Kur flet Strasburgu, “ministri qimexhel” struket te kulla përballë Kryeministrisë !

19 Nëntor 2023, 18:23Blog Nga Kristo MËRTIRI

 

Kur flet Strasburgu, “ministri qimexhel” struket te kulla

                        -U rrokullisën 12 vite nga vrasja me plumba të shtetit e 4 protestuesve me duart në xhepa. Ua morën jetën grykat e zjarrit që derdhën breshërira në në penxheret(frëngjitë) e bodrumeve të Kryeministrisë. Ua morën jetë të paudhët e pamëshirshëm që lanë 8 fëmijë jetimë. “Vrasje të qëllimshme në emër të pushtetit”?! Vrasje mbi trotuare. Mbyllën sytë përgjithmonë Ziveri, Hekurani, Faiku e Aleksi. Mbylli sytë edhe “Drejtësia” që u kolovit në prehërin e vrasësve të armatosur e të paarmatosur. 12 vite që faji u bë qyrk dhe nuk e veshi njeri ! Prokurorë e gjyqtarë të gjunjëzuar (më saktë: mercenarë të pacipë), firmosën e vulosën papërgjegjshmërisht e poshtërsisht vendime të sakatepsura e përtej profesionalizmit të vërtetë. Se për ndershmëri as që bëhet fjalë. Historia e Jurisprudencës mban shënim. Por edhe opinionit të pezmatuar e të zhgënjyer nuk ia fshin dot memorien, e as lotët dëshpërues e pikëllues. Përshembull, kur shikoj portretin e paqtë të Aleks Nikës ose lotët rrëke të Arta Dades në një veprimtari përkujtimore, drithërohem i tëri. Vetëm kafshët mund të heshtin a të lehin për kocka pushteti. E mban mend ? 4 kolegë të tu i “pagëzuan” fët e fët…pucistë ! Arritën të prishin edhe ca prova në vendin e krimit, që nga fishekët e gjer te serveri i selisë ! Tani që foli qartë e prerë Strasburgu (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut), nuk bëzajnë…Kur shikoj fytyrën pikë e vrer e rrudhashtuar të Mark Nikës(xhaxhai i Aleksit), që reflekton një durim sizifian, qetësi juridike e qytetare të pashoqe, sikur më bëhet një komb në grykë. Edhe ti e ke njohur atë burrë serioz e dinjitoz, që beson ende te Drejtësia ndërkombëtare por edhe te Reforma shqiptare, e konkretisht te SPAK-u. Fjala është që rezilët të mos marrin më krahë…

                        Duke dëgjuar mikun tim devolli, syri më zuri një titull gazette, marrë nga goja e një ish ministri për Marrëveshjen e Ramës me Melonin: “Ka shkelje të të drejtave të njeriut”. Po kujt i dhemb shpirti dhe nuk e zë gjumi për këto të drejta ? As ua merr mendja. Është dora vetë, ish Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për 21 Janarin e zi ! Vërtet Komision qesharak e ulërak, por Kryetarit i fali me katapult një post qeveritar të rëndësishëm: Ministër Drejtësie ! Si u mbars e c’farë polli kjo farsë shërbëtorësh faqezinj ? Disa gjëra dihen. Por jo të gjitha brockullat “juridike” të Eduard Halimit me shokë.(Përse nuk botohen në media të dy raportet: Ai i Prokurorisë dhe ai që mban etiketën “Halimi” ?! Në cilën kasafortë i mbajnë dhe kujt i shërbejnë ? Transparencës jo e jo…). Të abuzosh me gjakun dhe jetën e 4 të vrarëve e dhjetra të plagosurve, nuk është njëlloj sikur të blesh a marrësh me qera zyra luksoze te Kullat përballë Kryeministrisë. Disa hapa afër vendit të masakrës dimërore politike. E tha bukur kolegu ynë analist: 21 Janari nuk është vrasje me ligj ! Përkundrazi. “Është vrasje kundër gjithë ligjeve dhe mbrojtje nga ndëshkimi duke shkelur të gjitha ligjet”. Mjaft pyetje mbetën varur, pa përgjigje sot e gjithë ditën.

                        Së pari, ky Kryetari e “ministri qimexhel” e “superekspert” a do të thirret ndonjëherë për t’i marrë minimalisht dëshmi ? Sepse është pehlivan dhe usta nga më kryesorët që mbushi dosjen e Komisionit Parlamentar për atë ngjarje kriminale. C’nuk gatuan e c’nuk mashtruan, por gjurmët mbeten e s’shuhen dot ! Pa llogaritur këtu akuzat dhe etiketimet e cartallosura ndaj Presidentit të Republikës, Prokurores së Përgjithëshmë, ish Kryetarit të Opozitës, Gazetarëve etj.

                        Së dyti, ky ish ministër milioner që prononcohet publikisht sa herë i cënohen mentorët e tij të vjetër e të rinj politikë, a do e hapë gojën ndonjë ditë për Gjykatën e Strasburgut ? Është jo pak, por gati 50 faqe material nga 7 gjyqtarë europianë ! Gjykatë që e tha shkoqur kërkesën ndaj Shqipërisë: “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkuesve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. Cili është mendimi i tij ? Gojëkycja flet shumë përballë “kapjes së shtetit” për gryke ! Aq më tepër kur janë dy vrasje të pahetuara ende. Gjaku i Aleks Nikës nuk kërkon mëshirë. Kërkon drejtësi ndaj të pandëshkuarve.

                        Së treti, po ish gjyqtarët pasanikë të Gjykatës së Lartë, a do të thirren pakëz në SPAK ? Sepse, vec të tjerave, refuzuan apelin e Prokurorisë për cështjen. Kush u shit e kush u ble ? Kush fitoi nga gjaku i protestuesve të pafajshëm ? Fjala vjen, në vendimin e Strasburgut theksohet se “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse” etj.shkelje të Konventës përkatëse.

                        Së fundi, po Urdhëri për Zjarr, përse nuk është hetuar ende ? Apo do presim edhe 12 vite të tjera ! Pikëpyetjet nuk shterojnë. 8 jetimët dhe familjet e tyre presin përgjigje, jo marifete me cadra, shule pistoletash e ligje. Se mosndëshkueshmëria hap plagë të reja nga kjo vrasje politike te këmbët e selisë së Qeverisë.

                        Për këto e të tjera, mund të na sqarojë mirë “supereksperti”, ish Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar dhe ministër Drejtësie “qimexhel”. Thirrja e tij në SPAK është domosdoshmëri, aspak fakultative. Si i dashuruar e i përgjëruar pas Transparencës, kam besim se do ndihmojë shumë. Nuk e di, a e takoi vajzën e Ziverit që sot ka diplomën e Juridikut apo fëmijët e Aleksit që sapo kishin dalë në jetë ? Thonë se është tepër i ndieshëm ndaj hallexhinjve, megjithse merret me “bizneset ndërkombëtare”. Madje sapo u ul në kolltukun e ministrit, shkarkoi dy punonjës me përvojë dhe i zëvendësoi duke emëruar dy sanitare të shtëpisë së tij jo dosido (?!). Pa përmendur vajtjen tek të burgosurit dhe foton virale me lugën e supës në gojë etj. bëma e karagjosllëqe qesharake. Gjer më sot, karakterin e tij të fëlliqur e ka përshkruar saktë ish Presidenti Topi në librin e vet… Se këta prototipa janë shërbëtorë të shumë zotërinjve me poste të larta në shtet, në parti e në pushtet. Nëse Lul Basha vazhdon të marrë mendjen e tij për probleme të ndryshme, me siguri do të ecë përpara. Më duket se dikur ka punuar edhe hetues e mund ta shpejtojë zbardhjen e 2 vrasjeve të pahetuara plotësisht. Pra, është me një thes përvojë(jo para). Dhe mund të pyesë edhe Doktorin që “nuk është pyetur asnjëherë për 21 Janarin”! 21 Janari që i theu brinjët Shtetit të së Drejtës. Ndërsa Opozitës i dha pushtet të merituar…

                        Sic pohon një jurist i mocëm aspak partiak, paanësia dhe ndershmëria në Drejtësi nuk janë përralla. Ruajuni nga gjysmë të vërtetat, sepse gjithë botën nuk e mashtron dot. As me miliona e as me kolltuk. E, vjen një ditë që, me kohë dhe budallai e thotë të vërtetën. Qoftë në kullat “binjake” të Tiranës, qoftë në ugaret minjmbajtëse të Maliqit të Korcës ! Nuk theksonte kot H. Ibsen, e Vërteta dhe Liria janë direkët e një shteti…

30 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Eh mer Kristo te dhjefsha mu ne carcaf....po a ka Dhimokratia ne nje bourdhelo islamikesh te halimeve e salimeve!? Jok! Ketu eshte turkey e keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj pune njethundrakesh turkoshqipfoles.... allah uakbar.

    1. H
      Hale islamike ne Europe

      Kristo,mire e ke shkruar,por te vertetes se madhe nuk i ke shkuar deri me fund:Qe ky vend u ripushtua dhe u shkaterrua nga katundaret islamik shpellare dhe sherbetoret e tyre katundaret islamike te llojit halimi,salianji etj.

    2. K
      Katnari

      Ti ben shpesh hartime si të klasës 4 Po kësaj radhe ke të drejtë nga te 4 keta që u vranë vetëm njerëzit e Aleks Nikes nuk morën para prandaj kanë gjithe të drejtën e botës tju hapet gjyqi ata të tre të tjerat jo se të afërmit atyre morën paratë. @ SUNITET TI shaj sa të duash se mund të jesh grekofon por shqipëria nën perandorinë ishte e madhe , Mbas rënies së perandorisë çakejt e europes e copetuan Shqipërinë dhe ne sot kufizohemi me tokat tona në të 4 anët greqi ,maqedoni ,serbi mal izi Mos jua pafshin hajrin kurrë atyre tokave. Si ata që i kane edhe ata që jua dhanë.Tani po diskutojmë edhe detin .

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        "...tre te tjeret(sunite) te afermit e tire moren parate(u shiten shpirtet e tire nga familjet)...!!! Ki eshte mega ndrishimi mes di boteve asaj kristiane (Alex) dhe erresires arabe (sunitet shiten shpirtrat dhe endrrat e tire).....per sunitet,shiitet nuk ka asgje vlere perpara pareve

      2. L
        Luarasi

        Një analizë perfekt. Kur lexova togfjalëshin"qimexhel"mëndja më vajti tek Lul Basha, që besoj do të jetë personazhi kyç në këtë proçes(si i pandehur i penduar apo bp drejtësisë). Shpresoj, që shkrime të këtij niveli, në vazhdimësi, të sensibilizojë opinionin publik dhe natyrshëm edhe institucionet ligjzbatuese

        1. v
          vorraxhiu

          Ke te drejte qe te duket sikur do flitej per Lulin se ne fakt Lul Basha ia rekomandoi xhelin qe ai nuk e heq me.Ky Halimi edhe rrugicat ne vareza prishi e privatizoi per familjaret se bashku me Memin!

          1. L
            Luara

            Qenke koqe fare ti Luarasi sa turperon emrin e nderuar te vendit per nje Kristo dallaveraxhiu.

          2. L
            Lame Duka

            Te lumte, Kristo. S i gjithnje i qarte, i drejte, i ndershem. Kjo lloj gazetarie qe beni ju , dhe per fat edhe disa te tjere, por te paket, jep shprese qe me se fundi e me vonese e verteta do te dale ne drite te diellit. 21 eshte nje krim shtetror, nje thes plot shkelje e shtremberime, zbulimi i te cilave duhet te trondite themelet e drejtesise sone te re e te brishte, per ti bera ata me te forte perballe cdo pengese.

            1. T
              Taip Lulo

              Qenke fare karri o Lame Duka Mertiri

            2. "
              "BOHOTINA"

              Me cudit nje gje ne keto ngjarjet makaber te Shqiperise. Bejne komisione hetimore. Dalin dy raporte. Po e verteta eshte vetem nje. Kurre dy. kristua ka te drejte qe revoltohet me palacon Halimi...

              1. N
                Nje pyetje kisha

                Po ai qe shtiu me arme, ish gardisti, mos eshte gje kryetar i bashkise Burrel per PSne?

                1. K
                  Kështu o posi!

                  O kar,që kenë pyetje! Edhe po qe se është kryetar bashkiendonjëri që ka shtënë,ça do të thuash o kar qeni,që ky muhabet duhet mbyllur? Pse problem përfitimi politik PD-PS është ky krim? Po pse ha mut kot o copë muti e Sali kriminelit.

                  1. E
                    E morra pergjigjen

                    Ti as dy koqe tru sa te pules nuk ke o kar! Sipas teje po vrave partia te gradon jo me spaleta por me post hajdutesh! Ik mer tru shperlare shko boj noj tender dhe mos e llap kodra pas bregu o sherbetor i Ram kriminelit

                  2. B
                    Bureto

                    Ik mor hajvan, mos na trazo gjumin në këtë orë. Bēn dhe ironi palè?! Nga e di ti se ai ish gardisti, sot kryetar bashkie, shtiu me armë? Nëse e di dhe ke prova jepi dhe ti një dorë prokurorisë, që të bëhet drejtësia, se për këtë flitet dhe ka nevojë sot më shumë se kurrë.

                  3. V
                    Valteri

                    Ke goditur ne shenje derman. Ishministri drejtesise si shkon ne mendje te prononcohet per 21 janarin. Ai qe krysusi i komisjonit te hetimit ne kuvend. Asgje nuk shprehu ne raport.le te botoni ate raport dhe do shokoni cudira ku ne ate raport u vrane dhe njehere te katre te vraret. Halimi pas ksaj u be minister i kapso drejtesise. Ty Kristo hallall pena per shkrimin e sotem.

                    1. V
                      Vangjush

                      Na rrofsh karin o Valter Mertir leshi.

                    2. X
                      Xhemaliu

                      Shum i saktë, e vërteta një ditë do dalë. Këta plera rrojnë me dhjamin e atyreve viteteve, ku pangopësia i çoj deri aty ku të vrisnin njerëz. Po sa gjyqëtarë kanë rivrarë ato që janë vrarë, plot, sa ka akoma nëpër gjykatat tona. Dje kishte një artikull se di një kryetar i gjykates lartë dhe një ish ambasador, lëvizte me urban, te qeshesh te dhitesh në të. Ai vete kishte paguar dikë, për ta bërë publike sa i thjeshtë është zagarnjori. Një njeri dyet në gjykime i zeqine sallakut e gjin gjonajve, ku ky zagarnjori si kryetar/gjykatës lartë, i vinte vulën pazareve të zeqines, duke i rivrarë ata që ishin vrarë. Vetingu këta njerëz ju dha pushtetin tjetër, atë të avokatit, se të gjithë këta që dolën apo u larguan nga drejtësia, sot i ke avoqenër, ku babzia nuk ka mbaruar, ku rrojnë me fatkeqësitë e tjetrit. Kjo është drejtësia, të vret dhe rivret.

                      1. H
                        Hasanbelliu

                        Qenke budal o Xhemali efendiu me gjithe kete Kristo mutin

                      2. N
                        Nardi

                        Bravo Kristo. Si gjithmon pena jote eshte objektive .

                        1. T
                          Tyryry

                          Na kofsh topat o Nardi Mertiri dhd Kristo bythqiri

                        2. L
                          Lugu gjat

                          Bastardi i Tropojës i njihte mirë aftësinë negative dhe injorancën të tipit (qimexhel) apo xhemal Gjinushi. Zoti i plagostë aty ku i dhemb më shumë . Zdoli një burë nga 4 familjet tja shkruante e mrat e qelbura në mermer

                          1. L
                            Lasgushi

                            Ky Kingu,HALIMI.Është një nga miqtë më të ngushtë të Argita Berishës Krahas Viktor Gumit Alibeajt e sidomos Bylykbashit kanë qënë kryesorët që zbatuan idenë dhe planin e Argitës,për pushtimin e drejtësisë shqiptare nga familja Berisha. Në të gjitha fazat,si në projektimin dhe miratiminne ligjeve,që i kanë shërbyer kësaj familje e kaste,kontrolli dhe zbatimi i tyre në këtë favor.Vjelja e fitimeve miliardere.Vrasja e dhjetra viktimave. Më skandalozet janë disa ligje që çuan në sagën e Gërdecit dhe hapur ajo klubit Partizani.Analizoni rolin e Halimit,Bylykbashit,Gumit,fhe Alibeajt,në këto dy çështje dhe do të bindeni që kemi të bëjmë me një grup të organizuat krimininal që vepron prej kohësh në Drejtësi Ekonomi dhe Politikën shqiptare.Besoj se kaq do jetë në gjëndje të llogjikojë SPAKu.dhe tu a kenë spjeguar në USA.pa lëtë ndërhyrje,zor se.do letë ndonjëherë,drejtësi dhe shtet.

                            1. P
                              Patrioti

                              Bravo kristo! Si gjithmone fute penen ne bythe !!!

                              1. L
                                Luftetari

                                Meso ndonje fjali tjeter o Legen se Kristo vjemjen e genjen.

                              2. ¿?

                                Kristo Mertiri, nje rezidual i pandreqshem i ish-shtypit te PPSHse.

                                1. I
                                  Ish student

                                  Minister palaço te tregoje ku e varrosi studenten e juridikut qe e kish marre me vehte lart ne Dajt dhe vdiq, nuk dihet pse, infsrkt, e vrNe, u vetvra apo? Por ky maskara u zhduk nga skena. Ye tregoje çfar i ndodhi studentes te ciles Halimi i kish premtuar ta merrte ne Kabinet. Te pyeten shefbimet e hoteleve ne plazhin e Durresit ne afersi te Bllokut ne se ka qene i regjistruar Halimi ose jo. Te pyetet ky maskara se si i siguroi vize qe te çonte ne A gli personin me Foristrade Ford i cili e çonte Halimin me studenten neper hotele dhe ne fund e ndihmoi kete maskara ta varrosnin studenten ne Malin e Dajtit. Kjo eshte e rendesishme te sqaroje SPAK. ky maskara ka n jerre me qindra kriminele nga burgu kundrejt miliona eurove, si vrases, trafikante droge, trafikante te prostitutave dhe prandaj rri si menjane dhe eshte zhdukur kaq kohe.

                                  1. A
                                    Aron

                                    'Qimexhelja' Lul palluqja duhet te jete kryesori mbas Sali rrumpalles, sepse ai ne cdo krim dhe vjedhje qe ka ndodhur, ka qene nje me Salen, ndaj nuk duhet te kaloj kete vetem se "deboi" Salen, se ia kerkuan Amerikanet per te shpetuar bythen e tij. Populli ketij pisi vetem qurret duhet t'i hedh, se eshte i neveritshem.

                                    1. U
                                      Ushtaraku

                                      Kjo nuk eshte pune partie por pune SHTETI. Gjykata nuk vendosi kunder PD por kunder shtetit. Ne krye te shtetit kemi nje kryeminister sharlatan qe fshihet pas drejtesise se re dhe nje president dordolec. Nuk bere shtet o Rama ik se u plake. 21 Janari eshte krimi me i rende shtetror ne 110 vjet shtet.

                                      1. M
                                        Manueli

                                        Sot po negocioet me vrases, ku vetingu u mjaftua vetëm me largimin e tyre, por pas tre katër vjetësh, këta do jenë përsëri në qeveri dhe në drejtesi. U tha më lart për zagarnjorin, për slibeajn , për halimin e tjere që kanë përlyer në rrëmbime, shantazhe e vrasje. Ku është dhe si u zhduk studentja që shkonte ky qelbësirë, ky lshtë pakt që bëri gjoja të largohet nga politika, për të lënë të qete, të tjere të vrasin e të zhvasin. Problemet me vrasësit duhet të na i zgjidhë strazburgu, dhe gjyqëtarët tanë edhe pse i ndihmuan vrasësit, sot janë me petkun e avokatit. Plerat janë vërdallë, presin të organizohen të rivrasin përsëri.

                                        1. C
                                          Cubi

                                          Un do e nis tek ajo shprehja e fundit. Do presim edhe 12 vjet te tjera. Sic duken bathet ketij vendi te mallkuar si ben derman jo spaku por as dreqi. Ai koka e krimit vazhdon e tall bythen si ti doj qejfi,kete do ta shohim edhe sot konkrrtisht. E ju dhe ne vazhdojm e themi drejtesi e re drejtesi e vjeter. Perfundimi nje verr ne uje.

                                          Lini një Përgjigje