
Nga Kimete Berisha
- Burri nuk e vret gruan pse është grua, por e vret pse është gruaja e tij.
- Termi 'femicid' po përdoret vend e pa vend nga gratë shqiptare, sidomos nga ato në pushtet, si presidentja,
sepse presidentja po e krijon përshtypjen dramatike thuajse burrat shqiptarë kanë dalë me shpata në duar e po vrasin gra ku po i gjejnë
(veç për shkak të gjinisë (femicid - vrasje në bazë të
gjinisë), që janë gra, kështu po thotë presidentja).
- Nuk po ndodh mizogjinia masive dhe as urrejtja kolektive ndaj grave që të flas presidentja me absolutizëm.
- Po, gruaja shqiptare është e nënshtruar dhe e pushtuar, por me vullnetin e saj:
të jesh kokëulur është mënyra e mbijetesës e shumë
grave...
(nuk kam kohë e as vullnet të
shkruaj më gjatë për këtë temë në një shoqëri ku Liria e femrës është
Vetmia).
- Të gjithë kanë nevojë të çmësohen nga këto dashuri,
gjithmonë të sëmura e në fund të përgjakura gjithësesi
(me gjakun që shihet apo me gjakun që nuk shihet), në fund, zemrën ta plas se ta plas ai që e ke më së
afërmi....e që ke kujtuar se është 'i joti'
.....dhe duhet mësuar mësimin e ri:
Njeriu nuk mund të jetë e as të
bëhet i joti.
- Kurrë, kurrë, në daç çmendu, në daç merre malin, në daç jepi zor e flutuo, se nuk bën...
nuk mund të ndodh ta 'privatizosh' mendjen, shpirtin a quaje ti si të duash, të
njeriut.
- Këtu, bash tek kjo ideja e prapambetur se njeriu mund të pronësohet, këtu e gjen bazën e tragjedisë, sepse gjithmonë del se je mashtruar se njeriu s'paska qenë kurrë i joti dhe s'është i joti...
- I keni parë se si njerëzit vdesin, sikur ju rrëshqasin nga dora...zhduken...
As vetja jote s'është e jotja....apo qysh thotë katundaria: I huaji i joti s'bëhet'!
- Ti e pranon që
jeta është e përkohshme por nuk e pranon se dashuria është e përkohshme.
- Është.
Në fillim bën yrysh tek dashuria...e pastaj, prap e çon kokën vetmia, sepse s'ka dashuri që deri sot nuk u harxhua.
- Presidentja foli edhe për fajin kolektiv dhe ndërgjegjen kolektive të popullit.
Nuk mund ta ndajmë ne
fajin me vrasësin, ndaje vet nëse mendon se ekziston 'faji kolektiv'.
- Më lehtë bashkohen toka me qiell se sa që bëhen një, dy njerëz të
bashkuar.
Sepse, dashuria është shkalla më e lartë e mençurisë dhe e lirisë.
Si mund të jetë i dashuruar thellë njeriu i cekët dhe si mund të kuptoj çka është liria njeriu që kërkon ta robërojë dashurinë.
Ti kujton se ia vë edhe prangat dashurisë, por pastaj...i keni parë ata pleqtë që kur ishin të rinj ishin të
rrezikshëm...
Kur i lodh mosha, por nuk ua lodh egon, ata prap vazhdojnë të paraqiten si të rrezikshëm, ama zëri i lodhur nuk u dëgjohet, që u tingëllon si maces kur ia zë bishtin.
- Me gra e me burra duhet të çmësohen nga mësimet e vjetra mbi pronësinë e njeriut, derisa të binden se njeriiu është
i lirë, edhe i vdekur prap mbetet i lirë.
Se ti ia vret trupin por shpirtin nuk ia merr, dashurinë nuk ia merr, mendjen nuk ia ndryshon, kurrë.
- Prandaj, më përpara mund të bashkohen toka me qiell, se sa që mund të bashkohen e të bëhen NJË dy veta që janë bashkë.
P.S. S'dua t'i them krejt bindjet e mia se hy n'gjynah, i bie thuajse po iu ftoh prej kësaj dynjaje (të rreme)...
Komplet duhet të rishkruhet kjo
mënyrë primitive e jetës!
Nuk mund të jesh njeri normal derisa mendon se dikush (që ke qejf ti), duhet të jetë 'prona' jote!
- Ti mund të mendosh se dikush është 'i joti', por kjo është sëmundje mentale, siç është edhe dashuria,
sipas Platos 'sëmundja më e rëndë nervore'!
Urrejtja ndaj Vjosa Osmanit e shperfytyronka edhe si femer Kimeten. Burri nuk e vret gruan jo si femer por si gruan e vet cudit kjo idjotja femer. Pra gruaja per burrin nuk eshte femer por prone e tij prandaj edhe mund ta vrasi. Primitivja Berisha gruan nuk e quanka femer por cfare eshte moj e shkalluar, dru. Injoranca ska kufi.
Linda mos ja fut kot kur skupton.E dashur lexo me shume eshte dije.
Linda te mungon intelegjenca te kuptojsh ate qe thot Kimetja?
Je njish Kimete! Vertet.
Krimi ne kosove eshte shume amator , 4 persona vodhen nje argjendari dhe nuk e dogjen makinen haaa u kapen , ky trapi vret gruan duke gjetur nje fshatar eshte normale qe policia i kap keta tranguj.
TY LINDA STE KA FAJ KIMETJA PSE JE TIP TRAPI QE SKUPTON QE NUK SE VJOSA TY TE DHIMBET DHE E MBRON, POR ESHTE TEME DISKUTIME SEPSE AJO E TRAJTON FEMREN NE PERGJITHESI SI OBJEKT VRASJE NGA BURRAT POR E VERTETA ESHTE SE GRATE VRITEN OSE NGA BASHKESHORTI OSE NGA I DASHURI QE I QUAJME PRONEN E TYRE,,,,,DHE JO SE MESHKUJT VRASIN FEMRAT KOT PER QEJF PERKUNDRAZI ,,,,JANE FEMRAT QE VRITEN SI SUBJEKTE PER MORAL OSE SI RASTI I KETIJ MURSEKIT QE E KA VRARE PER PARA(NDOSHTA)......
Nuk mendoj se njerezit qe na shajne Kimeten jane budallenj! Jane Kosovare dhe Shqiptare! Nuk eshte Dashuri- thoshte- Platoni eshte semundje mendore! Dhe ne, Shqiptaret,Kombi yne primitv, qofte femra qofte burri themi eshte timi ose timja, si prone! Por dashuria eshte ndjenje, dhe shume here ngaterohet me seksin! Por mos harrojme jemi nje komb Islamik myslyman dhe gjera te tilla do te ndodhin e per shume kohe!Dhe mendoni kush jane Osmani dhe Kurti apo Saliu. Dogmatike!
Zero kimete. Dhe për të qënë më i saktë: Zero me bisht. Të thyen dhe ty Kimete. Gjynah!!!????
Kimetja nëpërmjet alegorisë revoltohet e ngrë zërin kunër injorancës.Varet se çfarë niveli kultural ke për të kuptuar moralin e një shkrimi të til !!!
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjeres. Ky rast është i veçantë dhe nuk duhet të përgjithësohet as nga presidentja, as nga mendimet e Kimetes. Mendimet e Kimetes janë opinione dhe kjo do të më thotë se dikush, dikush mund të mendon se është kështu dhe asgjë tjetër... Vetmia nuke e nenshtron njeriun dhe nuk e ben njeriun te behet i poshtruar. Frika nga vetmia i shtyn njerzit ne nje shoqeri tronditese...
Mire e ka thene Qimetja ne rastin konkret, ama qe eshte nga ato femrat palloshe qe e do vetem mrena nate e dite edhe kjo eshte e vertete. Shume histerike ne cdo shkrim, pse keshtu ti moj qimete...
Drini i dashur. Me siguri je ose nje plak i rrjedhur, ose je impotent. Ti nuk e kupton "Qimeten", sepse ke inat seksin. Kimetja eshte nje person i persosur dhe me horizont intelektuali. Eshte e re, e bukur dhe e paster ne shpirt. Ketu ne Amerike eshte nje kenge shume e bukur qe flet per ty. Kenga quhet "When I was yang". Midis te tjerash kenga trajton pikerisht kete keqekuptim tendin me Kimeten. Ne fund te kenges me force epokale kengetarja thote se njerez si ti mendonin se "I was wild, but I was yang", qe ne perkethim do te thote se ti mendon qe une jam e eger, por une jam thjeshte e re... I dashur Drini, ti je nje bote mbrapa Kimetes!
Respekt Kimete, qe je mendje e bukur dhe qe iluminon ata qe e duan driten.