Pas një Presidence toksike, Shqipëria meriton një kryetar shteti normal

4 Prill 2022, 10:59Blog TEMA

Pas një Presidence toksike, Shqipëria meriton një kryetar shteti

Nga Skënder Minxhozi

Shqipëria po i drejtohet më në fund momentit kur pesëvjeçari i presidentit Ilir Meta po mbaron. Ka qenë një mandat presidencial që i ngjan atyre lojrave ekstreme në një park argëtimi, me ndryshimin e vetëm se topitja dhe turbullira që shkaktoi ky mandat presidencial për të gjitha katet e larta të shtetit nuk përbën ndonjë eksperiencë që ja vlen për t’u mbajtur mend.

Gjatë pesë viteve vendi ka qenë në një ngërç të vazhdueshëm institucional mes tre niveleve më të larta të qeverisjes: kreut të shtetit, Kuvendit dhe qeverisë. Ilir Meta ka kthyer mbrapsht një pirg të frikshëm ligjesh, ka rrëzuar në mënyrë qesharake deri edhe ligjin e buxhetit të miratuar nga qeveria në parlament, që përbën një përçartje të vërtetë për çdo kryetar shteti që e di se qeveritë votohen për të aplikuar politikat që mendojnë se janë më të mira.

Shfaqja në horizont e rotacionit presidencial është mundësia për t’i dhënë fund një mandati toksik pesëvjeçar të Ilir Metës, gjatë të cilit ai shtyu zgjedhjet dhe dëshmoi një anësi politike që  vetëm presidencat e tipit Lukashenko të Sali Berishës në vitet ’90 mund ta barazojnë.

Si duhet të jetë presidenti i ri? Çfarë duhet të përfaqësojë ai? A ka të drejtë partia në pushtet ta zgjedhë me votat e saj kreun e shtetit nga radhët e saj,  apo duhet të negociojë me palën tjetër? Të gjitha këto janë pyetje legjitime. Në fakt janë të tilla kryesisht kur qeverisin socialistët,  pasi historia politike e 30 viteve të fundit na tregon se fjala vjen Berisha nuk ka pasur asnjëherë dilema të tilla kur ka zgjedhur vetveten në fillim-vitet ’90, apo  më vonë kur ka çuar në Presidencë Bamir Topin dhe Bujar Nishanin. Në anën tjetër ishin socialistët ata që negociuan dhe pranuan propozimet e Berishës për “presidentin konsensual” Alfred Moisiu, siç u quajt asokohe.

Është identikiti i Moisiut dhe mënyra sesi ai u zgjodh, grishja më e madhe që të shtyn të besosh se një figurë e dakordësuar do të ishte më e mirë sesa një emër i imponuar me votë dhe që përfaqëson një stemë politike të caktuar. Alfred Moisiu shihet sot nga shumë anë si kreu më i mirë i shtetit që kemi pasur pas rënies së komunizmit. Dhe për këtë ka më shumë se një arsye, që lidhen më së pari me personalitetin, integritetin, moshën dhe largësinë “higjenike” që Moisiu kishte nga lojrat partiake dhe interesat e forcave politike që e zgjodhën.

Në anën tjetër vlen të theksohet një aspekt i rëndësishëm, sa  herë që flitet për kreun e shtetit shqiptar: partia më e madhe politike e vendit, Partia Socialiste, ka zgjedhur deri më sot vetëm një president të sajin. Në tre dekada, vetëm një socialist, Rexhep Meidani, është ulur në poltronin e kreut të shtetit, ndërkohë që PD e ka mbajtur Presidencën për katër mandate, pa llogaritur që edhe Moisiu ishte propozim i demokratëve dhe ka qenë zv.ministër mbrojtjeje në qeverinë Meksi në vitet ‘90.

Ky është shbalancim përfaqësimi që lidhet me rrethana konkrete politike në momentin e rotacioneve presidenciale, por edhe me dy qasje të ndryshme që Nano e më pas Rama e të tjerët në PS, kanë pasur ndaj procesit të përzgjedhjes dhe votimit të kryetarit të shtetit, krahasuar me Berishën. Askush prej tyre nuk ka pasur kokëfortësinë dhe dëshirën për kulisa e truke shifrash si Sali Berisha.

Sa herë që Doktori ka pasur votat dhe është pyetur nëse duhet të dakordësonte me palën tjetër për emrin e Presidentit, Berisha është përgjigjur se vendi ka maxhorancë dhe se ajo duhet të ushtrojë pushtetin e saj.

Parimisht do të ishte mirë që kjo praktikë të merrte fund. Të gjitha vendet e mëdha evropiane zgjedhin kryetarë shtetesh me negociim, e jo me kundërvënie mur me mur. Por klima politike që po kalojmë mesa duket nuk do ta lejojë diçka të tillë. Rama thotë se nuk flet me të vdekurit (nënkupto Berishën),  ky i fundit betohet se nuk do të uleet kurrë të negociojë me Ramën. Për më tepër që pas Presidencës Meta, do të ishte tepër që opozita të marrë një tjetër kryetar shteti, ndërkohë që në Kuvend votat i ka pala tjetër. Është koha për qartësi, jo për kulisa e llogari të vogla politike. Ato u provuan në 2017 dhe rezultatin e pamë, duke zgjedhur një president që në ditën e zgjedhjeve kërcënonte votuesit me prerje duarsh e kosore.

19 Komente

  1. N
    Niku

    pse nuk e hedh kandidaturën o zoti minxhoz je me i përshtatshëm simpatik i sjellshëm i edukuar i ke te gjitha një si ty I duhet Shqipërisë si i thon i llafi fytyra esht panorama me bukur sukses zoti minxhozi

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Mazhoranca,Ps-te kete radhe nuk duhet te leshoi pé ne zhgjedhjen e preidentit.Ai duhet te jete nga mazhoranca dhe pike. Ilir Meta do te ngelet ne histori si presidenti me i keq,me kalama,bari dhive te pyllit. Alfred Moisiu do te ngelet ne histori si presidenti me i mire,me korekt dhe zbatues i mire i kushtetutes.

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Se mos qe me i mire ai ushtari i Berishes- Bujar uloku-...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aaaa

        Gjykoj qe z. Moisiu te behet edhe njiher president! Ti lutemi. Si rasti fundit ne Itali! Seriozisht!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

          Minxhoja po gatitet perseri ti thote "Aferim" zgjedhjes re te Rames si President, dicka qe e ka bere edhe kur ky Rama zgjodhi para 5 vitesh ne krye te shtetit ate qe e perdori si sebepin e 21 janarit, pra Ilir Meten. Edhe atehere sejmenet mediatike te Rilindjes me Minxhon ne krye nxituan ta quajne zgjedhjen e Metes si President nje "Zgjedhje ne sherbim te interesti vendit dhe stabilitetit pushtetit" ! Asgje re re nga fronti i kalemxhinjve qe ushqehen tek oborri i kryeministrise, jane gadi te marrin penen e te ngrene ne qiell kedo qe emerohet nga Rama, ashtu sikur dhe me po aq gadishmeri marrin serish penen per te mallkuar cilindo qe me pas nuk i shkon Rames pas midese.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Ato qe shkruan Minxhozi jane pjese e nje procesi te shendoshe demokratik, qe nuk kushtet e Shqiperise dhe, sidomos me Berishen neper kembe, nuk mund te arrihen kurre. Per çfare konsensusi mund te flitet me të? Ai per 30 vjet ka konsideruar konsensus vetem respektimin e vullnetit të tij. Sipas percaktimit te DASH, ështe apo nuk eshte ai "minuesi i demokracise"? Ndaj per t'i dhene fund dilemave dhe spekulimeve politike, mendoj se një zonje do të ishte një zgjedhje e mire. Pare në kete kendveshtrimi psh, për mua propozimi nga ana e PS, mund të ishte ai i zonjes Lindita Nikolla, te cilen po ajo e propozoi dhe e emeroi kryetar Kuvendi. Dhe kete propozim e mbeshtes ne disa parakushte: 1.Kryetarja aktuale e Kuvendit, por jo vetem, në rastet kur krijohet vakance, sipas Kushtetutes, e zevendeson presidentin. Pra nga kendveshtrimi kushtetuse statura shtetare per keto dy pozicione eshte pothuajse e barabarte. 2. Zonja në fjale do të ishte një zgjidhje e mire edhe për një fakt tjeter: me nje kryetare shteti nje grua, historikisht do ndodhte ajo që nuk ka ndodhur deri më sot në Shqiperi. Nje risi tjeter do te ishet: 3. Do te kishim nje president/e nga veriu, qe po ashtu nuk ka ndodhur deri me sot, dhe e fundit 4. Do te kemi nje presidente të besimit katolik qe kurre me pare nuk ka ndodhur, pervec dy rasteve si kryetarë/e Kuvendi, qe gjithsesi kane qene propozuar dhe votuar nga PD-ja dhe vullneti i Berishes. Jam i bindur që. me apo pa konsensus zyrtar, kjo kandidature e propozuar nga socialistet, do te jete quazi kandidature konsensuale dhe jam i sigurt që do te zgjidhet me mbi 84 vota, sepse minimalisht per të do të votojne dhe deputetet e besimit katolik te opozites dhe jo vetem ata brenda grupit parlamentar të PD, që aktualisht jane në Kuvend. Gjithsesi, sa i perket personit, ky eshte thjesht nje propozim, por ky muaj me siguri do na ofroje dhe zgjidhje te tjera. E rendesishme eshte që ajo të mos jetë dhe per pese vjet të tjera, molla e sherrit midis paleve, siç ka qenë sidomos në presidencen e turpshme të Ilir Metes. Kjo eksperience e hidhur, në vazhdim për zgjedhjen e një presdienti të ri dinjitoz, shtetar/e në kuptimin e plote te fjales, me një kandidature kuazi konsensuale, per sherre politike, do duhej të mos perseritej më. Ndryshe do t'i behet një e keqe e madhe e vendit. Presidenti apo presidentja, edhe pse me te drejta e detyra modeste, pavaresisht tyre mbi te gjitha eshte FRYME, fryme që eshte e materializuar në Kushtetuten e vendit të miratuar me referendum popullor.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mal Cori

              Rama do të zgjedhë një grua. Më e sakta do të ishte Ermelinda Meksi. Zonjë grua, intelektuale, e zgjuar dhe e matur.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Petriti

                Shume dakort me Mal Corin,nje grua zonje,qe si mungon asgje

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati

                  Ermelinda mund t'i kishte disa nga ato cilësi që ju rendisni, por harroni se ajo ka dhe një "cilësi" tjetër, është një çikë enveriste, çka e bën atë të papranueshme, për shkak të kontekstit konsensual si një parakusht ky për një president gjithpërfshirës. Jam i bindur që Ramës as i ka shkuar në mendje kjo kandidaturë, le më pastaj ta votojë. Bile po të pyesni Ermelindën, ajo do ta refuzonte edhe vetë.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shoku jot

                    Enverist thote, a ka me enverist se SB aman???

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dori

                    Presidenti mund te jete nje ish i persekutuar politik ose i paangazhuar politikisht. Deri tani presidentet e ardhur nga politka, kane qene ekstremisht negativ. Kandidatura mund te jene; Daut Gumeni apo Ekrem Bardha.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doda

                      Zgjidhni ate ish oficerin qe denoncoi per shitjen e detit Myslym Pashen , ai esht president perfekt , presidenti duhet atdhetar jo sharlatan , se esht komandant i force e te armatosura , ato nuk lihen ne dor te antishqiptarve te PDs , sado qe jan inegzistente .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doda

                        Zgjidhni ate ish oficerin qe denoncoi per shitjen e detit Myslym Pashen , ai esht president perfekt , presidenti duhet atdhetar jo sharlatan , se esht komandant i force e te armatosura , ato nuk lihen ne dor te antishqiptarve te PDs , sado qe jan inegzistente .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Defefdrf

                          Dori me mir po vejm noj burgaxhi , e marim nga burgu peqinit them un , si meno ti , ose noj agjent serb na sjell dhe grun , ah mer çun prandaj njerzit esht mir te vizitohen tek mjeku psikiater para se te votojn. Se marin me qaf ter dynjan .

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            F.A.

                            Nëse vërtetë e doni këtë vënd pa paragjykime partiake, nëse vërtetë doni një president të paanshëm, nëse kërkoni një president që të nderon me erudicion e tij në çdo kancelari të botës, atëhere zgjidhni ARDIAN VEHBIU, gjuhëtar, anëtar i Akademisë së Shkencave, analist brilant i situatave politiko-shoqërore, një individ me tradita familjare të shkëlqyera, i ndershëm deri në palcë, kurrë i përzier qoftë dhe me të keqen më të vogël në jetën e tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Besimtari

                              Sduhet te mendohet qe presidenti te jete nga opozita apo pozita... Duhen njerez si..P.Xhufi apo Avokat Ngjela..

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Medi Belortaja i verteti fare

                                po anila minchozi mire eshte mo?! nuk e harroj got ate lloj femre qe perpiqej te tallej me mua kur me ngjiste ne shpinen time te varfer nje logo me insig. une shkul, ajo ngjit, une shkul, ajo ngjit; ajo ngjit une shkul, pastaj kur u plaka ishte ku[timi i :ma ngjit" ose ma "shkul".

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Krena

                                  Alfred Moisiu president

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arber iliri

                                    Mimi Kodheli më e sakta për President. Harroni pazaret zgjidhni njeriu që e bën atë punë.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje