Etyd nga Kongresi i PS!

9 Prill 2022, 12:08Blog Agron Gjekmarkaj

Etyd nga Kongresi i PS!

Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura per qumesht , lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udheheqjes. Kemboret e tyre na sollen ndermend jeten e thjeshtë e bukolike, marrdhenjet me kafshet dhe gezimin që sjell blegerima simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lume i flet më shumë se Moxarti.

Gjithë naten Klosi , Majko, Braçe , Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe per ti shtruar në sheshin Nënë Tereza për tu ulur si dikur motit , këmbekryq mes thjeshtesisë ! Partizanet ashtu uleshin , mbi to flinin por hodhen themelet e Shqiperisë së re. Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin. Ai mbante të gjithë me gajret , edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafes që gjithe kohes thithte zymtesi. Klosi një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy per dembeli.Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ja merr me kush seriozisht imepnjimin dhe shihet me dyshim si kantidat per armik. Elisa numeronte dengjet dhe kur u realizua plani lajmeroi Kryeministrin per sihariqin. Lali i dha doren e fundit të gjitha grazhdeve në shesh. Tani delegatet do ulen me prapanicë në byk dhe do ndiejnë aromen e tokes por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat e kushin caktuar brenda e s'pat nevojë të piqej në diell. Kesaj here diplomatet u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do perfundoni te byku është lajmi. Nga Fieri mberriten autokombanjat, zetoret, traktoret, papaqet të cileve u printe Tao pa entuziazem. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja ai zhgarraviste me nje fije bari si Krishti para Mari Magdalenes që priste gurin e parë.    Damua kishte marrë pergjeqsi për akçihanen ku të mos mungonte uji e buka me djathe.

Rininë e mblodhi Bora e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja "S" domethene sulmues. Edona u tha ja shikoni mua dhe Boren , bëni si ne dhe fati do bjere mbi ju si petal.

Në kete kohe krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukes në vend, i qumshtit , leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e dites. Naftetarve  që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj.  Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë.Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralet e tij ! Vendi është rrethuar me tanke e blinda qe mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mberrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqese si shënje afersie me fshatarësinë , urtesi e së ciles e nxit per retorikë të lartë politike. Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gezuar në një televizion per kumtet e kesaj feste të kombit. Shalsi mberriti të shkallet hipur mbi një makine korrese jonxheje e asulli. Pritet per pak mberritja e shokut Gramoz per të cilin thuhet që do te puthe në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.

Ky është panairi personal i Edi Rames.Siç thotë një koleg gazetar panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Ameriken.

 

17 Komente

  1. K
    Koçi i Teta Ollges

    Dhe gjate zhvillit te Kongresit, radha do u vije te ftuarve te cilet mes duatrokitjeve te stuhishme, do dalin ne foltore. Nje nder fjalimet me te zjarrta, eshte fjalimi i shokut Agron Gjekmarkaj, perfaqsues i grupit marksist-leninist i te perndjekurve politike ne partine Komuniste te Bangladeshit, i cili pasi falenderoi shokun Taulant Balla per ftesen, ai shpalosi perpjekjet titanike qe po ben Partia Komuniste e Rithemelimit ne luften kunder Imperializmit Amerikan, per luften titanike te kesaj Partie ne luften kunder deviatoreve te shitur tek amerikanet dhe per udheqien e sigurte te kesaj partie me ne krye marksist-leninistin e shquar shokun Sali Berisha dhe shoket e Byrose Politike Flamur Noka, Klevis Balliu, Evi Kokalari, Vjollca Vokshi, Jozefina Topalli, Çlirim Gjata, Aldo Bumçi, Luan Baçi, etj, duke zbatuar me perpikmeri mesimet marksiste leniniste te Shokut Putin po perpiqen te mobilizojne masat punonjese te vendit qe te luftojne deri ne fund poasojat e nderhyrjes se imperializmit amerikan ne punet e brendshme te vendit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikoll Margjoni

      Nuk u ngope me mutin e PD-së, dhe të kruhet bitha edhe me PS-në, o Gjeleshmarleshi i pa fytyrë, i pa karakter….. Je njeri i “PA LARË” , je i pisët, nuk ka markuç që të lan e pastron, nga pisllëku që ke në,trupin tënd. Tashti, rri e bëj dua karrikes së depuleshit ku je, merrr atë rrogë, gëzo edhe pensionin e deputetit, e mos ha më mut duke u kruajtur me politikë. Po u more, merru me PD-në, me Saliun, me Lulin, ku je edhe ti i zhytur në mut, por jo me forca të tjera politike. Kujton se ke kapacitet, por je nën nivelin e mediokrit. Të duket vehtja i mënçëm, por je i paplotesuar si intelekt, mbasi ke defipencë formimi, qysh në edukatë e trashëgimi…. Tashti, pirdhu e mos ha më mut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        E imagjinoni dot nje mirditor me kostumin tradicional te zones dhe ... me fustanelle e xhufka ne maj te opingave?! Ky eshte pak a shume stili i Gjekmarkajt. Perpiqet te beje humor alla-hosteni, te cilit i ka dale boja dekada me pare. Malesori nga Mirdita qe mundohet te flase si toske... kur edhe vete tosket, nuk e perdorin me kete lloj humori te dale mode me regjimin e dikurshem. Edhe Ben Blushi, te cilit ky cyryku perpiqet ti ngjaje, nuk e perdor me kete teknike alla-hosteni te humorit; po ky e perdor, dhe duket se i gezohet shume, mesa duket nga mendimi se levdohet diku nga dikush! Pertej ironise, kjo ka edhe anen e vet te erret, e cila ka te beje me kompleksin e thelle qe ka denatyruar nje kategori te gjere shqiptaresh, regjimi i dikurshem, duke i shnderruar ne qenie hibride, amorfe, amfibe; shkurt ne dofare monstrash endemike. Besoj e keni vene re kete edhe tek shkarrashkrimet e Cupit, qe te duket sikur i ka shkruar ndonje nga ato personazhet e Kadarese, qe flasin percart si ne jerm. E kam nje arsye se pse i them keto. Kjo cartje gjuhesore ka lidhje me cartjen ne te gjitha aspektet e tjera, edhe ne ato politike; sidomos ne keto te fundit. Ne njeri qe pretendon se eshte Mirditor, ne kontekstin e pretendimit natyrisht, nuk mund te jete kaq idiotesisht i lehte, ku edhe ironine qe perpiqet ta beje ndaj kongresit te Edi Rames, e ben ne stilin e dale boje te njeriut te ri te pergjegjshem te dikurshem, qe ve ne loje kuadrot. Po ashtu kjo cartje, shpjegon edhe se pse ky dhe te ngjashem me te, mbajne te njejtin qendrim ndaj Nongrata-s, sic e mbajne socialistet. Mendimi i Gjekmarkajt eshte identik, bie fjala, me te Taulant Balles dhe me te cdo socialisti sado fanatik dhe berishofag te jete ai. Ky rrufjan e di se cila eshte e verteta, por ka zgjedhur me vetedije te mbaje anen e Rames, Balles dhe gjithe zuzareve te tyre, perballe Berishes. Pikerisht se pse e di cila eshte kjo e vertete, e ben kete njesifare horri, le te themi. Kam degjuar nga nje mirditor dikur te thoshte: cdo fis e ka nje pis...! Duke pare se pervec Gjekmarkajt, eshte edhe nje Cup a nje Prec mendoj dhe besoj se nuk gaboj, qe kete shprehje te urte mund ta modifikojme me disa pisa.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njerez qe nuk ju pelqen asgje.

          Po ti ore skypion nga cili fis je ? Si kunder pergjigje e humorit, do besh edhe ti te njejten gje si Will Smith ? Mjaft or burre se ja nxoret bythen ketij vendi. S'guxon njeriu te shkruaje dicka, qofte edhe humor se i versuleni si rama teatrove. Etiketoje si te duash, por shkrimi ka humor.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tutu

        Grotesk kinez… tip revolucioni kulturor… keshillimi kombetar i Edi Rames si dy pika uji me keshillimin kombetar te adashit te tij Edi Paloqes… ky eshte niveli i qeverise … qe nuk i ka ngelur gje tjeter per te bere vec manifestime si spatakiadat dikur ne socializem…historia eshte epiciklike.. ky vend nuk do te ndryshoje kurre…!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Selim

          Ndjenja e frustimit ndjehet me gjithe cfare ke shkruar. Je per tu meshiruar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ari

            Nuk me duket se ke thene ndonje gje.. Shkurt: PS eshtr e do te jete dhe, fatkeqesisht do te bej si te doje, se PD ka vdekur....kush e ka fajin ketu? Ti zoteri me shoke qe nuk jeni ne gjendje te largoni nje te ngordhur...Ky Rama, qe ti e nenqesh, pati guximin ta largonte Nanon. Po ti?

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              O profesor,ste doli gje andej ,fillove ketej me bejte.Je i pabesushem,nuk rritesh dot.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deputete i ish partise se derrave pd

                Na dhjeve se qeshuri humore maloku

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nik Pjetër Thumi

                  Ke mbetur në nivelin e THARPIT TË THIVE o Gjekalesh, mbasi me këtë formim e edukatë je rritur e veselitur…. Më kokën tënde, e imagjinon shoqerinë me një sbtepi me thupra e të mbushura me dhe, katua, me një hale në fund të oborrit, në vend të jestekut vendos një kërcu, e me kete imagjinatë, shikon edhe të tjerët që për ty janë MOLLË E PA ARRIRË. Turp për shoqerinë tonë, që ka në gjirin e vet, njerëz (nëqoftëse mund të quhesh TI i tillë), si puna jote, me karakter të dobët, cmirzi, dhe nivel pothuaj pak mbi nivelin e detit, qdhe shyqyr që ke mesuar shkrim e këndim foshnjor…..

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sara

                    te kisha ngelur ne gjuhe qe ne klase te kater fillore me kete "pergjeqsi" qe e shkruan gjuhen tone te bukur shqipe

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Heshtja eshte flori,,

                      Deputet te te vije turp personalisht per gjendjen ne te cilen rrokulliset PD e per te cilet jeni pergjegjes te gjithe po ju kryet me shume. S te ka hije te merresh me stanin e PS. Ata Jane si Jane Kane 750000 veta pas. Ju keni pas vetem ATA qe duan Berishen sepse nuk ishit ne gjendje te ndertoni asgje. Humbet kohe e njerez me ate qe nuk i dridhej qerpiku.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Ze qir

                        se ke keq ajo ministrja duhet tee merte. ty si bari dhishe Pune qe mund ta besh me mire se. sa te kullosesh ato dhite e universitetit Mos harrosh fyellin me vehte profe i dhive i e i thive

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          K9

                          "Profesor", te duhen akoma 200 vjet, si per te merituar katedren dhe shkolluar femijet tane, si per te merituar karrigen e deputetit dhe perfaqsuar popullin.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Balo

                            Lavdi PPSH!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ENTSOE

                              Ka shkruar ne stilin e kopjuar te estradave socialiste, "O Berat ce pate fat, O PD je e pa fat " me qenie te tilla hibride si ky prof I leximit dhe I gjuhes te klases 5!!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje