Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat

7 Dhjetor 2023, 16:59Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Kthimi i Savanaroles, topat dhe krismat

Lajmi po na ndiqte nga pas si qeni i cili do të kafshojë medoemos.

Një numër tejet i madh gardistësh e kishin gdhirë në sallë. Rropama e kazanëve bosh të supës e pilafit  të cilat Genc Gjonçaj  po ngarkonte mbi një kamionçinë me tre rrota dëgjohej nga larg.

Tek u jepte krahëve shfrynte , “sa hanë dhe këta dreqër” do na bllokojnë edhe tualetet.


Era e  qepës dhe aty këtu njolla yndyre kishin mbetur. Gromësimat në hyrje për një moment na u duken si armët e reja të presionit psikologjik mbi opozitën. Mond Spaho i cili trimërish kishte hyrë i pari në sallë çoi llaf për kundragazë.

Tao së bashku me gushen e tij ishin ulur herët mbi banakun e qeverisë. Medemek po na bënte karshillëk.

Tezja shikonte si e mpirë e pasigurtë në ishte koha për të qarë apo qeshur. Veziri Tao kqyrte për të mbajtur zaptiet nën vëzhgim e presion në zellin e tyre kundër deputetëve. Qerratai.

Luftëtaret e lirisë u mblodhën një e nga një në oborr të Kuvendit, të murretyer por krenarë. Në ballë u shkëlqente qëndresa. Xhelal Mziu dukej si Elez Isufi çeherli e çark i ngrehun. Komandantet tanë, pusi e hasmit i plagosi që herën tjetër.

Ndonëse me plagë fashuar , buzëtharë, Kryezevendes Lideri Muli, dhe Lideri në perspektivë Gazi  dolën në dritare e na dhanë bekimin e betejës. Fitorja është ylli ynë polar tha Baca Mul. Befasia dhe inteligjenca harku me shigjeten, yxhym burra bëzani Gazi dhe u pland mbi mjekrën e tij. Me këtë madhëngjim i ngjitem shkallët disi të tulatur derisa aty erdh Pader Salianji i cili si Savanarola bashkë me Kryqin kishte marrë dhe shpatën në mbrojtje të Kushtetutës. U fut brenda dhe kur pa se i është zënë rruga hypi mbi ato dërrasa pa shpirt duke i dhënë zë demokracisë.

Nuk u bënte syri terr bashkë me Bledion Nallbatin këtë trim tribun të vegjelisë. Dukej sikur kërcenin vallen e Osman Takes aq me pasion luftonin. Cane Dogjani dhe Luan Baçi të sapo dalë nga një epope e lavdishme  ndiznin pishtarët e shpresës popullore. Ani se digjeshin e përcëlloheshin, ani. Lefko Gështenja i kapte karriget si të ishin pupla fazani. Dash Sula vikaste hapeni derën se  e drodha dhenë ndërsa vetullat i kreshperoheshin.

Hijerëndë  e zemërthyer mbërriti Babo. Opozita shpërtheu ‘turp turp turp”. Kosta i Lindites dhe Gramozit nuk u besonte më veshëve, kokës i binte me shpulla, një ku kuuu e zgjatur i dilte nga goja. Nuk kuptonte më si mund të vijë kjo dite, të ngrihen këmbët ti bien kokës ? Nga lozha donte të hidhej ti mbyste se paku nja tre të pa soj por për fat Jona dhe Dori e mbërthyen që ai tërbim në  mort të mos kthehej.

Kur ka Babo kemi të gjithë more të paudhe pëshpëriste. Bora e kqyrte me adhurim. Kur të rritem dua edhe unë të bëhem si Xhaxhi Kosta i tha Aniles. Ç’farë akademike? Joo heroinë e gatshme të jap jetën për Babon.

Jorushi i Tabakeve që mos ta kapte syri i keq ishte rrinte ngjitmas me Entela Xhixhon. Kontributi i saj  estetik sot ishte i spikatur sa nuk thuhet ,pantallona të gjëra në blu dhe një xhaketë pallto bojë turquoise, si shpresa e së ardhmes e përkedhelnin. Motrani e shoqeni e panë me zili.

Pader Salianji nuk jepej, nemcja tutje e ai tehu. Në një çast nduku mustakun e djathtë dhe topat shpërthyen si kumt perëndie. Nallbati shkuli të majtin. Salla u drodh. Nga ana ku ishte ulur Klosi u dëgjuan zhaurima , duhem e sperrç dhe menjëherë  delikatja Mimi di Puccini zuri hunden me duar. Majko sëkëlldisej në një pyyyf të zgjatur, Tonit  sikur në vesh i trokiti shprehja “të pëgërë  por krenarë”, gjithsesi nuk ishte i sigurtë e dëgjoi apo mendoi.

Tek vendi i Braçes dhe Shalsit u pa një rrëke dhe kur u ngritën të dy i kishin petkat e lagura. Dilua dhe Laerti dergjeshin në krahët e njëri-jatrit. Nasipi e Xhemali gjykonin veten pse nuk i morën çiftet ! Ismet Beqiri habitej pse Babo nuk urdhëron mësymje të përgjithshme, kalim të divizionit të parë mbi Shkumbin nën udhëheqjen e Petros si komandant dhe Fatmirit si komisar pa ta shihnin këta?!

Arben Pëllumbi ankohej dola shtëpitë pa lënë amanetet. Elisa me krifën si akejtë kryqëzuar në një metaforë hermetike, nuk kuptohej në përmblidhte të shkuarën apo i fliste së ardhmes teksa tymi që rrethonte Babon i dukej si frymë e shenjtë. Pader Salianji me kushtetutë  në dorë ënde predikonte e predikonte sundimin e ligjit e të virtytit ndërsa deputetet e Lulit me votimin e tyre kundër kthyen buzëqeshjen , e gëzimin e jetës , tek të gjithë. Në të ikur Niko nikoqiri po vraponte drejt makinës dhe disa njolla të mëdha e të çuditshme i zbukuronin pantallonat nga pas. Sajmir Korreshi rendi si maratonomak për të përhapur kudo epinë e një dite historike.

10 Komente

  1. U
    U

    Eh mer Gjekmut,nuk e pastron dot veten nga bajgat e Saliut,me i dinjitetshem u tregua Mark Marku,u largua dhe po shikoni punet e veta

    Përgjigjjuni
    1. l
      lavdosh

      sa keq eshte katandisur ky yllii n e ngritje i se djathtes shqiptare!!! Shkruan bejte dhe hartime qe jane te nivelit te nje maturanti! Eshte edhe zevendes kryetar i kuvendit!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Ky te 10 se qeshuri!!!! Ka nje te mire se nuk e kopjon njeri per budallekun e humorit te tij qesharak!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flori

          O rrofsh o cun qe na ben per te dhjere me shkrimet e tua.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kronikani rezerve

            ka shkare fare ky Gjeka i Markajve, kujton se po habit dynjane me kronikat e tij si Celebiu i qemotshem. Ne fakt po na habit vertete se çoç e dinim, profesor tjetri, si thone shaka; mjere studentet e vet ,kush u jep mend...allah,allah

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrofte Lexhenda ! Dhe GjekMuti

              Gjek.Muti i Gjon.Gjek.Mark.Mutaj. Zot da mut mban Toka jone.

              Përgjigjjuni
              1. Çim Peka Live

                Ky është një koqe gomar...

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zaçe Pirafi (Islami)

                  Filozofi i PD- po zgjohet pak nga pak nga gjumi letargjik ku ishte futur. Gjekmuti është specia më e vështirë. Ja, na thoni ? Me kë PD është Gjekmuti, me atë me xham apo me atë pa xham. Burrë më i shkërdhyer se ky nuk mund të gjesh. Ta gëzojnë !

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhëmbeli

                    (Nga një komentues) ; - Kolaboracionistët e Fashizmit- “ Harry Fullc ( shef i zyrës për Shqipërinë, i sherbimit të Inteligjencës Amerikane gjatë luftës), në raportin që i dërgon Washingtonit , në shtator 1944 shkruan: “… Duke qënë tepër feudalë në pikpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me preteksin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie e primitiviteti… Ata preferojnë që njerzit të jenë të nënështruar… Ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për t’a mbajtur popullin në kushtet e nënështrimit dhe frikës. Antarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i vënë emrin Komuniste, ç’do çfaqe të pakënaqësisë, apo çdo shprehje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë: 1- Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave të shqipërisë mesme e të jugut; Vërlacët, Vlorajt , Libohovat, Vrionët etj. 2- Bajraktarët dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës ,Lumës; - Dinët, Elezët. 3- katolikët fashistë të Mirditës,Shkodrës, Dukagjinit;- Markagjonët ,Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët. 4- Elementët ballirtë, shumica e të cilëve ka dalë nga grupet e mësipërme, si shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, zyrtarë profesionistë dhe tregëtarë të pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël , shumica janë me prirje nazi - fashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vëndit” (Dokumenti origjinal në arkivën e DASH: A.M1211/16/875.01/9-2244.) Bëmë baba të të ngjaj , thotë një fjalë e popullit …!!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardani i Ri

                      Ky Gjekmarrja është një marre e vërtetë për të gjithë shpellarët e kombit tonë. Ky është aq i marrë sa, marrëzia e tij, nuk ia lejon të kuptojë masën e marrëzisë së vet. O gomar, a i lexon komentet e të tjerëve për ty? Kaq mjafton që të zhdukesh nga çdo media, e shkruar dhe vizive.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje