Sulmi i TV së Berishës ndaj Bardhit, tregon se "Revolucioni" filloi të hajë bijtë e vet

4 Dhjetor 2023, 13:07Blog Nga Namir Lapardhaja

Sulmi i TV së Berishës ndaj Bardhit, tregon se "Revolucioni"

Sulmi që televizioni “syri.tv” i bëri sot në mënyrë të hapur Gazment Bardhit, nuk është rrufe në qiell të hapur.

Nëse pak ditë më parë, Berisha ua bëri të ditur atë që janë nëpërmjet gojës së Tritanit, sot i gjuajti me “kobure” nëpërmjet televizionit të Revolucionit.

Revolucioni nuk njeh arsye, por vetëm sulme, tradhëti, gijotinë.

Ai nuk ngrihet mbi fjalën, por mbi baltën.

Ai nuk lejon mendimin, por vetëm zjarrin dhe flakën.

Bardhi u akuzua për tradhëti të lartë, njëjtë si Basha dhe të gjithë pengjet e tjerë.

E thënë me fjalë të tjera, për atë që akuzohen të gjithë “tradhëtarët” e Berishës.

Kështu iu drejtua gazetarja, duke i thënë se pse këtu bëni sikur ziheni dhe jashtë shtetit udhëtoni dhe bashkëpunoni.

Sigurisht që ditët do të jenë shtatzënë me "zhvillime" të reja në gjirin e tyre, por një gjë është e sigurt: paqe nuk do të ketë më në radhët e Revolucionit.

Ai jo vetëm që do fillojë të hajë një e nga një bijtë e vet, por, njëkohësisht, do të tregojë më qartë se retorika e bashkimit ishte një tallje dhe e hapur, se pazari mes Bardhit dhe Berishës nuk ishte për të mirën e demokratëve, por se i pari donte akses te militantët, duke negociuar një vend për veten e tij në listën e 2025, dhe i dyti donte vulën e partisë, për të marrë legjitimitet.

Duke qenë se të dy ishin të pasinqertë, gënjeshtra nuk mund të vijojë pafund dhe ajo herët a vonë do t'i nxirrte këmbët.

Bardhi, Salianji dhe ndonjë tjetër deputet që ka ende ambicie për të marrë drejtimin e “Foltores” pas Berishës, le ta vijojnë përballjen e tyre epike “për të mirën e PD-së dhe demokratëve”, por të tjerët, ata që e kanë menduar dhe besuar se ky “bashkim” do ishte rruga e duhur për të ardhur drejt pushtetit, sot duhet ta kenë më të qartë se s’ka bashkim parimor dhe ideor me Berishën.

Me të ose mund të nënshtrohesh dhe t’i bindesh, ose do duhet të durosh nga goja e Tritanit ato që mendon Berisha, dhe nga ekrani i “syrit” koburen me të cilën gjuan Berisha.

12 Komente

  1. n
    nje qytetar

    Po per ate Arben Ahmetajn vlen kjo "Revolucioni ha bijte e vet" ?

    1. P
      Patronazhisti i Foltore bordellos

      Ç hyne Ahmetaj këtu apo të duket si Saliu apo Abi apo Gita dhe Zeni! Fatkeqesi qe ka akoma shpellar si puna jote që shikojnë ëndrra me Sali mbetjen e fundit komuniste në Europë.

    2. H
      Humoristi

      Bardha ke dreqin perfaqeson,me 13 vete nga pas!?

      1. A
        Alban Dega

        SHTRIGA E MEGAKORRUPSIONIT FILLOI TE HAJE BIJTE E BIJAT E VET …. Adelante Camaradas ! Viva La Revolucion Carajos !

        1. D
          Daullxhiu

          Brardha bredh hu me hu, i shijon te gjithe hunjte.

          1. A
            Analisti

            Kur do zhduket nga faqja e dheut kryekrimineli i Shqipërisë Sali Mut Hale Edepsëz Brrrisha? Kjo monstër me fytyrë njeriu duhet të qërrohet nga kjo jetë se ndot dhe ajrin që merr. Mirë ky krimineli po ata debilët e tjerë, që paguhen nga taksat tona çfarë mutin bëjnë? Çfarë shteti dhe drejtësie kemi, kur qelbësirat e kombit tallen me pronën e shtetit sikur janë në pronën e vet? Çfarë bën prokuroria dhe si lejon çfaqje të tilla në vënd që të ngrejë akuzë penale kundër këtyre maskarenjve që janë të veshur me një imunitet fallco duke bërë shkelje ligji shumë më tepër se gangsterët e rrugës. Ligji duhet të veprojë pa mëshirë për këto plehra të shoqërisë që po ndotin gjithçka.

            1. D
              Dardani i Ri

              Berisha është kryebanditi i një bande xhihadistësh. Nëse kjo bandë nuk izolohet, jo vetëm Kuvend por, e gjithë Shqipëria është në rrezik.

              1. R
                Real

                Kucedra po i ha bijte e vet. Kjo vlen ne radhe te pare per Saimir Tahirin, Lefterin dhe tigrin. Po behet gati per Beqen dhe zoti e di kush e ka radhen. Pyetja eshte: Gjiknuri apo Bela ?

                1. Roberto

                  Une kete Bardhin nuk e besoj kurre. Nuk e ka fare per turp ta shese bythen tre here ne dite dhe Saliu gjoja e flak tutje por ne fakt Bardhi do i sherbeje Saliut. Kjo mbetet per tu pare por une keshtu mendoj.

                  1. C
                    Columbo

                    PD zyrtare ka flakur si Berishën po dhe Bardhin.Sot populli nuk mund t'ju besoj një mandat të ri për deputet, atyre që thyejn kariket e parlamentit, pasi nuk është politik por rrezik besimi për të vazhduar me ta.

                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Berisha është pakicë,i duhet të ketë figurant në Parlament, pranon sjelljen jashtë shinave të Bardhit. Sot kërkohet të dënohen sjelljet antiligjor në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit duhet të bëjë denoncimin, pranë organeve përkatëse. Boll me portokalli nga pseudo aktor.

                      1. U
                        U shofshin si rrace

                        Hangshin kokat e njeri tjetrit. Populli i urren.

                        Lini një Përgjigje