Për të kuptuar hallin e sotëm të Sali Berishës, mjafton të shohësh marrëdhënien e tij 32-vjeçare me sistemin e drejtësisë. Për të njohur një lider se sa demokrat është, mjafton të analizosh këtë raport. Sigurisht ka edhe tregues të tjerë, siç janë sjellja e tij me mediat, me shoqërinë civile, me opozitën, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira etj.
Drejtësia është çelësi për të kuptuar të tërën, është thelbi për të analizuar detajet, është pushteti më vete dhe mbi palët, që rrezikon çdo individ dhe çdo politikan të korruptuar, nëse do të funksionojë siç duhet.
Për të sqaruar me saktë situatën, gjendjen, momentin, shkaqet dhe arsyet e shpalljes së Sali Berishës “Non grata”, gjithçka ka bërë dhe vepruar pas këtij momenti, mjafton të merret në analizë vetëm ky raport me drejtësinë dhe faktet flasin më shumë se fjalët, qetësia më shumë se sa zhurma, arsyeja më shumë se sa emocioni.
Përplasja e tij e parë me Zef Brozin, si kryetar i Gjykatës së Kasacionit (sot Gj. E Lartë) është zanafilla e historisë së gjatë të përplasjeve, sulmeve, deri te shpallja “Non grata” si shantazhues i sistemit të drejtësisë.
Shqipëria vinte nga një traditë e mangët juridike dhe nga një sistem diktatorial, ndaj Presidenti Berisha nuk mund të imagjinonte dhe të kuptonte një drejtësi jashtë ndikimit dhe presionit të tij.
Pavarësisht ndërhyrjeve të amerikanëve, edhe atëherë, njëjtë si sot, u shndërrua në sovranist.
Pas këtij momenti, historia dihet: erdhën zgjedhjet e ’96-tës, më pas rënia e shtetit në ’97-tën.
Asnjë lider në historinë 111-vjeçare të shtetformimit nuk ka sulmuar me aq forcë, aq në mënyrë rrugaçërore dhe të pandershme një Prokurore të Përgjithshme.
E ka bërë Sali Berisha me Ina Ramën, duke kulmuar te epiteti i tij ‘lavire bulevardi’.
Pavarësisht emrit dhe personit, aq më shumë një femre, që nuk i përmbahet asnjë kodit, zakoni, morali, të drejtë kanunore, sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, në thelb, është sulm ndaj vetë Republikës.
Jo vetëm e ka sulmuar, por e ka përsëritur vazhdimisht një gjë të tillë, duke u krenuar publikisht që ka ndalur ekzekutimin e urdhrave të arrestit të lëshuar prej saj.
A nuk mjafton kaq?!
Apo shantazhi i hapur ndaj Gjykatës së Lartë kur i shkoi për vizitë në shtëpi një natë para shpalljes së vendimit ndaj Ilir Metës, a nuk do të mjaftonte për ta dizenjuar si rrezik potencial ndaj sistemit të pavarur të drejtësisë?
Kur tre magjistratë të Gjykatës së Apelit në Tiranë morën vendim për Vulën e PD-së, Sali Berisha, në dallim nga ç’kishte bërë me gjyqtarin e “Plepave’’, Zhukri, nxitoi t’i sulmonte ata si ‘ekzekuteues të një procesi të pashembullt kundër pluralizmit, të cilët lexuan një vendim të përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës’.
E lexuar në këtë mënyrë, kjo duket deklarata më ‘miqësore’ e Berishës ndaj një trupe magjistratësh, por paradoksi është logjika pa logjikë juridike që pranon si vendim të drejtë, të rregullt dhe të vetëm të ekzekutueshëm, të një gjyqtari të Shkallës së Parë, ndërkohë që anatemon një trupë prej tre magjistratësh të Gjykatës së Apelit.
Por ky sulm duket një ‘pekule’ e vërtetë, nëse do të shohim deklaratat e vazhdueshme ndaj dy prokurorëve të çështjes ‘Partizani’, A. Kraja dhe E. Minollai, të cilët vazhdimisht janë akuzuar dhe linçuar publikisht prej tij, i pari si ish-prokuror i Enver Hoxhës, lolo i Edi Ramës, dhe ndaj së dytës, madje, ka shkuar deri në aludime për raporte martesore të jashtëligjshme.
Nëse për çdokënd tjetër një gjë e tillë, do të përbënte një turp publik dhe do të vetëpërmbahej disi, edhe nëse do ishte e vërtetë, kjo gjuhë nuk përbën kurrfarë ‘problemi’ për Berishën.
Për të mos folur për akuzat e tij ndaj SPAK-ut si ‘grup i strukturuar kriminal’ etj.
Asnjë politikanë në 33 vite nuk ka guxuar të sulmojë kaq egërsisht ata që po e hetojnë familjarisht për korrupsion aktiv dhe pasiv.
E ka bërë dhe po vijon ta bëjë, faqe gjithë botës, Sali Berisha, ndonëse gjithçka që do duhej të thoshte gjatë kësaj periudhe, do t’i përdorej kundër tij në gjykatë.
Për të ardhur tek gjyqtarja e GJKK-së, I. Gjoka, e cila ka procesin e aferës “Partizani” në dorë.
Berisha nuk është mjaftuar vetëm me prokurorët që po e hetojnë, por ka sulmuar po me të njëjtën egërsi, edhe gjykatësen, e cila presupozohet të jetë aty për të mbajtur drejtësi midis akuzave të SPAK-ut dhe mbrojtjes së të akuzuarve.
Sali Berisha është politikan me bilanc negativ në raport me sistemin e drejtësisë. Vetëm sulmet e tij ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve do të mjaftonin si çështje penale ndaj tij në gjykatë dhe për të kuptuar sjelljen e tij prej vetëfajtori.
Asnjë politkan tjetër, i djathtë apo i majtë, i djeshëm apo i sotëm, nuk e ka sulmuar kaq egërsisht, kaq paturpësisht dhe me kaq ‘guxim’ sistemin e drejtësisë.
Kjo është një kambanë alarmi, jo për ta ndjekur nga prapa, është tregues i vetëfajësisë, jo për t’iu bërë gardh dhe për ta mbrojtur, është turp shoqëror dhe politik që kur ta shkruajë historinë, do ta përmendi dhe do ta rendisë në listën e politikanëve autoritarë dhe problematik në raportet e tyre me shtetin e së drejtës.
Çfarë halli ka ky njeri që ka një jetë të tërë politke që vetëm sulmon prokurorët dhe gjyqtarët?!
Ky fshatar shtazarak me instikte primordiale ante Hobbeziane, ushqen bindjen infantile se eshte Luigji XIV.Quhet deformin i personalitetit , autoalimentato nga egoçentrizëmi delirant. Perse vetëm popullit shqiptar i takojne semundje te tilla ?
"Përse vetëm popullit shqiptar i takojnë sëmundje të tilla?!". Sepse në ADN e tij, krahas i të qenit i pa emancipuar, historikisht tek ai mbizotëron ndjesia e të qenit RAJA. Ky gjithsesi nuk shfaqet vetëm në kuptimin e tij banal e të përditshëm, si psh raporti i shërbëtorit fukara, nevojtar dhe injorant me zotninë e tij të kamur dhe fodull. Se ja psh, a nuk është një raja i biri i botës, mender me thënë 'deputeti' Noka dhe të ngjajshmit e tij, të marrë këta si shembull jo thellë nga historia, po së paku qysh nga mëvetësia jonë si shtet, 111 vjet më parë? Po t'i shtojmë kësaj edhe mangësinë e tij për bashkëjetesë komunitare përballë një individualizmi malinj, kuadri bëhet i plotë. Ata që përpiqen t'i shmabgen sado pak këtij mjedisi, dalin të 'tepërt', janë të destinuar të mbeten përditë e më shumë pakicë, për rrjedhojë edhe të pa fuqishëm për të ndryshuar diçka. Ndaj dhe "Selanik e tatëpjetë si ka qenë do të jetë!"-Fatkeqësisht!
Lapardhaja. Bashke me Bejkon, Karabinen dhe 2-3 juriste me te vertete te afte, Jeni te vetmit qe me te vertete keni marre nje pozicion shume te qarte dhe transparent e qe kjo vlen shume qe njerezit e zhgenjyer nga grupi berishist, qe jane te shumte, me ne fund te kene shprese per nje lindje reale te nje te djathte te ndershme e patriote. Si subjekt politik duhet te jeni me aktive, te gjithe, te shpalosni idete, te forconi unitetin e ndershem e jo te semure pasi do ju infiltrojne elemente me dy faqe per t'ju perçare si puna e Bardhit, Salianjit, Tabakut etj. Lulzim Basha duhet te mos rrije nen pemen e fikut e te prese kur te piqen kokrrat. Jo. Duhet te dale te demaskoje rrugen e gabuar te Foltores dhe te shpalosi ide te qarta. Ka ngele me nje flamur te vockel ne dore qe e tund duke imituar Berishen dhe i duket vehtja shpetimtar. Bashes duhet t'ja prisnji gjuhen dhe vesin e keq te thashethemeve, te intrigave e sulmeve pa baza veti qe i ka personale por edhe te trasheguara nga shkolla berishiste. Nuk duhet te rrini pa gjume e te sajoni metoda jo efektive se si do merrni pushtetin. Duke share, shpifur e trilluar si deri me sot Basha do ju çoje drejt askundit. Ju te gjith, te bashkuar duhet te fitoni zemrat e njerezve, duhet te terhiqni koleget qe gabimisht i zhkojne pas Foltores, te mbeshteteni tek intelektuale me integritet e reputacion te se djathtes, me qellim qe te ngjallni shprese. Edhe njehere e ritheksoj, beni kujdes dhe shmanguni intrigave e shpifjeve ndaj kundershtarit politik. Kundershtari kritikohet, i kerkohet llogari, çohet ne Prokurori dhe kembengulet qe e verteta ti behet e njohur publikut e te ndeshkohen shkajtaret. Perseri, mos imitoni Berishen, Bashen,Noken e kallankusuret. Dilni ne takime, tregoni qytetari, mos u çirrni me kercenime kush jam une e kush je ti, pregatituni mire, me fakte te pakundershtueshme dhe mos beni tuajen sjelljen teatrale te Bashes, kopje te Berishes duke treguar me gisht, duke kercenuar etj. etj. Nje fjale e urte thot: "trimi i mire kurre nuk ngutet, prej urtijet e jo prej tutet (frikes). Keni shembuj plot. Zonja Karabina eshte nje etalon se si fjala e forte e tone te qeta thyen shkembin . Kemi Daut Gumenin qe kurre nuk çirret, ke kenaqesi ta degjosh, flet me qetesi por i peshon fjala shume. Me kete nuk kuptoj ne asnje menyre zbutje te qe drimit ndaj kundershtarit. Mos u merrni me grate e kundershtarit sepse eshte e pahijeshme dhe kjo ju largon nga njerezit. Basha te ndryshoje sjelljen ndaj kolegeve. Te konsideroje vehten te barabarte ne mes te barabarteve. Te mos mendoj se po ju ben nder ju qe i jeni bashkuar PD-se, perkundrazi ai te jete i nderuar qe eshte ne mesin tuaj, pasi asnje nga ju nuk keni mbi supe disa ngarkesa qe Basha ka si ish i llastuar i Berishes. Suksese.
Z. Namir ! Ke kapur kete aspekt te ketij perbinshi dhe e ke shteruar deri ne fund. Ç' te te them tjeter. Bukur mire. Çdo aspekt te analizosh ate nuk ka ku e kap qeni... Vazhdon punen kunder vendit e pro te huajve qe u eshte betuar ky spiun i ndyre... Ky nuk njeh as ndarje pushtetesh, asgje ...
Ndyresira dhe Vampiri ( jo i fundit - ka lene passardhes ) -