Nga Albatros Rexhaj
Mjaftuan disa cicërima në rrjetin X, ku Piktori (kolegu artist që, si punë të dytë, e bën edhe detyrën e kryeministrit) shprehu brengosjen (sipas rrethit të tij, një reflektim tërësisht njerëzor dhe personal) për fatkeqësinë dhe sfilitjet e njerëzve të rëndomtë në Gaza, dhe “BBC-ja” e metropolit menjëherë shpërtheu (si në kafene ashtu edhe në rrjet) me gjithfarë spekulimi e teorie konspirative.
Dhe, në shpurën e kësaj gjurulldije analitike, gjindja u kujtuan për profecinë e Fred Cakos, ku ai thotë që Piktori mbështetet nga një kaballë misterioze. Sipas Cakos kjo kaballë e ka projektuar Piktorin si një nga sekretarët e ardhshëm të përgjithshëm të NATO-së. Disa të tjerë, të afërt me oborrin rozë, shkuan edhe aq larg saqë projektuan edhe frikën e tyre që, me të marr këtë detyrë të rëndësishme ndërkombëtare, Piktori do ia linte frerët në dorë Bellës. Kaq mjaftoi, u desh vetëm aroma e abdikimit dhe aty për aty nisi ndarja në llogore në përgatitje për luftën e trëndafilave.
E pyeta Cakon për burimet e profecisë së tij dhe e tëra që mora ishte një rrëfim nga viti 1995 nga koha kur Cako paska qenë në Harvard dhe që atëherë ka nisur t’i nuhasë gjërat. I tillë është Cako, luftën e vet me Kaballin misterioz e zhvillon tërësisht i mbështjell me një misteriozitet të dyfishtë. Mbase, kjo është arsyeja pse fansat e tij e duan deri në adhurim. Nejse, nuk është Cakoja i vetmi në metropol që i di gjërat.
Një mik, nga këta analistët gjitholog, që rastësia e do të jetë i afërt me Piktorin, më tha të analizoja të gjitha cicërimat e muajve të fundit të Piktorit dhe më pas të analizoja deklarimet e disa njerëzve shumë të mëdhenj të politikës botërore. Janë aq të mëdhenj emrat që i përmendi analisti saqë nuk ma mban t’i them. Më tha, nëse i shikon edhe data e deklarimeve, do e kuptosh që Piktori ka folur disa ditë para. Më tha të shikoja dhe gazetat e mëdha, si p.sh ajo Foreign Policy, përsëri duke analizuar dhe datat. Ishte ky një rrëfim që të çonte drejt konkluzionit sikur fjalët publike të Piktorit dhe fjalët këtyre emrave të mëdhenj po i shkruante një dorë e vetme, vetëm që Piktorit po ia jep të parit.
E bukura e teorive konspirative është që atyre u mjafton vetëm një detaj i vërtetë për ta ndërtuar rrëfimin. Ndërkaq te rrëfimi i analistit, mik i Piktorit, kishte shumë detaje, me ngjashmëri deri në presje. Mu kujtua përsëri Cako, mu kujtua edhe Doktori dhe teoritë e tyre mbi dorën e Soros, por miku analist ngulmonte që gjëja është shumë më serioze se ajo që pohojnë Cako dhe Doktori. Ai ishte i prerë, nuk është punë Sorosi kjo. Madje shkoi aq larg saqë krekosej që edhe vetë Soros e vret mendjen me ketë histori.
Jashtë botës së rrethit katror, në qarqe ndërkombëtare akademike, aty ku janë pensionuar shumë ish kryeministra e njerëz të tjerë të pushtetit, gjen rrëfime edhe më interesante. Ata tregojnë si, gjithnjë sipas njohjeve të tyre, në samitin e sivjetmë të NATO-së në Vilnius, fjalimi i Piktorit paska qenë i vetmi që ka tërhequr vëmendje. Madje ata shkojnë aq larg saqë thonë që, gjatë pushimit mes sesioneve, Presidenti Biden ia ka bërë me dorë që Piktori të afrohej dhe i paska thënë “I like you”.
Smira ime shqiptare, ajo që e kam aty pak në të djathtë të barkushes së majtë të zemrës, më thotë që, sikur kjo të jetë e vërtetë, Piktori nuk do të përmbahej dot dhe do të na bombardonte me këtë histori me mijëra herë. Por, në momentet e pakta kur jam esëll nga smira, është një zë që më thotë, mos ndoshta kjo dorë e fuqishme, ky kaballë që shkon përtej asaj që flet Cako, e ka arritur të pamundurën. Mos ia ka dal që t’ia imponojë Piktorit vetëpërmbajtjen.
Thua vallë, historia prapa Piktorit në rolin e liderit global të jetë vërtet një rrëfim nga bota e rrethit katror? Nëse prapa Piktorit vërtet tani qëndron një forcë e madhe me fuqinë të diktojë proceset, çfarë domethënie ka kjo për ne, shqiptarët vdekatarë të rëndomtë? Duhet të jemi krenar, të gëzohemi apo, siç pretendon Cako, të druhemi.
Nuk e di. Ndoshta kjo histori mund të jetë edhe krejtësisht kot. Por, sidoqoftë më shijon pak ideja që edhe ne shqiptarët të kemi pak hise në tryezën e madhe të pushtetit botëror.
(Autori është shkrimtar)
Si nuk ju vjen zor o palaco me keto bythlepirje?Jeni bere me keq se gazeta komuniste e Enverit. Qe kur quani kryeministrin e vendit "Piktori". Cfare lesh piktori eshte ky, ore idiote, eshte vene aty per te zgjidhur hallet pafund te Shqiperise, jo per te shkarravitur gjithe diten palacolleqe. Eshte turp te quani kryeministrin e vendit me te varfer e me te dhjere ne Europe, "lider boteror". Kete nuk e pjerdh as Kurti me Vucicin. Ai fjalimi ne OKB ishte budallallek per t'u ngrehur si dhi e zgjebosur me bisht perpjete. Ky perfaqeson nje shtet qe nuk kontribuon asgje me ushtri dhe ekonomi ne NATO. Ndersa lideret e vendeve te fuqishme qe drejtojne NATO-n dhe Europen heshtin sepse fjala e tyre ka peshe, flet dhia e zgjebosur qe mbrohet dhe mbahet ne kembe prej tyre, e po te doje Rusia e shfaros me nje bombe. Pastaj brekdhjeri shkon ne Paris e na paraqet planin per Gazen dhe Izraelin, ne nje forum ku ishin mbledhur per te ofruar ndihma financiare per Palestinen, ku vete nuk dha asnje cent se vjen nga nje shtet brekegrisur. Ky palaco duhet te zbrese me kembe ne toke e te merret me hallet e nje vendi te mjere e te shpopulluar qe eshte mbytur me probleme deri ne gryke. Por ky avdall pa tru, jeton vetem per t'u dukur para botes qe e shperfill si nje lolo cirku. Ka me jave qe ben intervista pa pushim neper mediat italiane per marreveshjen me Melonin, e nuk ka dhene sikur nje deklarate apo interviste zyrtare per shqiptaret, qe e moren vesh lajmin ne italisht. Bojaxhiu yt i deshtuar po fluturon me presh ne duar me intervista italiane, podcaste e batuta pa kripe, ndersa Shqiperia shopullohet e varferohet dita dites.
N.q.s ti vete je i dhjere nuk eshte vendi qe te mban i dhjere.
Thonë që qeni që leh nuk të ha. Po a e di qeni këtë? Thonë që Zhgarravitësi do bëhet lider botëror. Po a e di ai këtë?
Po qenkerke lodhur ore i shkregte me tere ate çarçaf per te na treguar rolin e Baba Rames !!! Me dy fjale e gjen pergjigjen e asaj qe kerkon nga Rama::: Kur je i vogel dhe i pa fuqishem (shqiperia) ..... rolin e gaztorit do te luash para te medhenjve (Amerik.Europ) ....Kur u ndane keto na rane !!!
Ti anonimi i ish_SHQUP-it "Propagande qesharake", vazhdon te jesh aktiv me Komentet tuaja ketu te online TemA me aq zell dhe gjuhe te ashper e te ndyre, ashtu sic eshte i tere ish_SHQUP_i (si pa Vule e si me Vule, qe te dyja nje M... e madhe Mix), mos harro se je shume i lexueshem dhe i perdorshem nga Lideri Doctor-Vdekja Sali Berisha dhe monstrat/perversat pas tij, me apo pa Vule... Ngaqe je vete dhe ke edhe udherrefyesin "shpirteror" Doctor-Vdekjen dhe shpurren e tij ne ish_SHQUP, nje bande me kerrma deri ne shperfytyrim njerezor, kur edhe nje shkrim analize e drejteperdrejte e nje personazhi VIP ne fushen e letersise dhe jetes publike si autori me siper Albatros Rexha, qe ka ne thelb ironine/talljen per gojepiset/gojeqelberit ne Media dhe Politike qe merren me idjotesi e shpifje anti Rama prej mbi 3 dekadash. Edi Rama ka gabimet e tija ne perzgjedhjen e disa njerezve bashkepuntore ne punet e Qeverise dhe Partise, qe padyshim jane treguar te pabese dhe doregjate ndaj besimit te Tij per ti sherbyer Shtetit dhe popullit me postet e punen e tyre. Tashme sejcili ka perballe Prokurorine Speciale SPAK dhe Gjykaten Speciale GJKOK, gje qe cdokush qe abuzon me postin do te shkoje ne BURG dhe SEKUESTRIM te gjithckaje ka vjedhur.
Cfare palacosh pasket qene qe i lepini bythen ketij drogaxhiu qe nuk e pjerdh njeri dhe e quani lider boteror. Eshte per te qeshur. Lideri i vertete boteror qe erdhi ketu para nje muaji, i beri mutin dhe deshte me shume Kadarene, pastaj pas dy oresh ja krisi iku me vrap nga drogaxhiu i marre qe llomotit si psikopat per pjata te vizatuara, jo per hallet e Shqiperise. Ne OKB, ambasadori rus as nuk i ktheu pergjigje, ndoshta as nuk e njihte. Ato planet per Palestinen dhe Kosoven qe ka derguar Piktori, jane ne koshet e plehrave te pahapura nga zarfet. Ne vend qe te perqendrohesh tek shfaqjet qesharake qe jep si lolo cirku per boten indiferente, fokusohu tek puna qe ben per Shqiperine. Po ne ate rast, artikulli per Piktorin, nuk do ishte sa nje carcaf, po dy rreshta.
Lum si ne per Piktorin shalgjate bredhjere qe drejton boten nga haleja e zyres me shkarravina.
Thuaj liderit boteror piktor, qe pasi te zgjidhe luften ne Ukraine dhe konfliktin ne Gaza, te ngreje pak pensionet dhe rrogat ne vendin e vet te skamur, se njerezit nuk po shtyjne dot muajin.
Thellohuni .ta kuptoni.Allbatrosin Thotë sikur halla të kishte miq e do ti therrisnin daje.
Xhaje jo daje
KY SHKRIMKARI ESHTE MARE ME CAKON E TE TJERE PER TU TALLUR ME KRYEMINISTERIN.......NE FAKT NDRYSHIMET E VENDIT TONE JANE ME SHUME SE EPOKALE NE EMRIN E MIRE NE BOTE KUPTOHET PO TA KRAHASOSH ME SHQIPERINE E KOHES SE SALEHKARAXHICIT....... DHE PADYSHIM ESHTE VIZION I PIKTORIT DHE MERITE E TIJ QE PADYSHIM ISKAMOFOBEVE NUK U VJEN PERSHTAT DHE VJELLIN VETEM VRER ..........

Fiks fare, edhe Enveri do te behej Kryetari i Internacionales se III, po i ziu vdiq. Ky bolja jone qe eshte rastesisht karminister i Shqiperise do te behet President i Amerikes, po ben gati dokumentatfallco qe te vertetoje qe ka lindur ne Amerike.