
Kuvendi i dy dhjetorit qe një vitrinë e plotë familjare për Sali Berishën, në vend që të ishte formati i duhur për të reflektuar me realizëm dhe përgjegjësi për rrugën pa krye ku ka hyrë sot opozita shqiptare. U rikonfirmua, nëse kishte nevojë për diçka të tillë, që kjo pjesë e PD është transformuar plotësisht në platformë banale për menaxhimin e problemeve personale të kryetarit, në vend që të ofrohet tek shqiptarët si një propozim qeverisjeje. Kjo është forca e vërtetë lëvizëse që motivon sot fraksionin e Rithemelimit, e që paketohet për maskim me disa karrige të përmbysura dhe tymuese në parlament. Ai që shitet si një kurs i ri opozitar nuk ka nxjerrë shtëpia as edhe një protestues të vetëm deri më sot, por arrin të mbledhë vetëm burokratët e Foltores, siç u pa edhe dje në Pallatin e Kongreseve, pas shumë javësh përgatitjeje.
Tashmë motoja e vetme e Rithemelimit, është shpëtimi me çdo kusht i Berishës nga problemi i dyfishtë që ka me drejtësinë dhe Amerikën. Megjithëse e shohin që linja e “fortë” e Doktorit po jep rezultate më të dobëta se linja e Bashës, grupi i deputetëve servilë të Rithemelimit bëjnë sikur nuk e kuptojnë se rreshtimi pas betejës personale të Berishës vetëm sa do e rrënojë edhe më tej opozitën në javët e muajt që vijnë. Një dyzinë burrash presin mandatin e ardhshëm të deputetit dhe ditën kur Doktori të vendosë largimin, duke lënë njërin prej tyre në zyrën e kryetarit. Kaq arrijnë të planifikojnë, të tjerat nuk ju duhen. Madje as fakti që Rama përgatitet për të marrë i qetë mandatin e katërt pasi të ketë konsumuar këtë që ka në duar.
Kuvendi i rikonfirmimit formal të Sali Berishës dha përgjigjet më të gabuara të imagjinueshme për të ardhmen e Rithemelimit dhe të opozitës në përgjithësi, duke e vënë de facto këtë të fundit në rresht pas familjes Berisha dhe fatit të saj të paqartë. Votoi me shumicë “komuniste” rikonfirmimin e Doktorit në krye të partisë, i dha edhe më tej hov fjalëve për një hyrje në politikën aktive të vajzës së tij (edhe ajo e shpallur non grata nga SHBA), si dhe shmangu çdo analizë serioze për gjendjen dramatike ku ndodhet sot opozita, duke e shpenzuar qeranë e majme të Pallatit të Kongreseve për një shou servilizmi, e jo për të diskutuar fatin e demokratëve pas dhjetë vjetësh qëndrimi në opozitë.
Në retorikën boshe e hipokrite të hapjes dhe rifreskimit të PD, ky spektakël thellësisht antihistorik i grupimit rreth familjes biologjike të kryetarit, tingëllon diametralisht i kundërt me nevojën reale dhe urgjente të ndryshimit që ka sot opozita shqiptare.
Nuk ka pasur asnjë iluzion se Berisha i merr votat e asaj salle gjysem të mbushur, sa herë që t’ja kërkojë interesi dhe momenti. Pasi ka humbur rreth një çerek milioni vota në maj, krahasuar me zgjedhjet e fundit politike të vitit 2021, Sali Berisha po e përjeton i qetë dhe pa dramë faktin se ndodhet në krye të një fraksioni politik që nuk ofron asnjë perspektivë për rikthim në pushtet. Prej muajsh përtyp të njëjtat kërcënime për vërshime demokratësh dhe përmbysje të qeverisë me çdo mjet, ndërkohë që sheshet mbeten bosh dhe oborri i PD i ngjan një parkingu makinash, e jo një arene revolucionarësh.
Kuvendi i djeshëm konfirmoi se kjo gjendje tashmë është pranuar në heshtje dhe se i zoti i shtëpisë nuk ka ndonjë ankesë. Mjafton që “kisha” e tij e Pallatit të Kongreseve ta votojë në kor atë sa herë që të jetë në hall.
une jam i mendimit qe diten e krishtlindjeve perbindeshi i vicidolit te jape dorheqjen dhe ti hape krahun krricit te faro pace pilafit me dy gishta lart. Kjo per faktin se betimin mbi varrin e Ismail Qemalit per te rrezuar nga pushteti Edi Ramen deri me 28 nendor 2024 nuk do ta realizoje kurre sikur zoti te zbrese ne toke. Te presim 27 nendorin 2024 kur perbindeshi i vicidolit duhet te ktheje pergjigje per ate premtim absurd qe beri ne gjendje te lajthitur mendore, njelloj si ortaku i tij spiuni Agush qe ne gjendje te renduar mendore , ne delir te plote beri thirrje per rrembim cfurqesh, hanxharesh, e lopatash si dhe braktisi zyren e shtetit dhe shkoi e i futi duart ne fyt rojes fakir te partickes me 3 antare te te papunit Sali Shehu qe i grabiti celsat e zyres Bamir Topit dhe u vetshpall kryetar i frdse .
Pse ja dhanë atë sallë? Ajo nuk është parti.Ai është një grup antishqiptarësh që kanë brënda tyre dhe kriminelë.
Shko e re gojorist i Rilindjes.
Deri diku ky lepiresi ka te drejte, me saliun ne opozite ngelesh-madje dhe saliu kaq do,opozite. Por ky qorri qe ben analistin dhe gazetarin, sa te moralshme e konsideron te lepish pushtetin nga gishtate kembes te koka?! Cfaredo poshtersie qe ben ky pushtet, dhe nuk jane pak, ata si ky dhe ky ne vecanti, lepijne pushtetin deri sa pushteti u derdh ndonje gje, ne llogari. Dhe bashke me saliun qe do vec opoziten, jane krimbat si ky qe po i bejne sherbimin me te madh pushtetit te rames dhe veliajt, dhe demin me te madh shoqerise.