
Nga Spartak Ngjela
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, sot takoi Enkelejd Alibeajn dhe e konsideroi, me theks të fortë ligjor, si kryetar të ligjshëm të Partisë Demokratike.
Shenjë shumë e mirë kjo për shqiptarët në funksion të ringritjes perëndimore të Partisë Demokratike.
l.
Në një shtet, kur të fuqishmit e politikës përpijnë me korrupsion popullin e tyre të pambrojtur, puna shkon deri aty sa asgjë nuk është më ligjore.
Por, kur të grabiturit nga të fuqishmit e politikës gjejnë një mbrojtjës të fuqishëm si aleat, klima kombëtare e shtetit të dhunuar ndryshon.
Kjo është gjendja në Shqipëri. Të korruptuarit janë rreshtuar në rregjistrin e ashpër të politikës amerikane. Dhe shqiptarët janë gjithë sy e veshë, duke pritur çlirimin nga uzurpimi që u ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.
Shqipëria është anëtare e NATO-s, është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si e tillë, patjetër, si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara që është, ajo do t'i përfitonte këto rangje, dhe, po ashtu, do të ndihmohej për t'u çliruar nga dhunimi që shqiptarëve u ka ushtruar korrupsioni i lartë shtetëror në afër tridhjet vite rresht.
ll.
Gjesti që bëri sot ambasadorja amerikane në Tiranë, ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e angazhimit të Amerikës në luftën antikorrupsion në Shqipëri.
Por, korrupsioni i lartë shqiptar, është shqetësuar dhe nuk po e përmban dot veten.
Natyrisht, në sjellje të tilla individin e sjell gjithmonë frika. Janë të akuzuar të korruptuarit e lartë, dhe kanë nevojë ta shfryjnë frikën e tyre si trimëri fjalësh.
Kjo është një psikologji e njohur për të akuzuarit, por suksesi i reformës antikorrupsion sot mori një forcë të re.
Të shohim ditët në vijim, sepse ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në këto dy ditët e fundit, bëri dy takime të rëndësishme që nuk duket se janë të palidhur për të ardhmen e afërt të goditjes antikorrupsion në Shqipëri: Yuri Kim dje takoi krerët e policisë së shtetit dhe sot ajo i dha forcë zotit Enkelejd Alibeaj, kryetarit të komanduar të Partisë Drmokratike.
lll.
Shtetet e Bashkuara, në këtë situatë lufte Rusi-Ukrainë, e kanë domosdoshmëri forcimin e aleatit të vet, Shqipërinë, dhe prandaj likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e Shqipërisë në analet e nivelit të lartë të institucioneve ndërkombërate, është një vlerë e madhe për historinë e ardhëshme të Shqipërisë.
Dhe kjo do të ndodhë.
Por ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se Sali Berisha, si i korruptuar që është, do të likuidohet.
Shqipëria, dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka domosdoshmëri mbrojtjen që po i vjen nga Amerika, sepse popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, i kanoset rreziku sllav: nga Beogradi e gjer në Moskë.
Garancia e shqiptarëve kundër armiqësisë shekullore të Beogradit vjen vetëm nga Shtetet e Bashkuara.
Por, mos harroni: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është me Moskën, por ama, është krejt i pashpresë.
Politika amerikane në analet e veta ligjore, korrupsionin e krerëve politikë të një shteti aleat, e konsideron krim ndërkombëtar. Kështu shihet se është konsideruar prej tyre edhe Sali Berisha. Të gjitha të tjerat që llomotiten si elozhe për Saliun janë vetëm fjalë pa bereqet.
Sepse lufta antikorrupsion për të çliruar shqiptarët, është drejt triumfit të saj final.
Spartak zagoriti! Je fisnik!
Bravo Ngjela.Ja ke qir nenen Saliut me kete shkrim. E that bukur,Sali Berisha si i korrptuar qe eshte do likuidohet.Kjo shprehje eshte e forte.
I vetmi ndryshim nga diktatura ne kleptokraturë,eshte se në diktaturë kishim në bark lepurin, sot kemi në bark qenin pa dhëmbë që vetëm leh pa trembur askërkënd.
Pajtohem me ju avokat këtë radhë. Që diçka po ndodh, kjo mund të shpjegohet edhe me vizitën e Haradinajt, një luftëtar i vendosur në mbrojtje të aleancës jetike të shqiptarëve me Amerikën. Ndoshta atij mund t'i jetë kërkuar të frenojë skalione kosovarësh nëse ndërmerret diçka serioze kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.
Mire thu ti Taku, dakort jam ene una. Puna eshte qy ket "babasqapin" na e do vete PD-ja. Alibeaj eshte anonim, nga sa me rezulton mue. Alibeaj eshte caktu nga Luli, i cyli qe caktu nga Saliu... Kush eshte zgjidhja qe na jep ti dhe Kimi-i ? A do e shkrijm fare PD-ne ? A do e bashkojm me LSI-ne ? A do zgjedhim Like Floririn shef te opozites ? apo si ? Nje gje eshte fakt, Kryetar PD-je pa bekimin e Doktor mortjes nuk do kemi ... Si thu ti ...? _Una them qy Kim-i duhet te therriste ne kosultim Namik Hotin, po ai ka vdek. Gjithsesi la shprehjen lapidare :I vdekun bi nga kali Sali horri"
E fillova pa asgjë dhe ende më ka mbetur pjesa më e madhe - thote Tak veshleshi - Mendoj pra jam... mendoj. Sipas merobazetareve Taku ne fakt nuk eshte një idiot i plotë. Disa pjesë i mungojnë. [Kryesisht hardware]
SB eshte karte e djegur, bashke edhe me Lul braven! Te dy kane dashur te destabilizojne shqiperine dhe jane te sponsorizuar nga Putini! Amerika i di keto dhe do ja perplase mu ne fytyre kriminelit sali!
Taku, nuk na duhet xhestet. E dime shume mire kush eshte Sala. Ajo qe nuk dime ne dhe qe nuk e thua dot as ti, pse media nuk I ze deren Arben Krajes e ta pyes se cfare e pengon te shikoje dosjen e Sales? Nqs askush sja jep ta shikoje per arsye te mangesise ligjore, perse nuk ben nje rruge te Shtëpia e Bardhe dhe ti shfletoje faqet me qejf. Kjo do I sherbeje si informacion I mirefillte qe te germoje edhe ne Shqiperi aty ku duhet. Sala tall bythen me supozimet e tua se e di qe ti flet te vesh ligjvenesat ne siklet por ata I ka kap dollari I Sales prej koqesh. Hajde tung tani dhe nqs e ke seriozisht kete muhabet merru me Arben Krajen dhe jo me Salen dhe morrat e tij.
Takimit i Juri Kim sot pati tre rezultate: 1. Shpulle Ambasadorit Cek ne Tirane. Aresyeja e takimimit me SB? PERSE? 2. Rikonfirmim i Alibeajte si shef i PD. 3. Evidentim i mbeshtetesve servil te non-grata por qe bie ne kundershtim me politiken e USA. ( Besoj se Tertani, Paloka, Belindi qe se hengri karremin dhe ca after te tjere, deri tani marrin vizen 10 ditore per USA). Une si qytetar i thjeshte e kam te sigurte 10 vjecare. Familja Berisha zero seconds! Me vjen keq per E.Paloken se so I varfer pak allow do! Ka sakrifikue shume, per kot gje!
O Vlesh! Une po te kisha 1/10 e parave te Sales do fshija prapanicen me vizen per te cilen ti mburresh. Do bridhja gjithe boten dhe do jetoja jeten time aty ku do doja. Per sa kohë qe Sala ben cirk Amerika te tunde letrat...
Lajm i fundit Edi Paloces, Basnikut te Partise Mut afarit dhe Tritan Preshit iu kane ardhur njoftimet se jane shpallur Non Grada nga SHBA, prandaj jane terbuar dhe po lehin si te terbuar
Avokat, mire fjala demokraci e vote qe ste thote gje , por ke humbur cdo sens orientimi. Berisha as qe e rusn per Kim se e ka deklaruar te padenje si ambasadore. Por ty nuk te del zemerimi. Je nje adolishent i parritshem.
Sali dhe Co a e dini se daja ka biçak.Biçak jo si Sali Lusha dhe i biri,biçak biçak që ala se ke provuar,por së shpejti aha do shkosh ku e ke vendin.
te gjithe spiunet 1200 e Enverit dhe hajdutet e Saliut do te shpallen NON GRADA nuk ka nevoje AMERIKA per te gjithe keto qe i shkojne Saliut mbrapa. Te gjithe jane QELBESIRA
Zoti zv,Pres.i Shabas tak tarallak,a na informoni dot c'eshte bere dhe si keni vendosur me ate qe shpallet "kryeministri i ardheshem i preferuar "i Shabas.Sepse ky i komanduari eshte "hanno nome"
Logjika eshte e sakte. Shume dakort.
A.Kraja, i pari qe duhet te perballet me Drejtesine !!!! Eshte nje opportunist i felliqur…..!
Ngjela eshte nje Sharlatan! Meros nuk ke se çi shan, eshte burre qe e nxjerr Gelbazen! Hajde Lajme hajde!!
Nuk ķa njeri me te podhter se Spartkak Ngjela ,maskara dhe i pa fyre egoist ,shpiŕt zi ziliqar ,tja hani mutin SALI BERISHES nuk i afroheñi kurr te gjithe ju qe flisni per te ,shikoni efi rrugacin qe po dhet shqiperine dhe ju nuk ju ben pershtypje ty taku kakes qe je dhe me shkolle ptu fare e keqe kur ste lane ne spac atje e kishe vendin ,fare e kece e kico ngjeles