Pse emri i Belerit e kompromenton politikën e Greqisë për minoritetin

26 Nëntor 2023, 17:10Blog TEMA

Pse emri i Belerit e kompromenton politikën e Greqisë për

Nga Ardit Rada

Si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës dhe i bindur në pafajësinë e tij, Fredi Belerit do t’i kishte hije t’i drejtohej banorëve me një urim për 111-vjetorin e Pavarësisë. Mirëpo këtë 26 nëntor, ai ka zgjedhur të ushqejë sërish Athinën me një reagim nga qelia e burgut. Teksa kërkon të betohet, edhe pse Rama pranoi se po e toleron në shkelje të afateve dhe s’po e shkarkon, Beleri mundohet të vërë theksin në disa çështje teknike të arrestimit e hetimit. Peligrinazhi që i bëhet prej kohësh në burg nga priftërinj grekë e politikanë të ‘Demokracisë së Re’ duket se e ka frymëzuar, në mos diktuar, sesi mund t’i hidhet benzinë zjarrit për të armiqësuar më tej Athinën me Tiranën.

Kërkesa e Kyriako Mitsotakis, që qeveria shqiptare të marrë rolin e gjykatës dhe të lirojë një të paraburgosur pa vendim mbetet absurde jo vetëm për përmbajtjen, por edhe thelbin. Pra nga njëra anë Fredi Beleri e akuzon Ramën se po dirigjon drejtësinë për ta mbajtur atë në burg dhe nga ana tjetër i kërkojnë Ramës që të dirigjojë drejtësinë duke e lënë atë të lirë.

 

Fredi Beleri në rast të pafajësisë në formë të prerë pritet të zëvendësojë Jorgo Goron. Një tjetër minoritar ky, që në përballjen politike me kryebashkiakun në burg i kanë drejtuar gishtin njëri-tjetrit. Njëri duke akuzuar për vjedhje pronash, e tjetri për blerje zgjedhjesh. Normalisht për Greqinë nuk duhet të ndryshonte asgjë kur bëhet fjala për zëvendësimin e një minoritari me një tjetër. Në politikën shqiptare ka patur dhe vijon të ketë shumë emra të ardhur nga minoriteti: deputetë, ministra dhe zyrtarë të lartë që kurrë s’janë vizituar apo pritur nga figura të larta të politikës greke. Por për këtë të fundit mesa duket parapëlqehet Beleri që përveç pozave me flamurin e Vorio Epirit, është i gatshëm sipas drejtësisë që të sigurojë edhe fitoren me çdo kusht… Ndërsa Jorgo Goro është ndëshkuar nga Greqia duke nxjerrë në pah sesi është kompromentuar Athina në krijimin fals të minoritetit në Himarë dhe jo vetëm.

Më saktë ish-ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi vite më parë se Goros i është hequr nënshtetësia pasi vepron kundër interesave të Athinës. Mirëpo minoritar ose je, ose nuk je. Ajo që ndodhi me Goron tregon qartë se minoritar të bënkan qeveritë greke dhe jo prejardhja. Prej kësaj duhet të lindin edhe dyshimet e para sesi nga Beleri tek ’greku’ më i fundit i Himarës, janë bërë helenë gjatë këtyre 30 viteve.

Ndaj, i betuar apo jo, emri i Fredi Belerit do të diskutohet gjatë edhe kur të reshtë së shkruari letra publike sepse nëse të shkuarën e ka të diskutueshme, të tashmen e ka flagrante. Ai dhe Athina.

14 Komente

  1. R
    Robo

    Shovinizmit Grek duhet ti tregohet vendi se i kemi toleruar shume . Turp ti vij kryeministrit Grek me gjithe keto perpjekje qe do te njollosi drejtesine shqiptare. Sa per minoritetin grek ne Shqiperi le te flasim dhe te shofim se si trajtohen shqiptaret ne Greqi dhe si jane trajtuar prej vitesh . Cfare minoriteti , kryetari i bashkise eshte Grek. Gjithe shovinizmi greke eshte perluer ne kete bjedhje te madhe … cdo gje do dali pra gjithe botes . Do yi dali fytyra e vertete Grekut prandaj nuk lene gje pa bere . Shkojne pa pike turpi kokat e pushtetarebe dhe e takojne ne qeli . Pse????? Grek eshte kryetari i bashkise. Do ti zbulohen petet lakrorit , cdo gje do zbardhet ….., ata mbrojne nje kriminel qe i ka duart me gjak . Nje funderrine , nje injorant. Dhe e gjitha kjo vjen nga Ilir floriri fhe Sali kryekrimineli Sali . Antishqiptaret me te poshter.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taip Suli

      O Robo bashke me kete Ardit Raden jeni papagalle te dhjere te Rames. Fred Beleri eshte I burgosur politik nga regjimi I rilindjes se plerhrave dhe do te beje çdo perpjekje per te dale nga kjo qeli permes politikes, se nga drejtesia qe kobtrozllon Rama vete nuk ka se cfare te prese.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stape Pashi

        O Taipi i Micos, të ruat Beleri. Mire jemi papagall të Ramës, po ti o ditëzi pse bëhesh papagall i Micos për 5 dhrahmi ( të konvertuara në euro ) të menderosura. Ju pshursha në surrat.

        Përgjigjjuni
    2. K
      Kaonia

      Ardit more Ardit ore ore lule bore qe beni sikur ç thoni e thoni ca gjera qe dihen e ne fund thoni qe Jorgo Gorua eshte minoritar . O gazetare o ç fare jeni ju , diten qe shteti shqiptar do quaj himaren minoritet ju lind e drejta te thoni qe himariotet jane minoritare .Per momentin jane shqiptar si te gjithe ne . E njejta histori dhe me nja gazetar te njohur qe bente dhe si historian kur nuk dinte qe popullsia çame ne greqi nuk jane arvanitët , duke këputur broçkulla te tipit Bledi Fevziu po na shtyni te lexojme ç do dite e me shume postimet tuaja????????

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexo

        O budalla funksional, kur merr passporten greke, je grek. Por zona ku jeton Goro nuk eshte zone minoritare

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Lexi Dhe ti nuk e thua Freitas,Behesh nenshtetas Grek osé Shqiptar osé Bullgar,por nuk je grek,shqiptar osé bullgar

          Përgjigjjuni
          1. k
            kanadezi

            Lexo-pasaporta nuk te ndryshon kombesine, por nenshtetesine. Une kam pasaporte kanadeze, por jam shqiptar 24 karat dhe do mbetem i tille deri ne fund te jetes. Pasaporta Kanadeze nuk me ben dot qe te ndryshoj ADN-ne. Bashkohem me zoterine tuaj kur thoni se ne Himare nuk ka minoritare greke. Himarjotet kane qene, jane dhe do mbeten shqiptare, njesoj si une dhe zoteria jote. Fajin e kane politikanet tane qe lejojne Greqine qe te fuse hundet ne Shqiperi, duke nxjerre minoritare edhe aty ku nuk ka.

            Përgjigjjuni
        2. e
          emigranti

          Eshte fatkeqesi qe te majtet e SYRIZAs o hoqen te drejten e shtetesise helene Goros , dhe nuk ben as me te voglin mundim per heqjen e gjendjes se luftes ....vec e kane te qarte se me heqjen e gjendjes se luftes midis shteteve do filloj kerkimi i pronave came , kurse tani camet jane konstatuar bashkepunetore te fashizmit dhe si te tille jane non grata ne shtetin Helen nga deklaratat e te majteve perpara zgjedhjeve dukej qarte qe dicka do benin , kur erdhen ne fuqi nuk ben asgje ....nuk pritej prej tyre ........ , vec duket qarte qe kur vjen puna te interesat kombetare te Athines nuk ka dallime ne politiken e jashtme , dhe ka vetem interes kombetar ....ai qe na sherben dhe na duhet dhe ai qe nuk na sherben dhe e hedhim poshte ....kjo ndodh me Belerin dhe Goron ...dhe qendrimi i Athines ndaj tyre ....me Belerin Athina e ka kot eshte kohe e humbur dhe nuk duhet te sillet me arogance per disa arsye , e para nuk kane asnje te drejte dhe me kryesorja ...Shqiperia dhe kryeministri nuk jane ata te viteve te brishta te 1990 tes ....kete sa me shpejt dhe me kollaj ta kuptojn aq me mire per ta ......

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sallate grike

            Nuk i kuptoj vizitat e janulles qe i ben ketij boleris

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bexheti

              Beleri ,,e para eshte grekorthodhok ,,e dyta arvanit ,,,,ndersa myslymani eshte turkoshqiptar,,,,

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vorjoqimara e sufllaqes së mizerjes

                Përballë kujt e kompromenton emri i Bejlerit, Greqinë?! Greqinë nuk e krijuan grekët, sepse nuk egzistonin. Bejleri dhe të gjithë shqiptarët e tjerë të blerë me sufllaqe nga barku i mizerjes shqiptare, me borxhet e BEsë, nuk kanë asgjë të ndryshme nga gjithë kazani grek në 200 vjet. E kanë pranuar ata që e sajuan kështu dhe që e ushqejnë prej 200 vjetësh me borxhe, territore, kostumet e fqinjve, armë dhe gënjeshtra. 200 vjet më parë në territorin e revoltave shqiptare në barkun e sëmurë të perandorisë Osmane, përfituan rusët për të shtrirë perandorinë e tyre të klerikalizmit mesjetar sllav dhe europianët për të shtrirë perandorinë e tyre deri në Egje. Në një akord dashurie cinike dhe hipokrite mes tyre, rusët morën atë që deshën dhe europianët atë që deshën. Sajuan një krijesë antihistorike alla Frankeshtajn, një shtet teokratik jatollahësh, me gënjeshtra, me histori absurde dhe paradoksale të sajuar më së keqi, me gjenocid mbi 95% të popujve që jetonin aty, me nakatosjen e shëmtuar të Platonit, Aristotelit, barinjve analfabetë dhe llumit jatollaho Bizantin. Me sufllaqe e sajuan duke gënjyer dhe konvertuar mizerjen! Me sufllaqe e mbajnë në këmbë! Me sufllaqe që blejnë mizerjet e shqiptarëve kërkojnë akoma t'a zgjerojnë! Gjithçka nën syrin e rreptë të pronarëve që e sajuan dhe që nuk lënë gjë pa thënë për gjithë botën mbarë, kur ju preket interesi, por edhe që nuk shohin asgjë nga muti i tyre nese ju preket interesi. Për sa kohë të kenë sufllaqe falas, Greqia do vazhdojë të egzistojë kështu. Është i vetmi identitet i vërtetë që ka. Ditën kur t'ju këputet llastiku i brekëve i atyre që e mbajnë me sufllaqe, do ngordhë edhe sajesa e tyre. Kështu që le ta lëmë Bejlerin në urinë dhe mizerjen e tij, se është aq i kotë për të qenë fajtor i një proçesi 200 vjeçar alla Frankeshtajn! Ne si shqiptarë është mirë që të përgjojmë historinë, të mendojmë dhe punojmë për atë ditë, sepse nga ajo ditë varet se ku do shkojnë kufijtë e perandorisë së shqipeve...

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TIRONA

                  Lexo I palexuar. Ku ka lindur,nga e ka trungun familjar? Edhe une kam American Passport por jam shqiptar dhe kjo nderkombetarisht shkruhet ne cdo pasaporte Shqiptari I vertete nuk shitet per dhrahme! ???????? grek o grek,grek o maskara!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erdogan

                    Pashalleku turk Al-Bani por i vetequajture Skiptare nga bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj nuk ka lidhje historike me te kaluaren. Nuk ka lidhje me historine se ata qe e krijuan me ndihmen e Fuqive te Medha Imperialiste luftuan per Osmanet dhe Fashistet e Romes kunder Kombit Greke te Ilyreve,Epiroteve,Maqedhonasve (jo sllavet e njohur nga imperialistet Angloamerikane) si te Veriut. Lufta e te ashtuquajtureve Skiptarevper Osmanet krijuan nje mundesi per armiqte te ndanin Epirin e Kastriotit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lasgushi

                      Jo më kot,para disa vitesh,të gjithë drejtuesit e botës pasi u tallën mirë,me këta drejtues,grekë.Sa ju kërkuan cmimin se sa e shisnin Panteonin e Athinës.Mblodhën dhe i dhanë lëmosha dhe fyrje të rënda qeverisë.Po ou kanë cipë ata exmetët.Si ai xogu nën bajgë,e kanë ngritir kokçn përsëri. Qeveria greke dhe një pjesë e madhe e tyre që kur kanë lindur,kanë jetuar me lëmoshat e Europës.Ne shqiptarët e dimë mirë. Por nivelin mizerabël shtetarët grek,përveç të tjerave e tregojnë edhe në dy veprime ndaj Shqiërisë. E para shohin ëndra dhe vazhdojnë të bëjnë politikë,për vorioepirin,duke pritur ti bien koqet dashit. Kini kujdes,ore fakirë se më duke USA ka vendosur ta çojë Çamërinë,tek pronari i ligjshëm.Lerenë vorioepirin,Se epirit të veriut i heni munë. 2.E dyta ku duket degradimi total i Greqisë,është mbrojtja që i bëhet Alfredos Belerit.Këtij personi në shërbim të sillogjeve të surufjasur,që ne na vjen turp,që është shqiptar.Grekët na ndihmojnë që i thonë g r e k.Dtejtuesit e shtetit grek janë të njëjtë me Belerin. Turp i madh për trafitat e popullit grek,kulturën dhe dietarët që ka nxjerë në shekuj për këta përqaqësues bastardë që qrverisinn greqinë sot. Me këto veprime,ne shqiptarëve,na ësjtë futur frika me idenë,që mbas edhe drejtuesit e Evropës janë si shtetarët grek.Për rjedhojë,si Fredos Elenas Beleros terroris,hajdut,injorant dhe debil.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje