Nga Enver Robelli
Në një shkrim në gazetën britanike “Guardian”, politologia Lea Ypi shkruan: “Jam rritur në një diktaturë paranoide. Izolimi i Rusisë nuk do t’i sjell paqe Europës”.
Krahasimet historike janë përherë delikate. Ky krahasim i Lea Ypit është i paqëndrueshëm dhe i pandershëm, sepse injoron faktet, ndërsa agresionin rus ndaj Ukrainës tenton ta mbështjellë me “citate filozofike” (Kanti, Tolstoi, Charles-Irénée Castel).
Shqipëria ishte diktaturë komuniste dhe regjimi e terrorizonte popullin e tij. Shqipëria komuniste nuk masakronte popuj të tjerë. Rusia po e shkatërron një shtet tjetër, po bombardon qytete dhe po masakron civilë ukrainas. Shqipëria e viteve 70-të apo 80-të nuk i ngjan Rusisë së vitit 2022.
Një përpjekje krejt të çalë për të minimizuar agresionin rus Lea Ypi e bën edhe kur shkruan: “Tolstoi na mëson se edhe në vlugun e një konflikti vrastar duhet të ekzistojë një besim i caktuar në humanizmin e armikut”.
Domethënë: a u dashka që edhe ne tani të besojmë se te Vladimir Putini dhe regjimi i tij fashist ka diçka humane?
Besimi i pakusht dhe jokritik në ideologjinë pseudomarksiste është “udhëzuesi” më i keq për të analizuar agresionin rus ndaj Ukrainës.
Ypi tregohet skeptike ndaj sanksioneve të botës perëndimore ndaj Rusisë. Si alternativë ajo përmend një federatë shtetesh, përfshirë Rusinë, dhe një baraspeshë të fuqive. Por baraspesha e fuqive nuk mund të krijohet mes lirisë dhe jolirisë, pra mes Perëndimit dhe Rusisë. Po të ishte kjo e mundur, mijëra rusë mendjehapur nuk do të iknin nga Rusia. Demokracitë perëndimore mund të kenë shumë defekte, por asnjë demokraci perëndimore nuk helmon kritikë të pushtetit, siç ka bërë regjimi i Putinit, dhe nuk dënon opozitarë siç bën Putini (shembulli i Aleksej Navalnit).
Baraspesha e fuqive mund të krijohet kur shtetet pajtohen për një katalog vlerash. Rusia nuk e përqafon këtë katalog vlerash dhe kjo është e qartë jo vetëm pas fjalimeve të fundit të Putinit, në të cilat gëlon urrejtja e tij ndaj çdo gjëje perëndimore. Në fjalimin e tij luftëshpallës të 24 shkurtit 2022 ai tha se Perëndimi u përpoq t’ia imponojë Rusisë “pseudolverat e tij”. Pseudovlerë, sipas Putinit, është demokracia. Dhe gjithçka që sjell ajo. Shkrimet si ky i Lea Ypit burojnë nga një botë joreale, ku në emër të idealizmit ideologjik nuk merren parasysh faktet.
Tamam: Laje Ypi!
Gazetar qe merr rolin e kritikut akademik, robelli as nuk e kupton se per cfare po flet Lea. Ajo flet per pasojat e izolimit ky topja merret me shkaqet qe nuk jane te ngjashme.
Ku e shikon ti Robell " ideologjine pseudomarksiste " tek shkrimi i Ypit ?! Ato qe thua ti dhe te tjere si ti jane perralla ( gjykuar nga aspekti parimor ). Sipas teje Rusia e ka sulmuar Ukrainen sepse Rusia nuk eshte shtet demokratik dhe urren vlerat perendimore. Po mire, more njeri " i gjitheditur ", cfare shteti ishin ( dhe jane ) SHBA, Anglia, Franca etj. qe kane sulmuar, pushtuar, vrare dhe grabitur dhjetera shtete vetem gjate shekullit te fundit ? Pasi t'i pergjigjesh kesaj pyetjeje ( pa sperdredhje ) do te kuptosh edhe budallallekun tend ekstrem.
Ku e shikon ti Robell " ideologjine pseudomarksiste " tek shkrimi i Ypit ?! Ato qe thua ti dhe te tjere si ti jane perralla ( gjykuar nga aspekti parimor ). Sipas teje Rusia e ka sulmuar Ukrainen sepse Rusia nuk eshte shtet demokratik dhe urren vlerat perendimore. Po mire, more njeri " i gjitheditur ", cfare shteti ishin ( dhe jane ) SHBA, Anglia, Franca etj. qe kane sulmuar, pushtuar, vrare dhe grabitur dhjetera shtete vetem gjate shekullit te fundit ? Pasi t'i pergjigjesh kesaj pyetjeje ( pa sperdredhje ) do te kuptosh edhe budallallekun tend ekstrem.
Laje ypi Ka vuajtur shume ne diktature.Ne shkolle ne mes te durrsit,Babi dhe mami me Pune te mire.Sa te vuajtur Kane qeeenneeee.Na rrofsh bilen o laje ypi ,ki kujdes te gypi.
Lea Ypi nuk duhet gjykuat per prejardhjen e saj, per të cilen ajo nuk.ka faj
Ajo duhet gjykuat per veprimet dhe mendimet evsaj personale, të cilat Jane paradoksale, dhe bien ne kundershtim me ate qe thotë ajo vete.
Ne Shqipëri shitet e djathte dhe antikomunist, ndersa ne Britani është e majte dhe shkruan ne nje gazetë komuniste si The Guardian. Nepermjet majtizmit, ajo mban punën ne universitet, sepse dihet qe universitetet Jane vatra të majtizmit.
Enver Robelli me këtë shkrim vetem se ka pasqyruar Lea Ypi ashtu si është – e pandershme me veteveten.
Mbesa e Xhafer Ypit nuk mund të bashkohej me Komunistin Sali, dhe të behej e majte ne Britani.
Robell Palla ne shume gjera qe shkruan per ket Ypin, mund te kete te drejte, se ajo eshte nje torrollake e vertete ne ato qe thote. Por kur ky Robelli thote se Tolstoi na ishte marksist, aaaa Robell lene se e ke dhiiiiii …
Ik mor idiot i pështirë
Kenka inatos arrajoni.Nervat arrajon.