
Koha më e mirë për të mbjellë është para 30 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani.
Ky proverb i vjetër i vlen ekonomisë sonë "prodhuese", që kur kaloi nga një sistem në një sistem tjetër politik, në vend të zhvillohej, preferoi të vet-shkatërrohej, falë "ekspertëve" dhe "politik-bërësve vizionarë", për shkakun e të cilëve shpjegohet çdo vit fenomeni i pandalshëm i largimit masiv të njerëzve të punës.
Kuptohet që bujqësia nuk zhvillohet me "juristë" e "ekonomistë" të cilët nuk njohin as historinë e tyre të diplomimit dhe nuk kanë sesi të njohin historinë e zhvillimit të vendit të tyre.
Për të kuptuar rëndësinë dhe evolucionin e bujqësisë në kohrat moderne, mjafton të vizitoni dhe të njiheni me fermën e Philip Volk, pranë qytetit të Rugby në Dakotën e Veriut, SHBA.
Brenda ndërtesës së vjetër buzë rrugës ka pajisje me vlerë qindra mijëra dollarë. Një autokombajnë e madhe e kuqe qëndron pranë "mbjellësit të ajrit" (dron) dhe aty ndodhet po ashtu një traktor më i madh se një rezervuar. Tërhequr nga traktori, i cili ndjek automatikisht një hartë të drejtuar nga GPS, droni që e mbjell grurin nga ajri e përshkruan tokën dhe, në vetëm një javë apo më shumë, mbjell të gjithë të korrat, e cila në fermën e Volk është kryesisht grurë pranveror.
Pesë deri në gjashtë muaj më vonë, autokombajna korr gjithça po aq shpejt, dhe më pas kamionët e zbresin në rrugën drejt një makinerie përpunimi gruri, ku klasifikohet dhe ngarkohet në trenat (ju kujtohen hekurudhat dikur) që e çojnë atë në bregun perëndimor, kryesisht për t'u eksportuar në Japoni.
Me një ekip prej katër vetash (dhe disa të afërm dhe fqinjë të tjerë të punësuar në kohën e korrjes) Volk është në gjendje të kultivojë 5,000 hektarë tokë. Stërgjyshi i tij, i emigruar në Amerikë nga Gjermania, duhej ta lëronte tokën me kuaj, pastaj ta mbillte me dorë, si dhe të punësonte me dhjetëra, në mos me qindra punëtorë. Traktori i parë i fermës, i blerë nga gjyshi i Volk pothuajse një shekull më parë. Ai ende qëndron në hambar (nuk ka shkuar për skrap). Traktori nga pajisjet moderne pranë saj mbehet aty për të treguar historinë e saj. Makineri të tjera nuk janë të përdorshme në fermë por mbahen aty si në muzeum.
"Ekspertët" e shumtë të ekonomisë së vendeve të prapambetura vazhdojnë të mbeten të verbuar nga historia e "General Motors" duke mos ditur që bujqësia është sektori që zë peshën kryesore dhe ka rëndësi jetësore veçanërisht aty ku industria nuk ekziston dhe as nuk ka për të ekzistuar.
Shume interesante. Vetëm se ato makineri funksionojnë në fusha të gjera e të gjata nga Lushnja në Vlorë. Në ngastra si glasa zogu as gomari nuk hyn dot. Pse? Sepse kur je popull debil, prodhon politikane idiote. Kaq e thjeshtë është. Kur Nano ne 90-91 paraqiste programin e qeverisë së tij për bujqësinë, u thoshte që tokat të bashkohen në formë fermash, pa prishur infrastrukturën. Mirpo njerëzit me bisht e akuzonin si trashëgimtar të Ppsh. Deri sa vendin e morën në dorë barbarët, dhe mbaroi kjo punë. Tani merruni me traktorin e atij fermerit në Amerikë. Prandaj dhe dikushi thoshte në atë kohë : Shqipëria shprehje gjeografike. Nuk dinë të bëjnë shtet . Dhe nuk është rastësi.
Keq fare nuk e ke. Babi i Zenit dhe Argites, i vuri kazmën bujqësisë shqiptare.
Keq fare nuk e ke. Babi i Zenit dhe Argites, i vuri kazmën bujqësisë shqiptare.
Kjo histori 30 vjecare shkaterrimi eshte kaq e suksesshme ne Shqiperi ,sa te ben te mendosh se eshte realizuar nje plan antishqiptar i miremenduar dhe i mireorganizuar.Por mbi te gjitha faji eshte i shqiptareve qe nuk e duan dhe as nuk perpiqen te bejne dicka te mire per vendin e tyre
Kjo histori 30 vjecare shkaterrimi eshte kaq e suksesshme ketu ne Shqiperi, sa te duket se eshte realizuar nje plan antishqiptar i miremenduar dhe i mireorganizuar. Por mbi te gjitha eshte faji i shqiptareve qe nuk e duan dhe as perpiqen te bejne dicka te mire per vendin e tyre.
Shkaterimi eshte skenar serbo-grek per te gjunjezuar shqiptaret. Prishen ekonomine e enrgjitikes, bujqsine, industrine ushqimore e te lehte sepse na qenkishin komuniste!.. Shkaterruan shendetesine, i vune fshasen arsimit, njollosen historine, shiten armatimin dhe zeruan ushtrine dhe gjithe seistemet e drejtesise, policise etj i ngarkuan me militante pa shkolle e kulturen minimale profesionale. Saliu eshte violina e pare dhe pastaj Ilir meta e kompani.. Teli
Pa me te voglin dyshim pyetja eshte me se e drejte, por kushdo mund ta kete shkaterruar ekonomine e Shqiperise, veç salihu ''jo''! salihu eshte ''engjell'', shejtan engjell. Ai, salihu, ka nje plan ''shume te bukur'' per Shqiperine, do ta beje Shqiperine ''te bukur'', duke i rivene zjarrin, po prisni edhe pak, me durim dhe çdo gje do ta rregulloje gerdhalla tok me kryeprokurorin adriatik dhalla, qe eshte bere hrre qensh...