën arsye, sepse e kanë ditur shumë më parë se sa publiku se në radhët e policisë ka edhe një vajzë që jo vetëm nuk ka lidhje me policinë, por nuk duhet të jetë kurrë pjesë e saj. Kjo pjesë e policisë, madje për atë që ajo bënte e sillej ka qenë e bindur se një ditë prej ditësh kjo vajzë do bëhej pjesë e një skandali dhe do merrte atë që meritonte. Janë policë që kanë rroga të ulta dhe jetën e bëjnë të thjeshtë. Mezi nxjerrin muajin dhe nuk u shkon mendja për diçka më shumë se sa konsumi i ushqimit ditor. Sakrifikojnë në punën e tyre duke u munduar e përpjekur ta bëjnë atë sa më mirë. Punojnë me orar dhe pa orar me shërbime në ndjekje të kriminelëve, në menaxhimin e trafikut rrugor, apo me çfarëdo lloj angazhimi që u caktojnë dhe nuk u dëgjohet fare zeri.

Sakrifikojnë edhe për familjen duke i siguruar gjërat më minimale të jetës, rrezikojnë edhe jetën dhe nuk u shkon mendja as të krekosen e fryhen si gjela duke treguar luks. Nënoficerë dhe oficerë, me grada të ulta apo të larta, këta janë masa dërrmuese e policisë shqiptare dhe në këtë histori nuk ka vend për politizim. Të paktën për disa dekada kjo ka qenë gjendja. Por çfarë ndodhi që një oficere policie me gradën e lartë Nënkomisare, që më shumë tregonte hiret se sa punën e saj, të shfrynte ndaj disa gazetarëve, e ofenduar se ata kishin lyer me bojë të zezë punën e policisë? Përse bëri atë reagim sikur e kishte pickuar grenza? Si ka mundësi që arriti deri në pikën që kjo oficere mori pozitën si të ishte një drejtore rajonale e policisë dhe ti mbetej asaj në dorë t’i mbronte nderin e “nëpërkëmbur” policisë? Statusi i saj me 249 fjalë tregon shumë. Së pari dyshoj që e ka shkruar ajo. Ndonëse ka treguar kujdes, duke u sforcuar për të mos bërë gabime drejtshkrimore, i ka bërë ato me okë. Mendimi dhe gjuha e përdorur është i një niveli i një mësuese fshati pa arsim të lartë dhe për pak i afrohet një analfabeti funksional. Gjuha është vulgare, inatçore dhe pa fre. Mllefi është i akumuluar dhe duket sikur i kanë prekur atje ku nuk mban më. Megjithatë, kjo analizë më shumë vlen për Drejtorinë e Standarteve Profesionale që do e marrë në shqyrtim. Në fakt fare, mua nuk më intereson jeta e saj private. Nuk më intereson as gjarpri i saj, e as sa bukur del me bikini në instagram. Mua më shqetëson fenomeni “Kostani”, një model i papranueshëm për shumicën e policëve të shtetit shqiptar.

Në të gjithë këtë histori ajo nuk tregoi thjesht mungesë etike, siç duan ta paraqesin disa apo të tjerë që e relativizojnë duke thënë se e gjithë ky reagim është bërë nga xhelozia ndaj bukurisë së saj. Kjo tregoi se sa probleme themelore ka në policinë shqiptare. Nuk ma rrek fare mendja se si një vajzë me një nivel kaq të mirë ekonomik, me makina, skafe dhe veshje luksi dhe mundësinë për të frekuentuar lokale të shtrenjta, për të mbajtur një kafshë dekorative në shtëpi, të ketë zellin dhe dëshirën për tu bërë police. Lëre pastaj të ketë zell dhe dëshirë me tepri për të bërë karrierë dhe për të luftuar krimin. Dhe po flasim jo për një police dokudo, por për një oficere me gradën nënkomisare. Pas luksit të oficeres nga Elbasani fshihen probleme të tjera nga e cila realisht vuan policia jonë sot. Nuk është problem luksi i një vazje. As bukuria e saj e as fakti që një police ka instagram dhe facebook. Ka jo pak oficerë policie që i përdorin rrjetet sociale. Por ama nëse ato i lexon nuk kanë asnjë ngjashmëri me Kostanin. Problemi i shoqërisë sonë është luksi i shfrenuar i një oficereje të policisë, etika e një oficereje të policisë, stili i saj përçmues ofendues dhe denigrues. Dhe ta krahasoshs këtë luks me atë pjesën tjetër të policisë që sakrifikon gjithçka, është për të vënë duart në kokë. Epo kjo nuk është as policja që duam dhe kjo nuk është modeli i policisë që duam.

LUKSI NË NJË POLICI ME RROGA TË ULTA

Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta. Asnjë rritje sado e vogël apo e madhe nuk e plotësosn sakrificën e pjesës së madhe të tyre. Por edhe më shqetësuese se kjo është që një pjesë e policëve ndonëse paguhen pak, tregojnë shumë luks. Madje fakti që nuk kanë as sofistikimin ta fshehin këtë luks por krekosen duke u mburrur me këtë luks i bën ata të pështirë për masën tjetër të policisë. Mua më shqetëson fakti që policët tanë janë me rroga të ulta por një pjesë e tyre lëvizin me makina 100 mijë euro. Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre jetojnë në vila luksoze. Mua më shqetëson fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre dhe familjarët e tyre reklamojnë disa palë pushime në vit në resortet më luksoze të globit. Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre në rrjetet sociale ata dhe familjarët e tyre nxjerrin foto të hipur në avionë që udhëtojnë kryq e tërthor globit. Kjo nuk do as mend e as aftësi të madhe investiguese: Këta janë policë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Këta janë policë që ushqehen dhe mbahen nga krimi. Kjo nuk është as policia që duam e as modeli i policisë që duam. A është e vështirë që këta lloj policësh t’i hetosh dhe t’i largosh nga radhët e policisë? Sigurisht që jo. Ata që i kanë bërë pjesë të policisë dhe ata që i mbajnë në polici duan ti kenë dhe dëshirojnë ti mbajën aty. Problemi janë ata dhe jo vetëm ky kontigjent.

SHQETËSIMI MË I MADH

Një polic i këtij kalibri jo vetëm nuk është nder i policisë por është më shumë se sa turp i policisë. Ai është kontigjent i grupeve kriminale për të qenë i rekrutuar prej tyre. Nuk ka qenie më të pështirë në radhët e policisë se sa një polic që dekonspiron aksionet e kolegëve të vet, që spiunon denoncimet e qytetarëve ndaj shkelësve të ligjit, që më parë se sa të veprojë ndaj një krimimeli, lajmëron autorin të largohet se po vjen polcia. Tipi i këtij polici ka më shumë tendencë të jetë i zhytur në luks. Të jetë i krekosur, i sigurtë për atë që bën. Pse jo ky tip merr edhe lëvdata. Madje edhe nga një pjesë e publikut dhe e medias së sëmurë. Dhe si i tillë ai gjithnjë i rritet siguria. Rend brenda rendit është një aksiomë që unë e kam përmendur shpesh në analizat e mia. E theksoj dhe do ta shkruaj sa herë do kem mundësi: Eficenca e policisë shqiptare do jetë më e madhe nëse largon nga radhët e saj pikërisht këta lloj oficerësh.

REFORMA E THELLË NË POLICI

Duhet thënë se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka bërë një punë të lavdërueshme. Por a mjafton puna e kësaj strukture? Kurrën e kurrës. Në polici duhet të marrë fund që policët nuk janë brenda kornizave të caktuara në ligjet dhe rregullat. Dhe kjo duhet të nisë që nga rekrutimet në Akademinë e Policisë e deri në ngritjen në karrirë. Nëse kjo do funksiononte, nënkomisarja nga Elbasnai as nuk duhet të ishte pranuar në shkollë. Nuk duhet të ishte bërë pjesë e policisë. Ajo jo vetëm i kishte kaluar këto shkallë por kishte arritur në nënkomisare? Policia ka nevojë të shkundet dhe kjo duhet të nisë me emergjencë nga kupola e saj deri në njësinë më të ulët. Është imediate.

22 Komente

  1. T
    Tropoja

    Kot e hoqet kete vajzen kjo te pakten eshte e mire si pamje,policia e edvin mafis jane shume me keq se kjo per nga puna cilesite qe duhet te kete nje polic.Kjo te pakten ua ka mbajtur ngrefur moralin atyre dallkaukeve ne komisariat ka bere nje pune plus elbasanllijet jane me te nxehta se prushi femra hot

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodra

      MIR E KE TI TROPOJA SE TROPOJANET SI ENCA E KOMPANIA NE TIRAN ME SHUM KURVA KAN ARDH SA E KAN FELLIQ .

      Përgjigjjuni
    2. B
      Boll me moralin komunist

      Po ti c pate.Kryeministrja Filandeze pallohet ne party nme d'y tre meshkuj dhe se ruan fare . ..

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vili

        Shume gjate ke shkruar per te fyer e denigruar nje police femer qe me sa duket nuk ke asnje informim per punen e pregatitjen e saj. Sa kolege te tuat ne gazeta e televizione na tregojne perdite ne portale hiret te xhveshura .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Jam dakord me ju (i ,e) dashur Vili,se ka ca tipa gazetaresh, si puna e ketij tipit, qe eshte dhe Roland dhe Qafok qe per pese para mund te shkruajne cfar te duan. Po te tjeret nuk paskan??. Ky qafoku me te vogel, paska te drejte te fyej gjithe armaten e mesuesve te fshatit, se ata nuk qenkan te mire arsimuar, se nuk e ditkan mire drejteshkrimin, po ky, kush eshte ky, ky eshte nje palaco ashtu sic edhe duket ne ekran kur del e jep mende dhe per atje ku nuk ka. Dhe si ky nuk jan pake.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bardha

          O qafok ai shtyp e medie qe qe perfaqeson tij dhe disa qelbesira qe sulmojne policin,cfare meritojne,nje turp se kurre kush ne bote nuk sulmon organin por personin qe ka bere krim.Qafok po ta them une dhe shumica e shqiptarve qe banojne jashte Shqiperise nuk kane pare e degjuar ne bote se sa te degjenruara jane mediet shqiptare e gazetaret shqiptare,perjashto gjithesejt 10deri ne 15 vete,te gjithe shpifin,akuzojne e mbrohen si gazetar.Qafok ne cilin vend te botes i jepet hapesire kurvave e lane ne harrese talentet,nje legen gazetare ne Shqiperi paguhet ma teper se nje nga gazetaret me te mire te cnn A BBC

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Nuk dua te gjykoj artikullin ne pergjithesi po nje gazetar qe nuk di te shkruaj shqip dhe perdor fjale si : "Nuk ma rrek fare mendja ,sofistikimin ecc " nuk mund te paraghykoj me mendjemadhesi. Shprehja " dhe gjuha e përdorur është i një niveli i një mësuese fshati pa arsim të lartë dhe për pak i afrohet një analfabeti funksional" eshte nje paragjykim per ata qe bejne sakrifica cdo dite per ti dhene dije atyre pak femijeve qe kane ngelur neper fshatrat shqiptare. Te garantoj qe vjehrra ime ka qene per shume vite mesuese ne fshat, pa arsim te larte ( edhe pse ne Shqiperi nuk duhet shume te marresh nje diplome fallco) dhe ka shkolluar breza te tere qe sot i heqin kapelen ne rruge. Per mos te folur per gabimin e dukshem ortografik. Thuhet dhe shkruhet " eshte i nivelit te nje mesuese fshati dhe JO është i një niveli i një mësuese fshati ". Me dukesh dhe ti si gazetar fshati me gjithe respektin qe kam per njerezit e thjeshe qe jetojne dhe punojne ne fshat.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ali

              Po

              Përgjigjjuni
              1. shijakasi

                e po te lumt vlora

                Përgjigjjuni
              2. E
                Elbasanlliu

                O Roland Qafshtremti, eshte 2022 shif mos po civilizohesh ene ti içik, or derr katnari. Goca me ate mbiemer duhet te jete korçare, mund te kete edhe lidhje fisnore me Midhi Kostanin. Maj mend qe kam degju nje kange qe ben:”…trimi Koço Grexho dhe Midhi Kostani…”

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Askushi

                  PASH KETO DY KOMENTE TE DY KOQEVE TE KANDARIT KU NUK E KAN PROBLEM EDHE PO TE KISHIN NGA TE FAMILJES SI KJO POLICE , KARAKTERI ESHT VETJAK INJORANT JO PARTIAK , PO TE SHKOSH NE AMERIK, FRANC , DANIMARK ETJ VENDE POLI CJA APO DHE KOMISARE POLICIS JAN TE THJESHTA DHE ME SHUM PERSONALITET BRENDA KUADRATIT TE DETYRES , ASNJE PYNINJES POLICIE DHE AS NE ITALI NUK KAN LUKSIN E KESAJ KJO MUND TE MBAJ DHE LUAN A TIGER NE SHTEPI ESHT E DREJTA E SAJ POR ARROGANCA DGE INJORANCA E SHQIPTARES OSE SHQIPTARIT SA DALIN NGA BUKA THAT HAPEN BYTHESH ME MAKUNA E JAHTE SE PABUKSIT I DUKET SE KA KAPUR QIELLIN ME DOR SE DEL NGA SDROMSLLIKU I VET , PRANDAJ DUHEJ ENVERI TJUA LERONTE TE 14 KUJTDO QOFT , POR SOT SI KJO KA PLOT NE ZYRA ,SEKRETARET ETJ ,MODA E FUNDIT KA DAL NE ARABIN SAUDITE KU VEN HAN MUT DHE BEHEN TE PASURA , NIVELI FEMRES KA REN NE FUND JAN BER NJESH SI RUSET, MOLDAVET ,RUMUNET PA PIK KARAKTERI DHE DINJITETI .

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    spata

                    Ky artikull eshte nje idjotizem me brira i Medjes shqiptare .Sic ka dhe mbiemrin keshtu vlersoj dhe permbajtjen .

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      spata

                      Ky artikull eshte nje idjotizem me brira i Medjes shqiptare .Sic ka dhe mbiemrin keshtu vlersoj dhe permbajtjen .

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Këshilltari Presidentit BEGAJ

                        Po të kishte punuar në lazarat, sot nuk do kishte nevojë të ushtronte profesionin.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptari

                          Behet fjale per shkeljen e etikes dhe fyerje te gazetarise nga nje oficere e policise se shtetit. —Kjo organizate(jo force e armatosur) funksionon mbi bazen e Ligjit per Policine e Shtetit ne RSH.Detyra kryesore e kesaj organizate eshte:Ruajtja e rendit dhe qetesise ne RSH,ruajtja e jetes,prones,(pasurise publike dhe private),zhvillimit normal te aktiviteti tregtar,ekonomok,politik,arsimor,shendetesor,jetes politike dhe publike,mbrojtjen e instituconeve,zbulimin dhe parandalimin e krimininalitetit dhe veprimeve te kundraligjshmedhe jetes nnormale ne komunitet.Kjo organizate bazohet ne Policimin ne Komunitet dhe i sherben komunitetit per ta mbrojtur ate nga veprimtaria e kundraligjshme. —Kuptohet qe ne nje trupe policie me mbi 12 mije anetare dhe disa formacione si Patrulle,FNSH,forca operacionale,ShqiponjaRENEA,policia rrugore,ajo e inspektoreve te rendit,krimeve,antidroga,sektori i krimit ekonomil,kompiutetik,krimit ne familje etj,ka dhe individe jo te denje per te qene polic,madje dhe individe te lidhur me krimin —-Nje gje eshte evidente qe trupa e policise ne pergjithesi ka bere ndrydhime tejet te dukshme. —Polici ka detyre shume te veshtire dhe tejet te lodhshme,ne rrezik te vazhdueshem,te paguar pak dhe me shume mungesa ne veshje,pajisje. —Persa i takon zonjushes,apo zonjes,mendoj se ajo eshte nxituar ne menyren e komunikimit ne rrjetet sociale dhe medja.Ne policine e shtetit ka nje kod etike dhe komunikimi, —Nuk mund te gjykojme apriori,nga pamja,nga jeta private,deshirat dhe pasionet e saj,por nga qendrimi ne detyre konforme Ligjit per Policine e Shtetit,Kodin e sjelljes dhe etikes dhe ne permbushje te detyres se saj sipas sektorit. —Fakti qe Drejtori i pergjithshem e ka pezulluar dhe ndaj saj ka filluar nje hetim administrativ,nuk i jep askuj te drejten per t’a fyre dhe etiketuar zonjushen police,pa pritur rezultatet e ketij hetimi.Edhe ajo eshte femer dhe njeri si te gjithe te tjeret,para se te jete police apo zv/ komisare me apo pa gjarper.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Blerimi

                            Nje shkrim qe nuk i ben nder gazetarise.Kjo eshte ne vazhden e publikimit te te pavertetave ne mediat Shqiptare.I gjithe shkrimi pershkohet nga urrejtja per organin e policise dhe te femrave qe militojne ne to.Gazetari Qafoku vetem aludon e sajon nga pamja e jeta personale e asaj policeje. Asnje vrejtje per punen e saj dhe gadishmerine e saj ne detyre.Z.Qafoku te na thote se sa femra qe punojne neper televizione,gazetari e.t.j e justifikojne jetesen dhe pushimet ne resorset me te famshme ne bote.Do ti thosha ketij gazetari te mos publikoj hamendesime por fakte.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dhi e zgjebosur e bishti perpjete

                              Ah ju komentues ju ka shku truni per lesh. Jua ka zbraz koken Edvini dhe jua ka mbush me tymin dhe avujt e droges. Keshtu behet edhe ne Finlande thote njeri!! Po s’je Finlanda o kar!! Je nje funderrine ne jug te evropes, je: Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur po vajtonj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. ku e lam' e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                XhaJaho

                                Ky gazetar Qafoku , sic ka mbiemrin ashtu ma ka dhe surratin Kto tipa gazetaresh jane te rrezikshem per demokracine, keta po te kishin gje ne dore femnen shqiptare e vishnin jo me shami se shamia ta shton me teper bukurine por e vishnin me perce te zeze dhe ja mbulonin koken. Bastard gazetar, Kazani nuk ka brire, ja shikoni ket fytyre gazetari dhe artikujt qe shkruan do te kuptoni qe Kryeministri paska te drejte ti quaj disa si puna e Qafokut, “Plehra Kazani”

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gazetari

                                  Nuk e di se sa profesionale eshte kjo femer ne rradhet e policise, por nje gje eshte e qarte qe ajo tha nje te vertete, per gazetaret e televizionet qe i bejne lajmet sipas midese se pronareve te tyre duke e disformuar lexusin dhe shikusin me shume pasaktesi dhe te pa verteta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qeveri leshi

                                    Po te drejt ka Qafoku o njerez, se ajo vetem me policin nuk ka lidhje ...o njerez a jeni ne terezi ne vend te beni presion e te mbledhin mendjen cfare fusin ne polici shkoni dhe e mbroni...ajo duket ashiqare cfare perfaqson...pale beni krahasim me Finlanden qe e ka nivelin e jeteses ender e paaritshme per ne qe po hiqemi zvarre per buken e gojes ...tek ne po ashtu duhet tu hapet ruge atyre te rinjve e te rejave qe vijne nga familje dinjitoze jo kesaj qe i nxjer cullak te tera ..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sokrati

                                      Qafoku ben thirrje per reforme ne polici dhe kerkon reforme rrenjesore!?! Rasti i kesaj çupulines ''bukuroshe'' nga jashte dhe brenda kakë brenda, nuk mund te perbeje nje hata per te gjithe policine! Qendrimet zyrtare ndaj saj jane normale, mendoj se vendi i saj eshte per ne ndonje agjensi reklamash, hoteleri, panair, por jo ne sherbimin policor. Reforma rrenjesore, zoti qafoku, kerkoni te behet ne mediat tuaja televizive te degjeneruara, qe merren me lloj-lloj pleherash, qe ua vervitni njerezve pa pushim fytyres, pa menduar per femije, te rinje e te reja, per familje dhe per normalitet qyetetar! Perjashtoj emisionin e te nderuarit Ardit Gjebrea, ''E diela Shqiptare'' ne TV Klan, asnje emision tjeter televiziv nuk do t'ia dije se njerezit kane nevoje per edukate te shendoshe shoqerore, familjare, atdhetare, edukate pune, profesioni, komunikimi, konkurimi dhe argetimi njerezor... Me lakuriqesi, gjoks e shale perjashta, me injorance e brutalitet vrapojme drejt gremines se pashmangshme...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zjarri

                                        Kjo eshte fleterrufe kamuniste...o Qafok shih gazetarine e bythes qe ha mut sa here i urdheron pronari pastaj ha edhe ti.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje