
- Kur e kam bindur babën tim që ta votoj Albinin, më ka thënë:
'Bijë, ne jemi të Drenicës, ti e di se neve na e kanë inat, ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin'.
- Në vend të
përgjigjes ia kam dhënë emrat që duhet t'i votonte:
E para Saranda, e dyta Vasfija; e treta Adriana, e katërta Donika, i pesti: Vitija.
- Me nanën kollaj.
Ajo nuk ma ka prishur qejfin.
Prandaj, unë i dua ata që më 'lëmojnë'.
Unë e di që ajo dashuri 'me lëmime
s'është e vërtetë (është zbukurim
i dashurisë),
por aq magjike më duket ajo ndjenjë, sa që e jap të vërtetën për të, përkohësisht.
S'janë as 3 veta që më
marrin me të mirë 'më lëmojnë', fati im, se isha shkrirë.
- Më pëlqen të
shkrihem, e jo të thyhem.
- Sipas Shopenhauer-it, mua më pëlqen të zvogëlohem, se vetëm kur më 'lëmojnë kokën', ma ulin kokën.
Dhe vetëm kur e ulë kokën e ndjehem e vogël - unë ndjehem mirë.
- Atëbotë, kur unë e çova peshë Mitrovicën dhe diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete.
- Lëre që nuk kishte sekrete, por ua interpretonte të gjithë kundërshtarëve edhe mendimet më të errëta.
- Prandaj, më pëlqente.
Se dukej: shkollar por bandit;
intelektual por rebel;
filozof por popullor;
më pëlqente se dukej edhe arrogant i krisur, i lirë, më i lirë se çlirimi.
- Dhe Liria e bënte lider.
Unë i besoja shumë.
Tash, ku je?
Nuk të gjej.
- E ka zbutur pushteti (ata që të lëmojnë - të zbusin), e shoh që mban sekrete me Serbinë, me evropianët, me krejt mëhallat e botës, e veç popullin e tij e privon nga e drejta për ta ditur fatin e tij, shkruar nga orakulli i Delfit.
A është e mundur?
Është e mundur.
E shihni vet, me Aleksandër Vuçiqin e mban sekret fatin e Kosovës në Asociacion.
- Albini u bë truproje e sekretit të
përkohshëm, se ky sekreti i draftit të
Asociacionit është sekret publik, sekret qesharak, i ndarë me krejt botën, përveç me t'shtëpisë....
se sikur të ishte sekret i përhershëm, nuk do t'i binte hise këtij.
- S'ka gajle që s'është fer, por nuk është punë e mençur të kesh sekrete.
Sekreti ta turbullon mendjen.
Sekreti të rrudhë.
Sekreti të bën të dyshimtë.
Sekreti ta humb kreativitetin.
Sekreti është tregues se Ti s'je i lirë.
Sekreti është i pamoralshëm.
- I ke parë ato gratë
e burrat e zënë në dy-a më shumë afera (ata i quajnë
dashuri se janë të
mjerë, nuk e dinë se dashuria është e lirë, nuk duron pushtet, nuk duron errësirë, nuk duron sekrete.
....
Të ishte mollë e ndaluar - dashuria do të ishte mëkat...
Po si mund ta dijë
çka është dashuria njeriu i robëruar, i bodrumeve, i territ,... e i fshehtësive).
- I urrej sekretet...dhe befasitë.
Sikur ta kisha një sekret, nuk do të mund të
shkruaja të vërtetën, se për ta thënë të vërtetën duhet të
jesh i lirë...
e sekreti të frikëson, të
shantazhon, të
dirigjon...
Prandaj, Liria indkviduale vjen nga pastërtia.
- Albin!
Ti duhet t'ia tregosh shoqes tënde (që nuk i gjendet shoqja), draftin e Asociacionit, jo për hatrin tim, por për të mirën tënde.
Ti nuk je truproje e sekreteve të
përkohshme.
Ata që kërkojnë nga ti t'ua ruash sekretin kundër popullit tënd, ata janë 'askushi', nuk janë liderë!
- Se asnjë opozitë, asnjë kundërshtar, asnjë armik nuk të ka dëmtuar më shumë se sa gabimi yt që ke pranuar të ndash sekrete me Aleksandër Vuçiqin, fshehur popullit tënd.
- Është grackë qesharake kjo, që të bën të përdorshëm, sepse as sekret nuk është, që
thashë...
sekreti të lidh me errësirën përgjithmonë, e në rastin tënd sekreti është fals.
- Anipse e kam
ditur se shumë gjatë
do të jesh në pushtet, unë kam shkruar pa pushim kundër teje (shpesh e kam tepruar, e di)...
sepse vërtetë të kam
besuar dhe vërtetë, me loçkë të zemrës jam zhgënjyer. ...
Dhe e kam
paguar shtrenjtë, në atmosferën e një
vetmie kozmike.
- Unë ende jam aty ku kam qenë - shpesh vuaj, por Liria individuale më shëron!
- S'di qysh.....ndodhi.., mbeta një idealiste budallaqe që kurrë s'u mbush mend!
- Por, ne mund të pajtohemi, nëse
i përmirëson sjelljet.
- Dhe një ditë baba më tha:
Krejt - krejt, por Donikën pse më the ta votoj.
Kësaj here iu përgjigja:
- Sepse gjithmonë më kanë mashtruar, Miftar (se unë kur hidhërohem i thërras njerëzit me emër e mbiemër).- Por unë asnjëherë në jetë askënd nuk e kam mashtruar.
Sepse, jam e lirë.
P.S. 25.11.2023.
Borë.
Sikurse gjuha e gojës, asnjë fjollë bore nuk është e njëjtë me tjetrën.
Kjo më jep pak 'shpresë të ftohtë', si 'sarkazma e thatë'
që kurrë nuk arrij ta kuptoj.
- Për dashuri do t'ju shkruaj pasdite.
Se përveç
krizës së besimit, po e kaloj edhe një krizë të dashurisë.
Jam e pafajshme.
- Nëse dal ta kërkoj Zotin që
më ka humbur përpara syve, kam frikë se do ta humb rrugën e s'do të dijë të kthehem në shtëpi.
- Një fustani kuq po thahët mbi telat e ngrohjes.
- Rrotat e dimrit i kam në hotel.
- Në prehër e kam librin e Veli Karahodës 'Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit'.
Por, e ndala leximin tek faqja 120, veç për një fjalë..
(Ky shkrim u shkrua për së dyti, sepse herën e parë shkrimi m'u 'zhduk' para syve...
Veç kush e ka provuar e di çfarë po ndjej, e meqë jam fillikat vetëm, e s'pata kujt t'i qahem...
nuk guxova t'i gjuhem vetes.
/oh, jo. mos. të lutem...jooo...
e lypa në notes, nuk e
gjeta, e qita një kafe...
u mërzita pak dhe e shkruva prej fillimit, e vetëdijshme
se 'dy herë nuk hyhet në të njëjtin lum').
- Ju dua -Ju urrej!
Kreu i VV-së ka qendra të radikalizimit dhe propagandës së dhunshme.
Albin Kurti prej dites kur eshte bere Kryeminister vetem ka percare marrdhenjet me Presheven, Shqiptaret ne Maqedoni, Malin e Zi, dhe natyrisht me Shqiperine. Albini eshte ne gjueti shtrigash, behet aleat me Micotaqin per te sulmuar Tiranen, behet me Sali Berishen kunder Edi Rames. Pasojat e Albinit do i paguaje Kombi Shqiptar, ka lene plage te thella.
Bukur!
I lexoj me vëmëndje shkrimet e tua , Kimete ! Të vlerësoj për çiltërsinë dhe thelbin e memdimit , por , në këto rreshtat e fundit … Sesi mu duke !? Mos mendo se ke frenat e karrocës dhe mundet t’a drejtosh si dhe kur të duash ! Nuk ke sepse bëhesh pesimiste ! ( të më falësh në se jam keq kuptuar) , detyra jote është të informosh dhe mund të japësh mendimin tënd . Mos u konsumo më tepër seç duhet . Edhe ti ke jetën tënde dhe duhet t’a jetosh .
Nje sinqeritet i çilter deri deri ne dhimbje... Je e madhe Kimi.
Te dua shume Kimete Berisha, sepse e do atdheun njesoj si une!
Fiks !
Kush po cenzuron komentet pa fyerje? Kush po i lejon komentet antishqiptare të "Erdoganëve"
Kimete je më kimet te lexoj te respektoj po baba yt është treguar më i mënqur dhe më vizionar se ti i ķur te ka thënë duhet te votohet i yti Është treguar burrë i vertetë Drenice e ti je treguar e mashtruar nga rrugaqet e VV por baba ka per te falë se më ti nuk gabon Respekte per ty dhe per familjen tënde te respektuar nga DRENICA E KUÇE