Nga Martin Leka
Ditën që u publikua vendimi i Gjykatës së Strasburgut, Mark Nika thotë: “Pa Strasburgun, çështja e nipit tim do të ishte varrosur”.
Marku është xhaxhai i Aleks Nikës, lezhjanit të vrarë në protestën e famshme të 21 Janarit 2011. Që ditën kur mori lajmin e kobshëm për nipin, nuk ka reshtur të kërkojë drejtësi. Formimi i tij juridik e ndihmon më shume se njerëzit e zakonshëm për të trajtuar termat e drejtësisë. -Hetimi është art, thotë ai.
Konkluzionet e tij arrijnë në përfundime që i tejkalon interesat personale e familjare. Hetimi nuk ka qenë i plotë. As i lirë. Po ti referohemi deklaratave politike lidhur me çështjen, që nga ish-kryeministri i kohës apo dhe drejtues të Gardës së Republikës, është e qartë se shteti, i zënë ngushtë, i zënë në faj, i zënë në krim, është munduar të shfajësohet. Duke gënjyer (vranë njëri-tjetrin me çadra pistoletë)! Duke prishur prova (fshirja e serverave)! Duke penguar drejtësinë (pengimi i zinxhirit të gardës të dëshmojë).
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut e ka lehtësuar sadopak Mark Nikën. Por entuziazmi i tij fillon e venitet sapo fjala kalon tek drejtësia shqiptare. Ka parë kalvarin e përgjatë 13 vjetëve ku nuk u bë drejtësi për nipin e vet dhe këtë herë edhe pse beson pak, ka një shpresë. Tek SPAK. -Nëse çështja do të hetohet e plotë, thotë ai, do të dalë edhe motivi i vërtetë i vrasjeve. Për të mbajtur pushtetin me çdo kusht e çmim. Vrasjet e 21 Janarit një fije e hollë i ndan nga krimet kundër njerëzimit. Të shtënat drejt turmave të pafajshme dhe vrasjet për arsye politike janë krim kundër njerëzimit.
Tek ai nuk ka doza hakmarrjeje. Por nuk harron të thotë se sa e rëndë është për familjen e tij kur sheh që i bëjnë moral prej 13 vjetësh në parlament njerëz të implikuar në vrasje.
Xhaxhai i Aleks Nikës ka dy shtete. Një shtet të Sali Berishës dhe një shtet të Edi Ramës.
Shteti i parë i vrau nipin. Dhe jo vetëm e vrau, po u mundua me çdo kusht e mjet ta fshihte si vrasje ordinere dhe pa autor.
Shteti i dytë e qau. Vetëm e qau. As Aleksit, as tre dëshmorëve të tjerë nuk mjafton tu bësh ritualin e luleve cdo vit aty ku derdhën gjakun e ranë. Shpagimi bëhet vetëm me drejtësi. Kur drejtësia është e padrejtë, ky term nuk mund të ekzistojë.
Strasburgu, edhe pse ne i dinim, na ka bërë me dije se si kryeministri i kohës sulmoi prokurorinë dhe nuk zbatoi urdhërat e prokurorisë. Kaq mjafton, pa dashur të futemi ne terma juridikë, që çështja të rihetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Që shteti, çdo shtet, të zërë mend e të mos përsërisë kriminalitet të tillë. Që për arsye politike si kjo dhe më tej, asnjë prind të mos mbetet pa fëmijë, asnjë fëmijë të mos mbetet pa baba, asnjë grua të mos mbetet pa bashkëshort, asnjë xhaxha të mos mbetet pa nip. Këtë kërkon dhe Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës!
Edhe sot Spaku nuk po do ta hapi 21 Janarin,kjo eshte shume e qart,personalisht mendoj se akoma ne Spak ka berishist,kjo nuk do as ment dhe as kelem thoshte ndjese paste nena ime.
Spaku do e hapi çështjen,por nuk do gjej fakte,që vet krimineli Sali i ka pranuar botërisht.
Po saliu tha qe une i vrava do i vritja perseri e ka deklaruar edhe te opinioni i blend fevzos te pervujturit te saliu jo nje here po disa here. Po spaku cfare kerkon kur saliu e thote vete Spaku po hy ne rrezik mos do bar tani.
Sepse SPAK-un nuk e pjerth njeri dhe zbaton urdhër, tashmë jo nga "dora e ngohtë,, e partisë por nga dora e fshehtë e "miqëve,, të"demokracisë,, që duhet ti falendejmë për nderin që na bënë duke na shkatërruar vëndin dhe duke na vrarë popullin me duartë në xhepa. Hajde në hefsel të gomares mashtrues të kollarisur.
Siurdhëron! Por ato lulet çdo vit në bulevard mbajtën gjallë shpresën dhe obligimin për drejtësi. Dhe po të mos ishte mbështetja e plotë dhe pa ekuivokë e qeverisë Rama për reformën në drejtësi, nuk do kishte SPAK, asgjë. Mbështetja e plotë e kësaj reforme ishte edhe për hir të Aleks Nikës. Këtë duhet ta pranojë dhe ta thotë çdo njeri. Qeveria Rama nuk është drejtësia, janë pushtete të ndara.
Krimineli bredh neper Shqiperi e ju akoma ben teori e thurni citate se qysh vrau e vret ai. Populli shqiptare i dikurshem thoshte qe: hak pa marre e borxh pa lare, nuka. Dhe e thoshte kete dhe e bente qe te zinin mend te tjeret e te mos perseritje; per njerezit qe kishin mend se ata pa mend i kemi dhe sot rrugeve duke shkaterruar. Krimineli tallet e ne thurim levdata ca prokuroreve qe me shume merren me Bicin pse ju fut nje femer ne shtrat se sa me keto gjera kaq madhore qe rrezikojne dhe egzistencen e shtetit dhe kombit. Mua me duket se flasim pa pergjegjesi kur tolerncen e quajme te domosdoshme edhe kur ta hipen siper krimineli dhe ti i thua: ik, mor ik se me shtype, me nxorre syte, ose qello dhe nje here pa te shoç ! Kriminel do ate qe te dha ty!
Kjo eshte nje tymnaje e re per gjoja shprese ne hetim. Mjere ato qe iken se keto politikanet tane jane bashke ne krim dhe ne vjedhje. Po u hap hetimi ne themel del edhe emri i drejtuesit te ripjelljes dhe do duhet ti jepet pergjigje pyetjeve jo kush e beri vrasjen jo kush e provokoi situaten etj etj……..
Pershendetje Zotit Mark, Plotesisht te drejta fjalet tende! Nuk shtoj dot asnje fjale,me vjen keq per Edin duhet te ishte me burre!
Per mua nuk do te behet asgje.Te gjithe prokuroret dhe gjyqetaret nuk kane asnje fije guximi te marin nen hetim kete ceshtje.Nuk ja u bane nga Sali Berisha.Marim rastin e tanishen qe po e therrasin Sali Berishen me teper per tea sqaruar rastin e Klubi Sportive partizani.Shikoni se si po i degranon ai prokuroret dhe gjyqtaret vetem per kete rast.A ka ligj per ta ndaluar.Kur nuk vepron,do te thote qe nuk ka.A meret neperkembe nje femer,a meret nerpekembe nje gjyqtar qe qenka pushuar nga puna ne 96 e ndaj Saliut marka hak ne 2023.Po te ishte kjo sa pushoj nga puna 24/1 .Saliut do ti ishte harruar dhe emri po te ishin hakerruer gjitha ata specialiste ne ate kohe dhe vendi nuk do te ishte ne kete situate.Ndaj besoj nga frika e diskriminimit asnje prokuror dhe gjykates nuk do te veproje po sju mbyll goja me pare Sali Berishe nga ligji per shpifje.Kete situale e zgjithe vetem prokuroret e rinj ose te ardhur nga jashte.
ORmender gazetar,me mbiemer 'Leka-culo!' Nuk ka ne Bote 'dy shtete' po mund te kete dy 'QIverri'!Ne kete vend dikur ShQIpni nuk ka patur e nuk ka 33 vjet as shtet as perendi e smund te flitet per 'shtet i se drejte' me nje fare dogme allias 'reforme ne drejtesi'! Vrasewsit e 21 Janarit 2011 ashtu si tere vrasesit e shqiptareve sot e TRE DEKADA perfaqesohen nga '3 moskëDHJERET' EDVIN SALI MUTI:i pari i vret,i dyti i perdhunon si 'kokPalare' i treti i QI-Qan me lot krokodili si zogist e Salisjan...Zagaret e disinformacionit mbajne iso permes lehjesh....
RAI dhe AFP hodhen dyshime te forta ne lajmet e 21 janarit per vrasje nga afer te atyre protestuesve. (RAI - ...personi bie dhe shoku perkrah tij ben 2 hapa anash sikur nuk e sheh...)Vrasjet ngjane kur protesta po shperndahej. Vrasjet i interesonin vetem atij qe i nderseu per ti vrare. Ai deklaroi 3 dite para protestes "Ta bejme si ne Tunizi" (referuar perleshjeve te pergjakshme te atehershme ne ate vend Afrikan) Ai i e vrau, ai i qau, ai i perdor akoma sot. Emrin e ka Edi Kristaq Rama.
Çështja zgjidhet shumë lehtë,në se ky vënd ka burra.... Ata që e hetuan dhe e mbuluan ngjarjen,të dalin e të thonë të vërtetën pse vepruan ashtu.. Lul xheli të tregoj se kush urdhëroi dhe si veproi zinxhiri komandues,Ndrea Prendi vjen pas Lulit dhe ai që fshiu serverat të tregoj të vërtetën se ai është ngritur edhe në detyrë nga Rama
te mendosh se nje katunar ekzemplar si martin leka e rruan trapin me mercenar aleksin dhe te tjeret eshte si te vjellesh ne texhere te gjelles. beson ti o katunar martin se rilindasit e besojne se ti je me ta dhe do te te shperblejne qofte duke te kuar apo duke te mbrojtur per pislleqet e renda qe ke bere ne RTSH? qelbesire je dhe po hyn ne rang kufomash si po perpiqesh te blesh te ardhen me histori te stisura
E verteta e krimit shteteror te 21 janarit 2011-t eshte e qarte si drita e diellit dhe"Uleret" cdo dite qe kalon.SPAK-u eshte i detyruar ta rihetoj nga e para per te kater deshmoret e vendit dhe gjithe te demtuarit e tjere ne ate dite te zeze per vendin.Ne krye te listes te hetimit duhet te jene, Berisha,Basha,Prendi,Meta,GJ.Lezha (masakruesi i serverit te Kryeministrise)Kryetari i komisjonit hetimit parlamentar dhe bashke me ta edhe organizatoret e asaj demostrate qe doli jashte kontrollit.Demokraci do te thote DREJTESI dhe zbatim ligji.Cdo dite qe kalon shton hije dyshimi per marreveshje te fshehte per te mbuluar krimin.
Mos u ankoni kaq shume. Me vjen keq per familjaret e viktimave ( se ju patronazhistet e Rames e te Meros kete pune keni) qe edhe kete vit bashke me Ramen ne krye do shkojne tek sheshi te vendosin lule. Lulet do i kene falas nga Rama.