
Të gjithë njerëzit e strukturave të Partisë Demokratike, paçka grupit që militojnë, mundohen të përshfaqin parimet dhe faktin e stërpërsëritur se organizimi i tyre është aset kombëtar. Është kaq e theksuar kjo, saqë tashmë kjo besohet dhe nga ata anëtarë apo funksionarë, që i kanë bërë qindin vendit tonë. Më e trishta vjen prej atyre njerëzve që besonin se ishin në mes. Pse nuk ishte Partia Demokratike, që solli lirinë? Pse nuk ishte PD që shporri komunizmin? Këto i përplasen kujtdo para fytyrës që merr mundimin të debatojë për ndonjë ide, që na ka sjellë ky formacion prej vitesh.
Në fakt, Partitë Politike janë një bashkim vullnetar njerëzish me qëllime të përbashkëta që të arrijnë një cak të caktuar dhe të drejtojnë vendin në rastin e fitoreve parlamentare konform ideve që kanë parashtruar dhe mbrujnë. Partitë përbëjnë edhe elementin me të cilin identifikohet demokracia në shoqëritë moderne. Ato prodhohen nga vetë shoqëria dhe përbëjnë nevojën e saj si ndërmjetëse mes qytetarëve të një vendi dhe organeve kushtetuese. Tregojnë dhe cakun e formimit të një shoqërie. Në vitet e fundit duke modifikuar shumë struktura, anëtarët e partive që votëbesohen nga njerëzit janë ndërmjetëse të shtetit me votuesit dhe më gjerë, pasi kanë pozicionet kryesore politike në shtet. Dhe rezultati i zakonshëm: shteti i kapur, kurse njerëzit si ata modifikojnë pushtet në interes të grupeve. Analiza mund të shtyhet por ky s’është objekti ynë në këtë shkrim.
Një pjesë e partive, në mënyrën sesi sillen, duken bash kur gjenden në opozitë. Kjo është përpjekja më e madhe e PD-së sot, për të treguar se çfarë do të bëjë kur të rikthehet në pushtet. Dhe, çfarë mund të bëjë e kupton me atë që i bënë godinës së tyre dhe institucionit të PD-së më 8 Janar; mund të shikosh denigrimin që u kanë bërë anëtarëve të tyre (ke gati një enciklopedi të sharash me ato që kanë derdhur kundër njëri-tjetrit); mund të duket sesi bëhen zgjedhjet ose si do i organizojnë (e pranuan vetë se manipuluan me Bashën etj.); mund ta shikosh te transparenca (e shikon çdokush kur kujton diskursin për anëtarët e Kuvendit dhe shumatoren aspak të përputhshme me realitetin të 2B-ve (Berisha-Basha ).
Partia Demokratike e Berishës, që po vjen me tërsëllimë në pushtetin e Godinës, paçka se thuhet votimi do të jetë i hapur dhe do respektohen primaret, kur të bëjnë zgjedhjet e Kuvendit të ri (sesa primare mund të kesh me Berishën mund ta dijë më mirë çdo militant); ashtu si Partia Demokratike tjetër që po pret Bashën dhe nuk di të respektojë as konceptin e dorëheqjes (Basha ka nisur turin në bazë ende pa u tharë boja e letrës së largimit) nuk është partia e vërtetë e Opozitës por ajo e 2-Bëve. Një grup vartësish reken ta bëjnë të bindur këdo se është pikërisht ajo që njerëzit duan t’i përballin. Edhe pse rrugëtimi i mirë duket me heqjen e dyerve të blinduara dhe me aksesorët e tjerë, por ende jo me idetë e reja që po sjellin. Pakkush duket se ka ide në këtë parti, aty merren me kulisa dhe mbi të gjitha sesa mirë duhet të jenë të pozicionuar në lojën e 2B-ve. E loja shkon më tej: Shikon me kujdes se pakkush merret tashmë me Bashën; si po e amnistojnë njerëzit e Berishës; sesi befas gjuha e vetë Berishës është “zbutur” edhe pas batërdisë mëton deri edhe t’i falë qetësi Bashës. Ky i fundit që la befas partinë mu atëherë kur kishte më pak besim tek ai dhe që shumë mirë i duhej të dorëhiqej kohë më parë, kur e çoj në humbje PD-në apo që para se të bënte manipulimet e turpshme me zgjedhjet e Kuvendit të bëjnë të abstragosh për një lojë, që është thënë dhe kohë më parë, porse tashmë po del me një skenar gati artistik.
Basha e përzë kinse nga Grupi Parlamentar Berishën, që është në kuotën më të ulët të besimit, pas shpalljes Non Grata, por i jep mundësi që të vazhdojë misionin e tij. Foltorja mbledh dhe përçon besimin e militantëve të PD-së por habitshmërisht aspak të asaj demokracie që aspirohet. Ndahen anëtarët në dy kuvende, kurse 2B-të bëjnë të paditurin dhe lojën e hidhur me demokracinë. 8 Janari është kulmi i përçarjes me dhunën e përbashkët. Non grata e Berishës nuk quhet por njerëzit e tij të gjithë vetëdeklarohen si pro-amerikanë të thekur, kurse pjesa e Bashës, që mbron egërsisht partinë lufton për parime, që çbëhen më 6 Mars. Harrohet 8 Janari dhe militantët lenë varetë dhe… u kthehen bisedimeve. Ide për Shqipërinë e të ardhmes, tek të dy krahët=nul. Bashkimi për të mirën në Grupin Parlamentar të PD-së rezultojnë me qesëndi ndaj njëri-tjetrit, kurse votimi i inceneratorëve i nxjerr zbuluar varësinë nga 2B-të të Parlamentarëve. Tek e fundit duhet të fitojnë Berisha dhe Basha, kurse të tjerët mbeten numërorë. Grupi i Rithimelimit me verbërinë ndaj Berishës, kurse PD-ja tjetër nën amullinë që po lë dhe po krijon Basha.
Kaq mjafton të kuptosh se loja e neveritshme e 2B-ëve është humbje e madhe për PD-në dhe një kalkulim gati djallëzor. Kjo sepse mori kohë dhe i bëri militantët për të mbajtur në pushtet dy humbësa të lodhshëm. Kjo parti e sotme me të gjithë fraksionet e saj është PD-ja e ardhshme, e cila sakrifikoi me kinse shmangjen e Berishës, por që në fakt po na kujtojnë se e sollën më të fortë parashikimin e rrugës së humbjes.
Është një minus për karrierat e shumë prej njerëzve të PD-së që mëtonin se do na sillnin një grup më të fortë dhe një qesëndi për kinset e shumta që prodhon kjo parti, e cila nuk diti të shmangë dhe shkatërruesit e saj kryesorë Basha-Berisha. Koha do të na tregojë shumë gjëra, por parashikimi është se mbi të gjitha ajo do na shfaqë zbehjen e kësaj partie në një formacion thjesht në shërbim të familjes së përbashkët të 2B-ve! Sa keq për trushplarjen e njerëzve të PD-së, që përpiqen t’u bien në sy respektivisht nga ekranet dhe nga artikujt! Sa keq për të ardhmen e vendit, që beson ende te një formacion, që po mbyll ciklin kaq shëmtuar! (Javanews)
Do te thoshja kjo eshte nje analize teper e goditur. Basha nuk po sillet aq i dhunuar, madje po shkon ne terren te beje foltoret, por nuk po duket te sulmoje me Saliun e as Saliu te sulmoje me ate. Le ti manipulojne sa te duan Demokratet partizane, por mos tu marri ere koka shqiptarve ne pergjithesi dhe ti sjellin keto monstra perseri ne pushtet. Ata nuk duan te dine per popullin, vetem per bythen e tyre.
Zoti Andoni, vërtetë ju respektoj shumë, ju jeni modeli i atij që me më shumë fjalë të mundëshme nuk thoni, por nuk thoni fare, qoftë dhe një mendim me vlerë. Siomos kur përdorni atë ndajshtimin "bash" në fjali, pështirosja bëhet...aman o Zot, nuk gjejë dot fjalë për t'a vlerësuar në ato përmasa që meriton!
Pasi nuk ia dolen te faktorizojne Bashen, opinionistet e socialistes po perjetojne nje moment corodie, te cilen mund ta veresh me lehtesi ne shkrimet e tyre te pas zgjedhjeve te 6 marsit, sidomos pas vendimit te gjykates qe vulosi perfundimisht rikthimin e doktor Berishes ne krye te opozites shqiptare. Corodia e duket edhe ne kete shkrim te zotit Andoni, ku flet gjere e gjate per nje teori konspiracioni Berisha-Basha. Nese nuk do ta kisha lexuar, nuk do ta kisha besuar, sepse eshte nje gjepure e madhe, e denje vetem per te perhenur si Ngjela e Cupi. Por, ja qe sa te rrojme do te mesojme! Suksesi i bujshem politik i doktorit, ka coroditur edhe natyra te flashketa si kjo e zoterise ne fjale. Pak dite me pare, edhe nje kundershtar i mocem i doktorit, akademiku naiv qe don tu hyje medeomos ne qejf socialisteve te Shqiperise, R.Qosja, do te shpallte publikisht rezinjaten e tij perballe furise dhe suksesit te doktorit, qe nuk njeh moshe dhe rehati. Por, nuk eshte vetem rikthimi i Berishes, ajo qe shqeteson shume mediatiket e Rames, ka te beje me faktin qe stuhia qe ngriti doktori ne te djathten shqiptare, do te perfshije me patjeter edhe te majten; eshte ceshtje kohe. E kjo do te thote, as me shume e as me pak: lamtumire rehati! Lamtumire rehati per te gjithe, per Ramen se pari, qe i shkoi huq gjithe ai lobim pikerisht per te siguruar kete rehati; per bashkepunetoret e tij ne qeverisje, te cilet menduan se askush nuk do t'i trazonte per zullumet qe kane bere keto 9 vite; per te gjithe klientet e tyre, ne biznes dhe ne boten kriminale; per te gjithe hordhine e bashibozukerise mediatike, mundi i se ciles per trushpelarjen e elektoratit te majte, por edhe te kush ta hante ate propagande, vajti kot, krejt kot; e me se fundi, per te gjithe masen e madhe te socialisteve te trushpalare nga nje propagande e shfrenuar, te cilet te gjoret jetonin ne iluzionin e rehatise dhe lumturise qe u falte bujarisht kjo propagande. Ndoshta eshte rasti i vetem per te thene, se shprehja "fajin e ka Saliu" eshte e vertete. Une jam plotesisht dakord. Faji eshte i Sali Berishes. Ama, eshte faji me i bukur qe mund te kete patur ndokush ndonjehere.
Shih si del Skypioni te komentoje sa here qe u nxjerrin horrlliqet e te mundohet te anashkaloje te verteten. Skypion, mund te genjeni idiotet militante, por jo gjithe popullin shqiptar.
Analize intelegjente e gazetarit B. Andoni. Pergezime! Sepse ... Berisha ishte shpallur non grata qe para 25 Prillit. Luli e dinte! Por ...ndoshta aresyetoi se edhe ai mund te ishte ne kete liste! ( Nje vit me pare mediat reporting anullimin e nje vizite te LB ne Amerike se mund ta arrestonin!) Mesa duket Basha foli me SB non graten! Rane dakort qe Basha ta rikandidonte Deputet! Dhe kjo ne kembim qe Basha ta rizgjidhet perseri ne krye te PD. Ata e dinin qe do te humbenin me 25 Prill. Dhe keshtu Basha afroi rizgjedhjen nga Shtatori ne Korrik! Sepse Amerikane po i kerkonin denimin e SB. Ne saje te mbeshtetje se Berishs pertej skandalit te humbjeve Basha u rizgjodh ne krye te PD. Llogaria: Ti rivjen kryetar dhe sipas rrethanave fillo mbrojtjen time nga NON GRATA. Mesa duket mbrojtja e Bashes tek Amerikanet nuk funksionoi. Deri ne fillim te shtatorit Basha rezistoi. Ne kete moment mesa duket Amerikanet e kuptuan dhe i kerkuan qe te perjashtonte Berishen nga PD. ...ose edhe Ai do te shpallej non-grata. Besoj se LB ka kontaktuar me Berishen dhe gjeten nje zgjidhje! Berishs i duhej ende Basha, te pakten jo me status non-grata. Sepse I duhet te fitonte kohe. Dhe keshtu ndodhi! Berisha provoi bllofon me Gjykaten France. ( thone qe DSh ka qeshur nje jave me kete idiotllek). Dhe ketu fillon loja e fameshme me trushplaret e PD. Berisha krjoi foltoret dhe kritikonte ashper LB. Ishte loje. Basha rrezik vazhdonte si viktim tek Ambasadorja.... Per ti shpetuar non-grata se vete. Me tej mesa duket Amerikanet dyshuan, dhe... Basha beri blindimin e Berisha organizoi 8 Janarin. Me tej kur z. Blok i the Berishs qe thuaj se Amerikanet dhe Europeanet nuk jane dakort te vishe ne krye te PD se je i vjeter, per te fshehur Nongratn, ky ishte nje mashtrim mjafte i pershtstshem per trushplaret e PD, qe ne ambient i quajne edhe Budallenje. Pikerishte ketu mbaroj edhe misioni me doreheqje te thjeshte te LB. Duket loje! Besoj se Amerikanet e kane kuptuar. Amerikanet kane edhe nje gure ne dore: te shpallin edhe L.Bashen non-grata. Pavaresisht mardhrnieve qe ka pasur ky person i korruptuar deri ne vete me ta kur punojne ne Kosove. Do te ishte Rilindas e opozites dhe mbeshtetje per popullin shqiptar. Kete ata ( Sb
Trushshplare quhet kur ke Tru. Ne rastin ne fjale kjo fjale nuk ka vlera.
Kjo ka qene nje gje e shemtuar ,,,,, pse ,,, se me mbeturinat e degjenerimit komunist ,vendosen te ndertonin nje shoqeri te lire pro perndimore,,,,,, qe ,,, kjo nuk ka lidhjen me te vogel te saj me lirine dhe te drejten e lirise . Kjo eshte nje rebelim dhe c menduri qe udhehiqet nga krijesa te shemtuara te ardhur dhe te formuar nga skllaverija komuniste,,,,,,,qe rebelimin e quan liri . Tru shplarija eshte ushqimi numer nje i skllaverise komuniste .
Loja me ndyre politike e dy B-ve
pa frike 100% e sakte,ne fund do thone kjo ishte loja,ve baste se kjo ishte loje,do ju kujtoj te shihni filmin "Duel i Heshtur",shprehjen lapidare te aktorit te Madh Ndrek Luca,"puna e komisarit ishte loja"