Ç’na tregon telendisja e opozites?

20 Nëntor 2023, 21:41Blog TEMA
Ç’na tregon telendisja e opozites?

Nga Andi Bushati

Në tre dekada pluralizëm, opozita nuk ka qenë ndonjëherë më e dobët se sot. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk e ndaluan dot një seancë surrogato që miratoi në mënyrë të turpshme, në vetëm 5 minuta, 7 miliardët e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndonëse e mbushën sallën e kuvendit me tym, ndonëse mjediset e parlamentit ngjanin me ato të bodrumeve të spitaleve në Gaza, asgjë nuk e pengoi shumicën socialiste të [onte përpara axhendën e saj. Të njëjtat skena përsëriten që prej mesit të tetorit, kur dy grupimet, ai i Foltores dhe ai i Gaz Bardhit, u bashkuan për të mos pranuar nënshtrimin e minorancës ndaj akteve të paligjshme.

Por, ndonëse ky aksion tenton të krijojë një vijë ndarëse me autoritarizmin dhe përmbysjen e pluralizmit, ai ka deshtuar të bëhet një barrikadë ndaj tyre. Tashmë opozita nuk ka më këllqe të nxjerrë njerëz në rugë për protesta të fuqishme. Ajo nuk shfrytëzon dot asnjë mekanizëm parlamentar që garanton të drejtat e saj. Ajo nuk zgjon dot më vëmendjen e asnjë ambasadori, që të bëjë thirrje për normalizim të skenës politike. Ajo nuk ankohet dot në gjykatat e reformës së re në drejtësi, e sidomos në atë Kushtetuese, të stërmbushur me juristë të tedhur moralisht e politikisht.

Sipas propagandës së pushtetit, kjo po ndodh pasi në krye të saj kanë mbetur dy personazhe të së shkuarës, si non grata Sali dhe Like Floriri. Sipas tyre, interesi personal i të dyve po bëhet shkak për humbjen e besueshmërisë së kauzave opozitare dhe për indiferencën e faktorëve të tretë ndaj artikulimit të tyre.

Ndonëse këto pretendime, që përsëriten vazhdimisht nga daullexhinjtë e pushtetit, nuk janë krejtësisht të gënjeshtërta, e vërteta e plotë është krejt e ndryshme. 

Opozitës në këtë vend i është vënë shkelmi në fyt. Për të vërtetuar këtë nuk majfton të përmendësh vetëm historinë e përsëritur, se partia më e madhe mbahet prej dy vjetësh në kushte ilegaliteti, pa vulë, firmë, mundësi reale përfaqësimi në zgjedhje, financim publik etj. Kësaj mund ti shtohet, pa frikë, shkallmimi që iu bë ish LSI-së, duke i rekrutuar prej pushtetit, jo vetëm deputetët, ish kryebashkiakët, ish drejtorët, por edhë pjesën më të madhe të drejtuesve në provincë.

Në këtë këtë panoramë mund të vendoset edhe pompimi butaforik ndaj Bashës dhe një gjysëm duzine deputetësh qesharakë që i shkojnë atij nga pas si përfaqësues të opozitës zyrtare.

Por ka edhe më. Mediave që s’pranojnë të vazhdojnë të përkëdhelin qeverinë, por reken ta cimbisin nga pak, i vihet menjëherë tritol dhe u sekuestrohen pasuritë e pronarëve. Atyre që guxojnë të publikojnë skandale, u vërsulet qenëria e SPAK, për tu kontrolluar zyrat dhe përgjuar kompjuterat e celularët. 

Sali Berisha që dikur kërcënonte qeveritë, se i përmbyste me demokratët e Mamurrasit apo La[it, tani rrëzohet në mes të Tiranës nga grushti i një kontigjenti të policisë, sikur kjo të qe një ngjarje e zakonshme kronike. Ky episod i fundit dëshmon shumë edhe për transformimin që ka ndodhur, jo vetëm në arenën e dukshme të politikës, por edhe në botën e nëndheshme.

Faza e atij që Fatos Lubonja, e ka emëtruar si pluralizmi ologarkik i tre bandave, ku përpos përfaqësimit në kuvend, partitë e mëdha kishin nga pas edhe oligarkët e tyre edhe lidhjet me botën e nëndheshme, ka përfunduar pas viteve 2017-2019. Nga pluralizmi ologarkik kemi degraduar drejt monizmit, ku tashmë Edi Rama kontrollon jo vetëm arenën politike por edhe mediat edhe oligarkët edhe kriminalitetin edhe drejtësinë me një miratim herë të heshtur e herë konsensual të ndërkombëtarëve. Në sisteme të tilla, jo vetëm opozita e Sali non gratës dhe Like Floririt, por edhe ajo e kryesuar hipotetikisht nga [mime nobel për paqe, do e kishte të vështirë të ngrinte kokë. Kur demokracisë i vihet dryni, të debatosh për forcën apo dobësinë e opozitës është njësoj si në mesjetën e shën Toma d’Akuinit, të ziheshe për seksin e ëngjëjve.

Pikërisht për këtë, dobësia e opozitës, disfatat e saj elektorale, pafuqia për të mobilizuar rugën, pamundësia për të ferenuar krimin parlamentar, nuk është një e keqe në vetvete, që lidhet vetëm me arsyet e saj të brendëshme. Ajo është simptoma më e dukshme e një sëmundjeje më të thellë. Ajo është produkt i një shoqërie të palirë që po atrofizohet dita ditës.

Kush flet vetëm për telendisjen e PD apo PL, sillet si një infermier që, mjaftohet duke i vënë termometrin një trupi që lëngon, pa dashur të kuptojë shkaqet e të keqes brenda tij. Pasi problemi i madh nuk është se po i shkelen të drejtat Berishës apo Metës, për të cilët mund të thuhet me lehtësi “mirë iu’a bëfshin, e kanë merituar”.

Thelbi i çështjes qëndron në faktin se prej kohësh, në Shqipëri po shkelen dhe nëpërkëmben aspiratat e një mase të stërmadhe njerëzish, nga 600 deri në 700 mijë, që votojnë dhe shprehen hapur kundër politikave të Edi Ramës. Prej kohësh kjo politikë ka krijuar një ndarje, aparteid (jo racor) politik në mjedisin shqiptar. Kjo masë që mendon ndryshe është zhveshur nga [do e drejtë. Prandaj kur shohim opozitën të humbasë, të shpërfillet, të mundet, të gjunjëzohet, neve s’kemi pse qajmë vetëm hallin e saj, por mbi të gjitha atë tonin, si pjestarë të një shoqërie, së cilës i kanë vënë thonjtë në fyt për të mbytur një demokraci në gërhamat e fundit.

23 Komente

  1. A
    Andi eshte Rak

    Tregon qe i ka ardhur koha motres dhe gruas tende qe te marri drejtimin e Opozites.... te pakten ne zgjedhje nuk do hane 1 miljone shuplaka, por 500 mije K ar.

    1. k
      k

      Te qifte revizionizmi sovjetik hysni kapon ne bythë.

      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Besoj kuptohet qartazi. Andi Bushatit po i pritet burimi financiar, dhe nuk do marrë dot pare koti nga Zeni apo Argita. Prandaj është terbuar. E njejta është edhe per ate idiotin noterik, Lubonjen. Andi Bushati është nje gjarper i ndyrë, kurse Lubonja është dallkauk komplet. Tani, të kuptohemi. Keto që themi ne, nuk e bejne Ramën burrë të mirë, por Berisha, Likha, Bushati, Lubonja, dhe dallkauket e Berishës e bejne Ramën të duket si engjell. Ne fakt, Rama i ka plotesuar kushtet per ta hequr, por nuk të le Andi Bushati ta heqesh. Të nxjerr perpara Berishën dhe të tremb si Gogol.

        1. V
          Vëzhguesi

          Konstatim exellent nuk të lënë këta analistë dhe komentatorë të paguar dhe gjobëvënës të cilët alternativë të pushtetit kanë Berishën dhe Metën! Pra e ka një arsye,me Ramën nuk jemi, thonë këta legena se nuk na pyet dhe nuk paguan.Berisha dhe Meta na dinë ca sekrete dhe maskarëllëqe tonat,na bën presion,por preferojmë në këtë situatë të jemi më ta se na paguajnë dhe në të "ardhmen" e pushtetit të tyre do mbijetojmë si minj por të paguar.Ky është motivi për këta delenxhinj!

