"Helena" e Berishës dhe pse nëse sot do ishin këta në pushtet, disa do t’i kishin vrarë para selisë së PD...

6 Dhjetor 2023, 10:42Blog TEMA
"Helena" e Berishës dhe pse nëse sot do ishin këta

Nga Frrok Çupi

-Janë shtuar lëvizjet në rrugicën e shtëpisë së Sali Berishës!

Shoferi i taksisë ndali pak shpejtësinë dhe hapi dritaren e pasagjerit. Banon diku në rrugicën time.

-Nga ta di unë!, iu përgjigja. ‘E çe pastaj?’.

– Jo, asgjë, asgjë! Thashë mos po e arrestojnë sot…

Thuajse një jetë të tërë, por sidomos pasa datës 22 tetor kur Gjykata Speciale i ndaloi pasaportën dhe i caktoi takime të detyrueshme në Prokurori, njerëzit po presin që Sali Berisha të shkojë në ‘dyqanin e krimeve’ dhe të paguajë njëpërnjë për çfarë ka ‘ngrënë’. Padurimi i njerëzve është rritur sidomos tani kur Saliu ‘i mallkuar’ po i thyen tjegullat shtëpisë së Drejtësisë.

Ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës për paraqitje para Drejtësisë. Ka marrë edhe urët e zjarrit e po tenton të djegë selinë e Parlamentit. Nëse do ta djegë, nuk do të thotë se bëri gjë të re; qindra herë i ka vënë flakën vendit që nga dita kur u shfaq në ‘politikën anti- komuniste’. Edhe nëse do të ketë djegur selinë e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, prapë do të ngjitet në tunelet e Dajtit për të djegur kopjen e dokumenteve që e provojnë si zjarrvënësin e madh dhe të korruptuarin e qenësishëm.

As atëherë nuk do të paraqitet para Drejtësisë. Prapë shoferi i taksisë do të më ndalë në rrugë e do të më pyesë: ‘U bënë dhjetë vjet, akoma nuk është në burg Sala?’.

Edhe kështu mund të ndodhë nëse do të përmbyset bota. Por nuk ka lajme të tilla të kobshme. Do të ndodhë më e thjeshta: Sali Berisha do të shkojë me këmbët e veta në institutin 313 të Tiranës, që i thonë edhe ‘burgu i vjetër’.

E shikoni? Vetëm në një segment të shkurtër të ditës, na u shfaqën tri kategori temperamentesh njerëzorë:

Kategoria e parë,

njerëz të zakonshëm, një popull i tërë, që i ka mësuar për bëmat e rënda të Sali Berishës, dhe që kërkon ta shohë ‘sa më shpejt në burg’. Temperatura e kokës së këtyre njerëzve tani ka shkuar lart, deri diku te krahasimi i popullit të Rumanisë në momentin kur kërkonin ndëshkimin e liderit komunist, Çaushesku, dhe të familjes së tij. Kur guraja e tij e larë në flori, Helenë, guxoi të sfidojë popullin e rraskapitur, gati duke iu drejtuar me fjalët ‘hë!, rreckamanë të dreqit, çfarë doni, e dini se edhe unë jam e shtresës së mesme’, në atë moment ra pika e fundit mbi gotë.

Pasi u zbatua vendimi i Gjykatës Speciale në Bukuresht, të gjithë ranë në qetësi; ra edhe nervozizmi i kategorisë që po vlonte. Vendin e ‘Helenës’, në rastin tonë e ka zënë Saliu me të bijën; njëri i thotë Drejtësisë se ‘nuk më kap dot!’; ndërsa e bija i thotë popullit ‘jam e shtresës së mesme’. Edhe këtu njerëzit kanë të drejtën e tyre të vlojnë nga nervozizmi.

Kategoria e dytë është kjo e familjes Berisha.

Këta po bëjnë lojën e ‘Çausheskut’ të riardhur në diktaturë. Sikur edhe një herë lideri rumun ‘të nusëronte’ mbi gërmadhat e shpirtrave të popullit të vet, atëherë do ta dinte ai çfarë ‘cirku’ do të luante. Sali Berisha është, qind për qind, njeriu që bëri tmerre të fshehta në komunizëm,  e shiti veprën e tij anti- njerëzore si ‘demokraci’, dhe tani është kthyer fitimtar në regjimin e tij të parë. Familjen- të mësuar ‘të gjuajë’ pasuri sa më të majme të popullit; qeverinë si buldozer të familjes për të mbledhur sa më shumë pasuri dhe për të mbjellë vdekje; vetë një dirigjent i konflikteve mes individëve,  mes besimeve dhe mes krahinave të vendit.

Të gjithë të kësaj familjeve janë njësoj: ‘të korruptuar të mëdhenj dhe minues të demokracisë’, sipas shpalljes nga shteti Amerikan. Tani, të gjithë numërojnë ditët; por bëjnë sikur ‘nuk janë nervozë’. Saliu, pa dashje, e konfirmoi: Nxori të bijën para një turme që e quajti ‘kuvend kombëtar’ me qëllim që të verbrit të dëgjonin zërin e të bijës dhe të bindeshin si me zërin e Saliut. Berisha u bë gati ta drejtojë ‘partinë’ që nga burgu.

Kategoria e tretë është Drejtësia e vendit, që mund të thuash se është vetë Shqipëria. Shqipëria tani nuk ka as nevojë, as anti- kulturën për nervozizëm. Saliu vjen vetë në repartin 313, nuk është nevoja ta ndjekin. Edhe qeveria e Saliut vjen një nga një. Dhëndri është atje, por ‘helenat’ nuk do të kenë më flori. Po të ishte koha kur këta mbanin vulën e shtetit, këta do të vendosnin disa snajperë mbi kokat e liderëve të opozitës dhe të kundërshtarëve. Disa do t’i kishte varrosur në detin e Kunes, disa do t’i kishte vrarë para selisë së PD…, Pjetrin do ta kishte helmuar në Lezhë…

Shqipëria nuk ka nevojë, as stil, për nervozizëm. Si në gjithë qytetërimin modern perëndimor, shteti shqiptar ka urtësinë e të fituarit.

16 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo,bravo,zoti Frrok Cupi. Je i madh. Njeri i vecant inteligjent qe nuk ta arrin njeri tjeter. Shkrimet e tua i lexojme me kujdes dhe me vemendje. Na ngjallin shprese,se nje dite do te plotesohet deshira e popullit,ku Sali Berisha per krimet e panumerta,te shkoi ne burg familjarisht.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vang

      FRROK, TE admiroj per stilin e vecante qe ben dallimin nga rradhet e gazetarise .E kam thene qe je trondites ,je Kafka i gazetarise shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tuti

        Ka urtësinë, por na iku jeta duke pritur për t'i prekur ghonat. Prit e Prit ikën 70 vjet, na rrofte URTËSIA e Shtetit tonë

        Përgjigjjuni
        1. o
          o vang

          kafka je , se truri eshte mero

          Përgjigjjuni
          1. v
            vang

            ZOTRI APO ZONJE ; TI reago me emrin tend e jo me timin.KAFKA ESHTE EMER SHKRIMTARI qe sigurisht duhet ta dishe por ne kete rast kujtoj se do ti dalesh krahe Meros per te cilin kam respekt te vecante per satiren ne shkrimet e tija,por ketu behet fjale per STILIN e te shkruarit qe eshte i vecante per kedo qe shkruan dhe sigurisht Mero ka stilin e tij.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Liri

            Super stil,analize perfekte

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi qe nuk botohet

              Mllefe katundaresh.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shoku zenit

                Keni marre persiper ju z.Frrok dhe Mero baze ta groposni me fakte liderin e terrorizmit ballkanik salih berishen RESPKTE

                Përgjigjjuni
                1. Analist

                  Respekte.Shkrim shume i.mure i Cpit.Te degjofte perendia e yti mbyllet goja halese sali te qeresohet te paktenvetem nje here ky vend.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sqarim

                    O Frrok VARREMIHESI, vazhdo me andrrallat tua mjerane. Berishes nuk ka çti beje Spak sepse si jo rrallehere eshte NGUTUR per ta marre nen hetim. Prokuroria HETON , mbledh PROVA , KOPSIT DOSJEN MIRE dhe pastaj te merr te PANDEHUR. Por ky SPAKU yne HEROIK ben te kunderten , ARRESTON miletin me urdhera dhe mendesine HAJT SE I GJEJME naj gje rruges. Jane kthyer ne show man-a jo ne profesioniste. Spak e di tashme se me dosjen PARTIZANI ka dale huq dhe nuk ka sesi ta dhjesi edhe me shume. Thjesht ka ngel brenda dhe presin URDHERIN se çte bejne e si te bejne.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bukuroshi

                      Si gjithmone je gjigandi I penes dhe mendjes se kthjellet, kjo eshte lufte Frrok e ti je snajperi me I fuqishem ne kete kaos .

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        ilir

                        Ketu prehet Frrok Cupi i Ra damllaja nga marrazi ndaj Berishes.. punoi ne gazeten Zeri i Qenerve....

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andromeda

                          Mire e ke ti Z. Froku, por Caushesku ishte akoma njeri diten qe e vrane. Sali Berisha ka kohe qe nuk eshte njeri. Ai thjeshte eshte transformuar ne vampir qe vepron sipas zerave qe i cpifen ne tru. Vampiret jane te pavdekshem ose vdekja eshte fillimi i jetes se tyre. Kush i merr vesh keto veprime te Sali Berishes. Duhet te kesh shqiat e aljeneve ta kuptosh Saliun. Nje njeri normal dhe tokesor do ishte terhequr me kohe nga zullumet. Ti Frok me vjen keq te te them por je thjeshte nje tokesor i mjeruar!

                          Përgjigjjuni
                          1. !
                            !!!

                            KY "maloku" Frrok Çupi nuk ka nevoje per koment. Forca e mendimit te shprehur, eshte logjika njerezore qe disponon ky. E respektoj (

                            Përgjigjjuni
                            1. "
                              "BOHOTINA"

                              Si zakonisht i mrekullueshem, por dhe i lexuar me endje per shkak te stilit dhe befasise se analizes. Bravo Frrok...

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                populli

                                Froku ka vetem predikimin dhe lutjen duke na u çfaqur here pas here si ata qe edhe pse te jane shtuar shpresat per te mos jetuar ,edhe pse ditet i ke te numeruara ,ai me meshat e tij na thote ,"prisni se zoti eshte i madh e te ndigjon"!Se po te jete puna per drejtesi e miqesi ,harroje or Frok se do te ndodhi ndonje çudi!Me shpejt ,nga kjo bote do largohem une dhe ti se sa ai shpirt zi!Ty dhe mua do na vijne kosshite dhe miqt tane,kurse atij do i vijne Rajsonet,Al Kaponet ,Arvizut e Grekofonet!Ndaj o Frok na lere te vdesim te qete e mos na jep goditje qe nje trup tashme i zymtosur si mban dot,pasi akoma nuk eshte marrosun!Ata nga jugu kan nji shprehje te kahereshme :Se Isai se Musai kurre s'ka per ti'u gjetur faji!Se fundemi nje detaj "Sali Berisha e ka djegur e vrare kete vend per nje "Bacberry" dhe per pasurite marramendese te familjes se tij !Damka siç e quan ti dhe une "Person non Grata" eshte ofiq per te pasi ai eshte i pari drejtues i larte i nje shteti qe ka vrare kater te pafajshem ne mes te bulevardit ku egoja e tij nuk ka lene vend per te hamedesuar sepse e ka pranuar me gojen e tij,dhe per ironi eshte cilesuar "Burre shteti" kur duhet te ishte damkosur me "Bure Leshi" dhe sot minimalisht duhet te kryente denimin ne burg nese do rezistonte deri ne ditet e sotme e qe kerkysh nuk e imagjinonte qe ai do ishte sot rrugeve te Tiranes per te mbledhur njerez per ta ridjegur edhe nje here Shqiperine,duke iu bere e pamundur se ata qe i shkuan nga pas ne 97 ,i paisi me pasaporta diplomatike e qe sot shikojne punet e tyre jashte kufinjeve e pjese tjeter qe mbeti ketu i veteleminoi nje nga nje per mos te patur deshimtare.Ai ka zevendesuar nje figure mitike ne kohet e para shkerdhatokracise ne familjet Shqipetare ku femijve per ti trembur apo vene ne gjume i detyronin te mbyllnin syte se vjen "gogoli" ku kjo figure tashme e harruar eshte zevendesuar me "fli gjume se erdhi Saliu"!Kjo eshte arresyeja se perse ai sot me nje kembe ne troruar dhe nje ne rruge ecen per te trembur njerezit edhe pse ne vetvehte nuk e kupton se perse çalon!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje