Kush është gjyqtari me pallat Agron Zhukri që i dorëzoi PD-në Berishës! Nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

25 Mars 2022, 18:02Blog Adriatik Doçi

Kush është gjyqtari me pallat Agron Zhukri që i dorëzoi

Teksa mbështetësit e Lulzim Bashës dhe grupi i ri kundërshtar kërkonin një formë bashkëpunim me Foltoren e Sali Berishës për bashkimin e Partisë Demokratike, në lojë ka hyrë gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, i cili me një vendim të diskutueshëm i dha sot vulën e PD-së Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Zhukri ka legjitimuar Kuvendin Kombëtar paralel të Berishës të 11 dhjetorit 2021, ku u shkarkua Lulzim Basha dhe u ndryshua statuti i PD-së, që kalonte PD-në në duart e Berishës.

Po kush është gjyqtari Agron Zhukri që riktheu Sali Berishën dhe grupin e tij në krye të Partisë Demokratike?

Gjyqtari Agron Zhuri është 57 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Arsimimi i tij dhe mënyra se si u katapultua në drejtësi mbetet një mister. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet. Gjithsesi, në formularin e dekriminalizimit, Zhuri deklaron se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka qëndruar në Itali, si punonjës pranë Ambasadës Shqiptare në Romë, por e specifikuar punën që bënte.

Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhuri, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari. Ishin pikërisht këto lidhje, për të cilat gjyqtari kërkoi që të mos shqyrtonte çështjen e legjitimitetit apo jo të Kuvendit dhe statutit paralel të PD-së, por që kërkesa e tij nuk u miratua nga kryetari i Gjykatës së Tiranës në mënyrë të dyshimtë.

Misteri i katapultimit në drejtësi

Në këto rrethana ngrihen dyshime për një ndikim të mundshëm të Berishës për të bërë gjyqtar Agron Zhuri, për t’i shërbyer më pas. Nuk dihet me saktësi se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, por ai nisi të shfaqej fillimisht si ndihmës gjyqtar dhe më pas si gjyqtar.

Zhukri doli në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit i shpëtuan përgjegjësisë penale.

Pa Veting

Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri nuk ka kaluar në filtrin e Vetingut, fakt i cili shton më tej diskutimet dhe dyshimet mbi vendimmarrjen e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e verifikimit për gjyqtarin Zhukri në në qershor të vitit 2020. Aktualisht nuk ka një datë të caktuar për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen hetimore. Ndërkaq, Zhukri nuk rezulton që të ketë marrë ndonjë masë disiplinore nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje gjatë detyrës.

Pasuria

Më shumë se sa për vendime, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve.

Nëse në vitet 2003, 2004 dhe 2005, të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Zhukri janë të papërfillshme, befas në vitin 2006 deklaron 130 mijë euro të ardhura, në vitin 2007 deklaron 65 mijë euro, në vitin 2008 rreth 75 mijë euro, në 2009 rreth 32 mijë euro, në 2010 deklaron 5.8 milionë lekë, 7.1 milionë lekë në 2011, 8.5 milionë lekë në 2012 dhe 8 milionë në 2013. Në vitin 2014, Rezarta Zhukri deklaron 19.8 milionë lekë ose rreth 200 mijë USD të ardhura, 10 milionë lekë në 2015 dhe 11 milionë lekë në 2016. Në 2017 deklaron 49 895 099 ose rreth 500 mijë USD dhe rreth 420 mijë USD në vitin 2018.

Në vitin 2006, gjyqtari deklaron blerjen e dy apartamente me vlerë 280 mijë euro si dhe një makinë Volsvagen Classic me vlerë 43 mijë euro, makinë kjo për bashkëshorten. Në vitin 2006, deklarohet edhe shitja një apartamenti ndërtuar mbi truallin e familjes, me vlerë 30 mijë euro, si dhe 30 mijë euro të ardhura nga investimi në ndërtim. Ndërkaq, dy apartamentet i jep me qira, ku deklaron deri në 21 mijë euro të ardhura në vit. Por, nga ana tjetër, deri në 13 mijë euro në vit i shpenzojnë për shkollimin e djalit.

Në vitin 2017 gjyqtari Agron Zhukri deklaron një kontratë si përfitues i një sipërfaqeje ndërtimi si pronar i truallit ku po ndërtohet një pallat. Në vitin 2018, deklaron rreth 48 mijë USD nga qiratë, rreth 15 mijë USD pagën e bashkëshortes përveç 420 mijë USD të ardhura nga biznesi, rreth 16 mijë USD të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, si dhe pagën e tij si gjyqtar 1.3 milionë lekë ose rreth 13 mijë USD.

Do të jenë konkluzionet e Komisionit të Vetingut që do të përcaktojnë nëse kjo pasuri e deklaruar është e ligjshme apo gjyqtari Agron Zhukri e ka krijuar duke përdorur funksionin.

Kërcënimi

Grupi i Sali Berishës shtoi presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës, me qëllim për të marrë PD-në. Bujar Nishani, i pyetur disa javë më parë se çfarë do të ndodhë nëse gjyqtari nuk pranon statutin paralel të Berishës, Nishani tha se kjo gjë do të krijonte destabilitet.

“Gjykata nuk mund të marrë një vendim se kush do ta ketë PD-në. Gjykata vetëm reflekton ndryshimet më të fundit të statutit. Nëse gjykata do të vendosë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ky është problem i gjykatës. Si do ta marrë me dokumente false? Nëse në këtë vend ka koka të nxehta, të cilat kërkojë të imponojnë vullnetin e mijëra njerëzve mbi dokumente të falsifikuara dhe të projektojnë destabilitet... nëse dikujt i merr koka erë dhe nuk njeh këtë realitet, atëherë në qafë pastë veten”, tha Nishani.
Pretendimi për takim sekret paraprak

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi tha se dje se gjyqtari Agron Zhukri ka pasur një takim me një përfaqësues të Berishës para se të caktonte datën për seancën gjyqësore.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pa pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz”, tha Bardhi.

34 Komente

  1. D
    Dardan

    Gjyqtari Agron Zhukri duhet te kete mbeshtetjen e Presidentit Meta, krereve te Vetting-ut, Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe kreut te SPAK-ut. Nuk keni cfare t'i beni sa te jete gjalle Legjendari Sali Berisha!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbër

      Legjendar çër ty, por për ne është një kriminel, hajdut dhe minues i demokracisë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Likja i MONES...

        LEGJENDARI PLAKES...DO JET SIMPATIZANTE PLAKA JOTE..E METES DHE SALIUT...JU JU DUHET SHKAPERTHY JETA....MERITONI JETEN DHE MUTIN QE PO HANI PERDITE NE ALBANISTAN...ASHTU JU PAFSHA...TU I MOR PLAKES PARE PER CIGARE DHE KAFE...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Berisha ka 9 vjete jashte pushteteve. Rama dhe ambasada Amerikane po lehin cdo dite per sukseset e drejtesise se re. Cfare ben ministri i drejtesise perballe nje gjyqtari me gjithe keto pasuri. Po ministri i drejtesise si vete kryeministri eshte 100 here me i korruptuar sesa vete gjyqtari. Pra llumi llum do .

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Nuk bëhet shtet me shpellare.

            Përgjigjjuni
          2. G
            Glopa

            Ketij gjyqtarit i duhet ngritur nje permendore se lejoi pluralizmin në Shqiperi. Per te tjerat te vendose drejtesia jo A.Doçi

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbër

              Kur pranohet saliqeni, atëhere ka pluralizëm (!). Jo o gomar, nuk është ashtu. Është e kundërta; saliqeni është minues i demokracisë dhe pluralizmit. Saliqeni e ka vendin në burg!

              Përgjigjjuni
            2. K
              KOZi...

              Te gjitha keto jane te njohura ! Edhe pasuria e deklaruar ! Ky gjykatesi kerkoj doreheqje nga kjo ceshtje pikerisht per keto aresye ! Nuk ju pranua doreheqja nga instancat perkatese te drejtesise ! Ok e gjykoj ceshtjen dhe arriti kete perfundim ! Tani si qendron kjo histori ! Do diskutohet kush eshte gjykatesi apo a eshte gjykimi i rregullt ? Diskutoni per rezultatin ne rast se kini njohuri juridike !!!

              Përgjigjjuni
              1. #
                #

                Sakte!!!

                Përgjigjjuni
                1. k
                  ka me keq

                  Kozi, se nuk kam kohe, mos u trego fare pa pak logjike brenda, diskutohet se kush eshte gjyqtari qe te shkoshe tek vendimi qe ka marre. megjithate, mua me ben pershtypje qe si ka mundesi qe te kete nje ligj ne Shqiperi qe te vendos vetem nje njeri dhe ky te quhet vendim gjykate?! Kjo eshte çudia per mua, pa une megjithese mijra km larg qe kur degjova marrdheniet e ketij me gruan dhe Sali Berishen e kish te qarte se çfare do shkruante ne leter, se ai vendim gjykate nuk eshte, eshte vendim i nje njeriu qe i sherben disa njerzeve. Tjetra eshte se me kete vendim, Edi Rama e siguroi dhe mandatin e katert qe sot se ai me Sali Bersihen eshte mesuar ketu e 30 vjet, jo tani qe eshte nje qen i ngordhur. Dhe e fundit, dy vjet dhe SPAk nuk e ka analizuar kete gjyqtar? Duket qe sot i jap te drejte Faik Konices se çfare thote per ate vend qe duhet ta mohojme deri sa ti kthehet çarea.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli i revoltuar

                    Po kjo ishte "Loje" i nderuar Kozi . Miku i "mire" , i njeh nderet , ne kohe te keqia, eshte shkerdhyer drejtesia, mjere Shqiperia.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ardi 222

                      i vleresojshume mendimet tuaja per mu gjithmone gjygjtari duet te niset nga parimi dhenia drejtesise eshte i vemi kriter qe duet ta udheheqe ate edhe kur eshte ne konflikt interesi apo jo nese jep vendim ne tejkalim te ligjit dihet situata

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Odise

                      O zot, prap me Berishen PD… o pika qe su bie…

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        lenci bira

                        Arben kraja eshte kamikaz i njejte me salih osman bin ladn dhe ilir meten ky zhukeri do te shkoje ne te semes SPAK VETEM PAGUHET NGA TAKSAT TONA DHE NE DOSJET E KRIMEVE TE SALI BIN LADNIT DHE LIKE HAJDUTIT FLNE GJUME Nje protest popullore duhet te organizohet kundera SPAK DH BKH

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vranakonti

                          Kjo eshte poshtersia me madhe qe ka bere Zhukri.Ai duhet te futet ne burg. Nga ana tjeter Sali Berisha te futet ne burg. Por mesa duket SPAK dhe gjykatsit qenkan me Berishen.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Benet Beci

                            Pirdh Mëro Çorapja pirdh se nuk lirohesh dot. Do ngordhësh nga marrazi dhe do te te pshurrin ne var gjithe gjykatat qe pergojon si buçe Peshtani.

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              malsori

                              gjyqtari i ktheu shqiptarve perseri 1997 se e kishin harruar tani ta gezoni saliun turp turp turp

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vranakonti

                                Perfaqesues te PD kane te drejte qe ankohen me kete vedim te padrejte te gjykatesit ZHUKRI. Ky gjykates ka mare nga Berisha shuma parash maramendese nga Saliu dhe do beje jete perrallore.Turp per drejtesine.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Genci

                                  DO ZOTI NJI 97 E AI NE BERK TE NENEN DO ZOTI

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sokrati

                                    Pa e zgjatur shume, pedhenë e grabiti salihu me te ''drejten'' e gjykates me shkolle plepash, apo jo, me vetting, apo pa vetting pa , por qysh ne zgjedhjet e para ky karrierist i çmendur do te marre ate, qe meriton. Si hu, qe eshte, do te marre hurin. Mbas kesaj do te filloje te gerhasë dhe therrase pa pushim ''melodine e kengeve te tij te vjetra'': -Zgjedhjet u vodhen nga narkoqeveria, nga patronazhistet, nga sigurimi i shtetit! Zgjedhjet nuk i njohim! Cdo dite do te bejme protesta, deri ne rrezimin e kesaj qeverie kriminale!... Nuk ka as turp, as fytyre! Nje kalbesire nga trute, nga mosha dhe nga zullumet do te na udheheqe drejt majave ... te bjeshkeve te ''nemuna''! Pika neve me kete katallan dhe me ata, qe i bejne ''fresk'' ketij sharlatani, nje karikaturë e komunisteve delenxhinj, qe meritojne burgun, ndersa karikatura na ''ben'' foltore dhe na jem ''mend''!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqipe

                                      Kjo tallje e pa cipe eshte ogur i zi…

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sulltan Hamiti

                                        Dukesh sa serioz je o gazecar... Njehere thua zhukthi pastaj zhuri etc... broçkulla...humba kohe duke te lexuar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Juliano

                                          Çjan këto idiotsira, në një shtet me ministrira e me ligje, del një i marrë dhe vret disa njerëz, e pastaj kujtohemi se ka qënë shofer, e sot është gjyqëtarë. Po ku mutin është ai vetingu, ja hoqët trurin shqiptarëve me këto drama. Duket se koha dhe disa njerëz të drejtësisë po punojnë për berishën. Nuk është e mundur, duhet të ketë ndonjë marëveshje të fshehtë midis berishës dhe ramës. Përveç krizës ekonomike, shqiptarët kanë tridhjet vjet me krizë nervore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taulant

                                            Po mire, edhe luli duhet ta kete cuar per depozitim ne gjykate ndryshimet e statutit ne kongresin e tyre te 18 Dhjetorit. Nje gjyqtar tjeter do ta administroj dhe me shume gjasa do ta pranoje statutin e ndryshuar. Atehere cfare ndodh?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. r
                                              rrofte populli rrot k shqiptar dhe vendi me i buku

                                              eshte e "çuditshme" se si ky vend ( i qelbur, me popull rrac qen bir qeni), ha "thika" te forta ne momente kyçe, krijohen preçedent per "rremuje", cilado qofte fusha, ne kete rast ne nje zgjidhje me rendesi te veçante. bravo bravo popull rremujaxhi! ndihemi krenar si shqiptar, per ate rroten e k dhe familjen fakire nga ka dale ai qen fakir, qe priste me trendafila te bardhe "foltoresit". nuk kemi shok ne bote!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sabrima_ehhhh

                                                Evo zore evo zore

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Arber iliri

                                                Po shkon për lesh vendi edhe një herë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kukuleci

                                                  Zoterinj! gjyqetari Agron zhukeri veçe ketyre qe shkruhen me larte eshte kusheriri i pare i avokatit mbrojtes te te gjitha çeshtjeve te denoncuara per Sali Berishen ne per gjykata njekohesishte dhe disa kohe keshilltar i Berishes zotit Fana me orgjine nga Dibra. Ky person eshte katapultuar me gjithe gruan e mbeshtetur nga keshilltari i Saliut, Me kete veprim lau borxhet ndaj zotit Sali. Verifikoni shkollimin dhe pasurine e tije se do zbuloni mineral pislleqesh kete ua garatoj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kaçerra

                                                    Zhukeri eshte kushriri i pare i keshilltarit te Saliut zotit Fana (pisqolla ne duart e Salut per interesat e tyre)

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Operacioni Zjarri

                                                      Ky idioti ne vitet 92 -94 ka qene vertete ne ambasaden shqiptare ne Itali por si shofer

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sabrima_ehhhh

                                                        Postovani gospodine

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. l
                                                          lirim

                                                          Deri sa te gjitha keto qe shkruhen dihen atehere si eshte lene ne drejtesi ky plere...?? Ku i ka syte ministria e drejtesise, sigurisht ne b*the....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Petro Suli

                                                            Luli dhe Saliu e katandisën PD në si tespiet e plakut Mere dale.dale s'kemi parë gjë AKOMA stha kotë AI i GJATI.!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Delajda

                                                              Ke të drejtë kur thua është e dyshimtë për këtë dhe atë. Por nul të duket e dyshimtë se si qëndron akoma në drejtësi, kur paska gjith këtë pasuri dhe nuk e justifikon dot si mund ta mbash akoma. Sa gjyqëtarë akoma janë nëpër gjykata, që pasuria tyre nuk justifikohet, shiko një palavoz tjetër, shok e mik të zhugrit, altin shkurti. Ku i gjetën miliona, por prap në gjykatë e ke. Prandaj dyshimin e çojmë tek ministria dhe SPAK, ku e humbi legjitimitetin e besueshmërisë në popull.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje