Opozita e Gazment Bardhit ka nevojë për evolucion, jo për revolucion

21 Nëntor 2023, 11:27Blog TEMA
Opozita e Gazment Bardhit ka nevojë për evolucion, jo për

Nga Alba Malltezi

Është e qartë që zëri opozitar më i logjikshëm mes opozitës ektreme të Rithemelimit, mbetet ai i politikanit Gazment Bardhi. Edhe pse ai e ngjyros diskursin politik me terma “alla berishianë” për t’i folur asaj pjese të shqiptarëve që e kanë ende për zemër politikanin më të korruptuar në Ballkan, kundërshtimet dhe pretendimet e tij për transparencë institucionale, qëndrojnë. Një opozitë duhet të shohë, të flasë, të kundërshtojë, të veprojë si balancim i demokracisë në vend.

E megjithatë, të ndjekësh diskursin dhe logjikën e Gazment Bardhit dhe disa të tjerëve si ai, mes tymnajës dhe performancave folklorike familjeshpëtuese, që po na ofrohen përherë e më shpesh nga politika e vjetër shqiptaro-ballkanase, është e vështirë. Më shumë se një “revolucion”, kjo pjesë e opozitës, ka nevojë për evolucion.

Evolucioni ka të bëjë me strategji opozitare që duhet ta çojnë edhe diskursin opozitar drejt kundërshtimit dhe denoncimeve, sigurisht, por edhe në planin konstruktiv dhe pozitiv për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kalimi i buxhetit të shtetit pa diskutim, por mes tymnajave të hedhura nga keta politikanë, është mjerim, kthim pas.

Evolucioni i kësaj pjese të politikës shqiptare ka të bëjë me përthithjen e mendimit të përgjithshëm të shqiptarëve që kanë vendosur të mos durojnë më të tjerë shqiptarë që të bëjnë sipërmarrje shkatërruese ndaj objekteve, institucioneve. 

Eshtë fakt i pamohueshëm, i verifikueshëm përmes shifrave të qarta se shqiptarët nuk e duan më dhunën. Nuk duan më metodat primitive të përplasjes politike. Shqiptarët duan të dëgjojnë, të lexojnë e të zgjedhin më pas ata politikanë që, ndoshta jo perfektë, por që sigurojnë progresin e Shqipërisë.

Atëherë, nëse jemi pjesë e një populli që në kohë të kohëve e kishte kuptuar mirë që “ujku mjegull do”, përse nuk kuptohet nga kjo pjesë e opozitës? A e dinë se kush është ujku dhe kush e kërkon mjegullën dhe sidomos: përse?

Evolucioni i kësaj pjese të opozitës do të ishte pikërisht ky: Revolucioni i vetvetes.

2 Komente

  1. v
    viktor

    Alba , ndonje gje tjeter per te vjedhur ti dhe ai kermilli qe ke per burre?!Prishni shkolla per te bere tv familja juaj Alba...Femijet e asaj shkolle qe prishi kermilli yt ,bejne nja dy km per te shkuar me tutje(ne shi, ere, vape e te ftohte) ...qenushi i Rames (Carlo), qe ka 25 vjete qe leh pro Rama e kish trashegim ate shkollen qe morri 1 euro?! Ti kurve e di qe kur te vije Doktori...do u marr mbrapsht shkolla e muze e do germoje ne pergjimet ku yt shoq flet e perflitet me mafioze te jugut.

    1. C
      Change eshte I pamundur.

      Alba! Ti gazetare je! Dhe shkruan! Nuk e ndryshon GB ne kete moshe! Ai eshte ai we eshte! E gabuar te kerkosh evolution. Ai eshte perfect ashtu sic eshte. Perkundrazi nese kerkon evoluim te tij I bene deme atij por edhe neve njerezve qe quhemi qytetar te thjeshte. Lere ashtu sic eshte hipokrite, mashtrues ordiner dhe ndoshta ... vrases I pashpirte! Lere kete person, kaq si eshte! Nuk ndryshon!

      Lini një Përgjigje