Pushteti i anormalitetit i Edi Ramës dhe hipokrizia e analistëve, që për "inat të Ramës flejnë me Berishën"

1 Prill 2022, 09:33Blog TEMA

Pushteti i anormalitetit i Edi Ramës dhe hipokrizia e analistëve,

Nga Blendi Kajsiu

Në 30 vite tranzicion, as një qeveri nuk u ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qeveri nuk është legjitimuar sa ajo nga anormaliteti. Qeverisja Rama nuk mbahet në pushtet sepse ka sjellë normalitetin politik, ekonomik apo social në Shqipëri. Përkundrazi, ajo legjitimohet nëpërmjet anormalitetit gjeologjik, biologjik dhe politik që ka përfshirë vendin tonë në dy vitet e fundit.

Pushteti 8-vjeçar i qeverisë socialiste (2013-2021) nuk solli ndonjë ndryshim themelor në Shqipëri përballë 8 viteve të pushtetit demokrat (2005-2013). Përveç kontrollit ndaj territorit dhe dixhitalizmit të qeverisjes, që janë arritje për t’u përshëndetur e qeverisë Rama, kjo e fundit nuk ka prodhuar ndonjë modernizmin apo normalizim themelor në shtetin shqiptar.

Partia Socialiste është sot po aq e bunkerizuar dhe pa demokraci të brendshme sa Partia Demokratike. Administrata publike vazhdon të vuajë nga nivele të larta korrupsioni, inefikasiteti dhe rrumpalle. Ekonomia vazhdon të mbetet jokonkurruese, dhe e kapur nga monopolet dhe oligopolet, industria shqiptare nuk po e ngre kokën ndërsa bujqësia mbetet tejet e brishtë dhe në mëshirën e tregut global. Shqipëria vazhdon të ketë nivelet më të larta të varfërisë në rajon dhe shqiptarët vazhdojnë të largohen në masë nga vendi.

Përtej kullave, fasadave, shëtitoreve, porteve të jahteve dhe aeroporteve, qeverisja Rama nuk ka shënuar ndonjë ndryshim themelor strukturor në shoqërinë, politikën, shtetin dhe ekonominë shqiptare. Arritja më e madhe në ristrukturimin e shtetit shqiptar gjatë qeverisjes Rama, reforma e drejtësisë, nuk është e saj, por e faktorit ndërkombëtar. Edhe pse për hall të Berishës dhe Metës opozita e ka denoncuar dhe braktisur këtë reformë, sepse i eliminon gjyqtarët e tipit Zhukri.

Për të gjitha këto arsye u desh një tërmet dhe më pas një virus që qeverisja Rama të fitonte një mandat të tretë. Tërmeti i vitit 2020 i dha një mundësi të artë Kryeministrit dhe qeverisë të “shkëlqenin” në menaxhimin e katastrofës, sidomos duke pasur parasysh pritshmërinë e ulët të vetë qytetarëve. Emergjenca prodhoi kushtet ideale për qeverisjen voluntariste të Ramës, që nuk respekton procedurën, hallkat administrative apo burokracinë, por që bazohet thjesht te vullneti i Kryeministrit. Dhe ai arriti të mblidhte dhe t’u jepte shumë më tepër fonde qytetarëve sesa pritshmëria e tyre.

Si të mos mjaftonte tërmeti, më pas erdhi edhe Covid, që në fakt ka qenë një bekim politik për shumicën e politikanëve në botë. Kjo ishte një tjetër emergjencë që mundësonte qeverisjen anormale dhe voluntariste të Ramës, pa rregullat admnistrative dhe burokratike që aq shumë e bezdisin. Edhe një herë ai doli nëpër botë të kërkonte vaksina për të shpëtuar popullin e tij. Edhe një herë rezultati ishte shumë më i mirë se pritshmëria e qytetarëve, të cilët pasi kishin parë katastrofën shëndetësore në Itali dhe Evropë ishin të sigurt se Shqipëria do marrte fund.

Këto dy anormalitete ishin mjaft të rëndësishëm në fitoren e PS-së dhe Ramës në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Nëse Rama do ish përballur me premtimet që u kish bërë shqiptarëve 8 vite më parë, fitorja do kish qenë shumë më e vështirë. Për faktin e thjeshtë se Shqipëria e vitit 2021 nuk ishte shumë e ndryshme nga ajo e vitit 2013, si në indikatorët e korrupsionit, demokracisë apo të ekonomisë. Ama menaxhimi që Rama i kish bërë anormalitetit gjeologjik (tërmetit) dhe anormalitetit biologjik (virusi) ishte shumë më i mirë se pritshmëria jo vetëm e qytetarëve, por edhe e kritikëve të tij më të egër.

Në fakt, aq shumë u mësua qeverisja Rama të legjitimohej nga anormaliteti saqë kur u përball me protestën qytetare për rritjen e cmimeve menjëherë drejtoi gishtin tek anormaliteti gjeopolitik i radhës, që është lufta në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte legjitimimi nga tërmeti dhe virusi dje, duhej justifikimi me luftën në Ukrainë sot. Edhe pse problemet me naftën apo çmimin e bukës janë mahisur prej kohësh si pasojë e kapjes së tregut.

Pikërisht kur u duk se pushteti aktual nuk mund të legjitimohej më nga anormaliteti, prodhohet rikthimi i Berishës në krye të PD-së. Ky është anormaliteti politik më i madh i tranzicionit shqiptar që i garanton Ramës një qeverisje të qetë sot dhe një fitore të lehtë nesër. Përballë korrupsionit, autoritarizmit dhe agresivitetit berishist, që i vret protestuesit në mes të sheshit, qeverisja Rama duket moderne, tolerante dhe demokratike.

Skandali korruptiv i inceneratorëve zbehet lehtë përballë korrupsionit atomik të familjes Berisha në Gërdec, për të cilin vetë Hollivudi bëri film! Akuzat e LSI-së se SPAK nuk po arreston Ramën për inceneratorët janë qesharake kur bëhen nga një parti, kryetari i stë cilës u kap duke vjedhur me zë e figurë dhe në vend që të dënohej u bë President. Pa përmendur faktin që Lefter Koka korrupsionin e inceneratorëve e bëri si ministër i LSI-së. Bunkerizimi i PS-së sot, mungesa e debatit dhe e demokracisë aty brenda, zbehet përballë blindimit berishist të PD-së, që tashmë ka hapur luftë me faktorin ndërkombëtar, me PS-në e Ramës dhe me PD-në postberishiste.

Për fatin e mirë të Ramës dhe fatin e keq të demokracisë sonë, anormaliteti nuk ka delegjitimuar vetëm opozitën politike, por edhe atë mediatike. Nuk e kam fjalën te megafonët e Berishës. Flas për një sërë gazetarësh dhe analistësh seriozë dhe me integritet, që në mënyrë të sinqertë kritikojnë qeverisjen Rama dhe pasojat negative të saj për demokracinë. Rreshtimi përkrah Berishës i ka vendosur ata në një situatë anormale, duke forcuar kështu propagandën e pushtetit.

Të njëjtët analistë që kritikojnë pafund SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë së reformuar sepse arreston “peshqit vegjël” si Lefter Koka, apo se është i kapur nga Rama, kanë heshtur për vendimin thellësisht politik të gjyqtarit Zhukri që ia dhuron PD-në Berishës menjëherë pas dorëheqjes së Bashës. Edhe pse vetë gjyqtari ka deklaruar haptas se është berishist. Të njëjtët analistë që akuzojnë Ramën se nëpërmjet Sorosit influencon Departamentin e Shtetit Amerikan, nuk shikojnë asnjë influencë të tij te Gjykata e Tiranës. Pra, Rama bën konspiracione në Uashington, por jo në Tiranë.

Të njëjtët intelektualë që kanë të paktën 20 vite që kërkojnë largimin e Berishës dhe berishizmit nga skena politike sot, mendojnë se rikthimi i tij e forcon opozitën, edhe pse nuk e sjell në pushtet. Po ata intelektualë dhe gazetarë që prej dekadash na thonë se duhet rinovuar klasa politike, sot thonë se PD-në duhet ta drejtojë dinozauri Berisha dhe jo brezi i ri i politikanëve si Enkeleid Alibeaj apo Jorida Tabaku.

Sa më shumë qelbet bataku i skenës sonë politike, aq më shumë thellohet anormaliteti që e riprodhon dhe e legjitimon atë. Berisha që humbi zgjedhjet e vitit 2013, që e mori në qafë PD-në duke vënë dhe mbajtur në krye të saj “pengun” dhe “humbësin serial” Basha, Berisha që u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe minim të demokracisë, sot shpërblehet nga demokratët duke u rizgjedhur kryetar i PD-së. Përballë një qeverie anormale të skandalit të inceneratorëve kemi një opozitë akoma më anormale të Sali Berishës. Tashmë anormaliteti është në pushtet, majtas dhe djathtas, në ekonominë, politikën dhe median tonë.

54 Komente

  1. L
    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

    Edi rama do mbreteroj sa te jete fatkeqesia e kombit komunisti fanatik kanunor sali me hienat e tij. A mund te votohet mul noka injoranti qe ben shurren te gardhi parlamentit.... A e shikoni vjollca vokshin si thithlop qe pret te dera shqupit kriminelin sali e i rri para mbrapa si servile klasike... A mund te votosh salianjin me griden apo paloken me budallain bumci e sa e sa zhelala

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetaret shqiptare te poshteruar nga bandat e shk

      Keni me shume se Te Drejte ne gjithcka shkruani ne KOmentin tuaj ! 30-vjet qe vrasin , pergojojne ,kacafyten Parlamentit - TV - medieve vetem per Pushtet , Kush te kapi Shqiperine si kta shkerdhatat e PD-s e deri ke Bordellua e Analisteve ! Kush mundet te na thote ; Kush nga kto Dy Banda Shkerdhatash kane ngritur njiher zerin per kte Popull per shqetesimet e mizerjen vafrerine qe jeton ky Popull ? Vetem njiher te vetme ,kush ,kur ??? rrasini plumbin Bandave qe Jetojne si Sheik mbasi perdoren Maskat si Politikan dhe Analiste . Kta ju futen ne Ferr juve si popull, Sot eshte koha ti jepni reston Shkerdhatave

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Largoni Saliun te dashur shqiptare! Mendoni vetem shume thjeshte! Kush jane besniket injorante dhe hajdute te Saliut! Djali i Fahriut? Tritani? Albana? Ky Saliu dhe keta do te demokratizojne PD! Duhet te filloje SPAK te beje detyren! Lefter Koka Bllako dhe te tjere jane njerez te likes dhe Mones! Ata bene qe Likja te hakmerej! Nuk e kuptoj pse US ka pranuar lojen e Saliut! Nuk duhet lene ne mes!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Kuptohet qe shkrimi i Kajsiut eshte nje kunderpergjigje ndaj shkrimit te djeshem te Bushatit, i cili e cilesonte Ramen si sharlatan te se majtes. E kam thene edhe me pare qe Bushati bashke me Lubonjen jane te vetmit analiste, te cilet jane nje raport te drejte me te verteten. Keta zoterinj jane te dy te majte - une qe e them kete jam i djathte. Botekuptimi i ndryshem, pse jo edhe i kundert, nuk me pengon qe te shpreh respektin per keta dy majtiste te njohur ne opinionin publik shqiptar. Zoti Kajsiu, padyshim qe e ka lexuar Marksin, te pakten aq sa per te patur nje ide ne lidhje me filozofine e tij. Marksi, per mua te djathtin ( e di qe shumekujt, mund t'i duket paradoksale, madje te djathteve edhe skandaloze), eshte filozofi, mendimtari qe e respektoj me shume ndet te majtet. Arsyeja kryesore, prape mund te duket paradoksale: ay, Marksi pra, kishte nje percmim, nje neveri per te majten socialiste ne pergjithesi; edhe ne elaborimin e tij per shteresizimin klasor, e shprehte haptas percmimin per shtresen e te ashtuquajtures mikroborgjezi, e cila ishte baza sociale e filozofise socialiste; Prudonin, babain e socializmit, megjithese jo ne menyre direkte, e konsideronte nje sharlatan, dhe tallej me vepren kryesore te tij, konkluzioni i se ciles ishte "prona eshte vjedhje". Marksi, kur jetonte ne Londer, shkrimet e tij i botonte ne gazeten me konservatore te Londres, te cilen, e konsideronte si gazeten me te pashitur ne interesa. Marksi, i ashtuquajtur babai i komunizmit...! Pse i them keto?! - Sepse, pikerisht per tipa si ky Kajsiu, vinte si pasoje perbuzja e Marksit per socialistet. Aq predominuese eshte kjo specie ne te majten, sa i bejne te paperfillshem, madje te paragjykueshem, edhe te majtet e vertete, ata te ndershmit. Andi Bushati, si pakekush nder koleget e tij, ka bere madje nje cikel emisionesh ( mos gaboj ne Vizion ) per ate qe ka ndodhur ne Gerdec. Andi Bushati eshte edhe "pucisti" i 21 janarit...! Une qe po i them keto, kam mendimin tim, diku te ndryshem e diku tjeter shume shume te ndryshem; une qe i them keto, mbeshtes Sali Berishen qe kur filloi me denoncimet e medha, pas terheqjes se tij nga politika aktive ne vitin 2013 ; por kjo nuk me pengon aspak te vleresoj integritetin e Andi Bushatit, si gazetar dhe analist. Cfare e ben nje gazetar a analist te jete me i mire se nje tjeter?! - Ndershmeria dhe integriteti profesional. Ajo qe i ben Bushatin dhe Lubonjen me te mire se koleget e tyre, sidomos ata te majte, nuk eshte se jane me te mencur a me te ditur se koleget e tyre, por ndershmeria dhe integriteti i tyre. Por, per t'i pasur keto, nuk mjaftojne as shkollimi i mire, as suksesi individual. Duhet te kesh prirje edhe per te drejten dhe te verteten; dhe kete e kane pake njerez.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku yt

            Skypion, Ti nuk je as i majte dhe as i djathte. Ti je njeri i semure dhe konfjuz. Ti e ke prere bileten me Sali Rrumpallen dhe mundohesh te akordohesh me kete zgjedhje qe ke bere. Kjo te krijon ty iluzionin se je i djathte meqe Berisha hiqet i djathte. Ne thelb Saliu eshte spiun dhe ja kerkon detyra te hiqet si i djathte. Kjo eshte e veshtire per ty ta kuptosh se ilizionet nuk te lene te mendosh normalisht. Me mire meru me shendetin se me Saliut, sepse do te heqi dhe ato farza qe te kane ngelur.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anna

              hahhaaaaaa big like

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vranakonti

              Bravo,komente i mire.Nuk mund te fitohet me Mul Noken qe bene shurren te gardhi i parlamentit,apo servilen Vokshi thithlopa,apo me Salianjin e Dumen dy kurvaret.Kete opozit e ka mare perropia dhe me t'u zgjedhur kryetar i PD Saliu do te pirdhet fare kjo partii hienash.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anna

                hahhaaaaaa big like

                Përgjigjjuni
                1. k
                  k

                  Personalisht jam i liberal i djathte dhe nuk me pelqen Rama,por kur mendoj se perballe tij janë bandat mafjoze te korruptuara dhe klanore antiligj te drejtuara nga nje ishkomunist i partise së punes,atëherë Rama më zbukurohet dhe bëhet më i pelqyeshëm dhe i dobishëm për shoqërinë shqiptare në pritje të një të djathte të vërtetë. Eshte një lloj pragmatizmi atdhetar ,jo servilizëm ndaj qeverisë.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                  Te relativizosh bemat kriminale te Edi Rames vecse qenka verdalle Sali Gerdalla eshte po aq kriminale.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Mund të jetë siç thoni ju por mbetet fakt që gërdalla është lider historik i krimeve më monstruoze në këtë vend; shkatërruesi total i ekonomisë së vendit prandaj vetëm ideja e rikthimit të atij që ju e quani gërdallë i bën njerëzit tju duket rama i pafajshëm. Rama ikën vetëm nëse gërdalla shkon pas hekurave.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vito kermilli, shoku i Nikos

                      Eshte rihapur hetimi per Gerdecin nga SPAK dhe Fatmir Mediu eshte prane burgut. Puna eshte se kush i ka marre parate qe ka vene ne dispozicion Fatmir Gerdeci qe mos shkoje prapa hekurave. Kam frike se Rama i mban keta nen presion qe mos dalin te palarat ku ai ka gisht vete. Eshte nje pislluk me 70 milione euro per Hidrocentralin e Ashtes ku kane gisht Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Sali Berisha. Jo lloqe kavaje por prova me shkrim, por nuk habitem perse Rama nuk ka urdheruar Agacin te beje kallzim penal. Sepse jane njelloj, vjedhin njelloj para dhe vota per pushtet.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Emigranti

                      Fatkeqesia jon qendron ne ate qe : kam meritojm. E them me keqardhje,por fakti qe votohet Sali krimineli dhe risillet ne krye te PD-se,apo lihet te neperkembi akoma nje popull te tere me mendjemadhesin e shfrenuar EDI Rama,do te thote se kam meritojm

                      Përgjigjjuni
                    3. A
                      Albozi

                      Te bazohesh te fjalet e andi bushatit nje interesaxhi qe shef vetem interesin e vet , e lepihet sa andej ketej nuk e di domethene , mduket se do te shfajsohet ngaqe eshte 1 prilli te dali neser te thot nuk jan te verteta ato qe thash????????????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Celo Mezani

                        Blendi shume dakord per gjithcka cfare ke shkruar, pervecse per Reformen ne Drejtesi. Rama e kerkoi dhe e perkrahu Reformen. Mos e banalizoni kaq shume qe e bene vetem nderkombetaret. Nese edhe Rama do kishte bere çka beri Meta-Berisha duke e sabotuar reformen ne çdo hap, sot do ishim ende me Llallen dhe Gjin Gjonin. Reforma eshte ende ne 1/3 e rruges dhe kjo ishte e VETMJA arsye perse Rama meritonte mandatin e trete. Me pushtetin e jashtezakonshem qe ka marr media ne boten e sotme, nje problem thelbesor i shoqerise sone, eshte qe mediat jane ne koma. Ato jane ose gjobevenese ose lavatrice biznesesh te pista. Nese mediat, shoqeria civile dhe opozitaret do ishin bere bashke te shkulnin Berishen nga politika, Rama do binte ne çast. Ramizmi ushqehet sot nga Berishizmi.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elio

                          Ku do jete nje nga hajdutet e Alibabes

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Arben

                          Po mire e ka se mesa duket kta analiste qe duhet te informojne fhe ufhezojne punlikun vetem e keqinformojne dhe bejme kaos te kot. Le te pranojme qe po ben levizjet e duhura kjo qeveri dhe po ja dalim pak nga pak

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arian

                            Te kritikosh dhe te flasesh kot ne ajer pa pasur asgje konkrete dhe t evesh sic ben shpia liris qe leshon vetem sharje dhe urrejtje tregon haptazi qe je pal e atyre qe duan ta fundosin kte shtet ,

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Moza

                              Po vetem qeveria e rames ka sjelle ndryshime gjate qeverisjes se vet edhe pze kemi kalu 100 gjera me termet me pandemi me krizen e cmimeve per shkak te luftes o kameleon , ik gjej shiket

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fidel

                                Erdhi nje telegram nga bogota hahaha, po kulmi i hipokritit je ti qe 22 vjec ishe keshilltar i mortjes e rrije i mbaje dosjen blu mos i behej me pluhur o matuf

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dani kodra

                                  Andi bushati je nje fytyr publike qe duhet te flasesh me argumenta te sakta dhe te mirmenduara se te rendojne dhe shum vite eksperienc mbi supe por dhe ti si te gjithe vuani per pak like dhe lajm saqe ke filluar dhe nxjer nga goja fjal nga me te ndyrat duke share njerez qe po mundohen te bejn kte shtet , turp kush te degjon ty

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Banxho Favella

                                    Fatkeqesia me e madhe per kete vend eshte qe sot ne 2022, media eshte bere si lopa qe ka dy stomaqe e rri ripertyp cdo personazh e cdo ngjarje. Dhe prandaj kemi 30 vite qe jetojme te njejtat ngjarje me te njejtit personazhe. Kajsiu i shkeputur nga realiteti shqiptar vazhdon jep opinione se si te bejme ne vendin, gjithollog me oke ka shqiperia. Ju vret fakti qe rama e ka kuptuar se ca llumi jeni, edhe qe sju pjerdh me fare

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Uenda kerrici

                                      O bushati ik bej ndonje lajm per bb vip dhe per kto pseudoemisionet qe jan shpallur kto koh , mos e ul veten kaq shum ne sy te njerzve

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        paemer

                                        Nuk ka krahasim kjo qeveri me te vjetren eshte shume here me mire

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          REXHI

                                          Me tremb shume kur e mendoj qe si popull mundem te votonim serish MASIVISHT saliun ne 2005, dhe e harruam 97; me tremb qe shume akoma jane te gatshme ta votojne dhe pse amerika e shpalli te djegur. Nuk dua ta besoj, por dita dites po me mbushet mendja qe ky popull do marri gjithmone njerezit qe meriton

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Martin

                                            Anormalitetin e prodhon vete Edi Rama. Po nuk iku Edi Rama edhe Berishen tere jeten do ta kini neper kembe, se krimineli dhe hajduti i lalezit i sherben te pangopurit te Surrelit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kolonel Janulla , ne shtratin e vdekjes

                                              Po mire more Martin , ja e hoqem Ramen , . , , , , po a nuk pergjon pas gardhit hijena e Vicidolit , sebashku me beun e koheve moderne te Skraparit ? Te gjithe e dine qe nuk ka kandidatura te tjera , vec ti nuk e paske marre vesh ! ! !

                                              Përgjigjjuni
                                            2. G
                                              Gerdi

                                              Syrixenit.tv dhe keta te ricikluarit si artur zheji vazhdojne te personifikojne median shqiptare dhe kjo eshte tragjedi kombetare.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Taulant

                                                Si Berisha dhe Meta apo Rama jane produkt Amerikan dhe Evropian. Qellimi i tyre eshte qe Shqiperia te drejtohet prej qeveritareve te korruptuar per te mbajtur nen kontroll elementin Shqiptar ne Ballkan. Ne qofte se Shqiperia do zhvillohej ateher Shqiptaret nga trojet do kerkonin bashkim me Shqiperin. Nje Shqiperi e varfer e mjeruar e kriminalizuar tremb Shqiptaret brenda saj e jo me ata te trojeve jashte kufirit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mondi

                                                  Fatkeqesi te justifikosh krimet e kesaj qeverie. Prandaj nuk bejme para ne si vend se na serviren ide kaq kriminale sa keto te ketij militantit me siper. ASGJE Nuk ka menaxhuar kryeministri jot, eshte thjesht nje kriminel edhe deshtak i pa shoq. Mjer ti me kete llogjik. Te jesh i majte nuk te paragjykon askush, po te ngresh ne pjetestal deshtimet e nje te semuri mendor dhe kriminel pa familje pafe, pa atdhe, je me keq se kryeministri. Sa mjendje te semura qe ka ne qarkullim shoqeria jone ' elitare'. Cfare neverie.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    I tille je , sa here qe hap gojen

                                                    Si gjithmone , ne cdo koment mbetesh njolle e zeze qe pegen emrin shqiptar o Mondi ! Njerezit e shohin te keqen tek Saliu e Iliri , duke mbyllur syte ndaj mesjetareve si puna jote , qe jane gati te behen kurban per bajraktarin !

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. R
                                                    Reforma ne Drejtesi e Spak - alibi me vjedh Shteti

                                                    Cdo deklarate si Reforma ne Drejtesi e Spak lane thjeshte A l i b i qe i nxjerrin Mashtruesit Nderkombetare me i rjep Miljardat shtetit te Kaqolave Let'na tregoj kush se cilat jane Rezultatet e Drejtesise e Spak deri me sot ? Jane lojna Piramidale , si me varferu shqiptaret me heq deshiren e besimin per te jetuar ne kte vend . Mbas ktyre Metodave Mashtruese qendrojne Kompani PsikoSocialoge te cilet mbasi dijne mire , cfar duan shqiptaret ne shekuj eshte Drejzesia pika e dobet e ktij Populli dhe pikerishte ktu mbi kte Pike te Dobet e rrotullojn Historine kta Mashtrues duke prrallisur me Terma te reja te Mashtrimit te Vjeter . Ku shkuan Miljardat e finacuara per Drejtesi e Spak nderkohe qe Rezultatet jane XERRO ? Kush mbane Pergjegjesi qe Banda Drejtesi mashtron popullin vjedh ne bashkpunim me Nderkombetaret shtetin pa Zot ?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bregdeti

                                                      I ashtuquajturi “Kontrolli mbi territorin”, qe ju permendni eshte filtiv. Ai me teper eshte “dhune e paligjshme” mbi territorin. Qeveria e usjtron kontrollin vetem duke prishur aty-ketu ndonje ndertim ( shume prej te cileve ne proces gjyqesor), duke legalizuar aty-ketu ndonje ndertim te paligjshem, dhe duke mis bere asgje per rikthimin e tokave pronareve. Turp i botes 30 e kusur vjet, pronaret e ligjshem vaxhdojne te genjehen dhunshem, nderkohe grabitesit inkurajohen nen mantelun e “investitorit strategjik”. Per me teper na del dhe z.Lame qe na njofton se kadastrat kane falimentuar, rregjistrat jane tjetersuar dhe shteti nuk e di se kujt i takin cfare….Burdello totale ne rregjistrin shteteror te pronave, e dirigjuar nga nepunesit e shtetit Dhe kete ju e quani “kontroll mbi territorin”?!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Propagand

                                                        Meqe Kajsiu deshtoi ne mbrojtjen e papare qe I beri Lulit tani fajin e ka (SALIU) , e kane ata qe mbeshtesin Saliun. Gazekare pa pike morali.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. n
                                                          noni

                                                          Fajin e ka perhere saliu , si per pd si per vendin si per te gjitha , ai na e la vendin mrapa

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Genti genti

                                                            Po mbeshtesin saliun gazetaret se jan te bler me leket qe ka ber perandori saliu me dhendrin e vet . Turp !!!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Komshiu

                                                              Nje fqinje me mua pikerisht kete me thoshte.Punonte ne nje institucion publik me emer dhe ishte ne nivel te mesem.Pra thjesht me thosh qe Rama eshte hajdut, etj etj, por pikerisht rrezik me i madh ehste Berisha.Po iku ai Rama iken vete. I thashe qe ketu tek ne asnje s'iken vete.Perfundimi......Ky zoteri qe avokon vjedhjen e shefit, nje dite perfundoi ne burg. Pikerisht per vjedhje, ne nje tender, si antar i komisionit. Urime shqiptare.... te tille keni me qindra e mijra tashme. Ti gezoni e jua pafshit hajrin.ju gjithmone po kete sj horri do te votoni. Te kenaqur ne ekstrem do jeni kur te vidheni prej tyre.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kolonel Janulla , ne shtratin e vdekjes

                                                                O Komshi , po nuk na the , ke te votojme pasi te heqim Ramen , Saliun me taborrin e tij anadollak , apo Ilirin me tufen e qenve e te maceve ?

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. M
                                                                Mona

                                                                ku jetoni ju ne greqi qe nuk i shifni ndryshimet nga qeveria , apo flini me berishen e sju del gjumi ne mgjes me pa lajmet

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Mandravello

                                                                  Ndryshime ka boll, dhe shume mire. Por keto ndryshime nuk duhet te pengojne denoncimin e vjedhjeve, abuzimeve, paaftesise dhe korrupsionit. Mos e shiko boten bardh e zi... o me Saliun , o me Ramen. Padyshim Rama eshte qeveria me e mire e 30 vjeteve te fundit, por duhet dhe ka mundesi te jete akoma me e mire. Kapishi ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. G
                                                                  Goni

                                                                  Sali berisha asnjehere ska pasur qeveri , ai erdhi vetem per te vjedhur popullin u largua i mbaruan leket tani do te vije prap , po ik o sali gjej shoket

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Adili

                                                                    Shume poshte ka ren kjo media skan ca bejn nxjerrin lajme jo te verteta shkruajn shpifje.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. y
                                                                      ymeri

                                                                      Po rama i perballoi mire te gjitha situaatat me thene te drejten si termetin si pandemine dhe tani me keto paketat per ngritjen e cmimeve

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. B
                                                                        Bledi bledi

                                                                        SALI BERISHA KRIMINEL QE MBLEDH BYTHLEPIRSAT E GAZETARVE ANDI BUSHATI ME SHOK

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. e
                                                                          elisa

                                                                          o njerez akoma besoni tek plaku mere pz ju sjeni mir pz keni ikur

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Alban

                                                                            Askush nga politikanet ska bere shtet pervec kesaj qeverie dhe me merite te z.kryeminister do vazhdojme akome te zhvillohemi

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. b
                                                                              berti

                                                                              bo pz u fut prap ne sken krimineli pz se kpt prap do te vjedh te vras ky njeri sedi populli nuk duhet kurr ti harroj krimet e s.b

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. f
                                                                                fatos lupo

                                                                                edi rama si ka duart me gjak si sali krimineli

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Andi

                                                                                  Si mund te keni besim tek nje kriminel si sali berisha gjerat qe jan ber gjate qeverisjes se Rames as nuk u mendonin ne kohen e sales

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. "
                                                                                    "BOHOTINA"

                                                                                    Nuk lexova asgje, por do te them dy gjera. 1. U perpoq Rama shume per te bere shtet, por Salihu ka prishur deri ne embrion gjithçka ne kete vend. Çdo poshtersi e ka mbjellur me kujdes. Ai eshte nismetari i cdo makabriteti dhe jemi ketu ku jemi. 2. Politikane dhe gazetare qe i bejne hosana ketij perbindshi e kane nje shkak shume te forte. Ate e kane frike. Ai te vret. Ai ka skuader sekrete qe e perdor per te hequr qafe kundershtare politike, mediatike dhe cdo njeri qe i ze udhen kesaj monstre gjakesore.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. N
                                                                                      Neutralizim metastazave berishjane

                                                                                      I kajsia disa pyetje. 1 si ishte shendetsia para 2013 dhe si esht SOT? Sii nata me diten. 2. Sa njerz vdiqen ne aksidente ose u vran nga Krimi ne 2005-2013 dhe sa ne 2014-2021. Diku 1000 jete te shpetuara. 3. Si ishte bujqesia dhe turizmi para 2013 dhe si ishte ne 2021. Me shum as Ajnshtajni nuk do bente. 4 si ishte Arsimi me kiosk at dhe si esht e Tani. Disa tjera I ke pranuar dhe vete. Ne ne ket Gomorrah vend edhe jezusi dhe mojsiu do I kishin ngritur duart Lart. Po ja qe Zoti u solli njeriun qe po e nxjerr ket milet gomar dembel, me endrra per qekun e bardh nga balta e vet shkaterrimit, anarkis etj. Mbajeni mir se do tu haj dreqi po e humbet.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. N
                                                                                        Neutralizim metastazave berishjane

                                                                                        I kajsia disa pyetje. 1 si ishte shendetsia para 2013 dhe si esht SOT? Sii nata me diten. 2. Sa njerz vdiqen ne aksidente ose u vran nga Krimi ne 2005-2013 dhe sa ne 2014-2021. Diku 1000 jete te shpetuara. 3. Si ishte bujqesia dhe turizmi para 2013 dhe si ishte ne 2021. Me shum as Ajnshtajni nuk do bente. 4 si ishte Arsimi me kiosk at dhe si esht e Tani. Disa tjera I ke pranuar dhe vete. Ne ne ket Gomorrah vend edhe jezusi dhe mojsiu do I kishin ngritur duart Lart. Po ja qe Zoti u solli njeriun qe po e nxjerr ket milet gomar dembel, me endrra per qekun e bardh nga balta e vet shkaterrimit, anarkis etj. Mbajeni mir se do tu haj dreqi po e humbet.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. P
                                                                                          PRoshi

                                                                                          Je i detyruar te shtrosh te vertetat dhe te numurosh arritjet e kesaj maxhorance qeverisese te Rames. Me doze dyshuese sigurisht te paprovuar. Qe korupsioni egziston ne Shqiperi , kjo nuk perben cudi, pasi eshte sistemi qe e pjell dhe e ka bashkautor gjate gjithe jetegjatesise te tij. Keshtu qe nuk perben ndonje cudi. Duhet drejtesia te funksionoje dhe ajo sapo ka filluar te veproje. per cudi majtas, (sepse nuk ka kundershti, sic ndodh me te djathtet qe behen mburoje te korupsionit) por dhe kjo duhet pershendetur. Eshte kjo qeveri qe e solli kete drejtesi ne binaret e duhur.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. M
                                                                                            Medi Belortaja i verteti fare

                                                                                            AI KA RUAJTUR, PROVOVIMIT E JEP PERGJIGJE ME TAKT. AI NUK THA QE JANE GOMERE U TREGUA I ZGJUAR. AI KRYEMINISTRI NUK THA QE NA PERBUZTE KJO QEME TE RINJ, KURSE TANI NA DO, JO VETEM MUA POR EDHE SONIN. NJE GJYSEM GAY GJYSEM ANGLEZ GASHNORI I TE TE VELLAIT TE ALBANA SHOSHIT. JAM I BINDUR QE E VETMJA FEMER QE NUK JA KA FUTUR KA QENE EDI RAMA, ASAJ..T'IU THEM EMRIN ?? HAHA

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje