Ish partizani shekullor drejton Shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë !

29 Nëntor 2023, 17:59Blog Kristo  MËRTIRI

 

                        Flamurët Kuq e Zi nëpër udhët e Bostonit në SHBA, u shpalosën bukur para syve të shqiptarëve në disa kontinente. Janë Festat e 28-29 Nëntorit të një kombi të vogël me emër të madh në histori. Dhe këtë emër ia dhanë bijtë dhe bijat më të mira, brenda e jashtë mëmëdheut. Janë dy data kur mijëra e mijëra shqiptarë ngrejnë Flamurin me shtizë në ballkone e penxhere dhe vishen me ngjyrat më vezulluese të simbolit tonë të paprekshëm. Një shpërthim gëzimi e krenarie jo dosido. E pse jo edhe malli të pashuar në mendje e zemra. Vetëm kush e ka provuar sadopak mërgimin, e ndjen në shpirt zjarrin e këtyre ditëve të shënuara me aq shumë gjak, mund e sakrifica. Në cdo pëllëmbë të tokës mëmë e përtej saj ku gurgullon Gjuha Shqipe. Por një burrë libohovit, cdo 30 nëntor ka edhe minifestën e vet personale. Ka plot 102 vite që e urojnë për ditëlindjen. 102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkëatdhetarë e bashkëvuajtës të udhëve të Atdheut e në emigracion. Derdhen këngët e vendlindjes së shenjtë, e sidomos ajo e mirënjohura: “Mos pandeh se u harrove,/ Lule, o Avni Rustemi !”…Derdhen ligjërimet e kulluara patriotike si burimet e Gushnicës(Zhepës) dhe krojet rrotull Rrapit madhështor, këtij ciceroni të lashtë e arkivi të patjetërsueshëm. Qasen vendas e të huaj rreth kësaj vatre të ngrohtë, emocionuese. Se shqiptarët dinë të nderojnë e vlerësijnë shokun, mikun, bashkëqytetarin në dhera të huaj. Ashtu me djersën e ballit kanë bërë emër të mirë në shumë fusha e udhë të kësaj bote. Përshembull, herë pas here nga Aeroporti i Rinasit niset me avion edhe një gazetë e thjeshtë me emrin “Libohova”. Shkon përtej deteve e oqeaneve. E dërgon miku im Pëllumb Kumbaro me shokë. Vecse vendqëndrimi i parë është Bostoni. Posta troket te shtëpia e Vasilit 102 vjecar, Kryetar i Degës së Shoqatës Patriotike-Kulturore “Avni Rustemi”. Kuvendojnë si i gjalli mes të gjallëve, si libohoviti me libohovitin e dashur të cdo pragu. Një kuvendim jo i rëndomtë. Historikisht kështu. Kuvendim shqiptarie…

                        Të gëzosh 102 vjetorin e lindjes nuk është pak. Është mbi një shekull jetë ! Aq më tepër kur drejton edhe degën e Shoqatës emërdashur në emigrim. Mbetur jetim qysh 14 vjec, filloi të mësonte zanatin e rrobaqepësit. Por Libohova dhe Shqipëria kishin halle të tjera më të mëdha. U lidh ngushtë me luftëtarët antinazifashistë. Madje sivjet festoi edhe 80 vjetorin e daljes partizan. Kujtoi Vithkuqin e Korcës, ku në korrik 1943 u rreshtua në Brigadën e Parë Sulumuese. Pa vënë ende brisk në faqe, mori pjesë në të gjitha luftimet e njohura në historinë e LANC. Ishte dhe mbeti artilier i fortë dhe trim. Ky ishte “universiteti” i tij i parë. Pas Clirimit oficer artilerie e pastaj në repartin e xhenjos në Tiranë. Mirëpo, deri këtu ishte karriera e tij ushtarake. Krisjet e thyerjet i ndieu që në 1945, kur befas xhaxhai Lame u arratis bashkë me familjen e vet. Por ideali i Vasilit ish partizan, nuk u thye kurrë ! Cfarëdo gurësh të të hedhë jeta mbi shpinë. Megjithëse kushërinjtë e parë u bënë njerëz të nderuar e të respektuar në Amerikë, por sistemet politike lënë gjurmë jo të pakta. Më tepër të acarta. Lum kush mbetet Njeri i mirë ! Fukarallëk, maskarallëk !,-thonë shpesh në Libohovë. Nuk është rastësi që emrin e Vasilit, e kam dëgjuar shpesh në veprimtaritë e Shoqatës “Avni Rustemi” në Tiranë. Të gjithë flisnin me dashuri për këtë shqiptar e libohovit 24 karat.

                        -Kur doli në pension të parakohëshëm “për arsye shëndetësore” 50 vjet më parë, nuk e humbi toruan,-rrëfen plot kënaqësi Ajaz Rustemi, nipi i Heroit të Popullit.-Sepse hija e arratisjes së xhaxhait fukara sikur e ndiqte në cdo hap. Brezi ynë e mban mend mirë atë shtëpinë private te ish Parku i Autobuzave. Po kështu kopshtin e tij(bahce) të mbytur nga pemët frutore, që e kishte zili tërë lagjia. Duart e tij nuk pushonin. Bashkë me gruan Agllai, sot 95 vjece ! Një cift i rrallë. Kanë 4 fëmijë, njeri më i mirë se tjetri. Vasili ka 18 vjet që drejton Degën e Shoqatës në Boston. Gjysh e stërgjysh i vecantë. Nuk pushon së treguari për Libohovën, për Tiranën, për LANC, për Shqipërinë mëmë të djeshme e të sotme. Shoqata jonë e ka nderuar me Certifikatë Mirënjohjeje. Meriton shumë ky burrë fisnik dhe i mencur, me kokën plot mbresa e kujtime të gjalla. Por edhe familja e tij që mban lart emrin e Libohovës e të Shqipërisë, me punë e ndershmëri, me zotësi, qytetari e kulturë perëndimore. Në Boston, Filadelfia e gjetkë. Nga kuotat e anëtarësisë dhe nga xhepi, përvec veprimtarive të ndryshme në Amerikë, ai ka 15 vjet që nuk nguron të sponsorizojë gazetën tonë. Dhe nuk i bie gjoksit kurrë, por vetëm merakoset për mbarëvajtjen e saj. Ditën që i mbrin gazeta “Libohova”, e kthen në ditë të gëzuar në familje e shoqëri…

                        Emigrantëve të tillë u fryn era e Atdheut në cdo hap. Sepse sot nuk është koha e heronjve. Sot është edhe koha e pehlivanëve. Mjaft politikanë e biznesmenë as që pyesin për fatet e barkboshëve, të fakirfukarenjve. E as për fatin e Atdheut. Pyesin vetëm për xhepat e tyre dhe për shtimin e pasurive e të llogarive bankare ! Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm hapin sytë e vështrojnë shkëlqimin e tyre të rremë. Përballë punëve të veprimtarëve të shquar shoqërorë e patriotë, thartojnë gjuhën e buzën ose tundin zinxhirin e byzylykut prej ari. Rrëmbe të rrëmbejmë ! Kjo është motoja e këtyre bicimsëzëve. Vallë, c’do të thoshnin përballë Vasilit 102 vjecar e përballë të tjerëve ? (Kur po mbaroja këto shënime, befas lexova në media(ekrane apo mejhane ?) prononcimin e një “karcini vjeshte” në Gazetari, ku hidhte baltë fare qesimce mbi figurën e ndritur të Avniut, Heroit të Popullit tonë. Pashë edhe reagimet e shumta të lexuesve në internet. Reagime të natyrëshme, irrituese me të drejtë. Guxim të madh paska ai capacul që i thotë vetes “historian” akshami, pa mbaruar hic studimet e larta në këtë fushë. Guxim fluturaku që kërkon të lëndojë shpirtin patriotik të njerëzisë në 2023. Në një kohë që Drejtësia ndërkombëtare dhe Historia e kanë thënë fjalën e tyre me kohë e me vakt. Pastë faqen e zezë, bashkë me ekranet që i hapin vend e pa vend mendimit të tij cartalloz, aguridh e karagjoz !).

                        Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri,, Vasil Malita vajti dhe piu ujë me grushte te burimi jetëgjatë i Gushnicës (Zhepës) në Libohovë. Të vetmen “pasuri” që mori me vete në Amerikë, ishte një grusht dheu i selitur nga vendlindja e shtrenjtë. “Ma vendosni nën kokë, kur të shkoj në atë botë”. Kaq u tha të afërmëve në Boston…

                        Si dheu yt nuk ka. Lum ai që nuk e mohon gjakun e vet ! Se pasuria vjen e shkon. Por dinjiteti rron ore rron !”Hamësit e mëdhenj” harrohen shpejt nëpër kullotat e nepsit dhe të epshit jo njerëzor. Poeti ua përplas në fytyrë, jo pas krahëve: “…Ju shoh/ Dhe dridhem si fletët e lofatës./ Më duket sikur i futni dhëmbët/ Në muskujt e mi/ Dhe jo në muskujt e kuq të domates,/ Ju hamës,/ Triumfatorë të luftës me emrin lakmi “.

 

14 Komente

  1. T
    TIRONA

    Respekt per keta njerez te devote dhe te ndershem!

    1. "
      "BOHOTINA"

      Bravo Kristo per evakuimin e figurave te tilla qe u flet zemra per Shqiperine...

      1. T
        Thoma Vaso

        Këta janë historia e gjallë, që dëshmon për betejat e përgjakshme plot sakrifica në luftën e lavdishme ANÇ të popullit shqiptar. Më bëhet qefi që komisari i repartit xhenier Vasil Malita është plot aktivitet dhe jeton me familjen e në SHBA, me këtë rast i uroj shëndet ! Ndërsa për pendën e bukur të Kristos i uroj shkrime akoma më të bukura dhe me një larmi të gjallë tematikash ! Gëzuar festat e nëntori !

        1. G
          Gëzim Tushi

          Nga ana sociologjike duke studiuar komentet e lexuesve o shoku Thoma do te thoja qe ky Kristo vertet ka qene gazetar ne kohen e Enverit por ne demokraci nuk mbijetoi dot dhe u be nje lepires pushteti. Kam degjuar se ca kohe e punesoi partia ne ministrine e drejtesise dhe pastaj e perzune, se disa mendonin se kish qene bashkepunetor i sigurimit. Tani ky ka rrjedhur dhe eshte ne moshe te trete e sheh endra dhe ato i boton ne ca palaçogazeta ndaj nuk e duan lexuesit dhe shkruajne duke e quajtur Mertirin te mjere dhe vemje. Ne fakt populli nuk gabon se mut burre eshte ky tip gazetari.

        2. F
          Feriku

          Lumturohem per gazetaret dhe te tjere qe shkruajne per figura te tlilla si per Vasil Meliten.Falemnderes zoti Kristo qe pena jote ms te ndjek nuk le ne hije njerzit tane mrekulluar. Qofsh i nderuar zotni.

          1. V
            Vasili

            Lumturoju dhe me kete hajdarin tim se ky vemja pret te vdese

          2. A
            Ajaz Rustemi

            Nje shkrim plot vlera per vlersimin e figurave te tilla si Vasil Malita veteranit te luftes dhe sot ne moshe mbi shekullore drejtues i shoqates atdhetare “ Avni Rustemi “ ne Boston Amerike Tematika e zgjedhur ne kete date historike te vendit tone eshte nje vleresim qe zoti Kristo i bene ne teresi brezit qe luftoj per çlirimin e vendit ku midis tyre eshte dhe 102 vjeçari qe jeton ne Boston Te pergezoj i nderuar Kristo Mertiri per kete shkrime te mrekullueshem qe ke ditur te na i japesh si gazetar me pervoje shume vjeçare. Respekte !

            1. D
              Dori

              Ti Ajaz je nje koke shtember ke dhjere dhe Kristo vjemjen-varfanjakun me keto lavderime qe shriret sikur loton po ne vrimat e halese qendron.

              1. G
                Goni

                Ti "Gezim" dhe ti o "Dori"/ Jeni topet e pèrçorit/ Anonime e te skopitur/ Si mut kepuces ngjitur!

                1. N
                  Namiku

                  O Kristo o turi shqyer ne hale mbete duke u lyer. Po gazeta nuk eshte berberane qe te ndrije tulla fare. Ja dhe Goni u nderua dhe Kristos i beri mutin mbi ktye.

            2. A
              Aulona M

              Kush e njeh Kristo Mertirin e di qe ai eshte nje mut qeni... Shkruan perallat e tij a thua se lexuesi eshte nxenes i klases fillore pastaj ky Kristo Muti shkruan dhe komente vetelavderuese duke share me liber shpie ata komentues qe e kritikojne.

              1. G
                Gozhda

                Ja na foli dhe "Aulona" qe ka ngrene mjaft perona...Hu me hu si anonime, sa di "ajo" di bytha ime...

                1. `
                  `Aulona

                  Gozhda shkon tek Mertiri se ky eshte bir kullairi. Jevg e qen nukgjen askund vetem Kriston ne katund. Une jam Aulona te grushtoj e te bej musht per pulat se jam Musta e te bej mutin ne kohe.

              2. R
                Renato

                Alone pi...ke lope, te mbene brenda lloj lloj tope. Kur te marrc te gazetarit pi..I yt do I ngjaj hambarit. Bjeri Kristo te lumt miku aulones I djeg fiku

                Lini një Përgjigje