Cili do të jetë Presidenti i ri? Ka punë, por nuk ka profesionistë në Shqipëri!

3 Prill 2022, 15:05Blog Nga Aranit Muraçi

Cili do të jetë Presidenti i ri? Ka punë, por nuk ka

Imagjinoni që, nëse për presidentin e ardhshëm do të arrihej një konsensus i gjerë mes Ramës, Berishës, Metës dhe Bashës dhe ai të mos votohej fare nga Kuvendi!

Bazuar në kushtetutë një president i tillë do të ishte i paligjshëm. Pra, kushtetuta nuk parashikon pëlqime, as qejfmbetje individuale.

Ajo nuk parashikon që presidenti të jetë i majtë apo i djathtë, bjond apo brun, kaçurrels apo pa flokë fare, i gjatë apo i shkurtër, i shëndoshë ose i dobët, grua ose burrë, akademik a me diplomë të blerë (të paverifikuar), politikan ose jo, peshngritës apo jurist, doktor, artist etj.

Sipas kushtetutës emri i tij duhet të propozohet nga të paktën 20 deputetë dhe të votohet brenda tre raundeve të para me 84 vota nga Kuvendi, ose në raundin e katërt dhe të fundit me vetëm 71 deputetë.

Nëse Ramës do t'i lutet faktori ndërkombëtar që të propozojë një përpaqësues nga opozita, e zëmë Bashën, dhe ai e pranon ofertën atëherë presidenti i ri nuk do të dalë nga radhët e PS-së.

Kaq i thjeshtë është debati.

Opozita e vendit e mbetur aktualisht pa kryetar, për shkak të sherreve të brendshme, në vend që të gjejë një zgjidhje dhe një kryetar mbi palët e përfshira në konfliktet e fundit që e çuan atë në përçarje, paradoksalisht është përfshirë në debatin rreth një presidenti konsensual.

E thënë me fjalë të tjera aktualisht nuk e dimë se cili do të jetë, por dimë që emrin e propozimit dhe të zgjedhjes së presidentit të ri e ka zotëruesi i mazhorancës së përbërë nga 77 vota të Kuvendit, Edi Rama.

Për çfarë konsensusi diskutohet?

Ka edhe një histori interesante. Presidenti i vetëm i cili nuk ka patur konflikte ose është kontestuar më pak nga njëra palë ka qenë presidenti i vetëm i zgjedhur pa konsensus nga PS me votat e saj, Rexhep Mejdani.

PS i kishte 84 votat për të zgjedhur edhe presidentin e vitit 2002. Por kreu i opozitës së asokohe Sali Berisha u ankua te ndërkombëtarët (pretendoi paligjshmëri me deputetët e Dushkut) dhe kërkoi një president konsensual. Fatos Nano ia plotësoi dëshirën. Berisha i dërgoi emrat, Nano dha pëlqimin për Alfred Moisiun. Dihet sakaq raporti konfliktual që pati Moisiu me PD-në pas marrjes së postit të lartë të kreut të shtetit, ndonëse presidenti ishte konsensual dhe i propozuar nga opozita.

Edhe pse kishte një marrëveshje që presidenti të zgjidhej konsensualisht PD e prishi atë në rastin e parë. Në vitin 2007 Bamir Topi dogji karrierën e 6 deputetëve socialistë, pasi ata thyen vendimin e PS-së duke plotësuar numrin e votave që kërkonte votimi në Kuvend i emrit të tij kur u propozua nga PD pa marrë konsensusin e PS-së. Topi mbante postin e kreut të Grupit Parlamentar Demokrat para se të zgjidhej President, por duke parë cilësitë e lidershipit që zotëronte në PD, Berisha besohet se e propozoi në postin e lartë të kreut të shtetit për të mos krijuar rivalitet në parti. Dihet më tej raporti konfliktual i Topit me ish-partinë e tij pasi mori detyrën e lartë të kreut të shtetit.

Ndryshimet kushtetuese, pas marrëveshjes PS-PD i hapën rrugë zgjedhjes së një presidenti pa qenë nevoja për konsensus ndërpartiak. Presidenti nga viti 2012 e këtej mund të zgjidhej me 71 votat e maxhorancës. PD ndonëse ishte në qeverisje gjatë vitit 2012, madje kishte marrë edhe drejtimin e bashkisë së Tiranës një vit më parë, e zgjodhi presidentin nga radhët e saj me vetëm 73 vota nga 76 deputetë të pranishëm në sallë pa komsensus. Ish-ministri i Brendshëm ndonëse me përvojën e presidentit pas kthimit në parti nuk arriti as aty të dalë mbi palët për t'i dhënë zgjidhje konflikteve të brendshme.

Në vitin 2017 Ilir Meta u propozua nga PS dhe u zgjodh president edhe me votat e LSI. Në mungesë të opozitës votuan pro tij 89 deputetë (nevojiteshin 71 vota pro). I njëjti president u shkarkua me 104 vota nga shumica që doli prej zgjedhjeve të legjislaturës së kaluar, shkarkim të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Dihet edhe raporti konfliktual i tij me PS-në dhe së fundmi me PD-në e drejtuar nga Basha.

A mund të kemi një president konsensual mbi palët, megjithëse pas marrjes së detyrës e kaluara ka treguar se mund të jetë po aq edhe konfliktual. Berisha tha se PD nuk do të votojë asnjë kandidaturë të propozuar nga Rama, qoftë edhe nëse ajo vjen nga radhët e opozitës. Berisha i druhet në fakt miratimit të kandidaturës së Bashës nga socialistët. Ai ka kërkuar indirekt rikthimin e skemës së vitit 2002, që t'i jepet atij e drejta e propozimit.

Sipas kushtetutës, Berisha dhe cilido faktor tjetër politik me 20 deputetë thjesht kanë të drejtën e propozimit të presidentit në Kuvend.

Nga ana tjetër janë të shumtë senatorët e PS-së, të cilët e lakmojnë një post të tillë. Qeveria aktuale përbëhet nga shumica gra. Një grua është zgjedhur edhe në krye të Kuvendit. Duke qenë se emrin e ka Rama në dorë, probaliteti është që presidenti i ri, të jetë grua, çka do të ishte historike.

Megjithatë, për presidentin Rama nuk është çudi që të nisë konsultimet edhe me qytetarët përmes platformës "Presidenti që duam". Nëse do të përballet me vështirësi ose pakënaqësi brenda radhëve të tij, kryeministri politikisht mund të përdorë shprehjen e famshme: Punë ka, por nuk ka profesionistë!

13 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Presidente ideale do të ishte Ermelinda Meksi. Nuk e di ku bëhet tani, por mbahet mënd si grua e kulturuar, jo konfliktuale, e zgjuar dhe profesioniste e zonja.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacaku

      Ore gaxhgaun , ti nuk e di se nga behet , ku ndodhet dhe propozon per presidente ??? Ti me duket se gezon me cte kujtohet ........ kjo e para dhe e dyta , edhe Meta ne fillim te vitit 2017 nuk qe konfliktual , me vone u be i uryer , i bezdishem , i peshtire , president qe do mbahet mend ne Historine Shqiptare si presidenti me negativ ne historine e saj ...do mbahet mend vetem per keq ......presidentet ne Shqiperi jane si procesi i vezes se gjarperit ......te gjithe e duan vezen se eshte e mire , e lemuar , e bukur , vec kur cahet dhe prej asaj del perbindeshi atehere e kuptojne gabimin qe bene pse e mbajten dhe e ndihmuan te dilte ne jete ska kish brenda ........ eshte teper vone .....e ha ne surat per 5 vitet e ardheshme ....

      Përgjigjjuni
      1. t
        tik tak

        Po, Ilir Meta do mbahet mend si presidenti me i keq, por do mbahet mend vetem nga ripjerdhja, se nuk e lejoj Ramen te bente c'te donte. Pamvarsusht, se politikanet e ketij vendi jane moralisht njelloj.

        Përgjigjjuni
    2. V
      Viti kermilli, shoku i Nikos

      Mjere Shqiperia qe ngeli ne duar e nje legeni, nje vrasesi dhe nje hajduti. ( sipas rradhes ne foto )

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pranvera do te vije

        Besoje se e ke fjalen per Sali kriminelin se ai ka vrare dhe vjedhur popullin

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fetai

        Nuk mund te gjendet njeri president nga grupi I ketyre lamasheve dhe hajduteve.te lakush emrin kryehajdutit dhe humbesit serial lulush mavrise ,me e pakta eshte te tallesh menderen me popullin. Per kete lamash burgh dhe sekuestro eshte pak. Shqiperia ka figura te respektuara dhe te paperlyera ne vjedhje :- arta dade dhe ermelinda meksi ,PSE Jo dhe astrit patozi. Mos u rekni me figura qe edhe emri nuk duhet tju zihet me goje.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofshin ppp

          President konsensual nuk dmth president mbi palet Nqs na duhej nje president mbi palet ai duhej zgjedhur nga populli pa kaluar nga kuvendi ky do i jepte presidentit titullin "mbi palet"

          Përgjigjjuni
          1. r
            rruga 56

            Fahri Balliu one Gjiknuri jane potential.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fahriu me hekuran isain

              Pse jo edhe cuni fahriut,duket tamam si mongol,me i bukur se spiuni hekuranit.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bimi

              Mos harroni dhe hamshorin Bujar Leskaj

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali te dalte syri(syri tv) dhe lapsi (lapsi.al)te

                Fahri (bulldog )dhe djali( këlyshi) i tij do ishte zgjedhja me e "mire".

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Mendoj se nje zonje do te ishte zgjedhje e mire. Siç thote dhe nje komentues me lart do të ishte zgjedhje historike. Pare në kete kendveshtrimi psh, per mua më mire do të ishte të zgjidhej Lindita Nikolla, kryetarja aktuale e Kuvendit, post të cilin Kushtetuta në rastet kur krijohet vakance e zevendeson presidentin. Pra nga kendveshtrimi kushtetuse statura shtetare eshte e barabarte. Zonja në fjale do të ishte një zgjidhje e mire edhe për një fakt tjeter: Perveçse nje grua, historikisht do ndodhte ajo që nuk ka ndodhur deri më sot në Shqiperi. Të kemi nje president/e nga veriu dhe për më teper e besimit katolik. Jam i bindur qe ajo do te jete kandidature konsensuale dhe do te zgjidhet me mbi 84 vota, sepse minimalisht per të do të votojne dhe deputetet e opozites të besimit katolik që jane aktualisht në Kuvend.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Një qytetar

                    Rama e ka të zgjedhur Presidentin, me 99% ai ka për të qënë Gramoz Ruçi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje