Pas një pune të gjatë bindese fillova të ndihem pjesë aktive e rezistences parlamentare. Dje me këtë entuziazem udhetova për në seancë përkrah luftetarëvë të tjerë të lirisë.
Sapo në shtab u shfaq Kryezevendes Lideri Muli dhe Lideri në perspektivë Gazi optimizmin e fitores ndjeva kudo në deje.
Kur po ndahej armatimi kerkova edhe unë një dyfek a në mos një biçak por aty diçka mu thye së brëndëshmi. Më trajtuan si partizanin Velo, prit njëherë kur të dalë behari do të japim një pushkë nga ato që do u rrembejmë askerve të Niko Nikoqirit çuçuriten.
Nuk po u besoja veshëve se një tjetër zë i kobshem u shtua në qosh “ky të bëjë roje të stallë e pulave si xha Sulua”. Ktheva koken mos këtë llaf të lig e nxuarr nga goja Salianji i cili shfaqet gjithmonë në udhekryqin nga ku ai del. Por jo, qekur me temjan u pa , vetem bën shënjen e kryqit dhe leshon kudo paqe e miresi aqësa edhe Fred Xhaferri duket si mekatar para tij. Mond Spaho kishte qënë ndëshkuesi.
Pikerisht kur të gjitha shpresat kisha humbur për të marrë pjesë në beteje asaj ane si vegim me gjet Albana. Çfare ke xhan, kush të ka merzitur ty që mos paftë ditë të bardhë pyeti ? I prekur ja- bëra me gisht nga Kryezevendes Lideri dhe Lideri në perspektive- ata, ata, psheretiva me gugatje të mbytur!
Ajo me zemergjersi nxorri një të mendafshtë shami dhe me tha do bësh një punë me shumë rëndesi për kauzen tonë. Me këtë dhe delikatesen që nuk të mungon do fshish lotet e Jorushit , pastaj ta ruash si sytë e ballit sepse do e vëmë në muzeun e sakrificave të revolucionit. Dakort me gezimin e rigjetur xhevap dhashë. E ndjeu që rifitova besimin në vete e shtoi, herë pas here me mesymje të befta nduki mjekrren Çuçit dhe Pastorit aq sat u pisazë nja dy javë por kujdes mos nga Etilden se ne jemi parti që i respektojmë zonjat.Jooo atë e kam merak vetë i dhashë siguri.
Ankthi i fillimit !
Ora 9 na gjet në atë të zeze tërthore. Gardiste si miza lisi na kishin zënë pritë. Edhe pse unë kinse Zevendes i Kryezendes Kryetares Ermo me pocaqisen me dy kontrolle po ashtu edhe Liderin në perspektive i cili po me mbante si trim pas vetit.
Zaptiet me mua e paten kollaj se si i krishtere u ktheva edhe faqen tjeter por me Liderin në perspektive sikur ndeshen në një koshere me grenxa. U terbua, u hazdis. Si katalla mori perpara nja tridhjet karrige. Kur pa që i kishin zënë rrugen Doktorit e nuk e linin me dalë në foltore aty nuk mbajti më. Komandantit të pretorianëve i tha “nuk ke pa Gaz Bardh me sy djegi vetin edhe ty, jam çun kavaje jo zog havaje”.
“Qyqja qyqja qyqja” ofshante Dhurata Çupi…. ! Ç’ke moj e uruar i avitem gjithë ndrojë. Me gjasë tha si po ecen kjo gjë 128 amendamentet e Lulit per buxhetin nuk do merren parsysh, medet per njerzit e shkretë se vetem ai mendon për ta tek mbledh dardhë e koqe ulliri.
Flaka !
U hap lajmi që Babo erdhi.Në ajer vibronte tension. Kosta i Gramozit dhe Lindites i cili prej muajsh e priste këtë sihariq ishte bërë dhe. Ai kishte ënderruar që atë ditë të shtronte qilimë me doren e tij, Tezen që lan oborrin, Genc Gjonçajn që prashit e ujit, Shalsin që i bie daulles si virtuoz, Nasipin me dajre, Bujarin e Lushnjes me gajde, Majkon me firzamonikë, Mimi di Puccini me qemane që aman aman, Braçën që i frynbte pipëzes, Dilon me cyrle, Antoneta Dhimen e Ismet Beqirin me grupin e Bënçes tek kendonin “rrofsh sa moshë e kesaj toke”, Xhafen me fustanelle, opinga me xhufka e valle labe por jo , kudo shkumb e hi, flakë e tym. Xhenetin e kishte lutur po këtë ditë jo.
Kafshonte gjuhen që ta kepuste donte po ajo nuk i bindej. Fuqitë e kishin lënë. Shikimi ju err.
Babo ngadalë tek afrohej zmadhohej por i lodhur dukej gjithe naten pagjumë . E vetem për 70 amendamente nga të Lulit koha i kishte mastuar. Ai erdhi edhe pse e ka zët atë bina. I besoi Taos që terbieti është i garantuar me 65 kapterrë në sallë dhe kontrolli nuk do lejonte as miun të kalonte vrimen. Por ashtu nuk doli ndaj perzhitja e mbuloi.
Në defter Babo shenoi zhgenjimin e parë nga Tao. Pershendeti të vetet me dorë “tjeta juaj trima” por trimat futen koken nën banaqe, ndoca qanin si foshnja të uritura deri në atë pike sa Laerti u dorezua së mbledhuri rrekenë.
Shumë i picerronin sytë nga duhia vetem ata të Elises bëheshin sa një filxhan. Qerratesha syzezë e paepur ndër luftra me doren si flater largonte retë nga vetja dhe nga kokë e Babos që shikimi i tij i kthjellet të mbetej jetë e mot . Bujarisht e drejtonte nga Ulsiu i cili tymosej si mishi në tra për ta ngrënë në dimer. Ti kisha ca burra si Mamicen tha Babo me vete këta zorzopë do merrnin dhenë.
Bora ishte veshur bukur si për dasem.Shikimet e saj rrezatonin kudo një hutim pafajësie. I mungonte Edona. Digjej për ta pyetur mëqënëse Babo është si Zeusi pse ai nuk i percellon me rrufe këta trazovaçet poshtë?! Ogerta ja kuptoi marazin dhe i shkroi sms ‘mos u merzit zemer se Babo e zë lepurin me qerre’.Lumturia u kthye prapë në bebëzat e saj dhe vezhgonte korridorin nga ku qerrja do kalonte e ku lepuri fap do hidhej si pizeveng.
Lideri në perspektive Gazi nuk mbahej. Sa pa Babon u turr si Mic Sokoli mbi top por rojet e shumta u bënë barrikadë. Aty ku nuk i shkoi dora i mberriti fjala, “frikacak , frikacak” i drejtohej atij i cili e shihte ngultazi e me dhembshuri atërore.
Çyrbja dridhej si purtekë nga durimi i Babos , nuk po kuptonte më , priste një shënjë që sosja të mbreteronte mbi ne po ajo nuk i erdhi e falë saj shpetuam rradaken por ai qetësinë humbi.
Fjala u nxeh aq shumë sa mori zjarr. Bledion Nallbati si bilbilenjet që dridhnin duhan para litarit shperrtheu bumjet. Një prej tyre dogji trashigiminë e Lulit të tjerat mbyllen seancën për kater minuta. Babo iku i pari. Kushedi kur do ta shohim prapë nga afer. Tao la porosi që Lulit ti blihet një karrige e firmes italiane Natuzzi që as nga bomba nuk ndien e jo më nga flakadanët.
Margeriti lypte me shikim Inen. Kur e pa mes shtellungave , psheretiu e lehtësuar “jeta vazhdon ani se mes plagesh” .
Fundi !
Si Kostandini që nga e pertejmja botë kthehej ashtu dhe ne dolem jashtë me qerpiket e djegur, zhigat e thengjinjeve mbi fytyrë, me gojën e tharë nga roshku i athetirers. Por sakrifica nuk na u shperblye. Jashtë kolegu Arbi Agalliu nuk na priste me nga një çertifikate mirnohjeje nga ato që dega e Vlores e vetë ai me dorë shperndau per patriotet e medhenj .E kisha ndarë mendjen edhe se mua nuk do më jepte do ja kapja nja dy nga dora, një do e mbajta per vete tjetren do ja jepja atij të bekuar Salianj që kaq ka sakrifikuar për këtë vatan.
Çudia nuk pat mbarim. Në oborr mua afrua si tinez Blendi Klosi dhe mer zgjati dy gisht kartë hidhi një sy tha se çoku merr vesh se di edhe unë di të jem burimor,më kendon xhani ç’ka më shumë Ismeti me Bujarin e Lushnjes apo se ai i ka kenduar Rrapush Xhaferrit?. Ai kishte shkruar “ ditë e madhe sot per shtetin/Babo na ka sjellë buxhetin/ Babo që nderon Dovletin/S’e zë gjumi për miletin/ Me vota shtatëdhjetë e tre /Buxhetin votuam ne/ Populli kerkon të mirat / s’pret hair nga qafirat.
E pergezova ngrohtësisht.
Ndyresire!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Servilizmi nuk te le pa buke. Me ca batuta, i kaloi 3 vjet ne Parlament ky, edhe 1 vit i ka ngelur. Sakrifiko edhe keto muaj qe kane ngelur, e hodhe me sukses lumin, servil i perjetshem
Gjashte here je larguar shtete here je afruar , je lavjers ti te tjeret o anal -ist apo banal-ist i pamvarur i dy nga tri copave te ish PD. Nje burre ka nxjere Lezha ai eshte Mark Marku ndersa ti je nje cope bajge nje bejtexhi qe te bene per te pjerdhur se per te qeshur asnjehere.
mirmengjesi, me falni por na merziti ky deputet i madh me keto shkrime, nuk e kam pare te thote dicka te qarte ne parlament. nuk na duhen deputetet per keto shkrime neper gazeta por qe ne parlament te japin mendimet e tyre per vendimet qe do te meren. kaloi buxheti i 2024 vetm per 5 minuta. turp - turp - turp
bajraktaret e dikurshem,jan veshur me kostume e kollaro dhe luftojne si donkishoti me karriket e tavolinat sikur ta kishin mallin e grekut.krimineli sali ngazellehet nga veprimet e kalamanjve te kombit dhe keta plehra nxjerin gjoksin dhe duan qe ti hyjne sa me shume ne zemet kriminelit sali.Dhe markagjon gjekmutaj frymezohet e shkruan fejtone per te vjell.Sikur te gjithe te shkojne te vilat e ketyre hajduteve politikane e te digjnin,cfare do te bente policia dhe ky SPAKU terrorist i saliut?!!!!!
Ore kujt i sherben ky Gjekmarkaj? Sales, Bardhit, halabakeve, se demokracise dhe opozitarizmit kurre e kurres. Eshte nje oportonist qe pret se nga po shtrohet sofra e pushtetit, e te ulet me luge ne brez.
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
Po ku ke qene o shpellare e malok i Sali NonGrates shyqyr qe dole se je ndryshe nga te tjeret.....Rrnofte Spiuni i Tropojes Qukapik Shaban Kace Memia Tapia , gjeneral i Salutme 97 spiun , kriminel , vrases , hajdut i shekullit....
O Pal Mlyshi na mjafton vetëm një komet jo 10.
Foli ky provinciali qe i eshte mbush mendja eshte Konica i ri?!
He pallosh he Gjekmarrja e Kuvendit. Sa mirë do të kishte bërë ajo nëna e jote sikur, në vend të kërthizës, të ët kishte prer kokën. Shpellar i ndyrë!
Ky beqiri kujton se eshte shkrimtar,satirist,ironik e humorist.Eshte i neveritshem ne topelepirjen e plakut kerrme