Nga Loer Kume
Elsa Lila është diva. Fiton festivalin fëmijë. Si moshatar e kam adhuruar asokohe dhe kisha dëshirë të mund të flisja me të, i bindur se rezononim e ndanim të njëjtën dashuri për artin.
Pastaj e fiton prapë. Festivalin e radio televizionit. Pastaj shkon në Sanremo, kualifikohet, dhe Valeria dhe Elsa pushtuan Italinë, dhe bënë tërë shqiptarët të ishin krenarë. Për të kushedisatën herë. Jam krenar që jam shqiptar dhe Elsa Lila shkëlqen në Sanremo (shkëlqim prej vërteti, jo qesharak, plastik, logorreik si kemi parë të ndodhë gjithashtu këto kohë).
Pastaj shkëlqen si prezantuese e festivalit. Këngët që kënduan Elsa dhe Pirro u dashuruan, u dedikuan, u stërdëgjuan, u kënduan, dhe zunë vend në regjistrin mendor dhe emocional shqiptar.
Pastaj pamë Elsën si trainere, pasionin, çiltërsinë, grintën, çmendurinë e një artisteje.
Dhe gjithmonë të tërë ishim krenarë për Elsa Lilën. Elsa e adhurueshme dhe artiste si gjithmonë.
Por, sapo Elsa ndodhet në një situatë personale të vështirë dhe shumë të rëndë për çdo njeri, kam parë nga momenti i lajmit, shumë shqiptarë, të cënuar, të prekur, të ndjeshëm, kam parë shumë ironi, paragjykim, tallje, fjalë kot në ajër, që janë pozicionuar, moralizojnë, tregojnë me gisht, gjuajnë me gurë, gati për ta mbytur Elsën sepse u prishi moralin e lartë albanez, i zhgënjeu, i skandalizoi, i fyeu, u nxorri bojën para italianëve.
Unë nuk di nëse mund të ketë ndonjë emocion që shkakton më shumë pështirosje se mosmirënjohja. Dhe kam tërë ditën që shoh mosmirënjohjen ndaj Elsa Lilës nga një sërë njerëzish e portalesh, në tërë format. Si linçim publik antarësh të devotshëm të Ku Klux Klan, apo të vrasjes me gurë që bëjnë në vendet e erreta të botës ndaj gruas që nuk bindet. Dhe jam i pështirosur.
E para, çdo i akuzuar, i arrestuar, pa marrë vendim gjykata, është thjesht një i pandehur. Nën këtë logjikë keni dalë në protesta e keni mbrojtur politikanët që u lërojnë arat këtu e 40 vjet me shumë se Hoxha me Kompani. Askush nuk di asgjë në ç’pozicion ndodhet Lila.
E dyta, po flisni për një grua, për një nënë, për një njeri privat, e cila aq sa ka mundur jetën private e ka mbajtur larg publikut. Minimalisht lëreni tjetrën në hallin e saj, ka fëmijë e ka familje për ta keqtrajtuar publikisht.
E treta, pak mirënjohje për çfarë u ka dhënë Elsa ndër vite, kur rrihnit gjokset heroike shqiptaro-albaneze e ishit krenarë për të e për veten tuaj më shumë akoma.
E katërta, Elsa Lila me statusin që ka, nuk do kishte nevojë të bënte asnjë lloj pune tjetër në jetë veçse të bënte art, sikur të kishte lindur e të ishte e një kombësie tjetër.
Dhe, e pesta, edhe sikur gjithçka të jetë e vërtetë, është krejtësisht çështje private, hall personal, zgjedhje personale, vuajtje personale, dhe një komb si i yni, ku këto 30 vjet i pamë të tëra, ku nuk ka një fis mos ketë një që është marrë me drogë, apo njerën që diçka bën “po ne s’dimë gjë”. Një komb si i yni, i varfër, i sakatosur, hallexhi, ku një pjesë merren me mall e një pjesë pinë mall, si mundet të çohen njerëz e të gjuajnë me gurë Elsën sot, ta paragjykojnë e kryqëzojnë, sikur këta vetë të kenë rënë në Shqipëri nga parajsa, ose së paku nga Viena e ballove? (s’guxova të them nga Zvicera!)
Njerëz, kush ka diçka për të thënë në emër të moralit të lartë, të mendojë, kujdes kush hedh gurin e parë. Ose, mos pështy në ajër kurrë se të bie në fytyrë.
Elsa Lila çfarëdo të ketë ndodhur është diva. Dhe këngët e saj ju kanë markuar.
Pa dashje do ti këndoni, kur morali të mos ta ketë mendjen, ndaj rrini të qetë e shihni punët tuaja.
I nderuar Loer! Askush nuk ve ne diskutim talentin e Elses ne muzike. Perkundrazi, si nje person publik dhe qe ka marre simpatine e te gjithëve eshte e natyrshme qe edhe zhgenjimi qe Elsa na dha te jete I drejperdrejte dhe shume I ndryshem. Mos u mundo ta ngresh vlerat e Elses larte se ne fund te fundit eshte vete ajo qe vendos per veten e vete. Me talentin dhe punen e saj kapi majen e muzikes, ndersa me tamaqerllekun dhe padurimin e saj per tu bere e pasur kapi majen e kronikes se zeze.
I dashur Loer! A ke ndonje femije tendin apo dike ne familje qe merr droge e te kuptosh cfare hataje pllakos gjithe shtepine kur nje familjar i saj I futet droges?
Kjo eshte arsyeja qe njerezit komentojne shume negativisht per Lilen tone. Ata kane te drejte ta bejne ashtu sic edhe kishin te drejte te flisnin bukur per te kur u gezonte shtepine me zerin e saj. Elsa u be person publik me deshiren e saj dhe nga ky moment krijohen edhe dy anet e medaljes.
Përpara se te komentosh per ata qe e shajne, a ke ndonje koment per ate cka ka bere kjo femer? Ti e trajton si viktime kur ne fakt ajo u mbajte hesapet atyre qe helmonin gjakun e qindra njerezve te tjere. Dhe e bente si Dive!!
Shkrimi I juaj qarteson shume mire se ku qendron shoqeria shqiptare me venien e pasurise me droge dhe korrupsion.
Mbase per ty nje dore ashash tani ti kthjellon mendimet e shkruan nje artikull akoma me optimist per Lilen.
Kam te njejtin mendim me ju.
Jeta artistike nga ajo personale eshte e ndare. Por ama t’a mbroni kaq shume vetem se per nje foto qe ka me kryeministrin me te bukur ne bote eshte e turpshme. Une them t’a perdore ate foton si argument mbrojtes ne gjyq.
Sakte. Le te shikojme se si do zhvillohen ngjarjet dhe pastaj flisni sa te pellcisni. Deri atehere mos hani mut kot.
Shkrim patetik. Si hartim klasa 4. Kenget e ksaj shane degjur kurre por si provinciale qe jemi vdesim te fryjme me zor gjithcka. Vk
Shume drejtë. Një shktim qe rralle herë e gjen ne në shtypin tonë. Faleminderit për kënaqësinë që na jep me një gjë ndryshe nga ato që dëgjojmë e lexojmë çdo ditë.
Cna keni car Karin vazhdon jeta dhe pa t’y apo te tjer shko gjej ndo nje lajme Por meresh me lajmet e te tjereve na u bête te gjithe predikus ju bq cdo nje ri ka jeten e vete eshte pergjegjesi per ate qe ben.
Nuk e njoh kengetaren dhe artin e saj,dhe nuk kam asnje paragjykim se mund te jete i mrekullueshem (per autorin),
por kjo nuk e zbut aspak pozicionin si pjese e nje organizate kriminale. Bile e rendon ate pasi nje person publik ,aq me shume grua dhe nene,
duhet te jete shembull pozitiv per te gjithe ose se paku per femijet e saj.
Asnje nderim apo respekt per delinkuentet e degjeneruara dhe peshtiresi dhe per ata qe i justifikojne.
Tolerohen vetem ne nje rast,nese ata i perkasin te njejtes organizate,por duhet ta bejne ne gjykate.
masturbim i sforcuar
Hartim idiot i shkruar nga një gomar. Kjo këngëtarja i prishi karrierën vetes. Sot është një delinkuente. Anëtare e një organizate mafioze. Asnjë lloj respekti për tê. Te paguajë për çfarë ka bërê. Bota ecën përpara edhe pa të.
Njerezit nuk hidhen poshte kaq kollaj!
Mos te te ndodhte ne rrethin tend dhe do e kuptosh!
Mos e vazhdo me tutje: ” Ne Shqiperi nuk mund te gjendet asnje fis,qe te mos kete dike ne fare fis qe ka bere percapje te jetoje me Drogen!!!” Kush ben moralistin ishalla e provon ne koken e vet!!!!
qe kur fillove me fjalone e pare nuk vazhdova me tutje o Loer ( emer eshte ky ? )
ta tha mire nje me larte, masturbim i sforcuar