Lajme shkurt nga vendi

26 Nëntor 2023, 12:46Blog Nga Ilir Yzeiri

Lajme shkurt nga vendi

Mënyra se si mediat përzgjedhin lajmin, e përpunojnë atë, pra e kthejnë në fjalë dhe imazhe, mund të vështrohet në shumë anë. Por ajo që vëmë re të gjithë është se lajmi apo informacioni që na jep media, në shumë raste, i bindet një hierarkie apo një renditjeje që përcaktohet nga ligji i të fortit. Në këtë pikë shoqëritë njerëzore, në përgjithësi, respektojnë instinktet e tyre të lashta të tufës dhe të grupit. Ngjarja që tërheq vëmendjen më shumë është lufta, pra asgjësimi i njëri-tjetrit në një ndeshje, ç’ka të kujton luftën për territore dhe për gjahun që përcaktonte ekzistencën e të parëve tanë, e më pas të gjitha llojet e tjera të ndeshjes dhe asgjësimit që njerëzit kanë aplikuar në rrymë të historisë e deri sot. Kjo formë primitive e ndeshjes apo e luftës, apo më tej e asgjësimit është bartur në ditët tona në atë që ne e quajmë ndeshje politike dhe si reminishencë e saj, edhe te ne, vëmendjen më të madhe e merr pikërisht kjo ngjarje.


Mirëpo, në vende të vogla, të pazhvilluara dhe me një klasë politike të prapambetur, me insitutucione të dobëta, siç jemi ne, lufta politike disa herë merr forma karikaturore dhe aktorët e këtij spektakli kthehen nga luftëtarë në gaztorë. Kujtoni me këtë rast propozimin e « federatës » nga partitë e vogla shqiptare apo « trimërinë » e Tritan Shehut kur u hakërrehej atyre gazetarëve që ai mendonte se e kishin dekonspiruar, për të mbërritur deri te monologjet halucinante të Sali Berishës. Pra, megjithëse të gjithë jemi të bindur se nuk kemi ndeshje të vërtetë politike, por kemi karikaturën e saj, mediat nga mëngjesi në darkë japin si lajm të parë këtë lloj gjuetie, këtë lloj ndeshjeje, këtë lloj lufte. I përfshirë në vorbullën e asgjësë, të vanitetit dhe të varfërisë shpirtërore media e sotme shqiptare ngjan si ata sejmenët gjynahqarë që rrinë pranë dallkaukëve të betejave imagjinare të luftës politike që nxitojnë me vrap në fshatin e madh mediatik që të tregojnë « trimërinë » e fundit të Tritan Shehut apo çmendurinë e radhës të Berishës.

Mjafton ndoshta vetëm kjo për të parë diferencën e madhe që kemi në mënyrën si informohemi, se çfarë zgjedhim dhe cili është interesi ynë parësor në këtë jetë, me pjesën e qytetëruar të botës. Për lajmet e tjera ne përdorim atë klishenë e njohur « Lajme shkurt nga vendi ».  Në një vend nromal lajmi se një vend perëndimor, në këtë rast Gjermania ka kthyer mbrapsht 20 tonë kastraveca për shkak se kanë në përbërejn e tyre pesiticide mbi normën e lejuar, madje kanë përdorur pesticidin « oksamil » i cili qysh para tre vjetësh është hequr nga përdorimi në vendet e BE-së, duhet të ishte një alarm për ne të gjithë për disa arsye. Por e bukura nuk mbaron këtu. Ky pesticid shitet lirisht në farmacitë bujqësore. Fshatarët e pyetur me këtë rast tregojnë se ky pesticid gjendet dhe qarkullon në të gjitha farmacitë e vendit. Në vendin tonë, thuhet më tej në këto njoftime, nuk ka laboratore për të përcaktuar përbërjen dhe përmbajtjen e pesticideve ndaj edhe certefikata « fitosanitare » është pa asnjë vlerë.

Komedia nuk mbaron këtu sepse AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) me të drejtë bën kontrolle dhe madje do të vijojë të bëjë të tilla dhe ai nuk pyet pse ky pesticid i ndaluar shitet lirisht. Mirëpo kjo është një komedi banale sepse autoritetet shqiptare të bujqësisë Ministria në këtë rast, që e kanë për detyrë të informojnë fshatarët dhe sistemin e farmacive bujqësore, po ashtu, që të përpilojnë listat e pesticideve të lejuara dhe atyre të palejuara, kjo strukturë jo vetëm që nuk e bën këtë, por ashtu siç e tregojnë historinë fshatarët ne jemi në gjendje katastrofike. Askush nuk pyet dhe nuk oreinton në këtë vend se si duhet t’i ushqejmë bimët përpara se t’i konsumojmë. Është e paimagjinueshme se si një vend kaq i vogël për një problem kaq të madh dhe jetik që është ushqimi ynë nuk arrin ta menaxhojë e ta kontrollojë atë.

