Pse dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht

17 Mars 2022, 19:20Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht.

Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat.

Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.

Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.

Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.

Kjo është situata.

Por, pikërisht për këtë… tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.

Pse? Sepse ka frikë nëse  Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.

Po Basha?

Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.

Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën.

Por, a do ta japë Basha dorëheqjen?

2 komente në “Pse dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht”

  1. Martin says:

    Nuk e kuptoj pse i botohen akoma tek “TemA” pacavuret e ketij te rjedhuri nga trute?!

  2. Tirona says:

    Sa rende je mer Tak,shume rënd.Po pjerdh Sala,Pd-ja e Sales dhe ajo e Lulit se je perjashtu nje here.E fusin perseri dhe kaq.Taku,Pd-ja dihet si eshte,si parti,futja kot.Je rende Taku,mos jep më parashikime se nuk po te dalin fare.I’m sorry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje