Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson askush

7 Prill 2022, 17:17Blog TEMA

Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson

Nga Andi Bushati

Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson askush. Ai mund të mos na i dërgonte zarfat e Këshillimit Kombëtar poshtë dyerve të shtëpisë (jam dëshmitar që kjo ka ndodhur pasi edhe mua më ka ardhur ndonëse nuk e kam hapur) dhe as nuk e kishte të nevojshme të jepte llogari se afro gjysëm milioni që i qenë përgjigjur. Po ti shohësh me imtësi pikat ku ai bën sikur kemi “biseduar me njëri- tjetrin”, vëren një gjë të thjeshtë: ato të gjitha janë teza që kryeministri i ka hedhur në treg shumë kohë më parë. 

Amnistia fiskale daton që nga prilli i 2020; ideja për legalizimin e kanabisit, që nga maji i po këtij viti; mini- shengeni, që më pas u transformua në Open Balkan, u nis në Novi Sad me inisiativën e Vuçiçit në tetor 2019; ndërsa përpjekja për të mbajtur nën trysninë permanente të pushtetit gjyqtarët dhe prokurorët daton që në 2015, kur po ngjizej reforma në drejtësi.

Pra është krejt e kotë shpallja e shifrave ku kryeministri shtiret sikur ka marrë 61% miratim për të parën, 66% për të dytën, 59% për të tretën dhe 74% për të katërtën.

Po atëherë, pyetja shtrohet se përse po e bën ai këtë? Përgjigjja është e thjeshtë. Për të imponuar para shqiptarëve dhe mbi të gjitha ndërkombëtarëve idenë se disa dëshirat të tij kanë mbështetje të gjërë popullore.

Për të vërtetuar këtë mjafton edhe një shembull i vetëm. Në kohën kur vendi ishte goditur fort nga tërmeti dhe pandemia, në pranverën e vitit 2020, për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit Edi Rama hodhi në treg dy ide: atë të amnistisë për origjinën e parave (që ai preferonte ti etiketonte si të ardhurat e emigrantëve) dhe atë të legalizimit të kanabisit. Sidomos nisma e parë hasi në një rezistencë të fortë nga shtetet partnere, nga BE, Britania dhe nga shërbimet e tyre të fshehta. 

Frika ishte se me këtë lëvizje Shqipëria mund të kthehej në një parajsë të pastrimit të parave të drogës dhe të krimit. Shumë organizma ndërkombëtarë tashmë e patën mbajtur shënim këtë fenomen. Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) theksonte se gjatë viteve 2017 2019, në ndërtim janë pastruar 1.6 miliardë euro.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte, në shkurt 2020, se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Ndërsa në qershorin e vjetshëm, Zëri i Amerikës, ngrinte shqetësimin se sasia e parave të bllokuara nga aktivitetet kriminale në vend ka pësuar një rënie drastike, nga rreth 29 milionë euro në vitin 2016, në 1 milion vitin e kaluar.

Pra nuk ka dyshimë se këtu kemi të bëjmë me një kontadiktë: atë të qeverisë Shqiptare për të mbushur arkën bosh (sidomos tani që po troket në derë edhe kriza energjitike) dhe atë të shteteve partnere që ndonëse e dinë që ne jemi kthyer tashmë në një vend lavatriçe, nuk pranojnë që kjo gjë të sanksionohet edhe me ligj.

Në këtë rast, Edi Rama po e përdor farsën e Këshillimit Kombëtar, për ta pasur si argument në tryezën e bisedimeve me ndërkombëtarët duke thënë se Shqiptarët duan që paratë e emigracionit të mbërinjë në atdhe pa kaluar në një mijë filtra.

Me këtë logjikë është shkuar në pjesën më të madhe të pyetjeve që gjoja u janë shtruar qytetarëve. Askush nuk ka pasur mundësi të kontrollojë numrin e vërtetë të pjesmarrësve, të shohë përgjigjet reale, apo të monitorojë procesin. “Agjensia për dialog dhe bashkëqeverisje”, që ka luajtur rolin e KQZ-së në këtë “referendum” është e populluar me gra dhe burra që e shohin me venderim çdo gjë që Skënderbeu i tyre nxjerr nga goja. 

Në këtë kuptim, kjo farsë ngjan si dy pika uji me zgjedhjet lokale moniste që Rama zhvilloi në 2019, kur vetë garonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë shpallte rezultatin. Prandaj më shumë sesa një përpjekje për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit, kjo parodi është një test më shumë, për të na dëshmuar përfytyrimin që kryeministri ynë ka për funksionimin e sistemit demokratik. Ai e ëndërron si një cirk ku popullit i duhet krijuar iluzioni se ka diçka në dorë.

Por, përtej limiteve të botkuptimit të Ramës, pyetja e shtruar në fillim mebetet: pse iu desh atij gjithë kjo shfaqe?

Fatkeqësisht, pothuajse për asgjë. Pasi deri sa shifrat janë të pavërtetueshme dhe të pa kontrollueshme, ato nuk mund të përdoren as si argument propaganiistik. Asnjë shqiptar nuk do ta dojë nesër më shumë “Ballkanin e hapur”, sepse lexoi diku atë shifrën e mbështetjes 59% pro tij. Asnjë partner ndërkombëtar nuk mund të jetë aq sylesh sa të impresionohet nga fakti se ky vend voton në mazhorancë për pastrimin e parave. Për këtë arsye, me “Këshillimin Kombëtar”, ndonëse tentoi ti jepte frymë popullore dëshirave të tij të hershme, Rama prodhoi një alibi të madhe, që nuk do i hyjë në punë as për mashtrime të vogla.

20 Komente

  1. a
    arian

    germo tare(andi)germo.o vemje nuk ta var ai ty fol sa te duash

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sipas teje do ishte më mirë të kishim në pushtet sali-malokun apo spiuni i degjeneruar bythqire h.kapo ???

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlonjati

      Koqe kandari ngele gjithe jeten o klyshi vito kapos.edi rames ti dhe agim nesho as te bolet nuk i vini.sa i peshon njera bole edit peshon koka jote.debil.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        o Labo nuk ka bole Ramo se e ka tredh Vuqiqi... pastaj po qe per peshe ja merr Erjonka se i ka prej hekuri....

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Ze qir

        ore loqe edhe sikur te jete pastrim parash mos valle keto shkojme ne buxhet ?.Ato para mbeten prone e personit qe i posedon,shteti ka mjete xhiroje ne qarkullim. .Per hajvanet si ty dhe PD jà eshte si puna e 430 milionve te inceratoreve qe pritet te kalojne brenda 30 vjeteve ju thoni qe parate jane dhe ne qe tani

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhzh

          Ik ore pirdhu !!!!! Fuck you !!! Piece of shit !!!!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jup

            Doli dhe Andi qe hante akullore ne Paris me xhaxhi Saliun Kur Shqiptaret vriteshin ne kufi.o kelyshi i kuq i klanit serb Kapo…Gjyshi vrau gjysmen e jugut e FISI bushati spiunoni gjysmen e Veriut,je nga Famije e Famshme o Dobic i Bllokut.

            Përgjigjjuni
            1. X
              XhaJaho

              Ti lutet zotit qe mos te me dali para syve se po m’doli do ja boj bythet gjithe vija me thuper Thone, pushtit.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                o jaho xhaxhai zëri pritë dhe hidhi bojë të kuqe si i kishin hedhur putinistët atij gazetarit me nobel!!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sara

                Zakonisht je i neveritshem po sot shkelqeke!!!! Nje Bravo uper te madhe shkrimit....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje qytetar

                  Qe Andi Bushati eshte nipi Hysni Kapos dhe i biri Medi Bushatit kete e dime te gjithe. Per asnjeren nga te dyja nuk mund ta besh fajtor, sepse jane gjera qe nuk jane te varura nga ai. Ajo qe mbetet per tu analizuar eshte fryma e komenteve ketu. Komentuesit duhet te shpjegojne perse faktet e mesiperme jane automatikisht te mjafta qe ai te mos thote per asnje rast ndonje te vertete? Sepse po ta shikosh me gjakftohtesi dhe ne menyre te paaneshme, te gjitha ato qe shkruan ne kete rast jane me se te arsyeshme. I bene se ka urrejtje patologjike per Ramen? Per mua si qytetar kjo nuk ka piken e rendesise, mua as Ramen dhe as Bushatin nuk mi ka bere nena qe te jem i skajshem ne mbrojtje ose kunder tyre, per mua ka rendesi e verteta dhe sa me qendrimet e tyre keta vihen ne sherbim te permirsimit te jetes se qytetareve.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dino

                    Jeta e Qytetareve do ishte me mire,sikur Gjyshi i Andit Mos te jetonte ne Lluks per 40 vite,pasi Burgos i dhe vrau Qytetaret e tij,dhe sikur Andi dhe fisi i tij Mos te vidhnin pasurite e kombit..Ti nuk merr vesh si punon Bota,As oficeret Naziste nuk kishin lidhje me hitlerin por ju ndalua me ligj cdo fjale publike pas luftes.cdo Pjesetar i Nje familje Te nje sistemi vrases nuk mund te behet Anal/ist ne asnje vend evropian.se ka konflikt historik fajesie.Ashtu si nazistet edhe Gjyshi i Andit ishte vrases i kuq.Ne vende si Polonia ndalohen me ligj ish familjaret e Politbyrove te mbajne fjale Publike…Komentet qe ty nuk te pelqejne tregojne se ti dhe Andi jeni te pa deshiruar nga Opinioni Publik.kushdo qofsh.sa here Andi do Marre Para te beje Brainwashing Shqiptareve.ne do ti kujtojme Hysniun Vrases dhe Fuksat e Sigurimit tradhetaret Bushatllinjte.Andi eshte i klanit serb te Saliut.Nje Komunist vampir si gjyshi.komunisti do varrur nga kembet se kane vrare me shume se nazistet ne Evrope…Andi eshte Nje Kopil i kuq i Bllokut te Vrasesve qe na sollen urrejtjen sllave ne Komb.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje qytetar

                      Zoti Dino! Tema qe ju prekni eshte mjaft e gjere. Mizorite qe komunistet i kane bere dhe vazhdojne ti bejne ketij vendi meriton te trajtohet me seriozitetin me te madh, nese vertete duam qe gjithcka te eci ne udhen e arsyes dhe perparimit. Eshte plotesisht e vertete ajo qe ju thoni se ja kujtojme Andit gjyshin dhe te jatin per tmerret qe ata i shkaktuan ketij populli. Une fus ne kete thes edhe ata qe artistikisht u vune ne mbeshtetje te makabriteteve komuniste, sic eshte edhe rasti i Kristaq Rames, i jati i Edi Rames. Te mos flasim pastaj per menxyren qe keta 30 vjet ka drejtuar Partine Sidemokratike. Por luften brenda radheve te tyre, ndonse nje lufte groteske sa per sy e faqe, nje lufte qe me shume eshte jorgan per maskaralleqet, une nuk kam as me te voglen mundesi tjeter vec ta shoh si nje shfaqje groteske. Shkurt, une nuk shqetsohem aspak per ato qe thote Andi Bushati per Edi Ramen, per mua ata jane e njejta gje. Seriozisht shqetesohen vetem komunistet fanatike, ata qe nuk duan lufte brenda llojit, por vetem hosana per te parin e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skypion

                        "Nje qytetar"! Njerëzit e rëndomtë mendojnë se e DREJTA eshte ne anën e tyre, si puna jote, kurse njerëzit e poshtër, si udhëheqësi jot shpirtëror, artikullshkruesi, mendojnë se Zoti flet me gojen e tyre, dhe se ata mund te mbulojnë me balte çdo kundërshtar te tyre ose te pagatorëve te tyre dhe me flori, çdo ndyrësire qe eshte miku i tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dino

                          Jam dakort me ty sigurisht edhe Rama eshte njesoj si Andi.i rritur nga elita e nje sistemi qe vrau popullin e vet Pa gjyqe.

                          Përgjigjjuni
                      2. L
                        Leo

                        "Nje qytetar"! Ka raste i nderuar "Nje qytetar" kur e verteta, edhe ajo me hyjnorja, kur e thote nje skuth, nje shërbëtor kriminelesh, behet pis, ndotet ne ate far feje sa nuk i hyn ne pune kujt.

                        Përgjigjjuni
                      3. k
                        kthhh

                        Andi Bushati mund te na i kursente keto gojoret ditore qe u ben Metes e Berishes.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Selimi

                          Pertej fyerjeve, sipas teje cfare duhet te vinte ne diskutim Edi me popullin pervecse tezave te veta? Ca kuptimi ka ,"teza qe i ka hedhur ne treg shume kohe me pare". Mos duhet te blinte teza te reja? FMN ja ishte kunder amnistise. Ok. Pyesim popullin. Cte keqe ka?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje