
Ngjarjet e fundit po tregojnë se të gjithë jemi ulur mbi një vatër të nxehtë krimi dhe qetësia në zotëron, ideja se nuk ndodh asgjë,është një iluzion, sepse ky ekuilibër që krijon imazhin e njëvendi normal, në fakt, është një shenjë që duhet lexuar ndryshe. Tërbimi i Sali Berishës dhe i dhjetë apo pak më shumëkeqbërësve në Kuvend, të krijon përshtypjen se është njëzemërim i izoluar dhe një revoltë e identifikuar si reagim i njeriut të shpallur « non grata » nga amerikanët dhe anglezët.
Mirëpo, ngjarjet e fundit tregojnë se ky zemërim dhe kjo « trimëri » e zgjatur duket se është e lidhur edhe me fije të tjera të cilat, ashtu në heshtje, tregojnë se në instiucionet tona apo se shteti ynë, në disa raste, ka përballë Anti-Shtetin dhe, në disa raste të tjera, mafia dhe krimi janë brenda shtetit.
Gjyqtarja Olldashi që, siç raportuan mediat këto ditë, ka blerë banesë nëkompleksin e ndërtuar nga të pandehurit që ajo gjykon, ështëmaja e ajzbergut e Anti-Shtetit që tani është instaluar edhe brenda institucioneve të reja të drejtësisë dhe që ashtu si punonjësja e policisë së kufirit, Babameto, u çon sinjale aleatëve të saj të Anti -Shtetit që djegin Kuvendin, se ata nuk janë vetëm. Arrestimet e fundit dhe zbulimet që erdhën nga jashtë për aferat kriminale të ish-drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, pasojnëngjarjet e mëparshme të cilat kanë pasur të njëjtën pamje. Edhe në atë rast një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit dhe një tjetër nënjë rang më të ulët shërbenin si amortizatorë dhe drejtues nëdistancë të krimit të organizuar.
Arben Meçe, një inxhinier me përvojë dhe një nga ish-drejtuesit e PD-së tha në një studio televizive se lufta me dy grupeve kriminale në një lokal nëTiranë dy apo tri vjet më parë nuk u bë për një femër. Policia me dashje e devijoi pistën e vërtetë ku mbeti i vrarë një person. Ajo luftë u bë për një truall ndërtimi dhe sot kompleksi i madh i ndërtimit të Ekspozita financohet nga një prej këtyre kriminelëve. Në këtë rast mafia është brenda shtetit. Një detaj tjetër që u zbulua këto ditë është presioni i një prej këtyre banditëve mbi një punonjës të SHISH-it. Ai e kërcënon atë dhe i thotë se do të të zhduk. Punonjësi i shtetit i trembur i thotë se kam gati vizën për në Amerikë.
Në këtë rast Anti-Shteti e ka mundur Shtetin. Ndaj ndryshimi masës së sigurisë për dhëndrrin e Sali Berishës nuk ka ndonjë peshë në vetvete pse ai gjatëkohës së gjykimit duhet të rrijë si i arrestuar jo në burg po nështëpi. Ky gjest shënjon një gjë tjetër dhe e ka peshën te mesazhi që jep Anti-Shteti kundër Shtetit dhe kundër nesh, të gjithëve, se ata janë në garë me Shtetin, se kjo qetësi që duket se zotëron nëvendin ku rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe për shkak tësigurisë, është e gënjeshtërt.
Ajo është një ndeshje e nëndheshme mes Shtetit dhe Anti -Shtetit për të marrë kontrollin Brenda Shtetit. Deri tani, sidomos me veprimin e fundit tëgjyqtares Olldashi, Anti-Shteti tregoi se nuk ka frikë dhe nuk pyet shumë për ata që kanë bindur veten dhe ne të tjerëve se drejtësia më në fund mund të na ndihmojë të ndërtojmë Shtetin.
Antishteti nuk ka brire. Jeni te gjithe ju, qe nga ti i pari, qe nuk keni menduar asnje, po asnje sekonde per shtetin, por per t'a vjedhur ate, per t'i arsimuar pjellen tuaj jashte vendit ( me cfare parashe ti personalisht?), madje edhe i promovoni ne faqet tuaja ne rrjetet sociale si "gjeni". Po sigurisht qe gjeniu pjell gjeniun.... Na e keni sjelle ne maje te hundes ju "analiste" mender me thene!!!!
Me duket nje shkrim me konkluzione te sakta . Krimi ne shume raste e mund antikrimin . Rasti i gjyqtares Olldashi eshte sinjifikativ. Berishizmi i ka shtrire rrenjet thelle ne intitucionet e shtetit shqiptar dhe eshte e veshtire zbulimi dhe eleminimi tij . Kameleonet e berishizmit jane pak te veshtire per tu zbuluar , po jo e pa mundur . Shteti dhe organizmat e tij , duhet ta vleresoje seriozisht kete fenomen me qellim qe te mos krijohen artifica ne funksionimin e tij .
Antishteti i Sali kriminelit do cmontuar pavaresisht kostos,kurse kjo shurra mender gjyqtare,Olldashi,duhet flakur urgjent jasht sistemit te drejtesise.
Po ca reforme paskemi bo mer jahuuu,duket se shume nga keto gjyqtare qenkan shoqe te Argites,kam bindjen se ne sistemin e drejtesise na kan hyre shume berishist.
Paskemi bere nje vrim ne uje me reformen ne drejtesi,kete e provon dhe kjo shurruflla Olldashi qe dha nje vendim ne kundershtim me ligjin dhe praktiken e meparshme. Pra cekici i kesaj kamikazeje u vu ne sherbim te Saliut.
E kini menduar (mind angl) ndonjehere zoti Yzeiri perse (perke ital) keta qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke po komandojne edhe kete Pashalllek turk te quajture Al-Bani duke denuar edhe personalitete te nje shteti tjeter (Ecetera State) me Non Grata? A nuk eshte nderhyrje ne punet e brendshme ky Act? Perse keta nuk mbeshteten
Gazetari Yzeiri shume drejt e ka analizuar problemin e shtetit dhe kundershtetin, te dy ne lufte per jete a vdekje per te fituar terren dhe triumfuar. Shpresa e popullit Sqiptare eshte perqendruar te SPAK e jo tek politika, por kjo shprese u cenua se u godit nga nje gjyqtare kamikaze berishiste me emrin Olldashi. Njohe disa nga Olldashet, qe ishin dredharak te lindur. Kjo gjyqtare duhet perjashtuar nga drejtesia pa tjeter pasi paraqet rreziqe ne keto momente kthese te drejtesise.. Kudo duhet luftuar berishizmi, e keqja e madhe, qe nuk lejon perparimin e vendit. Berishizmin ta lufoj administrata, policia duke pastruar edhe veten, shiku, politika, media e tjere. Kudo ka shtrire tentakulat berishizmi. Disa media nuk shikohen se jane berishiste, nuk po them per median personale te Berishes, por median qe drejton Mehilli, Duma kane frymen berishiste, ndersa te Fevziu Berishizmi eshte kembekryq. Pastaj jane disa analiste qe nuk mund ti degjosh, ata nuk kane logjik pasi mbrojne te paverteten berishiste. Si mundet te ftohet ne tv dhe degjosh nje Genc Burimi? Ka te tjere, por si paraqiten e katandisen me logjik mjerane ne tv ?
Ilir evgjiti gazetar edhe ben dhe si sume zgjuar sumeziu