Murseli, një shqiptar i kësaj epoke

3 Dhjetor 2023, 20:58Blog TEMA

Murseli, një shqiptar i kësaj epoke

Nga Brizida Gjikondi

Çka çmon njeriu përçmon Zoti thuhet, siç edhe thuhet në shkrimet e shenjta se nuk mund të kesh dy pronarë, një do kesh, do kesh o paranë ose shpirtin.

Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për tu bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale.

Promovimi që ju bëhet dhe pandëshkushmëria kanë qënë plehu që i kanë ushqyer.

Ti nuk vlen për vyrtytet por për veset. Ti vlen sa pasuri materiale ke, jo shpirtërore dhe morale. Të dyja përjashtojnë njëra tjetrën. 

Shumica e shqiptarëve të kësaj epoke janë vasalë të falsitetit, vanitetit dhe veseve. Hipokritë meshkujt konkubina të kamufluara femrat. Qëllim është pasurimi kriminal me cdo kusht, duke u kthyer në trend dhe qëllim jete. 

Murseli është një shqiptar tipik i kësaj epoke që hapin e pati më të nxituar dhe të paduruar, cka është logjike kur I hyn asaj rruge, mëkatet janë progressive po ju hape vënd në qënien tënde.

Shqiptarët kanë kulla po brënda dhe jashtë si ata që i ndërtojnë dhe ata që arrijnë ti blejnë 90% të rasteve janë Mursela që idhull kanë pasurimin material me cdo cmim drejtuar nga filozofia.. shkel e kalo.

Ndërtohen shkolla po brënda tyre po rriten qënie shpirterisht të sëmura, me idhuj të rremë, me idhuj të kalbëzuar nga krimet, korrupsioni dhe allishverishet. Ndërsa femrat me idhuj prej plastike, që durojnë cdo poshtërim bisturi dhe përdhosje në emër të parasë dhe fasadave hipokrite.

Përherë krimet që ndodhin ndër ne.. ne i gjykojmë emocionalisht, me histeri dhe përtesë, duke izoluar kriminelin, duke e bështyrë dhe treguar me gisht, pasi ne përtojmë të mendojmë gjatë, pasi mendimi do na coj drejt vetes…

Murseli është thjesht një ndër ne, i paduruar për tu pasuruar me çdo cmim dhe mjet, per tu bere pjese "dinjitoze" e shoqerise elitare hipokrite dhe te semure shqiptare, pasi pronari i tij si i shume te tjereve nuk është shpirti..

Sa familje janë shkoqur edhe pa u vrarë vetëm për një rrip tokë ose për një grusht lekë.

Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie.

Paraja .... kjo pronare e shqiptarve të kësaj epoke të kalbëzuar vlerash.

5 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Nuk flitet per shqiptare por per sunitoshqipfoles.... vari kkkkkkk keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj pune njethundrakesh Arabe

    1. H
      Haka Tekizoti

      Sa të pakēt janë ata që e shohin dhe e shprehin kaq hapur e kaq qartë të vërtetën. Dhe nga që janë kaq të pakët këta kanceri shoqëror do t'i shtrijë e përhapë edhe më shumë e edhe më thellë metastazat deri kur të ketë ngrënë edhe qelizën e fundit të shëndetshme e atëherë do nisë të hajë edhe vetveten.

      1. D
        DOKLEATI

        Ngadale. Ky eshte vetem fillimi. Fundi do jete njemije here me keq!

        1. D
          Dauti

          KY eshte kapitalizmi i eger, njeriu ha njerine, ka thene marxi

          1. k
            kete kisha tani per tani

            Edhe shoqeria qe ne fakt nuk egziston veçse komunitet njerezor ose bashkesi brenda kufijve te hapur, reagon çdo dite per ngjarjet qe ndodhin duke shtuar shume biznesin e varrezave qe ka arritur kulmin ne keto 32 vite andej e ketej.KJo zonja vazhdimisht reagon ashper për ngjarje te tilla, por nuk eshte se me fjalen e saj zgjidh gje. Asnje nuk eshte i zoti te zgjidhe keto probleme. Te gjithe flasin, asnje s'degjohet. Dhe e ardhmja kjo eshte sepse njerezimi e ka zgjedhur vete me hir apo me pahir. Ne flasim per diktature kur vendoset rregull , displine, detyrohet personi te respektoje dhe pastaj respektohet. Dhe themi demokraci kur kemi liri, çthurje, nuk respektohet njeriu nga njeriu por eshte "ligji'" ai qe do vendos rregullin. Nuk eshte vertete sepse kemi 45 vjet "diktature dhe 32 vjet "demokraci" dhe i vetmi ndryshim eshte se nuk ka me as rregull, as disipline, as nder, as respek, asgje t moraleshme, çdo gje e pa moralshme dhe do ti qe flasin te gjithe per moral?! Nuk e di se sa do te zgjase jeta mbi toke, po mua ma merr mendja se keto fenomene vetem se do shtohet me kete sistem te organizuar te mbrojtjes se individit ne mes te kesaj bashkesie amorfe. Une jam pesimist. Kush nga ju me ben optimist mua ta shperbleje me nje te "faleminderi" po te kete nder !

            Lini një Përgjigje