Nga Skënder Minxhozi
Natën e 21 janarit 2011, teksa prokuroria vinte rrotull Kryeministrisë me ndrojtje për të marrë provat e para materiale të krimit shtetëror që sapo kishte ndodhur në bulevard, vetë shteti po fillonte të kujdesej për të humbur gjurmët dhe kthyer rrotën e historisë. Serverat u pastruan, fletë-ndalimet e prokurores Ina Rama për gardistët u kthyen mbrapsht ndërkohë që Berisha, Basha dhe juristët-skuthë të partisë (sa shumë të tillë ka në atë godinë) përgatiteshin të fabrikonin “kujen” sa komike, aq edhe kriminale të grushtit të shtetit. Në 72 orët që do pasonin, togëfjalëshat “zinxhir komandues”, “puçist opozitar”, terrorist i kuq, perimetër godine, çadër pistoletë, thika me helm etj, do të dëgjoheshin deri në mërzi nga propoganda zyrtare.
Asgjë nga këto nuk është e panjohur sot. Por asgjë nga këto s’i ka shpëtuar pas 12 vjetësh syrit të ftohtë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës. Dhe verdikti është sa i akullt aq edhe tragjik: shteti vrau duke tejkaluar kompetencat, qeveria prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve. Asgjë nuk mbetet praktikisht në këmbë nga sentencat anemike që drejtësia shqiptare ka prodhuar deri më sot për 21 janarin, pas këtij vendimi të Strasburgut.
De facto para nesh shfaqet një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse,” thotë përmbledhja e vendimit të shpërndarë për mediat. Një frazë asgjesuese për gjithkënd ndër ata që sot ankohen se nuk i lenë të hyjnë në sallën e mbledhjeve në Kuvend, e të cilët asokohe i janë futur me zell mbulimit të një krimi. Deputetë, ministra, partiakë, shumica prej tyre juristë e shtetarë me CV të gjatë. Të gjithë të vënë nën urdhër nga Berisha për të mbuluar me hi gjurmët e gishtave mbi krimin makabër të 21 janarit.
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut na thotë hapur dhe qartë se procesi i 21 janarit është ende i pahetuar dhe gjykuar. “Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës,” thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dhe gjyqtarët e Strasburgut e dinë përsenë e moszbardhjes së përgjëgjësive, kur deklarojnë se “së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia. Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin”.
Një ngjarje e konsumuar në sytë e opinionit publik shqiptar, e mbuluar duke prishur provat dhe duke kërcënuar prokurorinë e gjykatat – ja çfarë del nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me 21 janarin. Një arsye mëse e mjaftueshme për t’i rikthyer borxhin historik viktimave dhe familjeve të tyre, duke rihapur 21 janarin.
Sot Shqipëria është përfshirë në një retorikë kombëtare që kërkon luftën ndaj korrupsionit e keqqeverisjes. Jetojmë në epokën e SPAK-ut siç thuhet. Gjithçka e nevojshme, edhe pse e vonuar. Por edhe hetimi e dënimi i krimeve penale ka një radhë: vrasjet në fillim, vjedhjet menjëherë pas tyre. Të gjithë duhen dënuar, por është e padurueshme që protagonistët e 21 janarit sot kërkojnë komisione hetimore, ndërkohë që 12 vjet më parë ngritën një të tillë për vete, për të mbuluar një vrasje kolektive në mes të Tiranës. Strasburgu na vjen në ndihmë ta shërojmë këtë lloj cinizmi, duke gjetur vendin e secilit në obeliskun kombëtar të fajeve e përgjegjësive. Rihapni 21 janarin!
Te hapet 21 janari deri ne fundin e kohes .
Do Zoti dhe verifikohet thënia "Drejtesia mënon por nuk harron!". Më mirē vonē se kurrë!
OK,S.MINXHOZI: -Urdhrin për vrasje e ka dhën Sb 100 %.Ai personazh antiShqipëtar nuk dëgjon As KRISHTIN E AS MUHAMETIN. -Edhe në kohë LUFTE Ushtari,Gardisti kur është i inkuadruar në SKUSDËR,TOGË,KOMPANI..nuk QËLLON PA URDHËRIN E EPRORIT..Për shumë arsye..!
Gjykata e Strasburgut e blerë dhe e kapur nga Soros
... dhe nga Edi Rama (natyrisht ose natyralisht, per ta theksuar me shume).
Hajde injorant i I Sali Berishes, fajet per ty dhe Sali Gerdecin e ka Soros ,
Arrestohet dhe denohet ish ministri brendeshem S.Tahiri per nje telefonat qe me vone doli ( bidon ) boshe dhe Basha kerkone te qendroje ne politike haaaa kjo eshte vertete çmenduri , pa gjykuar kriminelin non grata komunistin Berrisha qe eshte vrases i deklaruar
21 Janari ka nje dhe vetem nje autor e ai eshte Sali Berisha kush nuk e beson eshte nga ata qe ai maskara e ka mbajtir afer e ka ushqyer dhe mbushur xhepat plot me lek per kushedi sa kohe . Salu po edhe Luli qe sot na kerkon veting per politikanet jane pergjegjesit kryesore dhe ndimes i tyre po dihet ai qe i quante protestuesit kok pa lare Likja . Te tre keta bisha merri plasi brenda e te shkosh si do e pranojne autoresine e atij krimi makaber . Saliu qe bertet per zbatim te kushtetutes i vrau ne mes te dites pa ju dredhur dora fare bile pishman qe nuk vrau edhe liderin e opozites Edi Ramen e sot na ben viktimen .
Mire e ke thon bre ti Minxhoz, por puna asht, qe Legen-K@ri yne, Karaduzi i Karaduzve, Shpellari i Vucidollit e beri per te mbrojtur kushtetuten dhe institucionet qeveritare, prandaj c'do gje eshte legjitime... Kur Lgen-Kari djeg, vret e vjedh c'do gja asht ba per te miren e popullit, per interesat e atdheut, kurse Rilindasit me Ed Ramen, cfar kan ba...!? A s'na thu...!? Sa-Haleja mbaroj rrugen e Kombit, pavarsisht kostos qe kaloj preventivet (prej 400 miljon eurosh perfundoj ne 1.2 miliard euro por te pakten e mbaroj, thojn nja 400 milion euro s'dihet se ne xhep te kujt perfunduan, por ani punt u mabruen), filloj rrugen Elbasan - Tirane dhe inaguroj tunelin duke len gjysmen e rruges se pamabaruar, Sa-Haleja me zagaret besnik dhe Lulushken ne krye mbron institucionet pa kursye edhe jeten e 4 "terroristve" te pafajshem dhe jo si Rama qe i len dru-me-preret te digjnin Kryeministrin. Me e thon shkur e troc. Karaxuxi Sa-Hale Breshk@ri ka gjithemon te drejte, kurse Rama eshte gjithemon i poshter, kriminel e hajdut. Kjo eshte filozofia e Dru=Me-Prerve! Rroft Shpellari i Vucidollit dhe zagaret e zgjebosur qe i ven nga pas!
Sali Berisha serbi me banim ne tiran ka pranuar me gojen e vet se gallanti i vrau shteti ,dhe Kush ishte shteti, ai vet .dhe spaku capo bon kur ato fjale i ka degniate cedo Shqiptar .
E hap Strazburgu, por egziston mafja e SPAKUt që i bën bën drejtësisë, atë që Sali Berisha i bëri demokracisë
Sa me shume te shkundesh thesin aq me shume pluhur nxjerr.Keshtu e ka fshatari Sali historie e tij aventuriere me vrasje hajdutlleqe mashtrime intriga.Saliu ishte nje komunist i devotshem qe do ta kishte zili edhe Kimi i Korese se veriut dhe ashtu do te vdese. Keq e kane femijet dhe pjella e tij qe u mesuan te vjedhin dhe ti shtojne paret pa pune. Ne Gerdec Zeni ka fabrike sot trashegim nga Sheqerja.
Penë e fortë. Njeri me personalitet. Fatkeqësisht, kemi pak analistë të tillë.
Nuk pjerdh njeri për këto gjëra o Minxhozi! 21 Janarin e mbylli vetë Rama,prandaj ik ha nonjë tavë me na nji cep....
Pervec se tregon qe ngjarja nuk eshte gjykuar, Strasburgu hedh poshte idene e Berishes, se ka te drejte te vras njeriun per te mbrojtur disa mure. Strasburgu sqaron konceptin baze te te drejtave te njeriut, prevalencen e jetes mbi urdherat. Kjo u hap syte dhe gjykatsve shqiptare qe merren me sokrgimin e argumentave te Berishes dhe jo me permbajtjen e ligjit. Eh, sa mbrapa jemi.