Berisha, ose rikthimi i një megafoni ushtarak të prishur, monoton e të ndryshkur

28 Mars 2022, 12:04Blog TEMA

Berisha, ose rikthimi i një megafoni ushtarak të prishur, monoton e

Nga Ilir Yzeiri

Nuk ka gjë më të bezdisshme sesa të merresh me Berishën dhe me ato që ai bën dhe dërdëllis nëpër Shqipëri. Për ata që kanë jetuar periudhën e zboreve ushtarake, ai ngjet me ata altaparlantët e zboreve që viheshin lart në majë të ndonjë shtylle telefoni dhe ndizeshin periodikisht sidomos në kohën kur jepeshin lajmet duke i rishpërndarë ato edhe me anë të këtij mjeti që e shumëfishonte zërin e radios.

Më kujtohet se kur kam lexuar librin e Jusuf Vrionit të shkruar bashkë me Erik Faj «Kujtimet e një europiani», në një vend ai kujton se kur ishin duke punuar në një kamp pune në kohën që ishte i arrestuar, më duket në ndërtimin e aeroportit të Tiranës ose në një fshat në Myzeqe, altaparlanti që transmetonte ose që lidhej me Radio Tiranën, gabimisht, ishte lidhur me një stacion rumun dhe po jepte muzikë xhazi. Ne mbetëm të pataksur, kujton ai, pastaj shpejt gabimi u kap dhe radioja vijoi avazin e vjetër.

Altaparlanti si mjet i shumëfishimit të zërit që përdorej për propogandë në kohën e socializmit e sidomos në vendet me shoqërizim të spikatur si kampet e punës, zboret, aksionet etj., ishte një folës apo zëri i një autoriteti që kërkonte të ishte i pranishëm kudo. Me anë të atij zëri dëgjuesit nuk informoheshin, por qëllimi ishte të edukoheshin dhe ky edukim bëhej përmes përsëritjes bajate të së njëjtit tekst. Përsëritja e vazhdueshme në ligjërim e të njëjtit tekst sjell si pasojë humbjen e kuptimit fillestar të asaj që shënon ai tekst dhe frazat apo thëniet që shqiptohen mbeten si zhurma pa përmbajtje.

Pikërisht këtë efekt të bëjnë edhe ato që thotë Berisha. Ai është kthyer në një altaprlant të bezdisshëm e të neveritshëm që jo vetëm nuk dëgjohet më, por krijon efektin e kundërt. Ai ndot ambientin publik me zhurma. Thëniet e tij, me qenë se e kanë humbur përmbajtjen fillestare, janë kthyer në zhurma. Këto zhurma eksitojnë vetëm militantët e tij fanatikë ashtu siç ndodh në një disko ku vetëm tingujt ndezin të pranishmit që kanë konsumuar alkool pa qenë nevoja të marrin vesh se çfarë po transmetohet.

Duke u shndërruar në një altaparlant të bezdisshëm e pa asnjë përmbajtje, ai po shkatërron institucionin që prodhon zërin opozitar. Sot demokracia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Altaparlanti i ndryshkur ushtarak i viteve ’50 me të cilin identifikohet Berisha, ka shuar artikulimet e njëmendëta opozitare dhe ka hedhur në erë institucionin e opozitës apo atë instancë që duhet të prodhojë ligjërimin opozitar në Shqipëri.

Dëmi që Berisha po i bën Shqipërisë është i papërfillshëm sepse modeli i tij po u tregon shqiptarëve se çfarë forme ka e keqja politike në këtë vend, ndërsa shkatërrimi që ai po i bën opozitës është me pasoja katastrofike. Për fat të keq, Berisha është një nga argumentet pse ne, shqiptarët, nuk e njohim dhe nuk e pranojmë pluralizmin politik, por jemi të prirur të identifikohemi me pushtetin autoritarist.  

13 Komente

  1. S
    Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

    Kush e mban mend Salehun si fshihesh si kurve e vogel pas Bashkim Finos ne 1998?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Pasi dha doreheqjen ne vitin 2013, pati njelloj psheretime lehtesuese nga hordhia e bashibozukeve te socialistes: sa mire qe iku! Edhe pse ishte aktiv si deputet ne tetevjeteshin qe pasoi, edhe pse ishte shume bezdises me Facbook-un e tij, doktori nuk perbente ndonje shqetesim madhor per ta. Dhe, pastaj, ku u shpall Nongrata nga burokratet e lobuar prej lobisteve te Rama-Soros, psheretima e lehtesimit, i la vendin nje euforie ngashnjyese, qe jo vetem e mposhtem Berishen, por edhe e asgjesuam perfundimisht politikisht dhe e turperuam publikisht. Mirepo, gjithcka ndryshoi ne menyre te befte, kur si Anteu i lashtesise, Doktori, jo vetem qe u ringrit nga goditja e pabese e zuzareve, por me energjik se kurre fale forces qe mori nga shqiptaret e tij qe nuk e brakstisen, perkundrazi e ngriten ate ne piedestalin e tribunit popullor. Keshtu, nga euforia ngashnjyese, bashibozukeria socialiste, me politikane, analiste, gazetare dhe si gjithmone turma mavi, e verber dhe trushpelare, ra ne nje si gjendje shock-u. Ne fillim nuk deshen ta besonin, por shfaqja e doktorit ishte aq e sylebyrte, sa nuk mund te mos e besonin me. Trauma e fillimit ishte aq e madhe, sa disa syresh, ashtu te shushatur, filluan te grindeshin dhe shaheshin me njeri-tjetrin, mu si ata burracaket qe ne pamundesi per t'i bere dhune te urryerit te tyre, e derdhin mllefin e urrejtjes mbi njerezit e afert. Pastaj, me t'u kendellur, u grupuan ashtu sic organizoheshin zboret e kohes se diktatures, ne nje beteje imagjinare me armikun, kesaj radhe, vetem te brendshem. Eshte nje situate aq e cuditshme, sa shembelltyren e vetme qe kam gjetur per te, eshte ajo e Don Kishotit, por... te kthyer permbys: imagjinoni Don Kishotin serioz, ashtu sic personazhi i kryevepres deshironte te ishte, dmth nje kalores trim, i guximshem, i pamposhtur dhe me shpirt fisnik, qe ndeshet dhe ngashenjen mbi turma te egjra barbaresh. Artikullshkruesi i mesiperm eshte nje nder ta. Kushdo qe nuk eshte i perfshire ne kete histori, ne kuptimin qe nuk ka asnje interes, prsh nje i huaj, apo nje shqiptar qe eshte tehuajsuar nga qendrimi per nje kohe te gjate ne vend te huaj, do ta shihte keshtu tablone e zhvillimit kryesor politik ne Shqiperi: nje person me emrin Sali Berisha qe eshte ne nje beteje singulare me nje si mase te stermadhe, perbindeshrore , njelloj meduze qindra e mijerakokeshe, e cila vetem klith per kokat e saj te prera dhe pamundesine per te mposhtur kete njeri. Keshtu, keto lloj shkarrashkrimesh, me shume ngjasojne me klithma deshperimi te te liqve, te cilet, mesa duket, po e kuptojne me ne fund se nuk mund ta mposhtin Doktorin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

        E nxore koken nga zinxhiri i pantallonave te Salehut? Se ca kihe po rrije fshehur se ju fshiqi dhe nje i mbaruar si Luli. E paske bere roman. Une pyeta kush e mban mend salehun si fshihesh si kurve e vogel pas Baç Finos. Nuk kerkova shpegime pse fshihesh. Oo meqe ke botuar gjithe kte roman per ta justifikuar te pakten e pranoke qe fshihesh si kurve vogel. Me saliun e ardhmja eshte perpara .I.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          Skopion,na cave bythen.

          Përgjigjjuni
      2. K
        K

        Ky mënxyrë ngjan me ato katruvet e thyera që gjejnë fshatarët kur germojne Ke baçja.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Ne Shqiperi ka nje grupim njerzish perfundimisht te pa ndreqshem, dmth shpellare. Uroj sinqerisht qe ky grupim te jete gjithmone ne minorance.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veshi

            Bukur: BERISHA po bëhet “Telall” rival qesharak për AMERIKËN si Enverë Hoxha telall gastor Antikomunist për 81 partitë komuniste në Mbledhjen e Moskës; tamam demaskues i KAMPIT SOCIALIST dhe TRAKTATIT TË VARSHAVËS, në favor të Imperializmit Euroatlantik dhe IZOLIMIT TË SHQIPËRISË me altoparlant të PPSH-s SALI BERISHËN; të shkretin që e ka zënë skleroza e avancuar

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beli

              E keni gabim z. Yzeiri. Për fat të keq, përsëritjet e teksteve apo këngëve që budistët i quajnë „mantra“ janë nje metodë e sigurtë për të pushtuar mendjet e dembelosura dhe jokritike njerezore. Me rrengje të tilla religjioze është shërbyer edhe komunizmi, por edhe sistemet tjera autoritariste. Fatkeqësisht, këtë rreng e ka kuptuar fare mire edhe z. Berisha dhe po e përdor mjeshtërisht. Fatkeqësia e shqiptarëve është të mosmenduarit me kokë të vet, por rënia nën ndikimin e përsëritjeve, që për mua e për ty janë vetëm zhurma idiote, por për ca të tjerë shprehje profetike.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Berisha do kete mbeshtetes politikisht perderisa vendi do drejtohet me keq e me me shume korrupsion sesa kur drejtonte ai. Ne 9 vjete qe drejton vendin kerrici i Vucicit cfare ka realizuar? 600mije Shqiptar braktisen vendin...

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rexha 10

                  Yzeire ,ka te drejte Beli .Te gjitha gjerat qe thuhen ,kure ndodhe qe edhe ai qe i thote nuke i besone ase vete , per ti bere te verteta duhen perseritur tre here .E ndigjOva Saliun kure fliste ne Tepelene per cmimet e naftes ,se nje mike i kishte derguar nje mesazh se nafta ne Itali ishte '1'27 cent. Nke eshte aspake e vertete ,dhe ku ??? ne MILANO.Sote qe po flase,nje liter nafte eshte 1'99cente ,dhe benzina 2 '27cent . Saliu i bene uljen 1 euro per c'do minute qe mbane fjalime .Flete kaqe avashe qe ta kuptojne njerzit se eshte i prokopuar per interesat e tyre ,sepse per familjen e tije ,dhe per vete nuke ka nevoje per asgje .Po pse si beni nje pytje vetes :PERSE SALIU TRIMI I TRIMAVE NUKE LARGOHET NGA POLITIKA ME GJITHA ATA KRIME E BERA KUNDER KOMBIT TE TIJE ?????? PERSE SHBA DENOI FAMILJEN E TIJE EDHE SALINE QE TE MOSE FUTET ASNJEHERE NE TERITORIN E SHBA PER GJITHE JETEN ????????.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Po mire thua ti Rexha 10 , ne momentin qe gjykata ti faktoje ato "krimet monstruoze te Berishes " do distancohet mileti prej tij. Fundja kete sfide i ka bere edhe ai vete jo vetem sekretarit Blinken, por edhe drejtesise shqiptare. A keni sy dhe veshe ju a jo? Apo duhet te marrim si te mirqena ato qe shkruajn gazetat? ??

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arber iliri

                    Berisha është një e keqe shumë e madhe dhe rezik për progresin e vendit.Qysh nga pijaneci Nano e deri tani e keni treguar si rrezik të vogël dhe ruso serbi Sali ka bërë dëm shumë të madh.Nuk e dij pse e bëni të parezikshëm??!!!.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rexha 10

                      Ti nuke duhet te jeshe labi i vertete ,ai labi qe e ka gjoksin grope . Meqense ti e quan sfide te BERISHES qe te paraqitet perpara drejtesise ,a nuke me thua more zoteri kure nje here te veteme ky LUGATI SALI eshte prezantuar perpara togave te zeza ,qe te deshmoje drejtesine ,e gerdecit ,vrasjen e trebickes per gjueti ,vrasjen e Azem hajdarit ,vrasjen e Remzi hoxhes ,sokol OLLDASHIT ,GRAMOZ PASHKOS ,THYRJEN E EMBARGOS QE JU VENDOSE SERBISE GJATE LUFTES PER CLIRIMIN E KOSOVES NGA AMERIKANET ,NGA KU KY LUGATI DERGONTE NAFTE NGA SHQIPERIA NE MYNYRE KLANDESTINE .SHITJEN E DETIT .A TE KUJTOHET SE SI E QUAJTI PROKUROREN E PERGJITHESHME zonje INA RAMA ,KURE E THIRRI QE TE ISHTE DESHMITARE PER NGJARJEN NE GERDEC ????Kalofshe nje nate te mire ,pore me mendime ndryshe .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje