Makbethi në familjen Berisha

22 Nëntor 2023, 09:14Blog Nga Frrok Çupi

Makbethi në familjen Berisha

Sot, kur dhëndrit të Berishës iu hoqën prangat, rrallëkush e priste që të reagohej ashtu. Njerëz nga publiku, në përgjithësi, tundën kokën  dhe lëshuan frymën: ‘Aha, edhe Drejtësia e re u bë e vjetër!’’. Sidomos shumica qytetare që e ka marrë ‘me shpirt’ Drejtësinë. Ndërsa vetë familja Berisha reagoi me një heshtje në ngjyrë plumbi. Në familje as e prisnin  as e donin lirimin e dhëndrit, sot në 21 Nëntor. Me të tjera tone ishte përcjellë burgosja e dhëndrit në datë 21 tetor. Vetë ‘mbreti’, në moshë afër 80, shpërtheu në gulshe që nuk dalloheshin a ishin nga e keqja apo nga gëzimi. Ata që dinë t’i lexojnë ‘grimasat’ e Saliut, e kuptonin shumë mirë se atë ditë ndihej ‘i realizuar’.

Makbethianët mund të kishin thënë se Saliu kishte pasur një ‘deal’ të fortë me SPAK për të realizuar planin e burgosjes së dhëndrit. Por edhe sipas Kanunit shqiptar, shpjegimi i shenjave të çon në këtë pikë. Sipas shenjave, kur Saliu i çoi fjalë mikut (babait të Jamarbërit, Luan Malltezi), se ‘ke një djalë të shkëlqyer’, kjo ka kuptim kapital. Kuptimi ishte i qartë: ‘Tani mbaje djalin tënd, unë kam fëmijët e mi’. Siç lëshohej gruaja në zakonet e Mesjetës; vinte një ditë që çohej në derë të prindit.

Që atë ditë, askush në familjen Berisha nuk u mor më me dhëndrin; lufta e ‘mbretit’ për të djegur Parlamentin u ndez vetëm për të mbrojtur lëkurën personale të mbretit.

Data 21 Nëntor, me lidhje thuajse Masone me 21 Tetorin, ra si surprizë në këtë familje. As e prisnin e as e donin lirimin e dhëndrit.

Çfarë ndodhi në 30 ditëshin Masonik?

Ose ka ndodhur njëra, ose tjetra; arsye të tretë nuk ka:

E para, që gjatë kohës në burgjet ‘e Ramës’ tharmi politik i Jamarbërit u sterilizua dhe tani nuk vlen më për fronin e mbretit- kjo është e para. Ai ishte kandidat për kryetar i PD, madje vetë sekretar. E dyta është se gjatë muajit të mungesës, gjërat dhe rolet kanë ndryshuar në familje. Fati, deri në 21 Tetor, i kishte shënuar Jamarbër Malltezit që të luante rolin e Makbethit, ‘të vriste mbretin dhe t’i zinte vendin’. Edhe të shoqen e kishte me vete, siç është shkruar në tragjedinë e Sheksipirit. Me këtë rast evitohej edhe ‘lufta e përgjakshme’ për pushtet mes vëllait e motrës: Asnjëri nuk do ta merrte fronin, por në fron vinte një i tretë.  Në fund të fundit, ‘vrasja e babait’, siç thonë në fjalor politik, po afron. ‘Vdekja politike’ tani është një realitet; Sali Berisha është një mbret gjakatar që urrehet nga shumica dhe nuk ka as më të voglin besim politik. Edhe familjarët e  tij kanë nisur ta përqeshin si të ishte një homeless; sidomos gratë.

Kur Policia trokiste në derë e thërriste ‘duam Sali Berishën’, Liria- e shoqja, u thoshte se ‘nuk ndodhet në shtëpi’. Sipas kodeve ku ka lindur edhe Saliu, burri që nxjerr gruan për të hapur derën e burrave, ka rënë në pozita të ulëta. Gruaja, në këtë rast, përgjigjet: ‘Kjo shtëpi nuk ka burra!’… Edhe e bija e bëri ‘hasha’ të atin mbret. Ajo u tha se ‘Sali Berisha nuk banon në katin e tetë, por në katin e katërt…, atje poshtë!’. Bija, Argita, deri tani ka mundur të ‘lërë atje poshtë’ një mbret dhe dy ‘Makbethë’ meshkuj të familjes. Herën e fundit, ‘bija e mbretit’ kreu akte të forta ‘me kode’ që lexohen si gjurmë pranë majës së mbretërisë: E para, doli bulevardit të Tiranës, e veshur klass sipas saj, me ndryshime kirurgjie në fytyrë, dhe sfidonte. Shumë kush e lexoi këtë akt sikur ‘bija e mbretit’ po sfidonte Drejtësinë, gjykatat, fatin e sa, krejt popullin…. Por nuk lexohet kështu. ‘Bija e mbretit’ po sfidonte vetë mbretin ekzistent dhe Makbethin kandidat, Jamarbër.

Ajo po dëshmonte se ‘e mban fronin edhe pa një burrë’ të lirë në krah. E dyta, Argita pagoi shtrenjtë një ekran televiziv, ku foli si zëvendësuese e ‘Mbretit’, aspak si grua me burrë në burg, as si juriste. Pastaj nxiti komentuesit e medieve sociale që të shkruanin më pasion: ‘Ja! Ja, kjo është kryetare e PD’, domethënë ‘kjo është mbretëresha’. Ndërsa Saliu e ka humbur kordhën me kohë. Tani i duhet të futet në shtëpinë e sekuestruar dhe të presë që gratë të përgjigjen pas çdo trokitjeje: ‘Nuk ka burra, jo, nuk ka burra kjo shtëpi!’.

18 Komente

  1. A
    Alqi

    Je gjigand Frrok.Respekte

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qelepir Sehir

      Trego prralla me mbret o Frrok.

      Përgjigjjuni
      1. Bukurie

        Ehhhhh Frrok eshte Komunist I fuqishem Berisha nuk ka frik nga plumbat dhe jo me nga gjembat , ishte mik I families Hoxha,eshte njeriu me dinak dhe me negativ,ne Kombin tone te shumevuajtur, do te mbetet legjend per brezat per shkaterrimin dhe djegjen e shqiperise vetem per pushtet dhe pasion te madh per pasurimin e families se tije ky or Frrok nuk pyet sepse sic deshi ai I beri linger, lidhjet e tije me gjykatat me policin dhe drejtesin Jane pertej te imagjinushmes ,Sali Berisha ja kalon edhe Hitlerit , gjemat e tije Jane te shkruara me gjak , se to te shkruarat me boje I ka eliminuar me bandat e Tij,ndaj nuk perfundon Kurre aty ka ka vendin se gjykatat Jane me Saliun, te gjithe u pasuruan me bekimin e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cubi

          Frok bjeri shkurt ky vend ka 30 e ca vjet qe ka shkuar ne hale te gomareve. Jeni 4 -5 analista qe thoni te verteten por pjesa tjeter jan ose spiun ose tradhetare. Bojktotojini te gjitha lajme qe kan te bejn me drejtesi e kriminela eshte e pa mundur. Nuk behet me kete brez as qe behet fjal. Ka hyr korrupsioni ne gen eshte e pa mundur te ndryshoi me keta. Brezi nga 35 vjec e lart nuk shikon drit ne fund te tunelit qe te shpresosh per dicka pozitive.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Sa mllef,sa arkaizma ka ky shkrim!?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frrok Varremihesi

              Ore nuk me habit Frroku i shkrete qe merr mundimin te ndaje Enderrat e marrezite me boten e te gjalleve, por habitem nga ata qe vazhdojne e pelqejne andrrallat e tij.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ikir

                Ky do vdese nga marrazi , ky “ pena e arte” e Zerit te Popullit”.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Ne gur te varrit do shkruhet: Ish Ham Ham i ZP, vdiq nga marrazi ndaj doktor Berishes. Mushkrite dhe shpretka nxire nga urrejtja...

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Ka akoma veshgjate ne ate vend te gjore, qe Kancerin,kapsllekun e Shqiperise e therrasin "doktor"!!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Jo, ka njerez qe kerkojne analize dhe jo pasion te nje semuri psiqik si Frroku.

                      Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tani

                    Hej ty tlumt ajo kamare o Frrok Llulla. Gurmaz si yti ntane malcine nuk gjen. Ik kap grun e nonji miku tash.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardani i Ri

                      Bravo z. Çupi! Në çdo shkrim ju tregoni mençuri, dituri dhe patriotizëm.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Landi

                        je gjigand o Frrok Vari karet bythgrisurve te Saliut

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tosi

                          nese berisha do peceptohej si nje mut, ky frrok kellira eshte nje krimb qe ushqehet ne "trupin" e ketij muti. tamam nje askarid i plakur e lekure-vdekur, qe vec ha mut e vjell mut.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mero haleja

                            Plak kurve si ky, vetem Mero do behet pas 10 vitesh

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dhëmbeli

                              Kënaqësi të lexosh Frokun , me ato ngjajshmëri të krahasushme . Je i math Frok Çupi .

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vjosa

                                Frrok Çupi i njeh mirë keta krimba që u fryne e u pasuruan duke pire gjakun e shqiptareve dhe duke Vjedhur pasurite e SHQIPERISE Dhe bëjnë jete sheikesh dhe sfidojne DREJTESIN.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fariu

                                  Je i saktë frrok, por na lë të dyshojmë tek SPAK, sepse kopsitja e ballafaqimit në gjykatë fillon me provat. Mir gjyqëtarja që ka shkarë apo ka pas presion, por prokurori çështjes është ai që e bën gjykatën plrgjegjëse. Ka ndidh dhe ndidh tek ne, kur gjyqëtari ka liruar vrasesin dhe vrasesi qete qete ka bërë vrasjen tjeter, sepse gjyqetarja apo gjyqetari nuk përgjigjen para një komisioni vlersimi me punën që bëjnë, si fabrik ssllami, ku ec edhe pse me sallamin kalojnë dhe kockat.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje