Pse i kanë ulur tonet amerikanët (dhe të tjerët)?!

21 Nëntor 2023, 20:08Blog TEMA
Pse i kanë ulur tonet amerikanët (dhe të tjerët)?!

Nga Skënder Minxhozi

Në një traditë të konsoliduar në rrjedhën e viteve, ambasadat amerikane dhe britanike (shpesh edhe Delegacioni i BE), kanë dalë që të treja njëkohësisht dhe për të njëjtën temë me deklarata publike, sa herë që Shqipëria kalonte momente të tensionuara politike. Rasti klasik mbeten thirrjet e përsëritura, gjatë krizës së mandateve në 2019, kur opozita kërcënonte para çdo mitingu, se do të sulmonte selitë kryesore të shtetit në Bulevard. Deklaratat e treshes në fjalë kanë ndaluar bilance shumë më dramatike se ato që pamë ato kohë në dyert e selive qeveritare.

Një pozicion të tillë të koordinuar e pamë këto orë nga amerikanët dhe britanikët, e më pas gjermanët, në një kontekst krejt tjetër, por me të njëjtët aktorë. Tre ambasadat, që duhet rikujtuar për ata që shohin ëndrra me diplomatë të dirigjuar nga Xhorxh Sorosi, kanë deklaruar zyrtarisht dhe në emër të vendeve të përfaqësojnë, se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”, duke shtuar se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”. Një qëndrim në pamje të parë i balancuar, që bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog mes palëve.

Këto rreshta s’do të lexoheshin drejt dhe siç duhet, nëse nuk do të vendoseshin në kontekstin e ngjarjeve të javëve të fundit, që kanë vënë përballë Rithemelimin e Sali Berishës me shumicën socialiste. Nisja e hetimeve ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi, përbënë pikën e ujit që derdhi gotën opozitare. Për të gjithë ata që përbetohen sot se kjo sjellje radikale e Rithemelimit përkoi vetëm rastësisht me nisjen e hetimeve për klubin Partizani, përgënjeshtrimi qëndron tek kronologjia kohore e asaj që ndodhi më pas.

Prej një muaji skena politike është tronditur nga ashpërsimi i skajshëm i qëndrimeve të një pjese të opozitës. Javë të tëra me komisione parlamentare të bllokuara, deputetë që shtyjnë e godasin njëri-tjetrin, tym e flakë në seancat plenare dhe një (jo)diskutim pesëminutësh i buxhetit vjetor të shtetit. Berisha ka rinisur turet e tij të zakonshme “në bazë”, megjithëse deri tani publiku shqiptar i ka dëgjuar me indiferencë të plotë thirrjet e tij të përsëritura për revolucion e përmbysje.

Në këtë kontekst të njohur për sytë dhe veshët tanë, arbitrat e huaj, ambasadat, ministritë e jashtme, grupimet politike evropiane, duhej të kishin ndërhyrë me kohë. Në një tjetër situatë do të kishim misione ndërmjetëse nga kontinenti që do të shëtisnin në zyrat e partive dhe të shtetit, si dhe deklarata e qëndrime të ashpra, siç e do zakoni i 30 viteve nën këtë tranzicionin tonë të pafundëm.

Ja që nuk është kështu. Sepse në një muaj sherre politike, me ose pa tym e flakë, të huajt kanë qëndruar larg konfliktit, si për ta lënë atë të konsumohet në paqe. Dhe pasiviteti e ka një shkak. Jo dy, tre apo katër të tillë, por vetëm një: quhet Sali Berisha. Është i vetmi shkak që shtyu të njëjtat ambasada që bënë deklaratën e sotme me tone të përgjithshme pajtimi, që t’i kujtojnë Gaz Bardhit e të tjerëve në 21 shtator të këtij viti, që të mos ulen në një tryezë me non gratat. Janë të njëjtët faktorë, pra amerikanët, të cilët ftuan para pak javësh të gjithë parinë e SPAK në Uashington, ndërsa Berisha nisi sulmin frontal ndaj drejtësisë që po e heton.

Është thënë disa herë që kjo krizë nuk është si të tjerat. I mungojnë dy faktorë bazë: populli protestues para zyrës së Ramës dhe deklaratat fshikulluese të ndërkombëtarëve. Ajo që lexuam sot është vetëm një kopje e zbehtë e asaj çka kemi parë e dëgjuar vite me radhë. Dhe arsyeja është ulur këmbëkryq në mes të meidanit plot tym e flakadanë.

