Të pathënat e nr. 11 në Ditën e shtetit

29 Nëntor 2023, 09:33Blog Nga Frrok Çupi

Të pathënat e nr. 11 në Ditën e shtetit

Ky ishte viti 111 i Pavarësisë së shtetit. Supersticiozët, që në mëngjes në telefonat e tyre shënuan orën 11.11 dhe muajin 11 të vitit. Të tjerët, më shumë nuk e dinin se sa e dinin pse uronin e pse shkruanin me pathos. Disa ‘o shqipe’ i shkruan urimet në një shqipe të shpartalluar; si për shembull njëra mbi një flamur dhe një filxhan kafe: ‘Ju Beft  Mir’; të tjerat ‘deha ma keq’. Festojmë festat, siç dje festën e Pavarësisë, dhe në më të shumtën e  herëve njerëzit fshihen nën humusin e festës.

Festat nacionaliste janë si fotografi i hershëm i studios ‘Skënderbeu’ ku njerëzit shkojnë e marrin ‘negativin’ e tyre. Ajo ishte një kohë kur një ‘foto te Skënderbeu’, nuk ishte veç një kujtim familjar, më shumë ishte një ‘pasaportë’ atdhetari, në pjesën e pasme ose edhe në kornizën e fotos familjare vihej stampa ‘Skënderbeu’.

Pse tjetër vijnë liderët kosovarë në Vlorë?, veçse për të marrë ‘vulën’ se ishim për kombin!. Ndërsa ‘negativin’, domethënë filmin e larë në solucione, shumica nuk e tregonin kurrë, sepse u dukej vetja si ‘tjetërkush’. Tani që nuk është më Studio Skënderbeu, njerëzit tjetërsohen realisht në festat dhe shpërthimet nacionaliste. Aty në turmë, kur të gjithë tundin flamuj dhe këndojnë këngë me jo shumë kuptim, ata janë ‘të tjerë’: As i njohin vetes defektet, as i njohin fqinjit atdhetarinë, as i njohin shtetit arkitekturën; dhe, as duan të njohin të vërtetën. Turma festive është si një lum që as do me e dijë të vërtetën…

Se historia është e tillë, që, po të mbahet mend, patriotëve u duhet ta kalojnë jetën ‘me lugë në brez’, domethënë nga njëra festë në tjetrën. Për fat të mirë, politika para dhe pas- komuniste e vuri shtizën e flamurit në Vlorë; por mund ta kishte vënë edhe në Shijak. Nëse do të ishte ‘Pavarësia e Shijakut’, nuk do të quhej Vjosa, por Erzeni si lumë ‘i madh ndanë Pavarësisë’. Vetë Televizionin ‘Shijak’ do të ishte televizion kombëtar… Edhe Vlora si qytet kaq i bukur turistik nuk do ta kishim; në vend të tij do të ishte Shijaku me totemin e pulave të Dukës.

Por e bukura është se vërtet Pavarësia u shpall para Vlorës, në disa qytete, nga njerëz që ‘ashtu iu desh ideja’. Në qytetin e Shkodrës e ngriti flamurin e kombit Çun Mulaj, bajraktari i Hotit, mes 2500 burrave, në datë 19 prill 1880. Edhe në Korçë, sipas këtij modeli, u mblodhën 1000 burra për flamurin; por u vra Athanas Themeli, si me thënë ‘Çun Mulaj i Korçës’. Kanë qenë 11 qytete shqiptare ku është ngritur Flamuri i Pavarësisë. Vetëm një ditë para Vlorës, në 27 Nëntor 1912 Flamuri u ngrit në Durrës. Edhe malësorët e Mirditës e të Dibrës e të Pukës e të Arbërisë, e shpallën pavarësinë në vitin 1911. Jo në qytet, sepse nuk kishte qytet në rrëpirat e Pukës e Mirditës, por në një fshat; fshati quhet Kimëz, edhe qeveria ‘Përtashme’ u quajt qeveria e Kimzës.

Nuk do të ketë më ‘11’.

Atëherë edhe festuesit e llojit ‘o shqype’ nuk do të fshihen kaq shumë prej vetes dhe nuk do të kërkojnë ‘negativin’ e kaluar. Negativi i fotos së vjetër na bën të fusim kokën poshtë bankës së shkollës dhe poshtë tavolinës së bukës. Si sot 11 vjet më parë, në 28 Nëntor 2012 shteti, aq vulgar, e festoi Pavarësinë me një tortë para Pallatit të Kulturës.

Torta ishte 550 metra katrorë sipërfaqe dhe me një trashësi rreth 1 metër. (Sipas supersticiozëve i bie që 5+5+1 = 11). Në tortë udhëheqësi i shtetit e zhyti i pari lopatën…, pas tij erdhën turmat me legenë, me kazanë, me lopata, me sfurqe, me bidonë, me përparëse… Që atë ditë, në tortën e përmasave 5+5+1=11, lindi ideja e kryetarit të shtetit ‘me sfurqe e me lopata’. Viti 1911, (dmth 19+11) kishte qenë viti më tragjik për shtetin. Atë ditë shteti shqiptar pësoi deformimin më të tmerrshëm; atë ditë, në datë 21 Janar (10+11) shteti vrau katër qytetarë të pafajshëm. Atë ditë, shteti ‘kuq e zi’ u nxi përjetë dhe u vu në listën e paktë të botës si ‘shtet vrasës’. Sivjet po bëhen përpjekje për ta liruar shtetin nga përbindëshi që vrau qytetarët e vet në 21 Janar. Ajo çfarë duhet të bëjmë është që para se të festojmë prapë, më parë të evitojmë numrin ‘11’, e pastaj vetë autorët e mallkimit të shtetit. Siç bëjnë kombet e tjerë.

Një dekadë pas 11 shtatorit 2001, në Amerikë u shfaq filmi i famshëm 11/11/11. Film horror i mbinatyrshëm me skenar dhe regji nga Darren Lynn Bousman. Filmi zhvillohet në orën 11:11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të dhe ka të bëjë me një entitet nga një botë tjetër që hyn në sferën tokësore përmes portës së 11-të të Qiellit.

Filmi u shfaq në 17 kinema brenda vendit më 11 nëntor 2011. Edhe bullgarët e kanë përjashtuar një nga datat e mallkuara. Mobiteli i Bullgarisë e ka përjashtuar numrin 0888 888 888. Tre njerëz që përdorën këtë numër, humbën jetën. Edhe në Greqinë e lashtë mohohej emri i zjarrvënësit të Athinës. Ky ishte ndëshkimi. Edhe në shtetin tonë duhet të vëmë kufij ndaj të keqes.

11 Komente

    1. !
      !!!

      Megjithese thua te verteta, Frrok, ato ngritjet e flamurit qysh nga viteti 1880 e ca, jane te verteta, ama nuk shpallen asnjehere shtet shqiptar, por ishin perpjekje sporadike qe vertetonin se ne keto troje egziston nje popull i lashte qe quhet shqiptar, njesoj si kenget e festivaleve sot te ministres Margariti qe jane shume te bukura, ama nuk kane rendesi se çfare perfaqesojne, njesoj si breket e Rita Ores transparente nga nje beze e kuqe qe i tregon dhe ca gjera posht per tu turrur qente dhe mbi te nje shqiponje qe dhe mund te ja haje, por eshte ofendim per flamurin. Luftojne , turren kush e kush te tregoje se eshte patriot; pse Saliu dje nuk e tregoi veten patriot ne Vlore qe kishte shkuar te festonte vetem bashkimin e shqiptareve, por premtoi se do tu bente varrin ne Beograd?! KJo tregon se sa formim kane keta njerez ose se jane te ndertuar prej balte shqiptare qe nuk perdoret as per te bere kasolle me kashte. Me mire do behet !

    2. I
      I

      O Çup, mesoje edhe kete,nesr e di e nuk e thua qellimisht me keq per karakterin dhe objektivitetin tend:...edhe Elbasani e ka ngritur flamurin me date 25 Nentor, me kontributin e atdhetarit te madh Aqif Bej Bicaku , ye cilit ne shenje mirenjohje per kete kontribut te pacmuar vete Ismail Qemali i shkruante me bleresimet me superlative...Nuk mund te jesh kaq profan sa kur nis e qemton aty ketu per merita te mos permendesh levizket kryengritese e ate kontribit gjaku ne trevat e veriut, kryesisht ne Kosove, pa te cilat nuk do mund te kishim ardhur tek artikulimi i pavaresise dhe berja e saj imperative.Nderim pa fund dhe per atdhetarin e madh Hasan Prishtina qe braktisi parlamentin turk mbasi deklaroj kerkesat dhe qendrimin e tij atdhetar dhe doli maleve e u be promotor i kryengritesve te armatosur.Kosove, Karadak e deri ne Manastir e Shkup.

      1. k
        kur do nxjer Shqiperia nje te zgjuar

        Bsbai tortes bariu dhive komunist,dje deklaroi se vitin tjeter (jo kete vit) do paketoj Edi Ramen

        1. I
          Ilir

          Ne gur te varrit do te shkruhet: Ketu dergjet “ pena e arte” e “Zerit te Popullt” Frrok Cupi. Sherbeu si ham ham i cdo regjimi. Vdiq nga marrazi ndaj Berishes.

          1. c
            ceni

            Ne ate dite Frok erdhen vetem me legene sepse ishin lajmeruar nga krye.ari i Partise te gjithe nga rrethinat e Tiranes dhe nga shteti i Bathores, sepse kerkush tjeter nuk e ndermori ate hap per te festuar diten qe ka hyre ne histori, si nje nga çudite me te medha te botes!Ate dite nuk ndegjuam instrumenta frymore por vetem qifteli qe i kendonin "prijsit te tyre lexhendar" dhe "Lulezimes" qe shperndante embelsiren e partise!

            1. B
              Babuç

              Po Edi Rama e ka fiksim numrin 11

              1. c
                ce

                Bravo , exelent, je i papare o Faik Konica i ri i Shqiperise, o Frrok mendjendrituri. Te admiroj.

                1. D
                  DikManJaku

                  Ky thjesht nuk rri dot pa shkrujt ka nje emer per kete lloj patologjie grafomani quhet.Ajo qe skuptoj eshte pse i japin hapsire neper media online

                  1. B
                    Bakllava dhe xhenaze = saleh dhe lulzi

                    Organizatori i festes se Pavaresise me torten 550 m2 tek Pallati i Kultures (sot eshte Pallati i Kafe-Restoranteve per te pangopurit...) mbetet nje turp mbarekombetar. Nuk ka nje njeri normal, qe te mos ndeshkoje ate akt mizerabel, qe shenon nje tallje te aktorit me parate e taksapaguesve shqiptare. Sot ky talles ka marre nje cope te bandes se tallesve si ai, sepse shakaxhinjte e ''perparimit'' na jane ndare ne fraksione sipas ''parimit'': sa me shume fraksione, aq me shume ''unitet'', ''vullnet'', ''dashuri', ''miqesi'', ''urtesi'' dhe ''demokraci''! Nen shembullin e sahale Veremit dhe te mjeshtrit te bakllavase per qente, lulzim Katrani me shoke nje gje eshte e sigurte: Shteti behet vrases dhe popullsia arratiset perdite. Mos qofte e thene!

                    1. S
                      Shqiitari

                      O Frok! Nderi ne histori i mbetet e do ti mbetet Ismail Qemal Vlores. Por mua si shqiptar me vjen keq vetem per nje gje: Kur do jete ajo dite qe do te largohemi nga folklorizmat ne festimin e ngjarjeve historike kur do jkete nje protokoll serioz shteti kur do kete programe serioze artistike, festime qe te mbeten ne mendje e ne zemer, gjera qe ndikojne per te qene krenar per Shqiperine e per kombin.Jo mbeshtillu me flamur, ver qeleshe dhe kendo o sa mir me qen shqiptar dhe patrioti me i madh shpallet abdyl Morina. Haj tung

                      Lini një Përgjigje