1. Mitar Tarabiqi, fshatar dhe parashikues serb i zhdukjes së shqiptarëve e ka parashikuar se Papa i fundit, para anti-krishtit, do të jetë shqiptar, e Vatikani dontë jetë i pushtuar nga fshatarët e Junikut, kurse kryetar i Romës dontë jetë - një hoxhë nga Llapi.
- Vetëm Albin Kurti ia kalon Tarabiqit, me parashikime.
Se ky i ka parashikimet real-magjike, me një dozë logjike.
- Sot kryeministri Kurti e ka zbuluar luftën e Re që po përgatitet në Rashkë të Serbisë nga Radoiçiq-i, e që do të ndodh në Kosovë.
Albini ka treguar edhe për sistemet kundër-ajrore që Serbia ka dislokuar afër kufirit me Kosovën, por askush nuk po tutët.
Boll po mundohet kryeministri t'i vetëdijësojë popullatën, që ta dinë tutën hak - por shqiptarit lufta nuk i bën përshtypje.
- Sot nẽ pjesën veriore shqiptarët kanë bërë pazar, se në Jug, Bedri Hamza ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve të dielave (dhe rritjen e fitimit për serbët, pa dashje).
Që Serbia i ka vendosur sistemet kundër ajrore afër kufirit, kjo do të thotë se Serbia po tutët prej Kosovës, mos helbete po fluturon Bislimi (të cilit sa herë ia përmendi emrin - më thahet lulja në saksi).
Kryeministri ka kërkuar drejtësi dhe rregull nẽ Serbi, dhe prandaj po tingëllon si zë opozitar i Serbisë.
2. Por, nën Urën e Ibrit, një serb po këndon Bajagën: Biče rata kažu svi - por unë do të vdes nga kjo dashuri!
3. E thirra nẽ face-call një indian të njohur për bashkimin e shpirtërave njerëzor.
Ai m'i lexoi letrat e dehura tẽ tarotit, online.
Fjala e parẽ, tha:
- Hej, çka po lyp?
- Lumturi, mundësisht!
- Hey, hey, vazhdoi i habitur ai.
Emri i tij simbolik ishte Ratan Tata. Mendova, pasi që u çudit aq shumẽ, mos e pa vdekjen time në letër, e po m'kallzon.
Dhe shpejt reagova.
- Dëgjo zoti Tata, mos më trego për asgjë tjetër përveç për dashuri.
Se s'dua të dijë asgjë.
- Unë jam pjesëtare e një populli që kah të rrotullohet i falenderohet Zotit 'që e mban gjallë padija'
Tata vazhdinishtvma ndërprente fjalën
- A e di ai personi që ti je bë' merak në të- më pyeti!
- Çka di unë - iu përgjigja.
Tata: Duhet t'i tregosh. Ti e para.
Unë: - Qysh more unë e para....unë jam intelektuale....!
Ratan Tata, u lodh nga tekat e mia dhe pasi që ma tërhoqi vërejtjen 'mos fol', më këshilloi:
- Mos shkruaj 40 ditẽ, përderisa boja e lapsit të ndahet nga letra dhe pastaj do të çuditesh se çfarë do tẽ ndodh...
- Ti do që unë t'i varros shkrimet e mia? - Tata.
Çka do të ndodh me mua, në një kohë pa mua.
Mos Tata, mos më shkatërro!
- Me shkrime ti i përzë nga jeta jote njerëzit, si me fshesë.
Dhe shkurtoji ato flokë, se flokët e gjata ta lidhi fatin.
- O Tata. Duhet të heq dorë nga jeta dhe nga vetja ime për ta gjetur dashurinë!
- Hesht, më tha tri herẽ, dhe flasim pas 40-të ditëve.
3. Kur mërzitesh për veten, të hiqet mërzia nëse e pason mërzinë tënde tek dikush tjetër.
Në Gaza, fëmijë të vrarë, gjithandej.
Kur po qaja për ta, në zingjirin varur në qafë e kisha yllin e Davidit!
- A s'është dhëmbja jote modë, o zemër. Qysh u bë vuajtja modë!.
Fol, ec e mos fol.
Më mirë, dil jashtë!
3. Dola jashtë.
Në ballkonin tim era e fluturonte çarçafin ngjyrë lëkure.
U ndjeva sikur....e rrjepur.
Po kaloj ato ditët kur asgjë s'të shkon përdore.
Edhe dëme të konsiderushme në amvisëri : çka prek- thyhet...edhe në search-in e desktop-it po e shoh veç figurën e derrit, i ngrirẽ në akull.
S'di edhe pse po flas me ju!
Unë, as që ju dua!
4. Nuk e dua as LDK-në, por e uroj për zgjedhjen e kryetarit.
Askujt nuk i bie keq nëse LDK bëhet e mirë (pse jo më e mira), sepse është parti që nuk hakmerret, anipse ka pasur humbje të mëdha dhe ka vuajtur shumë.
Mua gjithmonë më kanë 'akuzuar' se jam e 'tyre'!
Unë, ndjehem e qetë pranẽ tyre sepse nuk kam frikë prej tyre.
Ata janë si simbol i urtisë...Do të ekzistojnë përderisa do të na çojnë mallin e urtisë.
Kohëve të fundit s'po kam më probleme me dashurinë politike...
po më duan të gjithë, edhe të Albinit, edhe të Memlit, edhe të Lumirit.
S'di çka u bë.
Ne duhet të garojmë se cili është më i miri, më i ndershmi, më i drejti. Aty ka vend sa të duash, gati krejt vendet e nderit, drejtësisë e urtësisë janë të zbrazura.
Urime Lumir.
Nëse mund të më kthesh në 'shtëpinë time', i ke fituar zgjedhjet.
- Duket arrogante kjo shprehja ime kategorike, por nuk është!
5. Do Bislima krejt janë çoroditur.
Edhe Bislimi i LDK-së u ankua....
Vjen një moment, kur bëhet vonë për t'u ankuar.
- Nuk bëhesh atraktiv që tregon kush është i keq - por bëhesh atraktiv duke u bërë vet i mirë.
I mirë nuk mund të jetë askush që e shan shtëpinë e vet.
6. Janë çu nanat në këmbë për ta zbukuruar bredhin;
për ta mbuluar me ngjyra të bukura terrin;
për t'u dukur familja e bashkuar si një pikturë që nuk ka vend për njeriun e vetmuar.
- Të rinjtë nuk merren me bredha, ata jetojnë në një realitet tjetër, dhe duket sikur ata s'kanë nevojë ta zbukurojnë jetën.
- Suksesi më i madh është nëse e vërejnë bredhin 2 metra pasi që e zë dhomën.
Nuk është ky konflikt gjeneratsh, është konflikt realitetesh, bile as që po më intereson çfarë konflikti është.
- Do nana më mërzitën sot, po më ankohen se si fëmijët indiferentë, nuk janë të pranishëm në jetë...as që e vërejnë se çka ndodh jashtë telefonëve të tyre...
- Ata janë të pranishëm në jetë, por jo në jetën tënde - qysh ke qejf ti.
- Mos u anko, po ndreqe mirë bredhin e lëri rininë të jenë arrogantë,
'ata janë arrogantë sepse e ardhmja (dhe fati), është në anën e tyre' (Khalil Gibran-i).
- Nesër hyjë edhe unë në kornizë: gjithmonë para Katedrales e kam rregulluar bredhin.
Katedralja e di çfarë rivaleje e ka.
7. Ka kaq shumë kontradikta në shpirtin tim.
Një mall kaq i thellë për Zotin, aq i thellë sa është i dhimbshëm.
Kam një vuajtje të vazhdueshme, e megjithatë ndjehem e padëshiruar nga Zoti,
e zmbrapsur, e zbrazët, pa besim, pa dashuri pa zell.
Shpirtrat nuk kanë tërheqje.
Parajsa nuk do të thotë asgjë, mua më duket si një vend bosh.
Mendimi për të nuk do të thotë asgjë për mua dhe megjithatë ky mall torturues për Zotin.
Lutu për mua, të lutem që unë të vazhdoj t'i buzëqesh atij pavarësisht gjithçkaje.
~~Nëna Terezë në 'Natën e errët të shpirtit'.
Kimete te lutem shkruaj me shkurt..!
Kimetja kur eshte esell nuk shkruan siç duhet dhe te lodh!Nen efekt eshte me e lexueshme sepse i shkruan shpirti e jo dora!
Kimete te lumtë po shkruan sakt dhe drejt Je e mrekullushme por mos shkruaj vetem per mashtruesin idiot Shkruaj edhe per Lopen e Mitrovices Shkruaj edhe per kurven Shvarc Shkruaj edhe per injorantin Glauk Shkruaj edhe per Pislen Shkruaj edhe per valltaren e Gadafit dhe per shfalerken e Radojçiç Shkruaj edhe per Albulenë shurren dhe per te gjithë rrugaqet e qeverisë ZDRAVO VV
Krejt pe dojne Kimeten si Azizen e trent, apo 'Calamity Jane' e tu Kosovs.
Kurti e paska zbuluar uji e nxehtë. Serbia e Radojçiqit po dashka me na sulmon me raketa. Atë dinë zogjtë e malit sepse qe gati dy shekuj bëjnë gjenocid. Tash pasi ke shmangur UÇK dhe kreun e saj duhet me i bind analfabetet funksional nuk se duhet të frikohen dhe mos të bëjnë zë. Sa herë që ngushtë Kurti siç është tash pasi ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Zajednicës prandaj i ndërron fjalët dhe qëndrimet në çdo pesë minuta dhe vetë bije në kurthe prandaj i duhet ta shpërndan vëmendjen e qytetareve me këso arsye. Këto deklarata i shërbejnë me ta vazhduar jetën në atë kolltukun e Qeverisë dhe i ndihmon Vuçiqit që të zgjidhet përsëri kryetar i Serbisë. Harroji këto pollavëra KM sepse e dimë kush është regjimi serb dhe çka bëjnë e çka mendojnë për ne. Po deshe puno diçka serioze për komb e shtet e mos iu shtije frikën qytetarëve frikacakë sidomos atyre që mbulohen me qebe.
Kimete moj bijë, shyqyr që paske veshë nji bluzë me jakë, se ka fillu dimri dhe pata frikë mos po ftofesh ka shpatllat. Hajt shnet dhe piji n'rregull ilaçet, çiko!
Oj Kimete, sikur te kaloje ndonje jave andej nga haremi im do qetesoshe boll moj cike e bukur dhe e zgjuar. Shqiponje dhe thelleze me je oj Kimete.
Me 16 nentor alarmoi Zelensky, qe ka informacione se Rusia, pas Lindjes se Afert, ka nje plan te gjerë ta perhapë konfliktin ne Ballkan. ...Me 17 e 18 nentor, ne te njejten fryme reaguan BE dhe SHBA duke i dhene vemendje dhe mbeshtetur pohimin e Zelenskyt, me 18 nentor shefi i Natos konfirmoi vizite urgjente ne Kosove, ...kurse keto levizje te Serbise, per te cilat foli Kurti, vetem sa e vertetojne seriozitetin e pohimeve euro-atlantike, ...dhe e tere kjo Kimit i duket nje material per tallje totalisht te pa shije!...