        2. B
          Bureto

          "...Opozitës në këtë vend i është vënë shkelmi në fyt!". Ketu e nderpreva leximin, siç bej gjithmone me shkrimet e ketij urrejtesi malinj. Pse u ndala ketu? Po sepse ne ate fraze ka te drejte, opozites i eshte vene vertet shkelmi ne fyt, por ky urrejtesi i semure nuk i nxjerr dot koken muhabetit. E marr me mend se në vijim ky do ke te shkruar se shkelmin në fyt asaj ia ka vene Edi Rama, apo maxhoranca dhe si gjithmone me kaq e mbyll muhabetin. me kete mbaron edhe sherbimi i tij per doktorin e gjyshit Hisni. Po a eshte vertet ashtu? Jooo! Jo, sepse u ngec në fut e verteta qe eshte se Edi Rama fuqine e ka se në zgjedhjet e fundit elektorati ia shtoi votat, duke ia çuar numrin e deputeteve në 74, dhe e kshtu te beje ligje e te marre vendime pa ia ndier fare per mender opoziten/ Kjo jo pa qellim perkoi pikerisht në ate kohe, me mandaten 'non grata' me 19 maj 2021, te monstrës, te cilin Lul guinpleni ua beri peshqesh shqiptareve, duke e vendosur ne krye te listes per deputet ne Tirane, bile tha atehere se i'a kam lene vete në dore atij te vedose se ku do te kandidoje!!!! Kjo ishte ndihma kolosale e rradhes qe i dha SHBA shqiptareve, qe keta te kuptojne më në fund se atij i kishte ardhur fundi. Po ja qe kete nuk e kane kuptuar dot akoma ata qe e quajne veten opozite. Dhe pranojne t'ua vejë ai shkelmin në fyt dhe jo Edi Rama, që qesh e tallet me ta. Tani ky legeni urrejtës malinj, po qe i zoti t'i lejë sofizmat dhe t'u kthehet mender opozites qe ajo te shikoje më në fund veten në pasqyre dhe mbasi ne aspektin demokratik të shikoje se sa te deformuar e ka ate, mbase i jep munxet monstres dhe bashke me të e shpeton opoziten edhe nga klika e muleve e ca karagjozeve te tjere, që ndjekin ate në avazin e tij. E them kete të fundit se Berisha, në mungese të turmave forca e tij e derimesotme, ndjehet ende paksa i forte meqe i ka ca si veten qe i shkojne mbrapa. Helbete ka punuar 30 vjet per kete dite. O milet, durim dhe ca, ngordhja e kesaj hordhie nuk eshte larg dhe bashke me të do sosin dhe lehjet e bushatit. (Ps: Nuk ia shkrova kot mbiemrin me 'b' të vogël, se ai në gjithçka qe perfaqeson, i vockel është).

        3. A
          Aleks Xinxa

          Ik o rrot karri, delirant. Ty te thuash te qifsha gruan eshte pak.

          1. L
            Lala

            O BYTHEQIR O PJELLE E MORRIT TE KUQ O PJELLE E GJIRIZEVE TE SIGURIMIT. O ZGJYRE NGA YLBERI I BYTHEQIRAVE SI DHE GAZ PEDERASTI

            1. L
              Lala

              O BYTHEQIR O PJELLE E MORRIT TE KUQ O PJELLE E GJIRIZEVE TE SIGURIMIT. O ZGJYRE NGA YLBERI I BYTHEQIRAVE SI DHE GAZ PEDERASTI

              1. J
                Jimi

                Keshtu te pafsha more pusht, se ke nje jete qe po na can trapin duke i lepire bythen Saliut. Dhe tani qe SPAK, duke se e ka seriozisht dhe me gjase ja ka bere gati litarin, ti ke vene kujen dhe po lebetitesh, njelloj si shqiptaret e kohes se Skenderbeut, te cilet kur ai vdiq, cirrnin faqet e shkulnin leshte. Ti njelloj si Saliu, je shpallur non grata nga shqiptaret, prandaj si edhe padroni yte ke te drejte te shash e te ulerasesh, por c'e do, eshte e kote, cfare vdiq nuk ngjallet me.

                1. P
                  Populli

                  Bushati, ky i tredhur menderisht (na lejohet, sepse keshtu i cileson Bushati 9 antare te Gjykates Kushtetuese!), duhet te mesoje se degradimi i te ashtuquajtures "opozite" duhet kerkuar brenda saj, jo jashte saj. Ky eshte ligj universal, te cilin vetem idiotet vulgare te tipit Bushati nuk e njohin. Lutje gazetes TEMA: ndersa stimuloni mendim ndryshe nga Bushati, kjo nuk do te thote qe ky te shprehet ne formen e ndotjes ekologjike, pa analize gazetari, pa etike dhe madje, duke e mbushur shkrimin me plehra abuzive!

                  1. T
                    Toni ALB

                    Nje vrime i bie ky ......fajin e ka amerika.....

                    1. G
                      Gardisti

                      Telendisja e opozites tregon se deri me tash ti ke hagur mut kot or kopili i bllokit!

                      1. E
                        Erdogan

                        Ndjej kenaqesi kur te shoh si ata bura qe perpeliten per te mos e bere mutin ne breke sepse banjon e ka zene gruaja duke bere tualet! Tani qe edhe financimet ruse ju jane nderprere, shiko se mos gjen ndonje pune si korespondet mediatik ne frontin e luftes se Rusise ndaj Ukraines. Se per trim nuk ke shoke!!

                        1. E
                          ENTSOE

                          Ky doci deri dje deklaronte vehten I pavarur, sot thote jam opozitar me 700000 te tjere!!? Tamam doc! Qenka dhe me Money....Monen!!!

                          1. C
                            Cubel Breca

                            Shko dhe ti mor legen e bashkoju se mbase e rregulloni opuziten e zhozit. Ju analista muti e moret ne qaf opuziten duke mos i thene te verteten por duke genjyer shqipetaret duke e degraduar ne kete far feje qe duhen dekada qe te rimbekembet. Ju byth lepiresat e saliut duke e mbeshtetur edhe kur bente krime. Tani shikoni se si eshte katandisur ne veprime rrugacerie.

                            1. i
                              i lodhuri

                              beni hyzmet grues e grave qe ti u jep par, nga ato qe te jep berisha, ato shkojne e qihen me te tjere. gjithemnone grate e oficereve te sigurimit kane qene mesimore e nuk pertonin me e pa qiellin neprmjet gishtave te kembes. gomare, ankohesh qe nuk ke liri, cdo dite lehe nga 4-5 kunder qeverise e edi rames e ankohesh se nuk ke liri, cfare i di shqioptaret ata nuk jane qorra kur shofin cdo dite ne televizor te birin e sigurimsi mehdi e qemal lamen ne televizor. ti je spiun i berishes si yt ate spiu i te gjithve

                              1. N
                                Nipi Hysniut djali spiunit

                                Te pergatiti gjyshi Hysni per dipllomat po u prish blloku ngele rrugeve po ushqehesh me lemoshat qe te jep doktori gjyshit Hysni . Te beri Rama budalla ta nxori mendjen

                                1. z
                                  zot fali !

                                  Na tregon qe : ti je mje Mut me shi !!!!!!!!!

                                  1. z
                                    zalli

                                    Je shume i sakte,i ke rene pikes gjithmon pa fuqine e pamundesin e vet,i mbyturi e kerkon tek te tjeret,te gjitheve ju ka ngelur ora tek '96 kur komunisti Berishe fitoi 96%,gjakosi opoziten dhe gazetaret,dhe dy"prostituta"politike ,reporteret e KE-se D.Pacck e L.Fisher,njohen zgjedhjet e '96,nuk thane asnje fjale kunder gjakosjes se opozites, po si o Bushat ,emrin e ke me ze te madh por vet je i vockel,kujton se ky popull i harron,po ndalimet e komisionerve opozitar,per gjate gjith nates duke u gdhire 27 Maji i '96,apo jane pa vlere ato,ne cilin shtet demokratik ndodhin dhe nuk denohen,me e pakta mos fol ,se te tjerat dihen edhe ti lepin kockat qe te hedhin,ore si nuk ju vjen turp ore si i ushqeni femijet me ato leke te felliqura qe jua japin ,duke u bere rolin e hale -istit,apo qellimi justifikon mjetin,shife filmin "Asgje nuk harrohet",sa do te mundoheni soji yt ,si gazetar,ky popull i ka te ngulitura ne memorje,te gjitha ,dhe ç'do here do ju japi ate qe meritoni.

                                    1. X
                                      Xhezo Smokthina

                                      Të gjitha sa thuhen në këtë shkrim janë të vërteta. Por ajo që e bënë të pavlerë totalisht këtë arsyetim qëndron në faktin se autori e kërkon zgjidhjen e problemit nga një opozitë e udhëhequr prej dy figurave politike me të urryera nga pjesa dërrmuese e popullit, Sali Berisha dhe Ilir Metaj. Askund ky analist nuk kemi parë që t'u kërkoj këtyre dy personazheve të konsiderojnë qënien e mëtejshme në politikë si drejtues të opozitës, gjë që do u jepte vlerë mendimeve që ai shpreh në këtë shkrim. Monstra që ka kapur shtetin nuk hiqet nga të ngjashmit e tij, të ngjashmit e tij i japin vetëm jetë.

                                      1. G
                                        Gurabardhi

                                        Se kush ia ka mbushur mendjen këtij debilit, Bushati se, di të nalalizojë probleme politik. O Bushati, ti je debil, komplet injorant.

                                        1. p
                                          popull

                                          Kokrra e karit se lexon kush

                                          Lini një Përgjigje