Nga Artan Lame
Para rreth një muaji, në shtëpinë e ankandeve Sotheby të Londrës doli në shitje një nga pikturat me temë shqiptare të piktorit malazias Paja Jovanoviç, vepër e vitit 1858.
Paja ka bërë një pafundësi pikturash me temë shqiptare, që janë një kënaqësi e vërtetë për syrin dhe një dëshmi brilante e asaj bote arnaute tashmë të zhdukur.
Meqë ra llafi tek pikturat e shqiptarëve që na i bëjnë të huajt, edhe dëshmitë piktorike shqiptarët nga të huajt i kanë, se vetë “ua ka ngrënë dhia librat” siç thosh Faik beu.
Madje edhe të huajt gjenin belanë kur pikturonin këtu, siç kujton Edward Lear-i 10 vjet përpara realizimit të kësaj pikturës së Pajos, kur kish vizituar Elbasanin më 1848 dhe desh i kishin hapur kokën me hunj e gurë kur e panë që po vizatonte disa personazhe, duke qenë të bindur që përmes vizatimit ai kaurri i Evropës do ju merte shpirtin, siç ju kishte thënë hoxha i gjithëditur i kasabasë.
Po nejse të kthehemi tek Jovanoviçi. E pra ankandi i hapur para një muaji, u mbyll dje dhe piktura e shqiptarit hijerëndë u ble nga … SHTETI SERB.
Sapo ky haber mori dhenë nëpër media, vërshuan regjimentet e patriotëve të feisbukut të mallkonin Eh kjo Serbia e poshtër që që po na vjedh kulturën tonë; të kujtonin se kështu kishte bërë edhe Greqia e poshtër me fustanellën; pastaj arrinin ata më gjithëpërfshirësit që flisnin për komplotin e përbotshëm të gjithë fuqive të poshtra kundër shqiptarëve, e plot e plot të tjera.
Pas mediave lajmi fluturoi edhe në të gjitha rrjetet sociale e forumet arbërore trimërore fejsbukore.
Si në një pasdite të ngeshme të diele, u përpoqa të shoh reagimet e shqiptarëve kreshnikë tik-tokikë në të gjitha ato rrjete sociale që e kishin botuar këtë lajm.
Ngado qëndrimi ishte i njëzëshëm si bllok graniti: Dënojmë Serbinë që e bleu; e krahasojmë me Greqinë hajdute; kujtojmë komplotin botëror antishqiptar.
Mirëpo askund nuk pashë që dikujt t’i shkonte mendja tek gjëja më e thjeshtë e kësaj bote: Pse nuk e bleu shteti shqiptar?! Se ankand i hapur ishte dreqi ta hajë, nuk vajti Vuçiçi me çorape në kokë ta vidhte në Londër e ta çonte në Beograd.
Ndoshta edhe po të kish hyrë në ankand shteti shqiptar, prapë do ta kishim humbur, se Serbia ka pará më shumë se ne, po të paktën edhe faqen do ja kishim shpëtuar shqipes (ja e provuam, po kaq e kishim takatin); por edhe një dëm do ja kishim bërë serbit, se do ta blinte më shtrenjtë. As kaq nuk bëmë, “t’i hidhnim një gur të thyente kosën kur të korrte luadhet” siç thosh Isuf Elezi më 1923-shin.
Qeveritë në botën e sotme janë shumë të ndjeshme ndaj opinionit publik. Eshtë gjëja që kanë më shumë frikë dhe që e ndjekin me lloj-lloj mënyrash dhe reagojnë menjëherë ndaj tij.
Fjala që bie, thellë brenda meje unë dyshoj se edhe Vuçiçi do që ta mbyllë belanë që e ka zënë me Kosovën.
Ndoshta brenda vetes ai do që ta nënshkruajë marrëveshjen që, edhe të marrë fund tortura që po heq dhe, edhe para Evropës të shfaqet si evropian modern e mendjehapur.
Mirëpo nuk e bën dot, se ka frikë nga opinioni publik i vendit të tij, ka frikë që kur të kthehet në Beograd me marrëveshjen të firmosur mund ta hanë të gjallë me gjithë lecka. Ndoshta them, se nuk marr vesh shumë nga politika e madhe, nga ajo që ma sqarojnë llagar kur shkoj tek berberi.
E njëjta gjë është edhe me këtë punën e tabllosë me arnaut. Nëse shteti shqiptar do i kish hyrë këtij kasaveti, pa një pa dy do kish gjetur belanë me miletin e gjithëditur që do i lëshohej në shpinë: këtu njerëzit vdesin për bukë ju blini piktura; pse bletë këtë e nuk bletë atë; pastaj do fillonin albanologët popullorë, që kjo është piktura e gabuar se në fakt ai nuk është shqiptar por malazez; pastaj prapë ekonomatët, me kaq pará mund të paguheshin kaq pensionistë e aq fermerë. Dhe kësaj i thonë vërtet të blesh belanë me pará. Dhe shteti shqiptar me ç’duket, vendosi të mos e blejë belanë me para.
Shihni një ëndërr në diell, demek sikur opinioni publik në Shqipëri me ta marrë vesh lajmin e ankandit, fillon të dërgojë letra në hyqymet për ta blerë pikturën; oligarkët për një moment lënë kazinotë dhe japin pará për të mbledhur një fond; shoqëria civile organizon peticione që firmosen nga vargje të gjata qytetarësh; bankat dhe shoqëritë e sigurimeve deklarojnë se për 6 muaj do ulin normën e fitimit dhe diferencën do e japin për Arnautin e Pajos; qeveria nën nxitjen e opinionit publik dhe duke patur parasysh se paratë u mblodhën nga Bankat dhe oligarkët, hyri në ankand. Eh “andrra n’zheg” thosh patër Fishta.
Nuk ndodhi asgjë nga këto, se qeverinë nuk e shqetësoi kush, sepse shoqëria civile nuk është më as shoqëri e ca më pak civile, oligarkët nuk dolën nga kazionoja; bankat vijuan të bëjnë pará me paratë tona; dhe shqiptarët vazhduan punët e tyre të pashqetësuar deri në momentin kur pikturën e blenë serbët e poshtër.
Pastaj? Pastaj serbet vazhduan punët e tyre, ndërsa shqiptarët zunë kafenetë për të pritur armikun e radhës.
Jo,po, e kemi kryeministrin piktor ;)
Pse nuk e bleve ti Tani? Ti i ke ato leke xhepi....
Lamja me xhakete oficeri te Dullës, e ka merak shejtani, deri tani i ka fituar te gjitha betejat me zarfa.
Sa fshataresk!
Sakte, nuk e kuptoj se ku do me dale ky gjysmagjeli me uniforme ushtarake me kete pacavure qe ka shkruar. Ka shume vepra dhe objekte te tjera neper muzete e botes qe u perkasin shqiptareve apo kane teme shqiptare, por kjo nuk na jep te drejten qe te pretendojme se duhet te na kthehen ne Shqiperi. Edhe perkrenarja dhe shpatat e heroit tone kombetar jane ne Vjene, por askush nuk ka bere perpjekje qe ti bleje nga shteti Austriak. Ky gjysme oficeri ka harruar qe te shkruaje se Serbia do te shfaqe ne muzeumet e tyre portretin e nje shqiptari duke hedhur poshte ate pretendimin e akademikeve te saj qe pretendonin se shqiptaret jane te prapambetur, bile nuk jane as njerez, pasi kane bisht. Per hir te se vertetes, gjysma e shqiptarve kane patur dhe do kene gjithmone "bisht", por ate e kane nga perpara dhe me siguri keto kane pare dikur akademiket e Serbise. Mbushja galerive te arteve ne Serbi me objekte shqiptare eshte per tu pershendetur, pasi ne kete menyre edhe serbet do vleresojne shqiptaret dhe historine tone mijeravjecare.
Ju vjedhni planktonic dhe bleni drog. Politikane me antishqiptar si keta nuk ka ps asnjehere Shqiperia.
Legeni shqiptr me pritje bastardi, ia çane hallin shkjaut Vucic. Jo legen, jo. Shkjau eshte shkja dhe bene cmos per vendin e tij, nuk eshte legen sikur ju e dhjeni ne shtetin tuaj tash e 32 vite. Ju jeni internacionalista me pritje bastarde, per lek shitni te gjitha.
BRAVO SARANDA përshënd Tetovari nga Zvicra rrofsh sa malet e Shqipris Etnike, zotrin Lsme e paska zën pak sikleti se çka do folin Shqiptaret, ne kemi qeter hall na hiken gjith rinia jasht shtetit per shkak te korruptuarvd politikan, un i bena 40vjet ne zvicer dhe sen po kthehem. Mir mbeç.
po ti vet cfar bere me partine tende mor fshatar i qelbur ,qe na bo ene ironikun bytha jote .Perse nuk e ngrite zerin ke KM jot dhe benit dicka kunder ? Noj shkrm per lavdermn e esat pashes ke nder mend me bo e ? yyyyyyyyyyyt jashteshqtja e njerezmit ,putana . oj na del ky maskara s me qen pjes e X Planeti jo si shqiptare e na bo ironi duke i lepir bolet tinez serbeve
O Z. Lame, qe s'mbush mire! Ne se krijuesi, dmth piktori ishte shqiptar, atehere do te duhej qe Shteti Shqiptar te angazhohej. Mire do te ishte ta kishim ate pikture te mrekullueshme te nje malsori Shqiptar por ne plan te pare eshte krijuesi. Sa piktura te tjera kane bere te huajt me teme Shqiptare dhe nuk i kemi orgjinalet ne!?
Ik o pleher! O patriot i madh, o pasardhesi i Napoleonit! Tu dha detyra dhe nuk kryve asgje perveç se zbatove urdherat e serbeve te Tiranes! Ik e fshihu ndonje pusete dhe ta hash falas dite e nate! Europianet e tiranes qe bejne kozmopolitin ne mes te tallavase e cirkut qe kane krijuar vete!
Ti legen me pare kritikoje Ramen me keto bejtet e tua te peshtira. Kur mori pushtetin Rama ja more ne goje derisa te dha pushtet. E rrenove me keq hipoteken se je dhe i paafte. Tani qe te hoqi, por pasi ke bere ca para dhe te ka zene dhembi mish je rikthyer si bejtexhi. Qelebesira si puna jote me mire mos te ishin lindur shqiptare
Po kush u ankua ne Shqiperi?? Shteti jone z.Lame qe ke qenë apo je (s'jam i sigurtë) funksionar i lartë edhe e kishte blerë per 300 mijë e ca Pound britanik nuk është kaq i lodhur se kur paguan noizin e malumën qindra mijëra euro kishte blerë dhe këtë pikturë. Por Ju e dini se kush është Ministria e kulturës (qellimisht me te vogël) dhe nuk ka nevojë per komente
Po kush u ankua ne Shqiperi?? Shteti jone z.Lame qe ke qenë apo je (s'jam i sigurtë) funksionar i lartë edhe e kishte blerë per 300 mijë e ca Pound britanik nuk është kaq i lodhur se kur paguan noizin e malumën qindra mijëra euro kishte blerë dhe këtë pikturë. Por Ju e dini se kush është Ministria e kulturës (qellimisht me te vogël) dhe nuk ka nevojë per komente
Pa lidhje lajmi i djeshem. Pa lidhje edhe komentet e djeshme. Pa lidhje edhe reagimi i ketij surrat-uthulles sot. Merruni me ndonje pune te dobishme.
Mua me pelqen me shume ky resmi i zotit lame se ai i arnautit.Shpresoj mos ta blejne Greqia as Serbia resmen e lames por te mbetet pasuri e jona e arnauteve.Shume bukur duket lame me ate xhakete kapterri tama gardian i kultures arnaute.Marshallah cok güzel
Ku dinte njeri qe do behej nje ankand ne Londer. Bile as Rama mendoj nuk ka ditur gje. Shteti ka ligje, klasifikon kush jane pasuri kombetare dhe kush mund te shitet. Kjo si duket nuk figuron ne listen e pasurise kombetare.
kush me sqaron si perkthehet fjala "Llagar"
Llagar= drite e paster, e dlire, e shkelqyer, llagar si drite, e paperlyer, pa asnje njolle.
Shko Pirdhu! E ndrite me hipotekat...legen burre!
THASHE SE KY I MENCURI (ESHTE NE FAKT) DO I SHKONTE MENDJA SE SERBET JANE SHQIPETARET ORTODOKSE TE PAKTEN 80 E CA PERQIND POR NE NE ALBANISTAN DHE KOSOVISTAN I QUAJME SERBE DHE SHKJA OSE KAURRE DHE JANE ARMIQTE ME TE MEDHEJ PER "SHQIPETARET",POR QE NE FAKT ASHTU SI GREKET MAQEDONASIT MALAZESTE DHE GJITHE BALLKANI JANE ORTODOKSE POR SHQIPETARET NE SHUMICE............POR KY MBAN MEND VETEM TURQINE SI DUKET QE ASHTU SI PER MYSLIMANET E BALLKANIT (SHQIPETARET) ESHTE KRYEQENDRA E BOTES
Mjere ti per injorancen qe shfaq. Lexo ndonje liber historie se do vdesesh I paditur. Thone se Zoti I denon injorantet ne ferr.
Vetë fole, vetë pyete, vetë u përgjigje Artan! Vetë e hape problemin (pa patur problem) dhe vetë e shtjellove (pa patur arsye). Mos merr qëndrimin e plakut të mençur kur nuk ka nevojë. Bëhuni pak më të përulur kur shkruani, "autoironia" është bërë modë e analizave tani... jam dakord, merru me çështjen, por leri shqiptarët! Dihet, brezi i parë i llumit shan e pështyn çdo gjë, nuk ka të re këtu, kudo në botë kështu është. Nuk është Shqipëria më në atë derexhe që mendon ti! Shqipëria ecën edhe pa mendimin tënd, mos e mendo veten aq të rëndësishëm, kështu që mbyte revoltën brenda????. Nqs pyet: "pse shkruan kur nuk të pëlqen?", të përgjigjem: sepse ju respektoj, ndryshe nuk e merrja mundimin. Shkruani si profesionistë, jini më të përulur, merruni me çështjet, dhe mos u merrni me njerëzit. Të mira!
He pra Lame pse eshte keshtu ky shteti yne? 50 vjet 8 vjet 11 vjet ne pushtet keni qene. Pse se bete? Apo ua ka fajin Saliu? Pse se beri " populli socialist" qe shpiku Edi? Apo njeriu i ri iEnverit. Megjithate shpresa vdes e fundit. Popullin "demokrat" e debuat ashtu siç bete me "mergaten e qyqeve" " jashteqitjen e kombit" dhe te gjithe armiqte e brendeshem. Edhe pak ju duhet te arrini moshen mesatare 50 vjec dhe e siguruat te ardhmen e kombit. Skini pare gje akoma.
Kanë për të sha o lame.. do të godasin me gur dhe me hunjë sepse janë po ata që hoxha gjithëditur i kasabasê u këndon si atëherë edhe sot të njëjtën këngë me kaura dhe marrje shpirti!. Fatkeqësisht pa zgjidhje...
Kanë për të sha o lame.. do të godasin me gur dhe me hunjë sepse janë po ata që hoxha gjithëditur i kasabasê u këndon si atëherë edhe sot të njëjtën këngë me kaura dhe marrje shpirti!. Fatkeqësisht pa zgjidhje...
Koment perfekt ????
Artan ke shumë të drejtë.Mendoj se shteti shqiptar nuk është aq i pasur që të meret edhe me blerje pikturash të çdo lloji e sorollopi piktori, që i ka rrënë rruga apo qëndruar përkohësisht në SHQIPËRINË TONË TË DASHUR prandak të propozoj si qefli artefatesh,laçke e plaçke BLIJE OSE ME KLERING këmbeje atë pikturë.Me një sy të pa mësuar me kostumet shqiptare më duket CAZË i habitshëm që mungon ngjyra e zezë dh xhufkat te këpucët e lëkurës.
Mirë Lame! Për sa kohë ke aq shumë komentues je në rregull.
Lame i nxorri fundin me bakshishe dhe e la ne kohe punen nen pretekstinne semundjes.Hajdut i zgjuar.
Mire bre mire, por kete kostumin si uniforma e Shvejkut ku e ke gjetur? Dhe kush te tha ta veshesh ne publik se dukesh mire?
Po pse se ngrite ti popullin o Lame ose te pakten ta njoftoje dhe jo ta mallkosh pasi ankandi mbaroi? Plus qe o Lame mos bej budallain hileqare ai eshte piktori me i mire Serb i te gjitha koherave dhe eshte krenari kombetare e Serbise. Normal qe Serbia do bente te pamundren per ta siguruar. Megjithate gjithe ky shkrim dhe bytha nuk ta mbajti ta permendje kryeministri piktor apo ministren e kultures. Ik o Lame leri keto se jeni bere me keq se para 90 ju ngeli populli ne goj.
Nje shkrim i bukur per ata qe kane 2 pare men,per ata qe kane lexuar 2 gisht leter se kush ishte Eduart Lir qe gjeti belane ne Elbasan e e hengri morri ne hanet Shqiptare.Ne fakt nje shkrim brilant per te na rikujtuar qe shoqeria civile ka vdekur dhe qeveria e ka varrosur me kohe.Nje shkrim i bukur per tna kujtuar qe komshinjte tane grabitqare na kane grabitur dhe pas pak do na marin dhe qeleshe nese ju duhet dhe "Taven e Elbasanit". Nje shkrim i bukur per te rikujtuar qe oligarket faqezinj nuk mendojne per trashegimnine e popullit te vet se femijet i kane larguar ne "oksident" dhe ankohen gjith diten se Qeveria ja shiti shtrenjte 1 Euro metrin ne rivieren Shqiptare dhe jo vetem.Ne fund, Lame mesa duket eshte nga te fundit ne kte vend qe shkruan me stil...(po ku di dhia çeshte tagjia)
O inxh Lame A e di se lufta e parë botërore e përfshiu Shqipërinë ,po por pa ushtri të saj a A e di se sa foto dhe piktura kanë muzeumet Italiane ,Austriake , Franceze etj me motive artiatike,historike ,sociale ,fetare,sportive etj ,sipas mendimit Tuaj shteti duhet ti blejë se janë Shqiptare dhe në buxhet të planizojë fonde në çdo qytet sidomos të jugut për ti blerë
Cdo fjale e sakte , ke shume te drejte ne cdo gje qe thua. Mjafton te lexosh komentet.....
O LAME : Serbet nuk e blene pikturen per permbajtjen e saje por per faktin qe autori eshte i botes sllave i cili e ka titulluar ''bashibuzuku arnaut '' dhe jo ''luftetari shqiptar''.Sic e dime turqit nuk quanin arnaute vetem shqiptaret po me gjere edhe greket.Por e keqja nuk vjen nga titulli sepse e shpeton fustanella perkatesisht.Po ta kish titulluar ''terrorristi shqiptar'' do ta kishin blere akoma me shtrenjte.Disa vite me vone Ministri i jashtem francez Klemanso u drejtonte nje leter ankese KONFERENCES SE AMBASADOREVE ne Londer ( 1913)ku i qortonte pse Epirin e Veriut ja dhane atyre bashibozukeve ,hajduteve ,vrasesve etj etj...Keshtu ,kaq na duan edhe tani sepse vete ata perdoren IBRIN per te ndare Kosoven.Perulen para Kadarese se nuk kane mundesi ta mohojne para opinionit por zerin nuk ja degjuan kur luftoi per Kosoven.........
Duke qënë sarkastik me fraza të tipit, "Ndoshta them, se nuk marr vesh shumë nga politika e madhe, nga ajo që ma sqarojnë llagar kur shkoj tek berberi" në të vërtetë tregoni se sa dritëshkurtër jeni!
Ky është një shkrim si i atyre të Facebook-ut, veç të gjitha marrëzitë e tyre i ka marrë mbi vete!
Pallati ka ecur ndonjë çikë Hajt se e mbaron shpejt dhe ja shef hajrin. Ato 3500 faqet e regjistrave u gjeten apo kanë ik në drejtim të paditur por që dihet kush i ka marrë.