
Qysh kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtatorin e vjetshëm, kundërshtarët e tij në parti e në media theksonin pa pushim se ai ka një problem të jashtëm – me të PD-ja nuk mund të vijë në pushtet ngaqë është shpallur persona non grata nga SHBA dhe ngaqë nuk ka përkrahje në kanceleritë dhe partitë e djathta europiane.
Përkrahësit e Berishës në parti e në media kundërpërgjigjeshin e vazhdojnë të kundërpërgjigjen me argumentin se, përderisa ai ka përkrahje të fuqishme të brendshme nga elektorati opozitar, e meriton të jetë udhëheqësi i opozitës.
Po sa e fuqishme është kjo përkrahje e elektoratit opozitar ndaj Berishës?
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit (të cilat shpesh po citohen nga përkrahësit e Berishës) treguan se vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive votuan për kandidtët e “Shtëpisë së Lirisë”, të përzgjedhur e të përkrahur në mënyrë energjike e kapilare nga Berisha. Ndërkohë, në ato 6 bashki, për kandidatët opozitarë (të PD-AN, LSI, etj.) kishin votuar vjet plot 40% e banorëve të rritur…
Nga një sondazh rigoroz që po zhvilloj aktualisht në terren, rezulton se vetëm gjysma e votuesve të vjetshëm opozitarë zgjedhin Berishën si politikanin e tyre më të preferuar (gjysma tjetër është e shpërndarë mes Metës, Bashës, dhe Asnjërit).
Ndërkohë, Ramën, rivalin e madh të Berishës, e zgjedhin si politikanin më të preferuar të gjithë ata të anketuar që votuan vjet për PS-në (e madje edhe përtej)….
Thote Zaloshnja: " Nga nje sondazh rigoroz qe po zhvillohej aktualisht(!) ne terren...". Patjeter qe ne duhet ti besojme meqe qenka e tille, dhe se eshte i tille se luan as topi, meqe e thote Zaloshnja ( edhe si tautologji kjo eshte idiote). Qe Ramen e zgjedhin si te preferuar tejepertej, kjo dihet, ashtu sic dihet qe edhe Putinin edhe Erdoganin, sondazhet ne terrenet e tyre, i nxjerrin mese tejpertej te preferuar.Po pse te shkojme kaq larg, kemi historine tone te afert, ku diktatori preferohej jo me pak 99.99% e votuesve, tejepertej e ca me larg akoma! Zaloshnja e di shume mire, qe nje qeveri, para se gjithash, vleresohet ne varesi te politikave ekonomike qe ajo ben per permiresimin e jetes se qytetareve te vet. Sali Berisha sfidon duke kujtuar pagat dhe pensionet ne dymandateshin e tij, madje shkon me tutje kur thote qe Shqiperia e kohes se tij i kishte pagat minimale ( mos gaboj, po ska rendesi kjo) me te lartat ne rajon. Ne dymandateshin e Rames - thote Berisha - ka patur nje renie te dukshme te ketyre treguesve thelbesore. Une nuk kam pare gjekundi asnje pergjigje ndaj kesaj sfide te Berishes; kam kerkuar shume, por nuk kam gjetur gje. Nese ne keto qe thote doktori, do te kishte sadopak te paverteta, padyshim qe do te dilnin dhe ta masakronin staticienet e socialistes. Do te kisha dashur shume te dija opinionin e zotit Zaloshnja mbi kete pike, qe sic e thame eshte kryesorja per nje qeveri, fundja fundit eshte vete arsyeja e egzistences se saj.
Skypion tan hoxha (kandidati i deshtuar per president): Nqs sbeson tek sondazhi i zaloshnjes, beso tek rezultati i 6 masit, qe ju berishistet citoni aq shume. Sa pak nga banoret e 6 bashkive votuan per kandidatet berishiste......
Forca e berishës,qëndron tek bollëku industrial i injorantëve.