
Politikanët e lartë ndihmuan që kriza energjetike të godasi rëndë mbi ekonominë, mbi buxhetin e shtetit dhe të shpojë xhepat e qytetarëve. Dita ditës e vit pas viti me politikat dhe vendimet e tyre të gabuara e klienteliste e xhveshën lakuriq Shqipërinë, e drobitën dhe e lanë të pambrojtur ndaj krizave të mundshme, të cilat janë një dukuri bashkëshoqëruese e ekonomisë botërore. Nuk është fjala se do t’iu iknim krizave, por goditjet do të vinin të amortizuara; më e pakta do të kishim siguri për burimet e furnizimit, kur flitet për konsumatorët familiarë dhe bisneset e vogla e të mesme. Mbas vitit 1990 politikat energjetike nuk u konsideruan prioritare dhe shteti pak deshi të dijë për të krijuar sigurinë energjetike, për të mos thënë aspak.
Për të mbrujtur këtë brumë të thartuar me një zell ta pakuptimtë kanë ndihmuar edhe departamente të caktuar të Bankës Botërore. Nga tërësia e mozaikut të tregut të energjisë do të veçoj nocionin e Portofolit të Sigursë së furnizimit të vendit me energji elektrike, me të cilin është nënkuptuar furnizimi i familiarëve dhe bisneseve të vogla e të mesme; kategori kjo që është edhe thelbi i Paketës Antikrizë të qeverisë së sotme. Në vitin 1994 Qeveria e kohës deklaroi se në Shqipëri nuk ka nevojë të ndërtohen burime të reja për prodhimin e energjisë elektrike; dhe për të arritur në këtë konkluzion pagoi shuma të majme për një studim nga një kompani ndërkombëtare. Mjerisht ndodhi edhe më keq se kështu! Portofoli i sigurisë në vend që të rritje filloi të zbrazej e të tkurrej deri sa një ditë nuk na mjafton. Çfarë ka ngjarë konkretisht? Në vitet 1992-1997 filluan të hiqen nga skema termocentralet si burime të Sisitemit Elektroenergjetik (SE); fillimisht Tec-et në Korçë, në Maliq dhe në ish Kombinatin Metalurgjik Elbasan.
Ndërkohë u zvjerdh vëmëndja ndaj TEC-it Fier. Kështu SE po humbiste ndjeshëm nivelin e diversikimit të burimeve dhe njëkohësisht sigurinë në punë. Kjo do të thoshte edhe më pak prodhim të energjisë elektrike nga SE, veçanërisht në sezonin verë-vjeshtë. Mbas viti 1997 deri në 2005 TEC-i Fier u riaktivizua. Edhe pse jo ne kapacitetin e plot provoi domosdoshmërinë e tij për SE, veçanërisht kur u përballëm me një krizë energjetike në rajon e më gjerë. Atëher’ dhe deri sot nuk kemi më asnjë TEC në operim në SE. Edhe TEC-i Vlorë ka ngelur në cektinën buzë detit. Për se ky TEC u katandis kështu mund të flitet gjatë! Një gjendje e tillë është produkt i konceptit politik të gabuar të qeverive nga koha në kohë. Provë e konceptit tw gabuar është privatimi i Hec Ulëz e Shkopet mbi Lumin Mat dhe Hec Bistrica 1 e Bistrica 2 mbi Lumin e Bistricës në vitet 2011-2013. U hoqën nga SE katër hec-e kur nuk kishte asnjë arsye për ti shitur ata. Ishin në gjendja teknike të mirë duke punuar, siguronin të ardhura dhe fitim për KESH sha, ndihmonin ndjeshë në aspektin operacional të SE, ishte marrë një kredi dhe po punohej për rinovim pjesor të makineri paisjeve.
Për të përfituar buxheti shtetit nga privatizimi nuk bëhet fjalë sepse çmimi I shitjes ishte minimal krahasuar me nevojat buxhetor! Buxheti arkëtoi rreth 87milionë euro. Në vitin 2012 dhe 2013 pata kundërshtuar këtë privatizim sepse do t’iu kushtonte shqiptarëve shumë më shumë në të ardhmen në vlerë dhe në siguri portofoli të furnizimit të popullsisë me energji elektrike. Nga sa e ndieja unë përgjegjësinë u nxita dhe iu dërgoja një thirrje publike Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kyetarëve të Grupeve Parlamentare, thirrje kjo që u botua në media në ditët e para të Janarit 2013. Edhe nga ekrani i medias televizive (Top Channell 28/12/2012) fola dhe bëra thirrje të ndalohej ky privatizim.
Askush nuk mu përgjigj, askush nuk më thirri të paktën të bisedonim. Sindikalistët protestuan nisur nga intersat e tyre por edhe ata nuk i dëgjoi kush! Sot del e qartë se nënjë vit për të blerë energjinë elektrike që prodhonin këto hec-e buxheti i KESH sha dhe ai i shtetit haxhojnë rreth 90 milionë Euro, aq sa përfituan nga privatizimi! E tmerrshme kur shikon po ata politikanë që i shitën hec-et, ata deputetë që në atë kohë pothuajse heshtën të debatojnë për mungesën e energjisë elektrike! Qajnë hallin e qytetarëve, hedhin akuza për të konsumuar kohën dhe për të trullosur mëndjet e qyetarëve. Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera si fjala vjen me sjithjen e ARMO. Kur valle do ta mbyllin gojën këtë mëkatarë?! Lutem lexojeni thirrjen publike të bërë në dhjetor 2012.
Letra e 9 viteve më parë
Drejtuar: Z.Bujar Nishani, President i Republikёs tё Shqipёrisё.Thirrje: “Ndaloni procedurat e privatzimit pёr Hidrocentralet Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2!”
Z.Sali Berisha, Kryeministёr i Republikёs tё Shqipёrisё.
Gjithё Deputetёve tё Kuvendit tё Shqipёrisё.
(Nga Pajtm Bello. Botuar në Gazetën Dita në 5 Janar 2013.)
Tё nderuar zotёrinj!
Jam matur mёse njё herё pёr t’iu shkruar publikisht, qё kur Qeveria dhe Parlamenti miratuan ndarjen e Hidricentraleve Ulёz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga asetet/pasuria e patundhsme e KESH sha, me qёllim privatizimin e tyre. E vёrteta ёshtё se unё nuk kam heshtur. Kam shprehur kundёrshtimin tim mbi kёtё privatizim nё sektorin e prodhimit tё energjisё elektrike. Por ndёrkohё privatizimi katёr hidrocentraleve Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ka mbritur nё hapat e fundit dhe ka gjasa qё nё pak dite tё pёrfundojё. Duke menduar se asnjёherё nuk ёshtё vonё pёr tё bёrё njё veprim tё dobishёm, po iu drjetohem publikisht pёrmes medias me kёto pak rrjeshta. Privatizimi i kёtyre hidrocentraleve nuk ёshtё njё operacion politiko-financiar i dobishёm pёr buxhetin e shtetit, pёr ekonominё e vendit dhe pёr tё gjithё shqiptarёt as sot dhe as nё tё ardhmen.
Fare thjesht, duke shitur kёta katёr hidrocentrale, Qeveria zvogёlon fondin publik/shtetёror tё burimeve tё prodhimit tё energjisё elektrike nё vend. Pa kёto hidrocentrale prodhimi publik i energjisё elektrike nё vend do tё zvogёlohёt me 500milionё kWh nё vit. Kesh sha cdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatё (tё energjisё elektrike) njё sasi energjie elektrike 1.5 deri nё 2.5miliardё kWh nё vit. Me shitjen/privatizimin e kёtyre hidrocentraleve kjo sasi do tё rritet edhe rreth me 0.5miliardё kWh nё vit ose 1.2 deri nё 1.33 herё mё shumё ndaj sasisё tё energjisё elektrike qё blihet/importohet pa kryer kёtё privatizim. Nё kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar ёshtё mbёrthyer nga njё krizё financiare (e cila do tё vazhdojё gjatё!..), burimet financiare pёr tё pёrballuar kёtё blerje/import tё energjisё elektrike janё pёrballuar nga Buxheti i Shtetit, sic ka ndodhur edhe nё vitin 2012. Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё buxheti i shtetit do tё paguaj mё shumё 30milione euro cdo vit, duke filluar qe nga viti 2013 dhe do tё ndodhё kёshtu pёr shumё vite tё tjerё. Qeveria mund tё arkёtojё 110milionё euro nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44muaj do ta nxjerrё /paguaj kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit. Mbas 44muajsh buxheti i shtetit dhe shqiptarёt do te pagujnё njё humbje prej 30milionё eurosh vit pёr vit, vetёm e vetёm se sot po shesim kёta katёr hidrocentrale. Vetёm kaq mjafton, nuk ka pёrse tё rrjeshtoj edhe tё tjera arsyё, qё unё i kam thёnё disa herё me parё. Nqse Qeverisё momentalisht i duhen burime financiare, ka rrugё tё tjera pёr ti siguruar. Nuk duhet qё tё penalizojmё brezat qё vijnё duke iu hequr nga duart(nga prona publike) kёto katёr perla te hidrocentraleve, qё iua kanё lёnё brezat qё shkuan. Kjo ёshtё sa e pa drejtё edhe ekonomikisht e dёmshme. Pёr vite me radhe shuma, qё brezat do tё paguajё, do te jetё qindra dhe miliarda euro. Me pak mundim Qeveria duhet dhe mund tё gjejё tё tjera rrugё pёr burime financiare. Nuk ёshtё mirё tё hamё e tё pimё nё kurriz tё sё ardhmes tё shqiptarёve. Ёshtё koha tё mendojmё qё pёr brezat e ardhshёm tё lemё dicka mё shumё pasuri se sa gjetёm, si kёto qё po tentojmё ti shesim/privatizojmё. Asnjёherё nuk ёshtё vonё tё bejmё dicka tё mire dhe kёtё Ju e kini ne dorё ta bёni sot. Ndaloni shitjen/privatizimine e kёtyre katёr nidrocentraleve. Shёrbejuni shqiptarёve pёr sot dhe pёr tё ardhmen. Gjeni rrugёn e arsyeshme qё brezat e ardhsmё tё na kujtojnё me respekt. Nuk ёshtё zgjuarsi dhe burrёri tё shesim pasuri tё tilla!.. Ndaleni kёtё proces!..Mё mirё vonё se kurrё dhe tё gjithё do tё jemi tё fituar sot, nё tё ardhmen e afёrt dhe atё tё largёt./ Pajtim Bello – Gazeta Dita, 05.01.2013
Shteti eshte drejtuar e perdorur nga amatore,qe jane marre gjithe kohen me pislliqe
Jo, shteti shqiptar u dorezua tek agjentura serbo-ruse nga agjenti Ramiz Alia, krijesa me fatkeqe e Enver Hoxhes per popullin shqiptar.
Ky Belloja që u qan hallin shqiptarëve tani,ka 9 vjet që me të shoqen dhe të bijën në strukturat energjitike rrjep shqiptarët me qindra mijëra € që ja japin njëra tjetrës. Po ikni mor hajdutë partiakë 30 vjeçarë që bërtisni "kapeni hajdutin"!Batakçinj!
O Pajto TEC-et e kohes se Dulles se bashku me rafinerite e naftes etj, helmonin natyren e bekuar shqiptare, sipas parimit te izolacionit komunist - gjithcka me forcat tona... keshtu qe keto strategjite e asaj fryme nuk i duheshin as atehere as sot Shqiperise...
Jorgo, gezuar krizen sepse nuk te pelqekan tec e Dulles. Ku i ke tec e tu more djali?
O Shqiptari i lirise. Pajtim bello nuk ka rjepur askend. Jane ata qe ju kane rjepur dhe shpifin ndaj pajtimit dhe familjes se tij me parimin: shpif shpif se dicka do te mbetet. Nuk di perse te mbetet merak kur nje jeri para 9 viteve denoncon nje akt te shemtuar qe sot po e vuajne ne kurriz shqiptaret! Ose je ne pjesen qe ks bere aferen para 9 viteve ose je i helmuar politikisht. Hiqe masken dhe di hapur ne debat, nese vertet je shqiptar. Fol me fakte per sa thuhet ne shkrim. Biografite lerja udheqesve shpirterore nese te dhimbsen. Bravo Pajtimit si para 9 viteve edhe sot. Mali
O Shqiptari i lirise. Pajtim bello nuk ka rjepur askend. Jane ata qe ju kane rjepur dhe shpifin ndaj pajtimit dhe familjes se tij me parimin: shpif shpif se dicka do te mbetet. Nuk di perse te mbetet merak kur nje jeri para 9 viteve denoncon nje akt te shemtuar qe sot po e vuajne ne kurriz shqiptaret! Ose je ne pjesen qe ks bere aferen para 9 viteve ose je i helmuar politikisht. Hiqe masken dhe di hapur ne debat, nese vertet je shqiptar. Fol me fakte per sa thuhet ne shkrim. Biografite lerja udheqesve shpirterore nese te dhimbsen. Bravo Pajtimit si para 9 viteve edhe sot. Mali
Këtu tek atdheu i Shqiptarëve nuk e merr vesh se nga të vjen e keqja, sepse e mira nuk na e di drën fare. Hajde se këta që këpusin broçkulla dhe lloj lloj budallallëqesh aq dinë ose nuk dinë fare ,por ata që drejtuan vëndin "duke luftuar komunizmin" ata duhen tredhur me çekiç si kafshët me dëmet e shkaktuara dhe sot ende kërkojnë të xhvasin në emër të së ashtuquajtur demokraci. Pajtimi e ka njohur sektorin energjitik ,por për pozicionin dhe mundesitë që i janë ofruar duhej të kishte kontribuar më shumë Pajtimi si një prej drejtuesëve më të hershëm në dikaster ,duke njohur jo vetëm deget më të rendesishme të industrise dhe burimeve hidrike ,minerare dhe të naftes dhe gazit nuk mjafton të justifikohet me thirrjet që ka bëre për anomalite skandaloze në qeverisje ,ai sot duhej të kishte si askush tjetër bashkë me Avdyl Xhajën e disa ministra me radhe letrat e kopsitura për vënien para përgjegjesise të sharlatanëve politikanë me radhë qe nga Meksi, Shehi Nano ,Berisha,e deri tek Rama për shkatërrimin e industrise energjitike,minerare, kimike të naftes ,sepse të gjithë kanë pjese në shkatërrimin e saj ,por letrat ku dokumentohen veprimet diku të gabuara diku te qëllimshme e të mpleksura me interesa personale korruptive e politik , partiake për pasurimin familjar dhe militantist janë dhe mbeten në arkivat e dikastereve apo të shtetit. Ato duheshin formuluar dhe siguruar për t'u përdorur në momentin e duhur dhe të mos llomotitinish kryeministra e presidentë ish ministra,ish deputetë etj zyrtarë që të viheshin përpara ligjit dhe të mos ishte Amerika për titullime "non. Gratash" por për bëmat e tyre që i di dhe i ka vuajtur mbi kurrizin e vet çdo shqiptar të ishin juridikisht të vënë me shpatulla pas murit në baze të ligjit.
Shume drejt e trajtoni. Por kur keta si Avdyl Xhaja, Pajtim Bello, specialiste te shquar ne nafte, miniera e gjeloogji, ne industri e metalurgji, ne bujqesi e agroperpunim, ne energji etj.. sektore jetike kane folur askush nuk i ka mbeshtetur, ata as qe i ka degjuar kush ne institucione apo ne publik pa lere me ne institucionet luftezbatuese. Edhe thirrja publike e bere ne 2012-2013 nga Pajtimi u mbulua nga harresa ashtu si edhe sot. Perse gazetare apo media nuk iu drejtohen Kryeministrit te viti 2012-2013 dhe ministrave te tij e ti pyes perse e bene ate privatizim dhe t'iu kerkojne "llogari" publike per kete masaker? Po SPAK perse nuk do te degjoje apo prokuroria e zakonshme? Udhet ambien mbeshtetes per ata qe denoncojne. Teli
HEC-et shqiptare u mbushen ne nivele rekord ne 2018-en. Shitja e energjise nga HEC-et biles ishte nje nga burimet kryesore te rritjes ekonomike ate vit, qe u paraqit si reforme madhore. Edhe viti 2021 nuk ishte vit i keq. Ne pranvere-vere i lejoi shtetit shitje te bollshme te energjise. Ky loqja flet per 9 vite me pare nderkohe qe vetem ne 2-3 vitet e fundit rreshjet i kane lejuar vendit te shesi e te akumuloje rezerva. Pyetja eshte e thjeshte: pse nuk u ruajt nje pjese e rezerves hidrike vjet?
jam specialist i fushes dhe ju shkruaj juve Z Albi_I. A je i trashe apo hiqesh se te dhimset saliu me Ilir meten qe i shiten ato hec-e. Shkrimi flet per nje afere te paster korruptive dhe me pasoja per sistemin energjetik. Nese nuk kupto mos hyr ne debat, thjesht te mbrosh politkanet e korruptuar. Aq me teper mesohu te flasih me etike,fjlaet e psita nuk jane proporcion i se drejtes, perkundrazi tregojne dobesi dhe ligesi. Pyesni dhe mesoni, mos u nxitoni te fyeni njerez mepaditurine tuaj zoti A. Ali Energjitika