Nënat

25 Nëntor 2023, 11:32Blog TEMA
Nënat

Nga Ilir Metaj

Po afron dhjetori.

Ta kujton këtë energjia e rrugëve për festat e nëntorit, apo gumëzhima e “Black Friday” që shume a pak i perfshin të gjithë. Duket sikur ky muaj shpërthen gjithë energjitë e kursyera gjatë vitit.

Por për mua, dhjetori mbetet muaji i nënës time. I të gjitha nënave të brezit tim në fakt.

Nuk e di brezat e rinj a mundet të gjejnë dicka aq speciale te dhjetori, sa kemi ne.

Për mua dhjetori ka aromën e petëve të bakllavasë të shtruara mbi gjithshka kishte kuzhina jonë e vogël.

Nata gjithmonë kishte orë që kish mbuluar qytetin, ndërsa nëna ime tehollte petët, për mua të pafundme në numër.

Ajo do ngrihej sërish herët në mëngjes të shkonte në punë. 3-4 orë e ndanin nga kjo.

Por asnjë shenjë lodhje nuk i shihja kurrë në fytyrë ndërsa tendosej mbi petët e bardha. Uroja që secila të ishte e fundit. Që më në fund ajo të çlodhej për ditën tjetër.

Nënat tona ndaj janë heroinat tona. Sepse na mbushnin tryezën plot kur dyqanet ishin bosh, kur xhepat ishin bosh. Ku e gjenin gjithë atë dashuri që e zbukuronte dhe shtonte gjithçka!

Me pak miell, me 2-3 portokalle dhe duart e tyre të palodhura.

Kaq mjaftonte që të dukej sikur tavolinës sonë nuk i mungonte asgjë.

Ajo pamje dhjetori, e ka zbukuruar fëmijërinë tonë, i ka dhënë ngjyra atëherë kur ngjyra nuk blihej por nxirrej nga shpirti.

Uroj që edhe sot për çdo fëmijë të ketë një ngjyrë në dhjetor që del veç nga shpirti i nënës së tyre dhe nuk mund blihet.

Është shumë e rëndësishme që ta marrin me vete nëpër vite. Siç e kemi marrë ne.

Po ky mbetet specialitet i nënës shqiptare. Askush nuk mund ta tjetërsojë.

Vetëm ndryshon pamje.

18 Komente

  1. A
    Ana

    Më bëre te qaj nëpër kujtime.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si nena ime

      Shume , shume bukur Ilir , njesoj si nena ime .....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrespekte per artikullin

        Sot i blejn gjonat ne dyqan , femijet sot do mbajn mend netet e veshtira te nenave te tyre duke pir kafe ne lokal nga mengjesi ne dark , nuk kan çte kujtojn tjeter .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ajo

          Ndrysho mbiemrin sepse ti je floriri i vertete...lum ajo nene per ty!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Romeo nga Çolja

            Vetem nje gje harrove Z. Deputet: nenat tona asnjehere nuk u shtiren, nuk kushin diploma fallco, nuk vodhen apo genjyhen por punuan me ndershmeri dhe kushin integritet. Dhe keto na bejne me teper se petet e bakllavase qe ti kujtojme me respekt dhe dashuri dhe te perpiqemi tu ngjajme zadopak …. Ti me teper se kushdo si person publik. Tung

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Bukur! Kujtoj dhe vizitat tek njëri-tjetri ditën e dytë të vitit të ri. Provonim bakllavanë e kadaifin e njëri-tjetrit. Nostalgji për atë kohë që mallra kishim më pak por dashuri kishim shumë

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Një kujtim shumë i bukur, për të gjithë! " Na shkele në kallo" ! Kujtesë e shkëlqyer.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kohët moderne

                  E çnëna do jenë ose janë këto të operacioneve plastike që rrisin bythët,buzët e gjoksin.... Është një këtej nga komuna që nuk shikohet me sy nga fryrjet që ka bërë,përveç atyre qe shikojmë në ekrane e zihen për dashnorët. Këto nuk dinë të tërhollin petë bakllavaja përveç manallit

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eleonora Deliu

                    Aaaaa sa mungonin ca fjal si keto!!!!!! Bravoooo e madhe dhe reapekte!!!!!!! Jan haruar ca vlera keto koh. Ka me shum alternativa po me pak ngjyra. Me shum zghedhje po me pak vertetsi. Me shum para po me pak vler. Respekte dhe qoft e paharuar nena jote dhe nenat tona.

                    Përgjigjjuni
                    1. 2
                      2T8

                      Po e steros pakë , meqë m'a qas futa e kipitori në t'tollmen , e , t'më shinte vëngër petësi q'i haej për doçkat e madronjës nuk po e nxij veçë ndrimë : Më 1 dhjetor dita që mbillej një pemë ( të pakëtën një filiz ) , e ç'ironi , pas ç'pyllëzimit libertin nëntëdhjetar e vazhdë pas vitet ( ç'ndera e nderi ) , 1 dhjetori u shpall dita ndërkombëtare anti - HIV . E ndera , nderi . Nder !

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alma Kuka Bruksel

                        Vetem bravo per kto fjale. Dukesh njeri me bot te madhe pavrsisht se deputet qe ne pergjithsi jan ceket. Kam ven re qe flet mir edhe raste t tjera. Me perjashtim kur flet q mbron t gjatin edhe kur nuk mbrohet.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tahipi

                          Nenat ....ku ti kini. Te gjithe patronazhisteve. Hahaha....

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Pershendetje dhe falenderime! Nuk ka njeri qe ta kujtoje nenen dhe mos perlotet! Thank You Again

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptar

                              Sa mire qe dikush kujton nenat! Sikur e kemi harru kete fjale magjike..!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Deshira

                                Paç bekimin e Nenes, per ate çka ka bere nena juaj . Ne fakt çdo nene meriton per guithçka sjell dhe ben ne jete!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klodiana J

                                  Përgëzime I nderuar Z.Ilir, Një përshkrim mrekullueshëm për bukurinë e jetës që vetem nënta tona heroine e bënin …

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje