
Nga Ilir Yzeiri
Është fatkeqësi për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët në tërësi, pra edhe për ata që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Republikës, sepse edhe ata ashtu si këta brenda vendit, ende hedhin në tregun e opinioneve mediatike lëndë me përmbajtje pozitive për një prej figurave më të errëta të historisë së re shqiptare, siç është Sali Berisha, duke sfiduar kështu në një mënyrë tinzare qëndrimin e aleatit më të sinqertë dhe më të fortë që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre të shtetformimit, siç është SHBA-ja.
Berisha nuk është një fat personal, pra nuk është thjesht historia e një individi që fati i mbrapshtë e nxori në krye të vendit dhe ai në vend që t’i shërbente atij, me veprimet e mirëmenduara shënoi disa nga tragjeditë më të mëdha të tyre dhe gjithë duke mos u ngopur me to, në mandatin e fundit iu turr financave publike dhe bashkë me familjen e tij dhe aleatët e vet politikë, siç thotë deklarata e Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve, z. Blinken, u përfshi në korrupsion thelbësor duke i bërë presion gjyqësorit dhe duke minuar demokracinë.
Në këtë pikturë që aleati ynë më i madh i ka bërë këtij personazhi shihen ngjyrat me të cilat e ka vizatuar edhe pjesa kryesore e mediave shqiptare, por edhe investigimet që kanë bërë gazetarë të pavarur dhe institucione të tjera gjithashtu.
Nga kjo pikëpamje, rasti Berisha shënon një nga sindromat e sëmundjes me të cilën është shoqëruar historia e afirmimit të kombit shqiptar dhe kjo sindromë është : atdheu si plaçkë dhe si mall për ta shkëmbyer me të gjitha pasionet e banditit që kërkon pasurimin me çdo kusht dhe shkërmoqjen e tërësisë së atdheut duke i çuar pjesë të tij si dhurata për të gjithë ata që mund të realizojnë qëndrimin në pushtet të asaj figure që gjendet aksidentalisht në krye të vendit.
Në historinë e re të shqiptarëve Esad Toptani është mbajtur si simboli i kësaj sindrome dhe ai ka shenjuar pikërisht këtë figurë duke sjellë ose duke mbajtur në shpinë anën më të errët që ka pasur një pjesë e elitave shqiptare të cilat në rrymë të shekujve kanë qenë të joshura gjithmonë nga pazare që bëheshin në qendër të Perandorisë otomane në fillim e pastaj në qendrat politike të fqinjëve.
Një nga tragjeditë e historisë sonë është se asnjëherë në përplasjet e përgjakshme brenda vendit nuk kemi arritur të projektojmë elita që nuk bëjnë pazare me kombin. Megjithëse të tjerët na akuzojnë për nacionalizmin abstrakt që mbështillet me perden e « Shqipërisë së madhe », në fakt, po të studiosh historinë e shqiptarëve, vëren se ne nuk kemi qenë në gjendje të ruajmë territorret tona sepse nuk kemi pasur një elitë unifikuese që të shtrinte mendimin e saj mbi të gjithë territorin e shqiptarëve.
Ne i kemi lënë jashtë copa të territorit të banuara me shumicë nga shqiptarët sepse kemi prodhuar me tepri sindromën e shitjes së territorit për qëllime fitimi vetjak. Ne sot mezi e përmendim që jo më larg se një shekull më parë, territoret shqiptare shtriheshin në katër vilajete dhe në vitin 1912 rrezikoheshim të zhdukeshim fare. Pse ? Sepse idealistët në këtë vend dhe ata që u rezistonin pasioneve të mbrapshta për të shitur territorin në emër të pasurimit vetjak, disa herë ishin më të rrezikshëm se pushtuesit ose fqinjët tanë agresivë.
Siç e kam theksuar disa herë, nëse nuk do të ishte qëndrimi i vendosur i SHBA-ve me presidentin Willson në Gjenevë, ëndrra e rilindësve për të pasur një Shqipëri si kjo që kemi sot, do të ishte vënë në rrezik.
Mirëpo, historia përsëritet sipas modelve të krijuara në rrymë të shekujve. Berisha që sot po u kundërvihet SHBA-ve nuk është vetëm. Ashtu si sindroma apo virusi që ka prekur një pjesë të elitave shqiptare ku Jozefina Topalli është më e spiktatura, ka dhe shumë të tjerë të cilët identifikohen me Berishën dhe me fatin e tij sepse për ta tërbimi ndaj kundërshtarit politik dhe hedhja në erë e gjithçkaje që siguron mbrojtjen e vendit dhe aleancat me miqtë tanë thelbësorë janë në rend të dytë dhe të papërfillshme. Për këtë elitë të korrputuar intelektualisht Berisha simbolizon egoizmin e lindur dhe krenarinë boshe të një politikani që vjen në krye të vendit për t’u pasuruar dhe për të mos sakrifikuar.
Interesante është se kjo elitë që vuan nga sindroma Berisha ka ndërtuar edhe një narrativë që për çudi ngjet me atë të Putinit. Në themel të mekanizmit që ndërton ligjërimin e tyre është gënjeshtra. Të gënjesh nuk do të thotë vetëm që të fshehësh atë që ka ndodhur dhe që e njohin të gjithë, por të tregosh një të vërtetë tjetër nga ajo që besojnë të gjithë dhe më kryesorja është të gjesh fajtorët, të identifikosh armiqtë. Putini po gënjen një pjesë të madhe të rusëve duke u thënë atyre se Rusia po sulmohet nga Perëndimi dhe se ata po na sulmojnë nga që ne përfaqësojmë të mirën dhe Perëndimi të keqen. Ne jemi të detyruar të mbrohemi me armë sepse ata po na vrasin idealet, po na vrasin ëndrrat.
Ligjërimi i Berishës dhe i atyre që e mbështesin atë ka pikërisht këtë strukturë. Berisha thotë se atë po e sulmon Sorosi dhe administrata amerikane që i është nënshtruar atij. Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë sipas Berishës nuk përfaqëson Amerikën por Sorosin. Putini thotë se ne jemi demokracia, Perëndimi është shtypja e shfytëzimi. Berisha thotë se mua më do Amerika por më lufton Sorosi që ka manipuluar presidentin e SHBA-ve dhe Sekretarin Blinken.
Ajo që të trishton në gjithë këtë histori me Berishën apo me sindromën që ai bart nuk është njeriu Berisha. Një i tillë mund të lindë prapë nesër sepse Shqipëria i pjell me lehtësi monstra të tilla. Fatkeqësia është përhapja që gjen kjo sindromë në një pjesë të atyre që hyjnë te elitat, të cilat zemërimet dhe frustrimet e tyre i projektojnë menjëherë te fati i Berishës dhe hidhen me dëshirë në krahët e kësaj sindrome duke treguar se ajo që ka ndodhur në historinë tonë nuk është faj i atyre që na kanë dashur të keqen. Është edhe faji ynë.
Shqipëria nuk ka elitë. Ato pseudo vipa, janë vetëm hajdute të korruptuar dhe sherbetore të mafjes dhe korrupsionit, që i paguan që të krijone iluzionin e “intelektualizmit” bosh ku të futen edhe fshataret që vodhen kombin dhe duan të vjedhin edhe pozicionin e elitarizmit të auto- proklamuar. Nobless oblige.
Ka nje vale te re akuzash e shpifjesh, trillimesh, fyerjesh dhe denigrimesh nga fronti kuterbues i Aleances se Qelbesirave keto dite. Ish-spiune sigurimi si Cupi, kjo specie e neveritshme qe akoma gjallon fale propagandes socialiste, deshtake te certifikuar dhe te pashprese ne politike, si Ngjela dhe Spahiu, te cilet tek rikthimi spektakolar i doktorit - prove kjo e suksesit te padiskutueshem politik te tij, unikal ne historine politike te Shqiperise - shohin deshtimin sa spektakolar po aq te mjere te tyre ( te gjithe e mbajme mend ate shfaqjen e mjere qe na ofroi Spahiu, kur u largua duke qare e u perqyrrur, pasi Rama dhe Basha ia shkaterruan endrren e tij politike; imagjinoni nje gjeneral qe pas humb nje beteje, i braktis ushtaret e tij duke qare! Kaq mjeran eshte ky!); lloj-lloj rrugaci politik e mediatik, me te cilet Aleanca e Qelbesirave ka shtuar radhet kohet e fundit dhe natyrisht te perhershmit, intelektualet dhe analistet e socialistes ( nuk i quaj te majte, se eshte fjale e madhe per ta), ku po e fusim zotin Yzeiri. Tani lind pyetja: pse pikerisht tani ky sulm ndaj Berishes, kur shkaku me te cilin e justifikojne qelbesirat e aleances dhe qe eshte qendrimi i tij parimor ndaj nderhyrjes brutale ne ceshtjen e brendshme te PD-se nga Yuri Kim, eshte i njohur, sepse ky qendrim eshte i perseritur ne deklarata te shumta nga ana e doktorit ne gjithe keto muaj?! E bejme kete pyetje, sepse, te duket sikur keta shejtanebudallenj, e kane per here te pare qe po njihen me qendrimin e Berishes ndaj ambasadores amerikane. Pergjigja eshte kjo: pasi deshtoi ne perpjekjet e ethshme, me sulme te perditshme dhe te perorshme madje, disa mujore per te pamundesuar rikthimin e doktorit ne politike, Aleanca e Qelbesira e ka pranuar deshtimin e saj ne kete pike, duke e pranuar tashme Sali Berishen si realitetin e ri politik, dhe si liderin e Opozites shqiptare; keshtu, ka njesifare ndryshimi ne strategjine e saj ne perballje me te; nuk e penguam dot te rikthehej ne krye te PD-se dhe opozites, ta pengojme qe te rikthehet ne pushtet, si Kryeminister; karta e pro-amerikanizmit dhe antiamerikanizmit, tani e tutje do te jete ajo me e perdorura nga qelbesirat e aleances, kunder doktorit. Por, ketu ka nje problem te madh per ta. Jane vete ata. Kjo, jo se jane thjeshte qelbesira ne vetvete, qe natyrisht jane, por se jane me te gabuarit per te qene pro-amerikane: jane socialiste... specia me antiamerikane nder shqiptaret; qe e kane ne gen antiamerikanizmin; socialistet shqiptare, atehere kur vetequheshin komuniste, ishin antiamerikanet me te eger te te gjithe Europes Lindore, ishin po aq, ne mos me shume, sa c'jane koreanoverioret sot. E ta mendosh qe e kam fjalen per ata qe konsiderohen si me te ndershmit nder socialistet, pale pastaj per mercenaret e paguar prej tyre, njesilloj lumpeni i te gjitha grupimeve sociale, qe rrjedh tyresh mu si ajo masa kuterbuese e gropave septike ne gjirizet. Pikerisht per kete arsye, edhe kjo beteje e re e Aleances se Qelbesirave do te deshtoje. Te verteten se kush eshte antiamerikan apo proamerikan, e dime te gjithe; ajo , po te perifazojme njesifare akadamiku te Aleances se Qelbesirave, eshte kuptuar, e veshtruar dhe e degjuar tejepertej nga te gjithe ne, nga vete qendrimet dhe aktet politike te doktor Berishes ne keto 30 vite, qe jane me proamerikanet qe njeh historia shqiptare ( pikerisht per kete arsye, Sali Berisha, eshte i vetmi politikan shqiptar, ne cilesine e Presidentit a Kryeministrit, i cili ka pritur ne Shqiperi personalitetet politike me te larta te SHBA-se, duke kulmuar me Presidentin amerikan).
Skypion, je lodhur kot me gjithe kete carcaf qe ke shkruar sepse Berisha eshte nje bastard komunist, jo komunist se komunistet e vertete te pakten kishin nje ideal. Amerika ka te mete se nuk po e varros kete te vdekur te pa kallur. Do ti vije rradha dhe Arben Krajes mos ki merak.
Për fatin tënd të keq dhe për fatin e mirë të shqipërisë saliu është në procesin e ngordhjes! Nuk ke ça ti bësh janë punēt e zotit! Lodhu e rropatu duke ia lëpirë menderen e fishkur me atë gjuhën jargëhelmuar por është e kotë, ai prapē do ngordhë ! Dhe kur të ngordhë Ay, në rastë se nuk do ngordhësh dhe ti nga marazi ke për të parë dhe jetuar LIRINË ! Do të shohësh se sa të bashkuar janë shqiptarët, djathtas e majtas veri e jug ! Kur të ngordhë Ay, populli shqiptar edhe pse i varfër do jetë nga vedet më të lumtura në botë !
Perse lodheni kot me kete fare Skypion!? A nuk e kuptoni qe ai paguhet diku per te komentuar pro Saliut? Si ka mundesi qe cdokush njeri normal do te shpenzonte perdite aqe kohe te shkruante dhe aqe gjate sa ky ne Shqiperi? Them ne Shqiperi se po te ishte ne mergim pa diskutim nuk do t'i dilte koha per te tilla idiotlliqe. Injoroeni duke e lene te mbetet nje skopje e rrotes me te shemtuar dhe me te ndyre te historise shqiptare.
Tre pyetje kam per kete zoterine te cilin nuk dua ta ofendoj sic ben ai ne komentin e tij per cdo kend qe nuk ka bindjen e tij: 1.S.Berisha ne te gjithe karrieren e tij politike ne pushtet apo opozite,kur eshte pozicionuar ne sinkron dhe ka qene dakort me perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar te akredituar tek ne qe kane komentuar apo kane bere objeksione per lidershipin e tij? 2.Nese nuk do te ishte shpallur non-grata familjarisht,do te rikthehej ne politiken aktive sic po ben e jo vetem kaq por,ne kundervenie te hapur me ligjerimin e tij per hapje dhe vote te lire e ka zene perdhunshem qe ne krye te heres lidershipin e partise? 3.Ky njeri me shume ka shpifur dhe ka bere intriga apo ka thene te vertete per te tjeret se per vete nuk ka pranuar asnje verejtje dhe akuze?
Në të sëmës vafsh qelbësirë. Fuck you. Piece of shit.
O Skopyon! Na rrofsh topet palagur.
Shqipëria ka lindur monstra në hostorinë e saj në periudha të ndryshme të historisë.Këto monstra nuk kanë menduar asnjëjerë për fatet e popullit dhe kombit,por gjithmon kanë menduar për interesin e tyre personal.Një prej këtyre monstrave është edhe saliu.Ai është një fatkeqësi kombëtare.Çfarë duhet të harrosh më parë prej të këqijave që i ka bër vëndit dhe kombit?!A mund të harrohen zgjedhjet e Majit 1996,a mund të harrohen firmat piramidale dhe hapja prej tij e depove të armëve më 1997 ?!!! Kur bota mbarë dhe OKB i bën emnargo Sllobodan Millosheviçit saliu furnizonte me naftë tanket e tij për të bër genocid mbi popullin boshnjak e më vonë kundër vëllezërve tanë në Kosovë.Kur gjithë bota demokratike me në krye USA thoshte të firmosej marrveshja në Rambuje, saliu bënte thirrje të mos firmosej.Nqse nuk do të firmosej sot Kosova do ishte nën Serbin.Po vijmë tek Gërdeci ku pangopësia e të birit të tij bëri që nga shpërthimi i municioneve të vdisnin 26 të pafajshëm dhe të plagoseshin 300 të tjerë dhe 300 shtëpi të bëheshin të pabanueshme. Po vrasjet para kryeministrisë më 21 Janar 2011 a mund të harrohen ?!saliu është përgjegjësi nr 1 për ekzekutimin e tyre. Pra monstra e vetme,të cilin edhe aleati strategjik i shqipëtarëve i vuri damkën e turpit duke e akuzuar non grata si hajdut,si minues të demokracis dhe shantazues të sistemit të drejtësisë,është saliu që ti e ke marrë në mbrojtje.Ai pra është rrezik jo vetëm për shqipëtarët por edhe për interesat e USA në rajon,prandaj edhe u damkos familjarisht si antiamerikan.Nuk i kuptoj disa njerëz të verbuar prej tij që nuk i vën gishtin kokës dhe të mendohen për këtë kuçedër me 7 koka!!!!Kusar janë edhe këta që janë në pushtet,por janë e keqja më e vogël,sepse nuk i kanë duart me gjak si saliu,prandaj i votojnë edhe shqipëtarët.PD dhe saliu e bashk me të edhe iliri do mbeten gjithmonë në opozitë në mos do tu hidhen hekurat.
Sakte. Berisha ka një tufe laramane njerzish që i genjen e mashtron dhe ata besojne. Ne këtë turme jane interesaxhinjtë, naivet dhe besniket e verber. Në mbrojtje të genjeshtrave te Salës jane disa gazetare, analiste e drejtues mediash që amplifikojnë përrallat. Analiza korrekte eshte shume e paket.
ore skypion te ka klonuar qelizat berisha ne ate fare feje sa vaksinat jane lule per ty.ai bashke me ju kelyshat e vegjel do ta shifni se cfare fundi do te keni jeni taborre te vdekurish dust ghost.
Per "intelektualin" Skypionin, PD dhe PS kane qene dhe jane dy banda te dala nga partia e punes. Keshtu Berisha eshte nje monster i dale nga nje popull injorant, po ashtu edhe Rama nuk eshte me i mire por me ndryshim qe eshte me qytetar ose sillet si qytetar. Ato heronjte e demokracise me te famshin Azem Hajdari, qe ishte nje spiun i ish sigurimit, pa nivel arsimor. PD e shiti si heroin e demokracise, nese qytetaret e Tiranes po prisnin qe demokracine ta sillte Azemi dhe Sala kjo ishte nje ofendim per inteligjencen Shqiptare. Shqiperia nuk ka pasur ndonjehere elite fatkeqesisht, por hajdute dhe te korruptuar. Per ta mbyllur mbreme ishte tek Ylli Rakipi vajza e Azem Hajdarit, nje injorante qe mendon se ka bere shkolle ne USA dhe mendon se eshte me inteligjentja ne ate turme injorante me emrin PD. Ajo deklaroj se Sali Berisha eshte kujdesur per rritjen e saj pas vrasjes te babait te saj dmth kjo injorante, nuk e permend qe Sali Berisha e perdori kufomen e babait te saj per arritur ate cfare donte. Kjo eshte inteligjenca shqiptare. Vazhdo detyren si militant partie bashke me monstren Berisha ne Albanistan.
O zoti "Sqypion" kur ke hedhur keto mendime ne kete postim a ke qene ne gjume letargjik apo i bije kitares/Te jesh miop ndaj bemave te Sali Berishes,ketij fshatari nga Vicitoli don te thote qe nuk e ke haberin per zhvillimet politike ne kete situate.
Boll me teorira i dashur Profesor! Tashme Sali Berisha duhet te behet objekt studimi per organin e Drejtesise SPAK, te cilin ne duhet ta zgjojme nga gjumi vjetor i vilave te Lalezit!
Skypioni psh. eshte intelektuali Sali Luzha ne rastin me te mire. Do jete bere edhe doktor i shkencave nderkohe besoj. Pse kot i krijoi baba universitetet dy dhoma i guzhin?!!
Hej o albanezi....nuk e kishte keq...Athina e Beogradi....kur predikonin ndarjen e asaj Shqiperie qe kishte mbetur .....midis tyre..me nje arsyetim shume intiligjent e madheshtore....se ai popull nuk ben dot Shtet....sepse jane thjeshte te pa civilizuar e analfabete....ata nuk kane ndonje ndjenje te spikatur "shqiptarizmi" por thjeshte mentalitet fisnoro-krahinore....me Bajraktare ne krye....nje popull qe nuk u ngrit nje here ne kohe te Otomanve per...gjuhen. e traditat e tij...por vetem per taksat....si puna atij qe jeton vetem per te....henger e per te dhjere......
Te lumte .sala kriminel.
E thene thjesht dhe shqip Salih Berisha eshte nje rrot kari qe se bo nona ,nje malok i trashe genjeshtar skandaloz dhe karrierist qe ben cdo gje te jete dikush po biografia e tij e ben qe te duket se cfare qelbesire eshte Vari karet Salih Shpelles dhe lereni te lefi sa te ngjiret Populli shqiptar eshte pro amerikan dhe nuk merret me Berishen,shullakun apo bushatin Keto jane qelbesira qe historia do ti gropose sic groposi Enver Hoxhen Hysni Kapon e mehdi bushatin me dhjetra te tjere Shqiperia po behet vend europian dhe nga dita ne dite me mireKete nuk e durojne dot shefat e Salih Berishes ne Beograd dhe Moske
Skipyon eshte Andi Bushati. Nuk ka nevoje per komente
Shqipëria nuk ka elitë politike,Shqipëria ka një eshallon kusarësh,hajnash e imbecilë politik që i ka nxirë jetën shqiptarëve,i kanë bërë shqiptarët të rrënuar ndaj perspektivave jetësore.Po të kishte elitë politike Shqipëria nuk do të ishte e nevojshme që të vie Amerika dhe Europa e të kapë për veshi dhe të shtyj me zor për ta bërê reformën në drejtêsi por do të e kish bërë vet elita politike.Unë nuk e di çfarë pret më SPAK që nuk fillon arrestimin e vrasësit e hajdutit Sali Berisha dhe të gjithë hajnave e kusarëve tjerë të cilët me ligësitë e tyre i kanë djegur jetën një brezi të shqiptarëve.SPAK duhet te dijë që Amerika dhe Europa nuk vjen të i arrestoj kriminelët e hajnat por kët detyrë e kanë ata që janë përzgjedhur e betuar se do ta lufojnë krimin dhe kriminelët.
Në këtë vend historikisht" respektohet",ose bëhet temena të fortit dhe parasë,të tjerat si nacionalizmi,Liria,drejtësia,sovraniteti,demokracia, vlera,aty shiten dhe blihen.Të gjitha këto ,ose nuk ekzistojnë,ose ekzistojnë vetëm tek shtresa e varfër.,gjë për të cilën nuk llogariten për vendim marrje dhe gënjehen me barkun bosh për dy kile miell.,pjesa tjetër është e kalbur,koruptuar ......
Urime për shkrimin Ilir. Gjithmonë i saktë. Veç një gjë Ilir: Çfarë elitash po e mbështesin kriminelin Sali? Nuk shoh askënd që i shkon pas, nëse e ke fjalën për Zhelefinën, të lutem Ilir çfarë elite eshte Zhelefina. Një gjasme e persekutuar që për interesa pasurore i shkon pas nje komunisti dogmatik, një përbindëshi i Sali Qen Mut Brrrriiiisha.
Fotografia flet shume per llojin e ...o zot.....quhet Elite.
Te gjithe komentet kunder Skypionit tregojne qe ai ka te drejte. Asnje nuk argumenton gje pervec fyerjeve. Pema qe ka kokrra gjithmone gjuhet me gure.