Boomerangu i qokës që Rama i bëri Melonit

18 Nëntor 2023, 17:10Blog TEMA
Boomerangu i qokës që Rama i bëri Melonit

Nga Andi Bushati

Një nga emisionet me peshë të aktualitetit në bregun përballë, “Piazza Pulita”, në televizionin La7, kishte sjellë kamerat në Shëngjin, Gjadër dhe Tiranë, në një reportazh që i kushtohej marrëveshjes Rama-Meloni. Ndonëse në politikat editorale të këtij televizioni, që anon nga qendra e majtë, ze një vend të madh kritika ndaj ideologjisë ekstremiste të “vëllezërve” të Georgia Melonit, ajo që të binte, në sy, në materialin e përgatitur, qe një gjë në kufijtë e mungesës se profesionalizmit elementar gazetaresk.

Aty nuk dëgjohej askush që ishte pro protokollit të nënshkruar mes dy kryeministrave. Në të kundërt, kori i zërave “anti” nuk kishte të sosur. Një peshkatar nga Shëngjini dhe një qytetare nga Lezha, deklaronin se nuk e pëlqenin ardhjen e refugjatëve afrikanë. Madje si rrallëherë në këto kohë, një vend i konsiderueshëm i jepej liderit non grata të opozitës, për të shprehur rezervat e tij për ligjshmërinë e paktit.

Pra, thënë shkurt, “Migranti, accordo Meloni-Rama: il reportage dall’Albania”, ishte një vështrim kritik. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Prej datës 6 nëntor mediat përtej Adriatikut janë mbushur me tituj të ngjashëm: “Një Guantanamo në Shqipëri”. “Një shkelje e ligjeve të BE për emigracionin”. “Kontratë për importimin e qënieve njerëzore”. Edi Rama është përshkruar si një sharlatan i së majtës që për interesat e veta personale arrin deri aty sa të bëhet bashkëpuntor me të djathtën ekstreme.

Aleatët italianë, në Partitë Socialiste Evropiane, imagjinuan deri dhe kërkesën për përjashtimin e partisë së kryesuar prej tij. Ndërsa organizatat e mbrojtjes të të drejtave të njeriut kanë ngritur pikpyetje lidhur me garancitë që jep Shqipëria, si një vend i sigurtë për të drejtën e azilit.
Pra, po të bëhet një bilanc paraprak, i jehonës që ka pasur, këto dy javë, protokolli që Edi Rama e nënshkroi thjeshtë për të përfituar më tepër mbështetje ndërkombëtare për vete, ajo rezulton më shumë negative. Rama donte ti bënte një qokë të paharueshme Melonit, por bashkë me të hodhi mbi vete dhe regjimin e tij prozhektorët e kundërshtarëve të kësaj marrëveshje.

Madje, si për ironi të fatit edhe ata personalitete të së djathtës italiane, që janë pro sjelljes së emigrantëve klandestinë këtu te ne, kanë si argument kryesor një gjë që nuk na bën aspak nder: faktin se kjo bëhet për të dekurajuar ata që janë të gatshëm për të kapërcyer Mesdheun: “Ju po vini kokën në rrezik për të përfunduar në Shqipëri’- përsërisin mbështetësit e Melonit në mediat Italiane.

Ky këndvështrim i ndryshëm i të parit të Shqipërisë, kjo qasje kritike ndaj qeverisë Rama dhe mënyrës se si sillet ajo, mund të bëhen shumë më të forta, nëse vërtet kampet e refugjatëve do të ngrihen një ditë në Gjadër. Nëse kjo lëvizje propogandistike anti emigracion, arrin ti kalojë filtrat e institucioneve dhe drejtësisë së përtej detit, pra nëse ajo sendërzohet, në Shëngjin, bashkë me azilkërkuesit e parë afrikanë, do të zbarkojnë në brigjet tona edhe një mori organizatash për të drejtat e njeriut, militantë të së majtës, politikanë të reshtuar kundër qasjeve ekstremiste dhe ksenofobe.

Natyrisht ata do ta bëjnë atë për të vënë në jetë bindjet e tyre, për të mbrojtur emigrantët dhe vlerat tek të cilat besojnë. Por bashkë me këtë, ata do të jenë vigjilentë edhe ndaj vendit që e bëri të mundur marëveshjen, duke i dhuruar një pjesë të sovranitetit të vet Italisë. Ata do të vërejnë një shtet piramidal, të drejtuar në mënyrë autokratike, institucione që i binden urdhërit dhe jo ligjit, policë bashibozukë që bashkëpunojnë me trafikantët etj.

Lobet e tyre janë të forta dhe penetrimi në media i fuqishëm, ndaj nuk do të jetë çudi, që vala kritike që u ngrit pas nënshkrimit të marrëveshjes në Palazzo Chigi, të shumëfishohet.

Pa u treguar naivë apo idealistë, qëllimi i tyre do të jetë mbrojtja e kauzave tek të cilat janë të angazhuar dhe jo denoncimi i realitetit shqiptar. Por kjo e dyta mund të rrjedhë lehtësisht si një efekt kolateral i së parës. E kështu mund të ndodhë që ata që do të zbresin në portin e Shëngjinit, si mbrojtës të emigrantëve do të bëhen edhe thyerësit e heshtjes konsensuale që mbretëron në perëndim, për regjimin e Tiranës.

Prandaj dhe qoka e Ramës për Melonin mund ti kthehet, së pari atij vetë, në boomerang. Ai vërtet e nisi si një lëvizje për të bërë për vete kryeministren e një shteti të madh, por bashkë me të ai shndërroi në kundërshtarë edhe të gjithë kritikët, rivalët dhe armiqtë e filozofisë post fashiste të Melonit. Prandaj nëse një ditë do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri, sado problematike që kjo të jetë, ajo me gjasë do të zgjojë automatikisht edhe një interes më të shtuar për demokracinë e çalë shqiptare.

15 Komente

  1. p
    pjeter

    Shko ne analize o i mjere sa je akoma ne kohe, se te cofi truni fare pas Rames!!! Sipas gjasave, Ramen aty e ke edhe per nja dy pale zgjedhje te tjera, rrezikon te te flasesh me vete rrugeve te Tiranesvo i zi!! Ik te te shofi ndonje i zoti o Bushat, mos hup kohe!!

    1. k
      k

      Të qiftë revizionizmi i bashkimit sovjetik, hysni legenin ne bythë.

    2. D
      Drejtësia

      Shko mor pirdhu

      1. V
        Vranakonti

        Dole perseri ti more turi mi te na thuash mbroçkilla? Shko pirdhu se nuk t'i lexojm shkrimet e tua bajate. Shko thuaja idhullit tend qe te paguan,Sali mortjes. Ti je nje kerme qe as qent nuk te hane dot.

        1. F
          Franci

          Ju fut veremi ketij diteziut qe Rama vazhdon te qendroje ne pushtet e qe votohet nga shqiptaret. Kam frike se do te kaloje ne TBC.

          1. 7
            77

            Kam një kërkesë për çdo pronar mediash; Të më mos i japë hapësirë këtij lloj llumi shqiptarësh grekofilë! Tribalizmi dhe grekofilët janë pjella më e ndyrë e barkut tonë të mizerjes, grykësisë, tërbimit, degjenerimit. Nuk është se Tema apo ndonjë media tjetër shquhet për ndonjë linjë intelektuale, por nuk e di sa i nderon që me letrat e gazetave të tyre të tregtojnë të mbështjellë, copa muti?!

            1. Y
              Ylli

              Po mor po o nipi Hysni Kapos

              1. N
                Nositi

                Po please te gjesh dicka te vjellesh vrer keshtu ja hani mutin Rames

                1. q
                  qivaci

                  Shko ore bythqire se ste lexon kush

                  1. V
                    Vlonjati

                    Ua c’fare oreksi te pa pare e pa degjur ky Bushatlliu nipi i Hysniut vetem ha e nuk ngopet mut nga Rama , po si duket ka ca faj edhe Rama qe nuk e ngop tamam po i jep me kursim si duket qe ka kerkesa te tjera .

                    1. O
                      Opinion

                      Bushat pamvarsisht nga mosdakordesia me ty per analizat dhe komentet qe ben ne shume raste,deshiroj te evidentoj,se ajo c'ka te ben pershtypje ne shkrimet e tua jane dy gjera.E para ne komentet e tua vihet re nje analize skolastike, loje fjalesh gazetareske,qendrime inatcore dhe agresive,jo parimore, per shumecka dhe qe nuk thone asgje.E dyta ke dukshem pozicion inferioriteti dhe frustim ndaj nje personi te vetem,E.Rames dhe per kete arsye i je kundervene me te gjitha baterite PS dhe te majtes ne pergjithesi.Pamvarsisht se ne lidershipin e saj por dhe si force politike ka gabime dhe faje pa fund, egoizmi personal dhe farefisnor (Nesho

                      1. P
                        Populli

                        Bushat, edhe ne kllapi po te jesh ndonjehere nga arsye tjeter, vetem "Rama, Rama, Ramaaaaaaaa" do flasesh perçart! Shko ne spital psikiatrik se mund t'ia dalesh!

                        1. d
                          dsa

                          Mos shani bre mut burash, po u qi dhe po u ben gojore Ed Rama a thua se Shqiperine ja ka lene trashegim Krista-qi firmetari i pushkstimit te dy poeteve desident dhe nuk thoni nje gjysma fjale kunder. Turp.

                          1. p
                            pesimisti

                            O Idiot nuk i lexon komentet qe shkruajne per ty.Si ke guxim dhe shkruan pacavure.Asnje shkrim tendin nuk e lexoj deri ne fund,te gjitha shkrimet e tua jane kopje te njera-tjetres.E nis si i paanshem pastaj leshon vrerin e zakonshem.Dicka te ka bo Sala kur ke qene i vogel qe e mbron me kaq zell.

                            1. B
                              Bejkush

                              Bushati ka të drejtë në këtë shkrim. Pothuaj të gjithë e kuptojmë se po u hap kapaku i pusetës " socialiste" do qelbet Europa dhe Bota me bëmat e "udhëheqës Ramës". Megjithatë ,Bushat nuk të beson as mirkupton askush. Sepse ti ,regjimit kleptokrat të Ramës i jep si alternativë regjimin tribal ,hajdut e vrasës të Berishës,dhe këtë ti e bën sepse gjasme të dhimbset " demokracia". Demosi ynë ky është o Andi ,mos kërkon t'a ndryshosh vallë???? Ama njeriu duhet të dijë të dallojë të keqen e madhe nga ajo më e vogla,sepse sa për të mirën,atë ne nuk e kemi parë kurrë. As gjyshi yt me shokë kur zbriti nga Tërbaçi me tirqe leshi dhe opinga prej lëkure dhie nuk na e solli të mirën,përkundrazi. Fjala ka vlerë kur flitet në vendin dhe kohën e duhur....

                              Lini një Përgjigje