 

11 Komente

  1. J
    Janullatos Belerisi Kostantina Mitsotakis Vangjeli

    …..dhe kaq duhet, dhe kaq është boll, i nderuar Minxhoz. Kështu siç “luajnë” nderkombëtarët, Sali Berisha i konsideron fitore, duke zbatuar postulatin “derri e do plumbin ballit” – që në mëndjen e tijë vrastare e gjaksore, duhet sjellë me nderkombëtarët dhe gjithë kundershtaret e tijë politikë e jo politikë. Prandaj, kjo “zbutje”, ka krijuar një ilaritet në publik, duke zhvleresuar keq SPAK-un, që mezi arriti kuotat që mbushte shpirtin e drobitur të shqiptareve nga mungesa e drejtësisë. Njerëzve gojën nuk u a mbyll dot me forcë apo dhunë. Edhe njëherë, si përherë kjo drejtësia jonë…. E çna duhej SPAK-u me gjithë këto shpenzime, kur drejtësi nuk ka ? Ku ishe, hiç gjëkundi, e ç’bëre- asgjë. SPAK asht ba si nana Nutit punë mutit, i thonë shkodranët e shkodranit Arben Kraja.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      O Minxhoz! Je akoma i vogël të komentosh se si sillen ndërkombëtarët….. me këtë shkrim po mundohesh ti japësh pak oksigjen kufomës Berisha , më duket se ta paskan lyer qerren

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Dmth futni veten ne burg ju te socialistes,se ketyre te Saliut i rruani bythen nuk i beni dot gje !

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Berisha po vetgjykohet përpara ekraneve televizive, duke sulmuar strukturat e gjykatave shqiptare. "Përbetohet" se po zbaton Kushtetuten (në pikat që intereson) duke dhënë shëmbullin më negativë, për të gjithë të rinjë dhe të vjetër.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentues.

            Nuk eshte fare qendrim per te drejten, por kalkulim dipllomatik i perendimit. Situata eshte plot tensione ne Evrope dhe jo me kot pati zera se Rusi po pergatit destabilizimin e Ballkanit. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe Amerika thote :"Hold on!" Amerika me siguri ka te dhena qe Sali Berisha dhe ndonje tjeter, jane pjese e strategjise ruse dhe jane urdheruar ta bejne Shqiperine mut. Eshte pikerisht kjo qe perendimi(Amerika) ben thirrje per "permbajtje" qe me shume eshte -per Edin se sa per Saliun. Saliu tashme i ka marre urdherat dhe serbi i ka bere planet, keshtuqe ajo qe ka ne dore perendimi eshte Edi Rama, te cilin e keshillon qe ta zbusi situaten me qellim te fitimit ne kohe dhe demtimit te Sali spiunit si person qe e ka vene koken nen rrotat e trenit. Duke llogaritur se koha punon per Shqiperine dhe perndimin dhe jo per Saliun dhe Rusine apo Serbine, thirrja qe i behet Rames eshte shume llogjike. Nga ana tjeter kjo e dobeson "efektin godites" te "ushtrise" se Saliut kunder Shqiperise dhe perendimit sepse le ne ushtrine e tij vetem ekstremistet, hajdutet dhe kriminelet dhe jo kundershtaret politik. Njerzit politike te te gjitha ngjyrave nuk mendojne qe Shqiperine ta hedhin ne flake, per cfardo arsye, pervec rusit dhe Sali Berishes. Eshte thjeshte kalkulim i Amerikes qe te arrrihet fitorja me sa me pak humbje.....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos do qe dhe ushqimin ta pergatisi Amerika

              Per cfare duhet te nderhyjne nderkombetaret ? A je shtete A ke kushtetute A ke ligje A ke prokurori A ke gjykata A ke polici . Atehere vepro . Mos duhet te vije Amerika te arrestojecdenoje e burgosi Saliun dhendrin e Saliut ? Ngrihu shoku protesto pepara SPAK Ngrihu shoku protesto para mediave Ngrihu shoku protesto para parlamentit ku rrugace deputet djegin thyejne Ngrihu shoku kerko largimin e Rames dhe zgjedhje te reja

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Sakte.

                Përgjigjjuni
              2. k
                kirurg

                E ke lënë përgjysmë arsyetimin. Që është Saliu, e dinim, po pse vazhdon të tolerohet Salu ishte titulli. Nejse, e more rrogën edhe për sot.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Diti

                  Minxhozi e Minj- hozet e tjere jane ne gare per vendin e qenit alfa ne sliten e qenve te propagandes te Rames

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhoxhi

                    SPAK KA VETËM NJË ZGJIDHJE:OSE TË FUTË BURG BERISHËN OSE TË SHKOJË NË TË SËMËS.SI NUK KANË TURP GJITHË AJO DREJTËSI TA DËNOJË KËTË KRIMINEË?E KEQJA E SHQIPËRISË ËSHTË SALI MUTI DHE PO TË ARESTOHET AI DO DALIN GJITHË KRIMINELËT E TJERË...PO TË ISHTE PUNË SERIOZE E SPAK-UT DO I KËRKONTE PARLAMENTIT HEQJEN E IMUNITETIT DHE TI VENDOSEJ AREST SHTËPIE.SJELLA E SPAK-UT U BË KASTILE E TILLË QË TË DEGJIEJ PARLAMENTI E TË LIROHEJ DHËNDËRI I BERISHËS..UNË MENDOJ ATA PROKURORË NUK DO BËJNË ASGJË.MAJTAS BËJNË ÇTË DUAN SE I LEJON RAMA PËR TU HEQUR SIKUR DON DREJTËSI...

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vezhguesi

                      E ke mbyllur shume bukur z.Minxhozi me :"Dhe arsyeja është ulur këmbëkryq në mes të meidanit plot tym e flakadanë.,por qe nuk ka nevoje te fiken me zjarfikse por vetem me shurren e Rames.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje