
Nga Fehmi Abdiu*
Kushtetuta është ligji themelor i një shteti që mëshiron dhe shpreh parimet themelore të sistemit juridik. Ajo është dokumenti që përcakton normat themelore të organizimit të shtetit, strukturën dhe funksionet e organeve kryesore të shtetit, parimet bazë të procesit politik dhe marrdhëniet bazë të shtetasve me shtetin.
Rruga deri në hartimin e Kushtetutës së re Shqiptare është disi e dhimbshme dhe e vështirë. Ajo ka vazhduar rreth 8 vjet. Fillimisht shqiptarët u ndanë përfundimisht me Kushtetutën e sistemit që u la pas dhe Kuvendi i parë pluralist miratoi një paketë “Për dispozitat kryesore kushtetuese” që u shoqërua më vonë me shtesa e plotësime. Puna e bërë në vitin 1991 nga Komisioni për përgatitjen e projektit të kushtetutës nuk u quajt e frytshme nga Kuvendi që doli nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992. U deshën edhe 3 vjet punë për përgatitjen e projektit të kushtetutës që iu nënshtrua referendumit popullor në Nëntor të vitit 1994, por ajo nuk fitoi.
Edhe 2 vjet të tjera punë ju deshën Kuvendit që doli nga zgjedhjet e Qershorit 1997 dhe komisionit përkatës për këtë qëllim, derisa në 28 Nëntor të vitit 1998 u miratua me referendum Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila në preambol të saj merr përsipër “vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirqënien, kulturën, solidaritetin shoqëror” etj.
Mbështetur mbi këto koncepte, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është frymëzuar nga ndonjë filozofi politike. Ajo është mbështetur në këto koncepte bazë:
1. Pasqyron standartet demokratike të pranuara gjerësisht siç janë zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, liria e fjalës, autonomia e pushtetit vendor etj.
2. Pasqyron shtetin e së drejtës, rendin kushtetues, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pavarësinë e gjyqsorit dhe kufizimet e pushtetit shtetëror etj.
3. Parashtron qartë ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Të flasësh për supermacinë e Kushtetutës apo rëndësinë e saj, nuk mund të mos pranosh vendin dhe rolin e veçantë të saj, ashtu si të flasësh për vendin e veçantë që zë ajo, nuk mund të rrish pa folur për dy problemet e para.
Me gjithë këto, vendi e roli i saj mendoj se duhen parë në dy këndvështrime:
a) Në një këndvështrim, në raport me faktorët objektiv, Kushtetuta duhet konsideruar si rrjedhojë apo si pjellë e tyre. Pra, në raport me ato faktorë që e krijojnë, Kushtetuta nuk është mbi ato, sepse krijohet prej tyre.
b) Në një kontekst tjetër, në një këndvështrim lidhur me kuptimin juridik, në raport me çdo akt ligjor a nënligjor, ajo me të vërtetë qëndron mbi ta.
Këtu e ka burimin e vet ideja që ka gjetur pasqyrim në pikën 2 të nenit 4 të Kushtetutës sipas të cilës “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë“. Sipas përmbajtjes së përmendur në hierarkinë e ligjeve, më e larta, më e veçanta është Kushtetuta.
b) Kjo ide është pasqyruar edhe në pikën 3 të nenit 4 të Kushtetutës sipas të cilës “ Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Kjo ide dëshmon se Kushtetuta është mbi aktet e tjera.
Në këtë vështrim, në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës, sipas nenit 116 të Kushtetutës, vendin e parë e zë Kushtetuta e më pas vijnë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, ligjet e aktet normative të Këshillit të Ministrave etj.
Duke qenë kështu, edhe miratimi e rishikimi i Kushtetutës është i ndryshëm nga ai i ligjeve të zakonshme. Dihet se Kushtetuta u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve e më pas iu nënshtrua referendumit mbarë popullor. Po kështu, sipas nenit 177 të saj nisma për rishikimin e saj mund të ndërmerret nga jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit e më pas, projekti miratohet nga jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Veç këtyre, Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës etj.
e) Vendi dhe roli i veçantë i Kushtetutës në raport me ligjshmërinë në tërësi e me institucionet e saj duket në një aspekt tjetër.
Shoqëritë demokratike, për shkak të rëndësisë që ka Kushtetuta, kanë krijuar edhe institucione të veçanta që shërbejnë si garante për respektimin e saj, siç është Gjykata Kushtetuese.
Sipas nenit 124 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Pra, dhe në Shqipëri lindi e nevojshme të krijohej një hallkë e re e pushtetit të lartë, e cila të kontrollon nëse aktet e pushteteve të tilla si të legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit e ato të organeve të pushtetit vendor janë konformë Kushtetutës.
Ideja se Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dëshmon po aq dhe për rëndësinë që ka ky institucion që është ngarkuar me misionin e garantimit të Kushtetutës.
*Autori ka qenë Kryetari i Gjykatës së Kushtetutës së Shqipërisë
Hahaha
Hala gjalle eshte ky morri i kuq
Nqs ti e quane kushtetu kete qe nuk ka eshte zbatuere asnje ligji I saje???? Ose ti ke pjerthurr ose te nxjerrine per show. Nje kushtete qe nuk gjene zbatime nuk ka vlere.
Kot sa per muhabet, se e di që ish kryetarit te GJK, dhe anetareve te saj, qe on block, i fshiu vettingu, nuk ia ndjente shume per Kushtetuten, kur ishte fjala per interesat e te tjereve jashte politikes apo kraheve politike qe perfaqesonin apo qe i promovonin per vehte ne ato poste. Tani po e nis 'muhabetin' me nje pyetje per ish-kryetarin: "Si profesor i te drejtes kushtetuese dhe ish kryetar i Kushtetuetes, a do na shkruaje ndonje dite ndonje shkrim-studim se si shkoi fati i Kushtetutes 25 vjetorin e se ciles sot perkujton? Kur politkaneve, sidomos ata qe kane formim berishist, sa here qe mendojne se nuk u pleqen ndonje veprim apo ligj i maxhorances, ulerijne "po shkelet Kushtetuta!"., qe gjithsesi, mundet te kene dhe te drejte ndonjehere, por per ate qe perfaqesojne nuk ia vlen te merresh me ta. Gjetke dua te dal! Po jo per ju zoti ish-kryetar, per staturen tuaj juridike, a do duhej te kaloje me indiferentizem sikur nuk eksiztojne disa nene te saj, te shkelura brutalisht? Nenet në fjale jane 182-183, shkruar në Kushtetuten e vitit 1998, jane ne mbeshtetje te neneve 41-42 per te drejten e pronesise, per të respektuar te pronareve te ligjshem te shpronesuar nga regjimi komunist (ish i quani ju!!!). Aty, Kushtetuta detyron qeverine/qeverite, qe brenda tre vjeteve nga miratimi i saj, do duhej te kthehin apo kompensonin pronen e grabitur. Kane kaluar 20 vjet nga mbarimi i atij afati dhe ju e dini mire se ato nene kushtetuese nuk jane respektuar. Atehere si qytetare te nëperkembur prej vete Kushtetutes, pse duhet ta duan perkujtojne dhe respektojne pronaret ate? Apo varja atyre, per ju te rojne ata te rinjte qe ua dhate pronen e tjeterkujt dhe ata bënë dhe vazhdojne te bejne me të si t'jua doje qejfi. ta shesin, blejne, ta lënë djerr, ta shperdorojene me ndertime pa leje tej, po qe qeverite te cilat ne keto 25 vjet nuk e kane çare koken per nenet qe permenda, nxjerrin ligje qe te legalizojne paligjshmerite e atyre qe prona e tjeterkujt në fund te fundit nuk ka pse t'u dhimbset. Helbete keto ju i dini, bile shume mire, por Kushtetuten qe e keni amenduar me dhjetra here per interesa te liga te pushtetmbajtesve dhe ku ju keni kontributin tuaj si ekspert, nuk duhet ta kujtoni per mirë. Më shume se Kushtetute ajo sot mbetet nje recke dhe si e tille, do duhet rishkruar. Po per kete keni ndonje propozim? Per fat te keq, në shkrimin tuaj, shqetesime te tilla nuk gjeta.