Tragjedia e këtij lajmi është kjo tjetra : e merrni dot me mend se çfarë konsumojmë ne, se çfarë pesticidesh mund të përdorin fshatarët për porduktet bujqësore që ne konsumojmë çdo ditë ? Ata nuk e dinë se çfarë është e lejuar dhe e ndaluar për ato produkte që do të kontrollohen, pra që janë për eksport. Ndërsa për ato që do të na i shesin ne, e merrni me mend se çfarë pesticidesh vrastare përdorin ? Pse sepse nuk i kontrollon askush. Si ka mundësi që Ministria e Bujqësisë dhe strukturat e saj në qeverisjen vendore nuk kontrollojnë dot ushqimin e bimëve dhe frutave, pra pesticidet dhe helemet e tjera ? 

Mirëpo, siç e thashë që në fillim, për fat të keq, shqiptarët janë edukuar që të reagojnë vetëm ndaj informacioneve të luftës dhe të fitores që nga koha kur dëgjonin radiot me vajguri dhe nuk ju intereson jeta e tyre. Edhe sot ata mund të vriten virtualisht në betejat mes komunistëve dhe demokratëve, por askush nuk shqetësohet për cilësinë e jetës së vet private. Duke qenë kështu, për ne do të ketë më shumë vlerë monologu i një të çarturi si Berisha apo lajmi për federatën e opozitës, apo hakërrimi i Tritanit për çimkat dhe jo kastraveci ose preshi. Ato edhe nëse do t’i përmendim ndonjëherë do t’i sjellim në vëmendje vetëm për të na kujtuar fragmente nga lufta politike me presh.

15 Komente

  1. L
    Ladi

    Bravo, apo me mir shqip - te lumte. Tmerr! Baterdi! Semundje! Kafsheri eshte kjo situate me produktet bujqsore por askush nuk e ve ujin ne zjarr, pasi bishat politike enden ekran me ekran dhe njerzit e thjeshte jane krejt te mpire e te çoroditur nga kjo situate konfuze..

    Përgjigjjuni
    1. b
      bido

      Per bishat politike ne fjale hane te gjithe ushqime te perzgjedhura dhe faji nuk eshte plotesisht i atyre te dikastereve perkatese por i nje legjislacioni qe mungon si kudo ne boten e zhvilluar e moderne ku padyshim qe ka ligj dhe organe kompetente per mos futjen ne perdorim te ketyre pesticideve vdekjeprurese!Tek ne shega dhe idet behen sa nje bostan shega dhe sa nje koker pjeshke idja dhe kerkush nuk reagon qe ne shikim te pare te tregut,pa permenduar ketu zarzavatet e perdorimit te gjere.Ndaj mos u habit perse kerkush nuk interesohet te beje nje investigim sepse edhe shtypi ne pergjithesi nuk i leverdis se si u be trangulli kungull por se si shurroi berisha sot dhe ke lagu e do lag neser!Ky eshte lajm e jo ushqimi i popullsiseqe mjafton qe tregu te jete me prodhimtari te bolleshme paçka se blehet me lek vdekja apo semnundjet e ndryshme.Populli yne jeton sot per sot dhe i kenaqur qe telenovelar turke jane kethyer ne parlament me aktoret me prestigjoze prej 32 vitesh ! Kjo a nuk eshte arritje e nje demokracie te mirefillte ku çdokush mendon si te doj dhe ha çfare te doje!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drini

      Po kur behen dhe evgjitet gazetare ne skiperi more hajde hajde

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        Pthuuuuuu idjot me gjithe ato qe ke veshur ! Shtazeve si ti "Drini" nuk duhet t`iu publikohen komentet . Ai nuk ka tru per te kuptuar cfar thuhet , te shprehe mendimin pro apo kunder , por di vetem te vjelle diarre nga goja e tij e ndyre ne cdo koment qe ben . Yyyyyyt , plehre ! Sa per dijeni , une nuk e njoh fare kete gazetar , por vleresoj inteligjencen e tij dhe problemin kaq shqetesues qe ai shtron ketu .

        Përgjigjjuni
      2. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        QI o breshke QI se te ka ardhur 'dita'.... Or ti Y ZEHER,/ E filoqylit PJELLË/ Pse s'permend EDvinin/ Te vjen per te VJELLË!?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhëmbeli

          O Ilir ! Ke më shumë se shumë të drejtë ! Po kujt i thua ? Gazetarët dhe opinionistët kanë hallin e …. Se me ata dhe nga ata nxjerrin kotheren. Eshtë më e lehta për ta… ! Po qe fjala seç ha populli ? … Varjani popullit , populli eshtë bagëti… ! Megjithëse për bagëtinë , … merret seriozisht i zoti i tyre , se e ka bisnes privat . Të na rrojnë partitë …edhe federatat e ardhshme ! Të shohim në se do të dëgjojë ndokush, nga ata që duhet të të dëgjojnë , o Ilir Yzeiri ! Qeveritë e botës këto çështje i kanë parësore dhe media është shumë e ndjeshme andej.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luan

            Po ky Iliri edhe me punet e bujqesise do merret?....

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Po Lajmi me interesant qe ka 3 muaj qe jepet cdo dite ne media dhe portale eshte pa dyshim dhe me qesharaku: A eshte shtatezane Kiara e Luizit? Po cfare lajmi eshte ky , cfare interesi ka ne publik ky lajm, kujt po i rruhet sot ne popull se a eshte shtatezane Kiara nje pesonazh i trumbetuar kot, nje njeri pa asnje vlere artistike, mediatike, apo politike, apo intelektuale. Nje femer normale pa asnje bukuri te vecante apo ndonje aftesi intelektuale per tu admiruar qe pati rastin te dashurohet po me nje djale qe nuk ka asgje te vecante ne personalitet por mashtroi shqiptaret pa piken e turpit per gjoja semundjen e tij qe doli genjeshter e paster. Prandaj boll me me lajme te tilla per Kiaren se nuk i intereson askujt ne popull se populli ka halle te tjera e sa per Kiaren nuk i behet vone askujt, dhe nuk i intereson askujt ishalla Kiara ben 4 njeheresh .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                ILIR YZEIRI KE SHUMË TË DREJTË. MENDOJ QË DUHET NJË RINOVIM TOTAL I MËNDJEVE,ZEMRAVE DHE EDUKATËS LIGJORE. TË GJITH JU KUSH MË SHUMË E KUSH MË PAK JENI PJELLËS E RRITËS TË KËSAJ KASTE ADMINISTRATIVE DHE POLITIKE.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bujku

                  Pse nuk thua ti z. Yzeiri se ato 20 tonë kastraveca të kthyer nga Gjermania, do të hidhen në tregun tonë, sepse stomaku i shqiptarëve ka fituar imunitet nga këto helme.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Të qafsha moj lëshonte si janë katandis

                    Trimëritë e Saliut me vrasje,djegie,shkatërrime,vjedhje,kërcënime me fjalor rrugaçësh e përgjimet nga vrima e çelsit,i kemi parë këtu e 30vjet,trimëritë e tritanit kur luftonte me preshin,Mulit që zbriti nga pema dhe ngjitet nëpër kangjella si majmuni nga ka origjinën,trimëritë e salianjit me shkop dhe të Gridës që lexon eseninin për Saliun,zhelali me daulle me shami kuqen,të gjitha këto i kemi parë (përveç drejtësis)por nuk kemi parë trimëritë e gaz Bardhit dhe do çuditemi me trimëritë e këtij balozi 40kg që fryhet si gjel deti dhe i duket vetja si luani llushnjës që Saliu ju ka nxjer lepurin nga barku

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KM

                      Kerkon shume zotrote (qe e ke pak kohe qe nuk shkruan me lavde per KM!). Ne kete vend me 1.8 mil banore brenda kufijeve shteterore (vec nja 300 mije qendrojne nese hapet mundesia per te ikur dhe ne te tjeret) nuk pyesim se c'ham dhe c'pime. KM nuk pyet cfare thith nga hunda, si ti behet vone per keto qe shkruan zotrote?!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demotakercita

                        Lajmi eshte lajm qe duhet te jepet per tu njohur e per te permiresuar jeten.Lamet sensacionale ne vendin tone "haen"shpejt e pervetesohen nga njerezit qe "shpresojne" ndryshim.Por lajmi per ushqimin(cilesin e tij)eshte nje lajm qe u nevoitet te gjitheve.Disa komentues,te politizuar .ose se kane lexuar shkrimin ose nuk e kane kuptuar.Konstatimi i gazetarit godet pushtetin vendor apo qendror,qe me mosfunksionimin e tij lejon te prodhohen e tregetohen ushqime te tilla.Natyrisht gjeja me e lire ne Shqiperi eshte jeta,per te cilen intereresohemi pak ose aspak.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Speci

                          O gazetar qe se njef realitetin. Oksamil eshte hequr me 30 shtator 23 e jo para tre vitesh. Ke te drejte qe e ngre problemin por le te meret AKU me gjurmueshmerine e te gjeje fermerin qe e ka perdorur. Ta rasin ne burg njerin qe te vene mend te tjeret.

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetari tironc

                            E vertete eshte cdo gje ne shkrimin e I.Yzeirit, shqetesime qe qendrojne e duhet te na shkundin shtetin; para 10 e kusur vitesh nje person qe e njoh nga afer donte te tregtonte fruta e perime tonat ne BE me duket, mori ca mostra te tyre ju beri analizat jashte vendit e dolen te gjitha me 3 a 4 fish.sasi pesticidesh a plehu kimik me teper se norma e BE; Shteti duhet urgjentisht te bleje laboratore moderne per disa qytete kryesore qe kane tregje te medha, tu beje analizat, kontrolle te herepashershme, tu heqe licencen, tu ndaloje fermereve perdorimin e tokes se tyre etj etj masa parandaluese se po helmatisin e semurin popullin; Paralel te bejne fushata edukimi e ndergjegjesimi neper fshatra kudo nga veriu ne jug qe te hedhin plehra e pesticide brenda normave te BE, ti nxise fshataret me skema mbeshtetese qe te perdorin sa me pak helme kimikate ne prodhimet e tyre se mire do jete per to se shteti do i mbeshtese qe tu gjeje tregje brenda e jashte e mire edhe per vete ato e konsumatorin shqiptar;

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje