Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !

15 Nëntor 2023, 18:57Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 

Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës

 

                        Gjer më sot, nuk kam dëgjuar ndonjë Bulevard me emrin më të bukur në botë: Dëshmorët e Kombit ! Cili shqiptar nuk përjeton dridhshëm emocione të reja, sa herë ecën, mediton apo shëtit lirshëm përmes këngës së zogjve krahëshkruar. Por edhe përmes cicërimave gëzimplote të vogëlushëve në kopshte e shkolla. Mëngjesi, mesdita dhe mbrëmja mund të përcillen edhe me ca tufëza pëllumbash që gugasin nën rrezet e diellit të stinës. Dhe nuk janë thjesht “etyde poetike” a “fluturime djaloshare”. Ndjesi të tilla njerëzore nëpër Kryeqytetin tonë të dashur, po provojnë cdo vit e më tepër qindra turistë të huaj. Pse jo edhe liderë të Evropës e Perëndimit, artistë, gazetarë e sportistë, shkrimtarë e biznesmenë të vjetër e të rinj. Shumicën i ftojnë për te “Bunkart”, Muzeu Historik, Kalaja apo ish Piramida…Ciceronët shoqërues dhe tabelat farfuritëse jo në gjuhën shqipe, fare pak (për të mos thënë hic) i flasin njerëzisë për biografinë e këtyre rrugëve me emra të ndritur. Vetë emri i Bulevardit kryesor është dhe do të mbetet një thesar i pashtershëm ligjërimi nga brezi në brez. “Dëshmorët e Shqipërisë/ Të mirë ishin të gjithë !”. Vetë populli i ka gdhendur bukur. Përjetësisht kështu ! Më thoni një qytet tjetër si Tirana jonë, ku për clirimin e saj nga pushtuesit  dhe sahanlëpirësit e tyre, derdhën gjakun e dhanë jetën mbi 220 djem e vajza në lule të jetës. Vetëm në Nëntor 1944 ! Gati nga e tërë Shqipëria. Nga Jugu në Veri. Jo më kot populli i Kryeqytetit e ngriti menjëherë Monumentin e Partizanit të Panjohur, kushtuar clirimtarëve të paharruar. Një mirënjohje legjitime, shpirtërore e atdhetare. Mjeshtri përmetar Fite Nasi me shokë gdhendën cdo milimetër guri, plot mirësi e dashuri. Dhe kishin të drejtë që krenoheshin…

                        Mbi 60 vite më parë, kur po hyja për herë të parë në Kryeqytet, shtëpia e vetme ku trokitëm ishte ajo e poetit të pushkatuar, Trifon Xhagjika. Shtëpi përdhese me një portë të vjetëruar, por me dhomat e thjeshta plot e përplot me libra. Njëra i kishte stivë, nga dyshemeja në tavan. Diku kam shkruar më gjatë…Më vonë, kur do kryeja shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Komisari ynë Dalan Memushi(Kallarati), më ka treguar episode gjurmëndezura sot e kësaj dite. Qe i vetmi ish partizan i Brigadës së Parë Sulmuese që punoi e drejtoi Brigadën me emrin e saj të lavdishëm në kohë paqeje. Vërtet pata fat përballë atij dëshmitari jo dosido. Kam parë nga afër lotët e tij mbi dëborë, te lapidari i shokëve të rënë pabesisht në Qarrishtë të Librazhdit. Ndoshta kaloi për herë të fundit atje, në fillimvitet ’70, gjatë një marshimi stërvitor… Kur po ktheheshim, në kryqëzimin e rrugës së Sanatoriumit me atë nacionale, ngadalësoi hapat dhe qëndroi vetullangrysur e syrrëmbushur. Kujtonte datën 16 Nëntor 1944. Në kulmin e moshës së rinisë. Partizan që nga fillimi. Më deshi dhe e doja shumë. Atje më tregoi për trimin Medi Taka që hodhi xhaketën mbi telat me gjemba të armikut dhe u sul si vetëtimë me granata dore. Duhej carë rrethimi djallëzor nazist. Por…dha shpirt atje, që të merrte frymë Tirana ! Ndërsa kur zbritëm te Rruga e Kavajës, pak më poshtë Lidhjes së Shkrimtarëve, përsëri qëndroi dhe më rrëfente me gojë e me duar. Tani vonë gjeta edhe Ditarin e tij të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Ditar që të duket sikur në cdo faqe bie ende erë barot. Duhej marrë me cdo kusht Radio Tirana ! Ndërtesë që nazistët po e ruanin me mitralozë e tanke.”Në mëngjes herët, pa zbardhur dita, iu afruam ndërtesës. Kur pashë trupin e një partizani të vrarë, më hipi të qarët. Një predhë nga tanku nazist i kish coptuar kokën. C’të shihja ?! Vura duart në kokë. Ishte Avniu, shoku im i Spitalit Partizan. Edhe sot më ther zemra…” (Dje po lexoja 220 emrat e Dëshmorëve dhe nuk e di saktë cili Avni ishte, me mbiemrin Kondi apo Muca ?).

                        -Ju flet Tiraanaaa !...

                        Gjëmoi zëri në tërë Shqipërinë. Rrugë më rrugë. Shtëpi më shtëpi. Zëri i aktorit të shquar Birce Hasko te filimi i mirënjohur, nuk është thjesht trill artistik. Realitet që të rrënqeth. 19 ditë e netë të mbarsura me krisma e gjak. Cdo rrugë e rrugicë flet shumë. Por më tepër duhet të flasin emrat e atyre që mbetën yje të pashuar në qiellin e Kryeqytetit e të Shqipërisë. Nuk e di saktë se sa prej tyre janë emërtuar gjatë Pluralizmit rrumpallë. Po 12 Dëshmorët e Betejës vendimtare të Mushqetasë ? Sepse, sic tha me të drejtë historiani i nderuar, Paskal Milo, pas viteve ’90 “ka emërtesa abuzive e qoka private”. Po kush e dëgjoi vallë ? Vecse ka ende ca kalemxhinj namusqarë e buzëlarë që edhe Dëshmorët duan t’i karfosin te “nostalgjia komuniste”. C’të jepnin më tepër ata kapedanë të Lirisë ! Dhanë jetën për këtë kryeqytet që gëzojmë. Dhe larg imoralitetit të sotëm politik e partiak, ku ca liderë kalanderë kanë 3 dekada që nuk shkojnë te Partizani Fitimtar (?). Te ai simbol i rrallë atdhedashurie . Madje arritën të ndërrojnë edhe emra rrugësh e shkollash. Por populli vazhdon t’i thërrasë me emrat që meritojnë. Nderojnë ata që mposhtën deri trup me trup e bajonetë më bajonetë gati 3 mijë forca naziste, 25 topa, 4 tanke, 100 mitraloza, 200 automjete etj. Pa llogaritur gati 500 kuislingët dhe tradhëtarët me damkë ! Dhe pastaj u nisën drejt Veriut të Shqipërisë… Mbi 200 beteja zhvilloi vetëm Brigada e Parë Sulmuese, me në krye trimin Mehmet Shehu. Të paktën, shikoni foton origjinale me 4 partizanë mbi një bunker hitlerian që sharronte jetë njerëzish me mitraloza. Ja, para Monumentit të Skënderbeut. Dikur këtu nuk bëhej xhiro e as mbaheshin fjalime, por villej zjarr nga frëngjitë prej betoni e celiku. Por bijtë e gjalmëzezave triumfuan. Ato ditë e netë heroizmi, ra edhe një vajzë përmetare, 18 vjecarja Agllai Tako. Mirëpo ku ta gjej emrin e saj në ndonjë rrugë a rrugicë ku derdhi gjakun ? Po dhjetra të tjerë ?...

                        Pyes kështu sepse në Pluralizën na kanë parë sytë e na kanë dëgjuar veshët edhe përcapje të “nostalgjisë neofashiste”! Pinjollët e cakërdisur kujtuan se u bë deti kos dhe sulmuan me barut të lagur emra Komandantësh, Komisarësh e Partizanë trima që mbajtën në zemra deri në fund Shqipërinë, Lirinë e saj të shenjtë e të shtrenjtë. Madje, mbaj mend që vitet e fundit botuan edhe një faksimile të “Këshillit Ministruer” të 21 prillit 1939 (?!). Gjithnjë “në shenjë respekti e mirënjohjeje”, vendosi emra të rinj nëpër rrugë e sheshe : Viktor Emanueli; Gabazzo e Costanzo Ciano; Princi Umberto Savoia etj.Historia nuk harron dhe nuk përsëritet si tragjikomedi aventureske. Aq më shumë në të ashtuquajturën Demokraci. Theksojmë: vetëm për Clirimin e Tiranës dhanë jetën 220 bij e bija nga e gjtihë Shqipëria ! Nderim i përjetshëm. E meritojnë një Përmendore të lartë apeli mu në zemër të Kryeqytetit. Ata janë e do të jenë përjetësisht “kullat” më të larta të kësaj bote të trazuar. Atje të gdhenden emrat e secilit. Atje të përkulet pasaniku e kripaniku, qytetari i thjeshtë dhe politikani dinjitoz, fshatari e zyrtari shtetëror a privat, cdo banor e turist. Sic përkulet tërë bota e përparuar përballë Antifashizmit, kësaj vlere të pashuar historike. Deri sa të ketë frymë Njeriu mbi dhe ! “Moj Luftë e Dytë Botërore/ Të bukur trima që more/ Një nga një me dorë i zgjodhe”!...

                        -Ju flet Tiraanaaa ! 17 Nëntor 1944.

                        U clirua me forcat e veta. Një kolegu ynë i vjetër kishte parakaluar me rrobat e partizanit në trup. Ashtu hyri në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, atje ku do të derdhte djersë shumë, po edhe lotë shumë. Kostumin e parë të dhëndërrisë do e vishte pas gati një viti në Lukovë të Sarandës. Ia kish ruajtur nëna në sepete…Një shkarrashkrues qullavec i akshamit, vjet propozonte të hiqeshin emrat Myslym Shyri e Sabaudin Gabrani. Guxim budallai ?! Shërbëtorët e fëlliqur nuk u qasen as te maja e këmbës Dëshmorëve të Atdheut. Mbase ëndërrojnë e kërkojnë të fshihen prapë nën kapotat e robërisë nazifashiste. Se tradhëtia nuk ka brirë. Dhe njerëzia nuk ha bar. E tha Sami Frashëri i pavdekshëm: Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi !

25 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Por populli vazhdon t’i thërrasë me emrat që meritojnë. Nderojnë ata që mposhtën deri trup me trup e bajonetë më bajonetë gati 3 mijë forca naziste, 25 topa, 4 tanke, 100 mitraloza, 200 automjete etj. Pa llogaritur gati 500 kuislingët dhe tradhëtarët me damkë ! Dhe pastaj u nisën drejt Veriut të Shqipërisë… Thote autori i shkrimit me te drejte. I pikon zemra dhe shpirti per vendin... Partizanet dhane jeten jo per parti Party -pjese-), por per Shqiperine...

    1. N
      Noc Rroku

      Mesoje o BOHOTINA kete hajdar te shkruaje se u plak e nuk u be dot gazetar? Kjo tregon se ky Kristo bytha nuk ka pike llogjike te arsyetoje...

    2. V
      Valentina Erindi

      Me emocionove krejt o gazetar shpirtzjarr e tu falem me zemer atyne qe i kthyen pushken okupuesve dhe ti nderoj pafund bijat e bijt e nenave qe derdhe gjakun ne lule te rinise. Lavdi e mirnjohje brez pas brezi per ta. Faleminderit per penen e shpirtin qe ke zoti Kristo.

      1. I
        Idajet Beqiri

        Valentina Kristo Mërtiri qenke qarata sa shkruan me emra femrash o kamash?

      2. N
        Nga larg

        I perjetshem qofte kujtimi I tyre. U nderofshin brez pas brezi. Lapidari me emrat e tyre duhet te ngrihet patjeter.

        1. R
          Rorirota

          Një hymn për ata që dhanë jetën në lulen e rinisë për këtë Tiranë që gëzojmë sot. Faleminderit. Mirënjohje për ata që nuk shkelin mbi gjakun e derdhur siç bën Uran Butka e soji i tyre, luftë civile thonë… dhe e ftojnë stol më stol në televizionet e sotme të përhapë teoritë e tij prej tradhëtari. Rroftë 17 nëntori, dita që i hapi rrugë ÇLIRIMIT të Shqipërisë me 29 nëntor 1944! Lavdi dëshmorëve të atdheut.

          1. a
            astrit

            Rruga e ka deshmeret e kombit e autori na shkruan per deshmoret qe prune ne pushtet partine e Enver Hoxhes. Abuzimi me emerat e rrugeve ne Tirane eshte tejet skandaloze. Kemi me qindra emera rrugesh qe si njeh njeri se kush jane, çfare kane bere e nga vine. Beni nje studim te ketyre emrave se kush jane e kush kane qene e do behet nje gallate e madhe. Partizani i panjohur eshte nje budallallek ideologjik. Shqiptaret jane popull i vogel i njohin me emra personat qe jane vrare ne lufte e se kush i ka vrare. Ky eshte nje shkrim ideologjik enverist e si e tille s'ja vlen te shqetesohet njeri. Enverizmi e enveriste jane kthyer ne njerez te pangopshem per para. Parulla e tyre s'eshte rrofte enveri por rrofte paraja!

            1. M
              Mendimi im

              Deshmoret nuk nderohen duke shkruar hartime por duke luftuar per idene qe i ngriti ne kembe: drejtesia shoqerore. Drejtesi shoqerore do te thote qe nje njeri qe punon 8 ore ne dite te kete me se te ushqeje, te veshe dhe te strehoje familjen, te trajtohet si njeri ne pune dhe ne rruge, t’i degjohet fjala per çeshtje publike, te mund te arsimoje femijet, te marre sherbim shendetesor kur semuret dhe te marre pension kur te plaket. Gjithashtu, me ben pershtypje qe autori ulet e shkruan per nderimin e deshmoreve dhe harron te permende se kush ia hoqi emrin stadiumit Qemal Stafa dhe kush po perqafohet me kryeministren neofashiste te Italise.

              1. E
                Erioni Cerriku

                Te lumte pena o Zoti Mertiri. Ka me shume se dy dekada qe them e them se duhet ndertuar nje Panteon Gjigand ne kujtim te gjithe Deshmoreve te vertete qe dhane jeten per lirine e Shqiperise !!!

                1. T
                  Tajari

                  Paske rrjedhur o Kristo bytha?

                2. H
                  Himarioti

                  Një rezyme e mençur për heroizmin e partizanëve tonë të LANÇl. Lavdi të përjetshme LANÇl! Lavdi të rënëve për leirinë e kombit tonë! Posh nazifashizmi dhe aleatët e tyre shqipfolës!

                  1. E
                    Erdogan

                    "Deshmoret e Kombit"? Po Arnautine e ndertuan Te Persekutuarit e Kombit. Burgjet politike,te Internuarit neper tela dhe jo,te vrare,te pushkatuar te Varur etj sepse dikush nga familja nuk donte te jetonte ne kafaz. Si nuk doli nje Deshmore te vriste "Diktatorin tuaj" o Xristo Mavria (Katran e Zi shqip"). Populli popull eshte. Edhe ata qe ishin me Ballin ishin Balli i Kombit. Me te Mirat dhe te Keqiat. Sot perse beni cfare thote Sh.b.a-ja edhe kur you thote Do hani (hanger angl) Bar! A ka turp me te Madh? Mos me thote dikush qe keto Skena qe sjohim sot ne PalestinenMartire nuk eshte Sh.b.a "Demokratike" dhe jo Rraciste?

                    1. B
                      Baxhuli

                      Paskeni pjerdhur te gjithe ju qe shkruani hartime dashurie per kete Demkën sa idiot aq edhe budalla personifikim i Kristo Mertirit. Ky mut qeni vetelavderohet edhe duke shkruar komentet qe ti duket interesant Mero Bazes po ky nuk e ka fare ne refene siç tregon dhe shoku I tij I ngushte barcaleta çdo mengjes.

                      1. V
                        Veterani i LANC

                        Perdor emrin e deshmoreve per te bere qokar e tij me pazare per permendjen e emrave ne shkrime. Ky eshte qelbaniku Krist MERTIRI.

                        1. G
                          Goni

                          Po ca veterani je ti o legen? Veteranet jane ata qe ishin gati te jepnin jeten per lirine e atdheut e qe derdhen djersen lume per begatimin e tij. Ti je nje cope muti qe qelb dynjane e qe e shperndan eren edhe nepermjet internetit.

                          1. V
                            Vangjeli

                            O Goni o mi haleje ik o Kristo se e qelbe!

                        2. A
                          Ajaz Rustemi

                          Pershendetje zoti Kristo ! Ne kete dite historike te 17 nentorit te vitit 1944 kur kryeqyteti i vendit çlirohet nga pushtuesi nazifashiste dhe ku dhane jeten mbi 220 deshmore, eshte njerzore eshte humane qe te shkruhet per ta, te kujtohen e nderohen nga çdo kryeqytetas e çdo shqipetar i ketij vendi. Jane bije nenash qe ikin nga kjo jete per te na sjedhur neve lirin e deshiruar e ku ne e gezojme sot. Keto shkrime ku kujtohet heroizmi i tyre siç keni bere dhe ju ne shkrimin tuaj eshte vlere se po nuk kujtuam te rrenet si ne kryeqytet e ne tere Shqiperin , kemi humbur si atdhetar , si njerez me ndjenja , si njerez te qyteteruar qe e duam kete vende, siç bene dhe bota per ngjarjet historike te tyre. Te pergezoj per kete shkrim dhe uroj qe te gjithe qe e lexojme te kemi respekte e mirnjohje per keta deshmore qe dhane jeten per kete vende . Respekte zoti Kristo dhe ke vlera per shkrimet qe na jep .

                          1. G
                            Goni

                            Po ca veterani je ti o legen? Veteranet jane ata qe ishin gati te jepnin jeten per lirine e atdheut e qe derdhen djersen lume per begatimin e tij. Ti je nje cope muti qe qelb dynjane e qe e shperndan eren edhe nepermjet internetit.

                            1. V
                              Vangjeli

                              O Goni o mi haleje fshihu Kristo se e qelbe!

                            2. M
                              Me prokurë të posaçme

                              Ajaz Rustemi, as më thua, po kushuriri yt nacionalisti Qazim Rustemi, xhaxhai i Avniut, i cili ishte kryetar i "Ballit Kombëtar", në Libohovë, i ekzekutuar si i tillë nga "guerilisti" komunist Myrteza Ruli, xhaxhai i ish deputetit dhe ish ministrit "demokratikas' Genc Ruli, a duhet quajtur dëshmor dhe a duhet të ketë dhe ai një vend në varrezat e dëshmorëve, siç e ka Kujtim Ruli, nipi 17 vjeçar i atentatorit 'guerilist' të Qazimit, i vrarë jo në luftë nga ndonjë pushtues, por me thikë, në zënkë e sipër, nga një djalë ballisti? Si libohovit nga familja Rustemi, (po mesa kuptoj njeh vetëm Avniun) thuaj Kristos, mikut tënd të shkruaj (mbasi t'ia mësosh ti ca gjëra!) dhe për kushurinjtë e tu ballistë se dhe ata, me mënyrën e tyre si nacionalistë, luftuan pushtuesin por edhe komunistët, të cilët kur fatkeqësisht morën pushtetin i quajtën ata 'armiq', i lanë dhe pa varr, ndërsa emrin e Kujtimit, djalit dhe nipit të tyre, përveç se e sistemuan si dëshmor në varrezat e dëshmorëve, i vunë dhe emrin e tij Shtëpisë së Kulturës, emër që e mban edge sot. Mësoje vetë historinë e Libohovës, dhe pastaj tregoja dhe Kristos që të na bëjë një shkrim dhe për anën tjetër të medaljes. "Historia e shkruar nga fitimtarët", dmth historiografia e kohës së diktaturës hoxhiste, nuk është histori, por trushplarje.

                              1. A
                                Ajaz Rustemi

                                I nderuar Libohovit ! Persa shkruan ke te drejte per ato qe nge ne shkrimin tende Une bera nje komente per shkrimin e zotit Kristo ku ai kujtoj te renet ne çlirimin e Tiranes qe meritojne respekte e mirenjohje per ti kujtuar se na dhane lirin te cilen e gezojme te gjithe sot. Nese dhe ti do te dilje hapur e te shkruaje per ata qe permendje , per te cilet kemi respekte , ne nje dite tjeter dhe per ty dote mbeshtesim me komentin qe do te beje per shkrimin tende Mos i ngateroni gjerat Sa per Qazimin ai ishte nipi i Avniut dhe jo xhaxha( ishte djali i vellait te Avniut) Mere inisiativen e shkruaj pasi e njeh mire historine e Libohoves !

                              2. P
                                Plaku pa dhambe

                                Gjermanet iken vete se duheshin ne frontin lindor per te ludtuar aliatet.Detyra e partizaneve ishte jo ti perzinin por ti mbanin me lufte sa me shume ne shqiperi.gjithsej u vrane 2400 gjermane shumica nga aviacioni englez.partizanet vrane ndonje tek tuk prandaj edhe i ngriten kenge:edhe nje gjerman qe vrave / na cave bythen na cave,

                                1. D
                                  Demokrati idealist

                                  Ata djem e v.ajza partizanë dolën malit për liri dhe dhanë jetën për Atdheun duhen nderuar e respektuar në jetë të jetëve. Ndërsa disa karagjozëve që shkruajnë kodra mbas bregut duhen injoruar.Ata vijnë nga familje kolaboracionistësh që bashkpunuan me fashistët dhe luftuan me kotecet e pulave.Koha e sali malokut ka bër shumë mëkate duke denigruar luftën partizane e duke rehabilituar ballistët e zogistët e fëlliqur.Se kush ka qënë Balli Kombëtar i ka telendisur poeti partizan Shefqet Musaraj në Epopen e Ballit Kombëtar. Ja si i karakterizon karavidhet e BK: Pa kur t’i shohësh Derven derven në vënd të pushkëve gota (rakie) dhe enë

                                  1. S
                                    Sara

                                    Një shkrim brilliant. Meriton respekt e përulje para kujtimit të dëshmorëve. Viktor Hygo thotë:"Luftën e bëjnë heronjtë, ndërsa në kohë paqeje qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë HORRAT" Nuk i kuptoj disa komentues kur nuk u pëlqen shkrimi nuk japin argumente por shajnë gazetarin.. Po u kujtoj atë shprehjen e George Orwell:"Një popull që zgjedh njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjtë e tradhtarët nuk është viktimë por BASHKËPUNËTOR i tyre".

                                    1. M
                                      Minxhozi

                                      Pika bythes o Sara Mertiri se ky vjemja eshte i padurueshem, thjesht sharlaran jo gazetar.

                                    Lini një Përgjigje