
Në vitin 2004, Banka Botërore financoi një studim për masterplanin e zhvillimit të rrjetit rrugor të Shqipërisë në 50 vjetët e ardhshme. Në atë masterplan të autostradave dhe superstradave të ndryshme që duheshin ndërtuar (hartuar nga një kompani amerikane), i jepej përparësi autostradës Shkodër-Vlorë, si një arter që do t’i shërbente zhvillimit të turizmit në gjithë bregdetin Adriatik. Si fazë e parë e asaj autostrade, shihej segmenti Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, që do të pasohej me segmentet Thumanë-Lezhë-Shkodër dhe Rrogozhinë-Fier-Vlorë (si dhe një degëzim autostrade Rrogozhinë-Elbasan). Në këtë mënyrë, do të krijohej një rrjet autostradash që do të ndërlidhte Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin me Shkodrën, Vlorën, Lezhën, Lushnjen dhe Fierin.
Me ardhjen në pushtet të PD-së, qeveria Berisha kreu studimin e fizibilitetit për autostradën Thumanë-Kashar-Rrogozhinë dhe filloi negociatat me një kompani kroate për ndërtimin e saj me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit. Por kontrata për atë koncension u la në mes të rrugës, sepse në horizont u shfaq kompania turko-amerikane Bechtel-Enka, që propozoi ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, me një kosto 810 milionë euro (të mbuluar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Përveç asaj autostrade të marrë përsipër nga Bechetel-Enka, qeveria Berisha pagoi një kompani shqiptare për autostradën Kalimash-Morinë dhe Banka Botërore financoi superstradën Milot-Rrëshen.
Në katër vitet e para të qeverisë Berisha, nga autostrada prioritare Shkodër-Vlorë, u ndërtua vetëm një segment 10-kilometërsh Thumanë-Milot dhe një segment 20-kilometërsh Lushnje-Fier.
Në katër vitet e dyta të qeverisë Berisha, Shkodra u harrua përsëri. Vetëm një segment 30-kilometërsh Fier-Vlorë u ndërtua (por jo bypassi i Fierit, që do të lejonte vazhdimësinë e autostradës). Ndërkohë autostrada Rrogozhinë-Elbasan u harrua dhe filloi ndërtimi i një autostrade që do të lidhte TEG-un me Elbasanin përmes një tuneli të kushtueshëm poshtë malit të Krrabës. Gjithashtu, filloi ndërtimi i superstradës Qukës-Qafë Plloçë, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Korçë, si dhe Rruga e Arbërit, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Peshkopi. Kurse vajtja për në Shkodër mbeti përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…
Në dhjetë vjetët e para të qeverisë Rama, ende nuk është hapur ndonjë segment i ri autostrade në drejtim të Shkodrës – vetëm ka filluar puna për segmentin Thumanë-Kashar, me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit (që nuk dihet se kur do të përfundojë). Ndërkohë, janë përfunduar plotësisht segmentet e autostradës që lidh Tiranën e Durrësin më Vlorën, si dhe TEG-un me Elbasanin.
Teksa vazhdon puna për përfundimin e superstradës Qukës-Qafë Plloçë dhe Rrugës së Arbërit, qeveria Rama ka hapur një front të ri pune për superstradën që do të lidhë Orikumin me Rezortin e Palasës përmes një tuneli poshtë malit të Llogarasë (të finacuar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Kurse vajtja për në Shkodër mbetet përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…
Dhe lind pyetja, edhe sa vjet do t’i duhen Shkodrës që të lidhet me autostradë me Lezhën, Laçin, Tiranën, Rinasin, Durrësin, Lushnjën, Fierin e Vlorën, në mënyrë që të bëhet edhe ajo pjesë e bumit turistik që po përjeton Shqipëria perëndimore?
Une thashe se do gjeja pergjigje ne artikull por autori mesaduket po me pyet mua.
Pyetjen Zaloshnja duket se e ka bere per ramoviçin, se berishiçi e ka ngrene kulloten tashme...
Hahahahahaha i madh je tefik
Shkode-Tirane 100 km duke filluar nga Qeshori behet per 4-5 ore , vajtje ardhje 8 ore, nje tmerr nje skandal. Cdo fjale tjeter eshte e tepert!
Vetem kaq dhe panorama eshte e kjarte!
Qe do ndertohet nje dite do ndertohet po kur te ndergjesohen njerzit ta kuptojne qe kur kalone nje rruge nuk duhet ta ndalojneduke kerkuar shifra astronamike per ate pak toke qe kalone rruga
morr i kuq
Tirane-Shkoder jo me shume se 1 ore e 30 min.Por autostrada duhet.Per te mos thene se eshte e vonuar.Uroj te filloj vitin tjeter.
Nuk i paska dhene ndonje honorar Bashkia Tiranes ketij kushos sim Ed mafishes per ndonje nga ato 'sondazhet' e tij qe stis e kjo e paska bere ti shkoje goja shtrember e te zere te numeroje me gishta...
Paska lene sondazhet dhe merret me rruget na mori ne qafe
Zotni Zaloshnja Nuk jeni ekspert autostradash. Ne shifra ja ke fut kot. Banka Botrore nuk financon autostrada. Nje te drejte thua. Kur do te lidhet Shkodra me autostrade ? Dicka duhet thene. Rruga Lezhe Shkoder e ndertuar nga kompania shkodrane, Albtiefbau, eshte solide . Prej 20 vjetesh nuk ka leviz e demtuar. Pune me cilesi
Sa lexova ne shkrimin e zaloshnjes, banka boterore ka financu per studimin e rrugeve, e jo per ndertimin e tyre
Vetem ne vitin 2025 do perfundojne te gjitha, ne fushat secili do jap premtime qe. je zot e dine, Dhe rama ka filluar te ja bej mutin punes na nxjerre ca rruge bicikletash kure nuk ka nje rruge me parametra e duhur Tirane durres, cdo muaj han miliona leke per riparime bull shit or taj
Po te vish si por.dha neper breke neper Tirane, te duket Shqiperia Tirane. Ke dale ndonjehere ti jashte Tiranes, te shikosh cfare rrugesh ndertohen? Kjo Qeveri ka hyre deri ne asfalte te lagjeve te fshatrave, nuk jane vetem rruget kryesore. Une isha ne Shkoder para 1 jave, ne fundjave, nuk kishte trafik. Dy muajt e Veres , kudo ka trafik, ne Vlore nuk kalon dot, ne Sarande po ashtu. Edhe ne Lalez te duhen 1 ore e gjysem te shkosh ne plazh. Problemi kryesor eshte si te dalesh nga Tirana deri ne Thumane, aty eshte trafiku, pastaj kur nisesh per Shengjin dhe Shkoder, eshte njesoj si rruget ne Jug. Me keto ritme qe po ecin rruget, Shqiperia nuk do kete probleme per 10-15 vjet.
Mor Prec ti ja fut kot per çfar flet me siper . Une kete vere nga Murriqani ne Tirane e bera per 8 ore e ca ,kupton se çfare tmerri perjetojne njerezit ne kete trafik !!!! 8 ore e ca per dava 116 KM !!! Me biciklete vihet me shpejte ,e ju doni turiste te huaj !!!
I paske marre me rradhe gjith klubet qe jane anash rruges or lum miku........8 ore nga Murriqani ne Tirone.......pse nuk more i gamor me qera.....do ishe per 5 ore e gjysem ke sheshi Skenderbe.......njeriu me pak men nuk e merr rrugen kur eshte piku i trafikut.......
Epo ky ishte vizioni i Fatos Nanos qe e beri rrugen Lezhe Shkoder me 2 korsi si rruge fshati kur ajo duhej te ishte me 6 korsi 3 ne cdo drejtim se eshte hyrja nderkombetare nga Veriu drejt Tiranes, Rinasit, dhe bregdetit te Jugut dhe Shkodra do te arrihej per 1 ore dhe jo te behej ajo rruge shkak i ngjarjeve tragjike me akdidente cdo dite. Me thoni nje rruge qe e beri me standarte Fatos Nano, shiheni rrugen e Rinasit perseri me 2 korsi si rruge fshati.Kurse Autostrada nga aeroporti i ri i Stambollit deri ne Stamboll 45 km eshte me 4-5-6-7 korsi ne cdo ane , nje autostrade gjigande madheshtore qe ne disa vende behet me 7 korsi ne cdo ane dhe rasti me i keq me 4 korsi kur ngushtohet hapesira. Pervec kesaj nga Aeroporti ka metro deri ne Stamboll, Taksi, dhe linje autobuzash urban. Shihni ndryshimin e madh te Erdogan qe i ka bere Turqise moderne.
Shkodra po behet e bukur, e paster, po i behen rruge piktoreske, ne Kir, nje mrekulli destinacion turizmi. Rruga do behet, nuk diskutohet, segmenti Thumane-Kashar eshte ndihme e madhe, pjesa Fushe-Kruje Thumane eshte trafiku me i madh, prej atje ngelen vetem 50-60 km rruge per ne Shkoder. Ne fund te fundit Shkodra do behet Shkoder, qyteti me i rendesishem i Veriut, me kulture, histori, industri e Turizem. Fushat pjellore te Shkodres dhe Lezhes duhet te fillojne te prodhojne, fshataret te kthehen nga prodhimet bujqesore, Myzeqeja po merr fitime te mira nga toka, nga serat, nga pemetaria. Fushat e Lezhes dhe te Shkodres jane toka te pasura, shfrytezojini. Kryetari Bashkise Shkoder Beneti duhet ta shikoje edhe Bujqesine, jo vetem Qytetin dhe Turizmin. Fshati eshte kocka e Ekonomise, nuk te le pa gje.
Do behet NGA barku I javes...
Zgjidhja: Duhet te investoj S. Mane diku ne Shkoder dhe rruga do i shkoj deri te investimi i tij si me magji!
Ti flet me ironi dhe kuptohet, mirë bënë, këta për t'u tallur janë bërë. Por mos harro, ndërtimi i një autostradë do justifikuar ekonomikisht. E kam shpjeguar edhe në një rast tjetër, që Berisha dhe Rama do të mbahen mënd për mirë vetëm për dy vepra madhore, i pari për rrugën e Kombit dhe i dyti për lehtësimin e lidhjes së Himarës me pjesën tjetër të Shqipërisë nëpërmjet Tunelit të Llogarasë dhe lidhjes Kuç-Qeparo. Kosova ka qënë e varur për zgjidhjen e problemeve të saj nga Sërbia, nuk kishte mundësinë më të vogël për komunikim me Shqipërinë, rruga e Kombit ja krijoi. Kjo do bëjë që gradualisht ajo t'i kalojë lidhjet e saj jetike me Shqipërinë. Po ashtu dhe Himara, e cila nuk ka patur në shekuj mundësinë më të vogël të komunikojë me pjesët e tjera të Shqipërisë, ndaj çdo zgjidhje jetsore e realizonin në Greqi. Në shekuj kjo bëri që shumë banorë të saj të kishin si gjuhë të parë komunikimi Greqishten. Tani me lidhjen e saj me pjesët e tjera të Shqipërisë si dhe me bërjen e aeroportit të Vlorës, ajo do të komunikojë shumë më tepër me pjesën tjetër të Shqipërisë dhe gradualisht lidhjet e saj me Greqinë do bëhen të papërfillshme. Kjo do bëjë që gjuhë komunikimi për t'a të jetë shqipja dhe greqishtja do vijë duke u shuar ose bërë si çdo gjuhë tjetër e huaj, si italishtja, anglishtja, spanjishtja, etj. Realisht të dy këto vepra janë strategjikisht mjaftë të rëndësishme për vëndin tonë.
llogjike e drejte. Zhvillimi , futja e parave ne Himare, po i ben ata indiferente ndaj problemit etnik. Kete lufte ne Himare , e krijoi Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata prishen raportet, me tradhetine ndaj asaj zone.
Po na pyet ne ti se kur mbaron?Kur nuk e di ti, qe gjoja je gazetar dhe duhet te investigosh,ti na pyet ne.E ku dime gjë ne ere.
Nga ta di une kur do behet
Per te gjithe ketyre qe ju qan syri per rrugen e Shkodres, dhe per Lezhen. Kryeministri e permendi para nje jave, dhe tha qe do filloje puna per rrugen. Ju jeni nje jave mbrapa Kryeministrit, dhe ju e dini, qe ai po e nxorri nga goja, e ben. Ka pasur edhe nje aresye tjeter qe kjo rruge eshte lene mbrapa. Pushuesit e Velipojes dhe Shengjinit vijne nga Kosova direkt, ndersa pushuesit e Jugut vijne kryesisht nga Rinasi, ju merr disa ore te shkojne ne Himare, Sarande. Numri pushuesve qe shkojne ne Jug, me numrin qe shkon ne Shengjin, Velipoje, eshte 85% me 15%. Qeveria ka strategji, do i sherbej me shume 85% te pushuesve ne fillim, pastaj 15%, te cilet me thene te drejten vijne me bagazhet plot me ushqim, deri edhe tek qepet e hudhrat.
Edhe zv-Kryeministri s'ma merr mendja te bente nje analize te tille.. respekte.
Ku e kuptove qe isha une?
Ju jeni nje jave mbrapa Kryeministrit, dhe ju e dini, qe ai po e nxorri nga goja, e ben!!!! 300 mije vende pune do zbardhe 21 Janarin Gërdecin do i hiqte liçensën e naftës Bankers etj premtime boshe Ik Pilo gojorsi spiuno ndonjë aty ne lagje se keni filluar të besoni gënjeshtra më keq se Saliu që qesh dhe vetë me budallëqet që thotë
Kryeministri nuk eshte Zeusi, nuk ka pse tja heqi licensen Bankersit, as Shellit, por kontrollin e shpenzimeve e ka ne dore, qe shteti te perfitoje sa me shume nga nafta jone. Vendet e punes te premtuara i hapi, dhe kjo vertetohet qe ne Shqiperi kerkohen punetore, specialiste, dmth te gjithe punojne. Vitin tjeter takohemi ne Himare, kalo nga tyneli Llogarase, se ju fshataret vazhdoni te kaloni nga rruga e vjeter, nga monopati qe ju con gomari.
Kur te mos vjedhin me. Nuk ngopen hajdutet se me aq sa po vjedhin prapa kraheve te mafiozit do ishte ndertuar 2 here Vermosh-Konispol
oo Kaloshnja apo zaloshnja per 2 ore mbaron, neser vjen Lexhenda dhe e inaguron
Meqenëse pushteti aktual pro serb i Ramës Veriun i konsideron si malok normalisht që nuk ka asnjë investim për të qenë në veri.Harron i mjeri se veriu i vendit janë malorë, rrenacak e vetme e pastër shqiptare prej së cilës është shtuar shqiptaria.Por nuk ka qenë më i mirë ndaj malësorëve as Salih Berisha e as Enver Hoxha sepse kishin xhelozi dhe kishin pikëpamje pro serbe.
un memdoj qe rruga te behet per korsi bicikletash se shkon me shpejt ne tirane se sa sot turp a ke zoti zaloshnja qe fillon ne 2004 e per pak po hyjme ne 2024 jane 20 vite isha 50 vjec jam 70 vjec a thu kjo rruge behet ne 2040 se deri ne 2030 rama nuk e ben se e urren shkodren djepin e kultures dhe te qyteterimit shqiptar duhen shtetare e jo pusht,/etare/
A e ka bere njeri rrugen qe ka ndertuar perbindeshi i vicidolit per krahinen e tij nga Fushe Arrezi ne Koman. Rruge e denje per ne malet e Nepalit. As 3 m e gjere pothuaj 2.5 m rruge makinat nuk shkembehen dot sa perplasin pasqyrat. Kjo eshte ajo qe mund te ofroje foltorja me vizion shpellaresh.
Me kujtohet ne 1990 se si shqipot mendonin se ne 4-5 vjet do beheshim si Zvicra .do kishte nje pllan marshall per Shqiperine,do behej vendi xhenet .
Nuk besoj qe ishte parashikim i gabuar, por gabimi ishte qe ne krye te Shtetit erdhi nje i paafte, krahinor,. Po te kishte ardhur ne Shqiperi nje qeveri me njerez si Edi Rama, pa diskutim do ishte bere si Zvicra. Kete ne po e shikome ne keto 6-7 vjet. Mos harroni qe te tjeret ecnin perpara 23 vjet, gomari i Saliut na conte drejt humneres.
Robi Nuk e paske idene. Nga Fush Arresi ne Koman nuk ka lidhje. Mos doje te thoje nga Fush Arresi ne Fierze ? Ajo rruge eshte ndertuar ne vitin 1973. Fush Arres, qaf Mali, Miliska, Porave, Fierze, Ne vitin 2010 eshte bere zgjerimi e riveshja me fondet e Bankes Boterore. Gjithe te mirat
Po nuk pati interesa ekonomike per vete Rama nuk ka ndermend te jape ndonje lek per rrugen Fushkruje-Shkoder.