Nga Ervis Iljazaj
Shumëkujt Kuvendi i ‘’Rithemelimit’’ në 2 dhjetor mund t’i duket një dështim. Por gjykimi mbi suksesin ose jo të Kuvendit varet nga këndvështrimi. Nëse do të niseshim nga pritshmëritë se Sali Berisha e krijoi foltoren e tij me idenë e reformimit të partisë, të instalimit të garës dhe bërjes së saj një forcë fituese politike, apo betejës së ‘’fundit‘’ të tij për t’i rikthyer Partisë Demokratike hapjen e madhe, sigurisht që është një dështim.
Të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtimin, shumica prej tyre vetëm për inat të Lulzim Bashës, me idenë se Berisha do të largohej pas betejës për ‘’demokraci’’ dhe në ’’interes të partisë’’, dhe më pas ata do të trashëgonin elektoratin e tij, ose janë naiv, ose të dëshpëruar politikisht, ose nuk e kanë idenë se çfarë është politika.
Sali Berisha as nuk e ka, as nuk mund ta ketë atë objektiv. Ai si një nga politikanët më inteligjent të Shqipërisë, e di fare mirë se nuk mund të vijë më në pushtet dhe nuk mund të jetë protagonist i një beteje të rëndësishme në të ardhmen e politikës shqiptare, ndryshe nga ata që e ndjekin, të cilët janë në iluzion të plotë.
Pasi u shpall non grata nga ShBA dhe Britania e Madhe, dhe tashmë me një proces gjyqësor mbi supe, rruga e tij politike dhe personale është shumë e vështirë dhe konflikti shumë i madh. Në këtë kuptim, ajo që i duhet Berishës është një lëvizje politike e përbërë nga besnikë, dhe jo një forcë politike e hapur, e madhe dhe e reformuar. Një forcë politike e tillë do të thotë për të pasiguri për të vazhduar në politikë.
Kuvendi i 2 dhjetorit e tregoi më së miri qëllimin e tij politik. Në atë Kuvend u instalua edhe njëherë besnikëria pa kushte ndaj lidershipit të tij. Një Kuvend i cili u mblodh për të votëbesuar Berishën pas humbjes në 14 maj. Mirëpo, as për 14 majin nuk u fol në atë Kuvend as për analizë politike dhe as për një strategji të qartë politike. E vetmja gjë që u rrënjos ishte pikërisht një lëvizje politike personale, madje edhe familjare me hyrjen në skenë të vajzës së tij.
Për këtë arsye, Sali Berisha e ka arritur objektivin e tij politik. Ajo që ai mund të bënte pas shpalljes non grata, ishte pikërisht kjo që krijoi. Një lëvizje politike e cila sigurisht nuk vjen dot më në pushtet, por ama e gjitha besnike ndaj tij. Me Kuvendin e 2 dhjetorit, Berisha tregoi edhe njëherë se tashmë ka formacionin e tij politik dhe do të vazhdojë të jetë në lojën politike.
Për Sali Berishën, në kushtet ku ndodhet, nuk ka rëndësi nëse vjen në pushtet apo jo, por thjesht të mbetet në lojë me një forcë politike që ndoshta mund të ketë 10, 15 apo 20 përqind të elektoratit, e cila më shumë mundësi do të tkurret në vitet në vazhdim, por kjo nuk përbën problem për të.
Duam apo nuk duam, Sali Berisha e realizoi qëllimin e projektit të tij politik. Problemi qëndron a është ky projekt në interes të demokratëve dhe të djathtës shqiptare? Pa dyshim që jo! Mund të jetë një arritje personale politike, por rrotacioni në udhëheqjen e tij duket një utopi. Fatkeqësisht të djathtët shqiptarë do të duhet të presin akoma për të parë një opozitë fituese, e cila kështu sikurse është, realizon vetëm qëllimet e Berishës dhe jo qëllimet e tyre.
Prandaj, ata që ëndërronin për të marrë lidershipin e Rithemelimit dhe elektoratin e saj do të duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë. Mesazhi i Kuvendit të 2 dhjetorit ishte pikërisht ky! (Liberale.al)
Te shkaterosh nje parti per ju eshte aritje qellimi ? .bravooooooo Asnje nga ata qe djegin nuk do jene deputet ne legjistaturen e ardheshme dhe jane consient e bejne per te mbrojtur familjen kriminale Berrisha ,qellimi kuptohet jane te perfshire ne krime - Non grata ka rene ne lojen e Rames veprime te tilla favorizojn Bashen . - Te thoshe Berrisha eshte me intelegjenti ne Shqiperi haaaa ju qenkeni si ujku Fierit sinqerisht jeni debil , Non grata vetem intelegjence nuk ka , menyra si flet ku fjala e pare pengohet nga e dyta nje bllokim nervostenik , menyra si iken duke anuar tregone qe ka probleme me trurin sistemin e ekuilibrit Nje njeri i semure psiqik ta konsoderosh intelegjent haaa ka hapur dyeret spitali psiqiatrike mjere vendi me keta pseudo intellectuel
Keni absolutisht te drejte. Sali Berisha inteligjent? Sali Berisha ne perceptimin e shume njerezve eshte nje person anormal, bipolar, psikopat, agresiv dhe kriminel. I eshte bere nje padrejtesi e madhe popullit Shqiptar nga komunisti fundit ne pushtet, skilja Ramiz Alia, qe ja vari ne qafe popullit kete bandit dhe aventurier qe emrin e ka Berisha, sikur te mos mjaftonte c'fare i bene popullit komunistet per 50 vjet. Nuk ka njeri ne bote qe te mendoje se Sali Berisha eshte njeriu i duhur per te qene ne krye te shtetit kur e degjon kete bastard se si ecen ose kur flet shqip. I ngaterrohen fjalet, flet fjale pa kuptime pa lidhje me njera tjetren por mbi te gjitha ky degjenerate ka me shume se 60 vjet ne Tirane dhe akoma nuk di te flasi nje fjale shqip ashtu sic duhet. Ka shume njerez qe nuk pershtaten dot me ambjentet qe nuk jane te origjines por keta njerez nuk i zgjedh njeri ne krye te asgjeje sic u zgjodh kjo monster.
Ndoshta një nga shkrimet që politikisht i afrohet më pranë të vërtetës berishjane. Berisha donte thjesht të njihte përkrahësit e vërtetë të tij, ai donte të shihte me sytë e tij, se kush ishin ata që e duan dhe kush ishin ata që bëjnë sikur e duan. Gjithë këtë e bëri për t'i lënë Partinë të pastër nga armiqtë së bijës
O Kuçovar! Po the që Saliu është politikani më inteligjent i Shqipërisë, bëhesh automatikisht më antipatiku i medias. As Zogu, as Hoxha ,as Saliu nuk kanë patur mundësi të kenë qenë inteligjentë,përkundrazi! Ai që vendos të sakrifikojë për të mirën e vendit përmes aftësisë të tij në mardhëniet politike ai mund të meritojë emrin politikan inteligjent, në rast të kundërt termi politikan bie. Këta që përmrnda kanë vetëm një emër : BIJ KURVE!
O anal-ist driteshkurter, misioni i kryeagjentit tone Sali Sheqere Vuk Berishes nuk ka mbaruar; ai sapo ka filluar me marrjen e stafetes nga fenomeni intelektual dhe qendresa luftarake e bijes se tij besnike e idealeve sllave, Argita Sali Luan Malltezi. Rusia nuk eshte larguar ndonjehere nga Shqiperia, ajo ka qene ne mendjet dhe zemrat tona.
Sa te pacipe qe jeni. Njerezit e pane se aty folem disa per ndryshimet hapje Dhe korigjime te gabimeve 33 vjecare. Doktor Ilir Alimehmeti foli Dhe kritikoj Pse nuk bahet analize per zgjedhjet e Majit biles beri Edhe analize per gabimet Pse humbem. Nikoll’s Kedhi i talentuar ne njohurite politike konservatore te qendres djathte Dhe teorine politike djale i ri qe punojn me te tjere Dhe me Znj. Edith Harxhi Dhe Miratuam zyrtarisht konventen konservatore. Doktor Milaim Neza foli per hapje Dhe per energji te reja.
cka arrit, topet ka arrit, ka rrethu veten me i dor malokesh, muli nkrye e bon si gangster, sdo sgjas shume po he, ke 7 penxheret do shkoj
Me ne fund arriti te lloji i partise se Ilir Metes, Dash Shehit, Agron Dukes, dhe ndonje muti tjeter, ku partia kapet e nuk leshohet me kurre. Keta e mbajne per sa jane gjalle vete, pastaj e trashegojne, ndonje batakçi edhe e shet. Hahaha, vetem Dulja e dhjet.
Partia familje, po keta qe i shkojne nga pas ketij te marri nuk e kuptojne kaq gje?
Vampiri qe endet rrugeve ne kerkim te gjakut shqiptar.